banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Adriatik:
Ju Leopard nuk merreni vesh: Jeni per norma te uleta apo per nje monedhe te forte? :confused:

PS. nuk e di ne e keni te qarte qe te dyja nuk arrihen [/QB]
eshte e vertet Adriatik qe te dyja gjerat nuk shkojne bashke ne periudhen e shkurter , por meqe normat e interesit ne dollar e euro jane shume me te ulta ,per mendimin tim ka akoma edhe pak mundesi per ulje te interessit ne lek pa prekur nivelin e kembimit. (kuptohet gjithmone me euron .)
 

Verizion

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Nje pyetje kisha nese e dini ..
A i rrezikon leku i forte bankat ?
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Sot per sot nuk mund te themi se ka nje rrezik real per bankat qe vjen nga leku i forte.
Ndersa po te marrin ne konsiderate fatin qe bankat kane dhenepjesen me te madhe te portofolit te kredive te tyre ne valute (ne kushtet e nje leku te forte) rezikon qe ne rast te nje zhvleresimi te lekut te shtohet niveli i kredive te keqija.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

per dollaret-dashesit, ndoshta neser plaku i FED do tju japi nje lajme te mire : rritjen e interessave ne kete monedhe.
te shohim si do te shkoje puna.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Gazeta Monitor ka ne keshillin botues governatorin e bankes se shqiperise :eek:
nje governator qe ben pjese ne keshillin botues te nje shoqeri tregtare si :

Adresës postare:
“Media Union” sh.p.k., :shrug:
Pallati 13-katësh përballë
Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C
Kutia Postare 129
Tiranë-Shqipëri


qe boton revisten ekonomike monitor e disa revista te tjera.
po governatori nuk po shkel ligjin ne kete raste , sepse nuk lejohet qe te kete asnje detyre pervec asajt ne Banken e Shqiperise??
prandaj gazeta monitor na botonte shkrime dy rralle rrjesht per governatorin e ri me aq "stil" dashamires /pf/images/graemlins/laugh.gif
vetem ne shqiperi lejohen keto gjera.
shikojeni emrin e z. ardian fullani.
-------------------


http://www.monitor.com.al/index.php?faqe=stafi

E Enjte-2 Dhjetor-2004 , Viti IV i botimit, nr.47 (150)

Këshilli botues

Arben Ahmetaj
Ardian Fullani :eek:
Artan Hoxha
Albert Gajo
Floreta Luli - Faber
Florjon Mima
Genc Boga
Genc Myftiu
Greta Minxhozi
Ismail Beka
Maksim Caslli
Teuta Baleta
Drejtore
Teuta Baleta

Kryeredaktore
Ornela Liperi

Këshilltar i etikës
Gëzim Podgorica

Gazetare
Silvana Sinaj
Lolita Thanasi

Korrektore
Xhulieta Kafazi

Design & Layout
Orest Muça

Menaxher shitjeje & abonimi
Gentian Furxhi

Fotografia
Media Union Foto (MUF)
Arben Çeli
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

ka ardhur koha besoj qe banka e shqiperise te uli perqindjen e rezerves se detyruar nga 10% qe eshte sot(pika 23) .
futja e kesaj paraje ne sistem e kredive do ti jepte nje shtytje shume te madhe ekonomise shqiptare per efektin multiplikator te parase qe permban.
jemi ne pritje governator .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] ka ardhur koha besoj qe banka e shqiperise te uli perqindjen e rezerves se detyruar nga 10% qe eshte sot(pika 23) .
futja e kesaj paraje ne sistem e kredive do ti jepte nje shtytje shume te madhe ekonomise shqiptare per efektin multiplikator te parase qe permban.
jemi ne pritje governator . [/qb]
nqs se kemi 1000 lek edhe keto i depozitojme ne banken e nivelit te dyte , BSh mban si rezerve te detyrushme 10% te shumes , keshtu qe bankes se nivelit te dyte i ngelen 900 lek per te dhene kredi (ku hyn edhe shteti me bonot e tij thesarit, me te cilat paguan rragat e buxhetorve , investime etj etj),ne te njejten kohe keto para depozitohen perseri ne sistemin bankar , por edhe kesaj rradhe banka e shqiperise mban 10% te shumes se depozituar, dmth nga 900 lek depozitim , mban 90 lek edhe 810 lek jepen perseri kredi , qe prap kthehen ne sistemin bankar si depozita.............. keshtu deri ne infinit (teorikisht) .
pra shumefishimi (multiplikimi)qe i ben sistemi bankar parase ne qarkullim eshte e lidhur me perqindjen qe mban banka qendrore .
keshtu 1.000 lekeshi i shembullit tone shumefishohet ne 10.000 lek kur interessi qe mban banka e shqiperise eshte 10%.
kur interessi eshte 5% ateher po ai 1.000 lek behet 20.000 lek pra 2 here me shume sesa eshte sot.
mendojeni vete kur ne sistemin bankar shqiptar jane depozituar 3 miliard dollar e sikur perqindja e rezerves se detyruar te behet nga 10 ne 5 %.
efekti eshte nje dyfishim i ketyre depozitave (teorikisht) po edhe ne praktik i afrohet kesaj shume .
pra nga 3 miliard do te behen 6 miliard.
mendoni sikur rezerva te shkoje aq sa e ka banka qendrore evropiane , dmth ne 3 %.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Nuk mendoj se behet fjale per nje pergjysemim te normes se rezerves se detyrueshme nga 10 ne 5 per qind. Per mendimin tim do te ishte me mire nje shkallezim i saj prej te cilit do te kishte nje clirim te fondeve per sistemin bankar. KJo per faktin se nje pjese e madhe te depozitave te publikut jane me afat, cka nenkupton qe per kete kategori norma e rezerves se detyrueshme pas shkallezimit do te jete me e uleta.
 

mariglennora

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopard

Po Banka Qendrore mezi po e mban inflacionin ne 4% (edhe pse thote 3) e ti kerkon te beje nje ulje te normes se rezerves?
E dyta ku i ke ti tere ato banka te zhvilluara qe te kene siguri me nje norme rezerve 5%? Bankat shqiptare jane akoma kalama as adoleshente nuk ju thua dot. Ato dalin jashte kontrollit me nje veprim te tille.....
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fillimisht postuar nga gango jugu:
[qb] Leopard

Po Banka Qendrore mezi po e mban inflacionin ne 4% (edhe pse thote 3) e ti kerkon te beje nje ulje te normes se rezerves?
E dyta ku i ke ti tere ato banka te zhvilluara qe te kene siguri me nje norme rezerve 5%? Bankat shqiptare jane akoma kalama as adoleshente nuk ju thua dot. Ato dalin jashte kontrollit me nje veprim te tille..... [/qb]
eshte e vertet ajo qe shkruan gango.
per bankat e nivelit te dyte duhet qe te rritet kapitali i tyre , ne menyre qe te rritet edhe stabiliteti i tyre.
duhet thene qe rezerva e detyruar ne ulje i ndihmon keto banka se u kthen ate pjese perqindje te depozitave qe u mban BSh ne menyre te padrejt per kushtet e sotme , e keto banka ate likuiditet do ta impenjonin ne aktivitete me fitim prurese sesa ajo e BSH.
pra fakti qe bankat e nivelit te dyte u keqesohet aktiviteti me uljen e rezerves se detyruar nuk qendron , perkundrazi.

ne shqiperi ka vite qe rezerva e detyruar eshte ne shkallen 10 % te kursimeve te depozituara.
sot megjithe te metat e medha qe ka BSH prap jemi ne nje nivel stabiliteti me te larte sesa ne vitet e meparshme(psh vitet e para mbas '97).

pra ka kuptim qe te vazhdoj ta kemi 10% si ne vitin 2005 ku tashme po hyjme , ashtu si ne vitet '90 ??

nuk ka ardhur momenti qe ne menyre GRADUALE kjo rezerve te bjere ne nivelet qe kane vendet e bashkimit europian ne menyre qe te clirohen e gjithe ajo para qe mbahen ne menyre te "padrejte" nga BSH ,e ngrir e me remunacion shume te ulet,kur mund te shkojne ne drejtim te tregut te kredise qe eshte aq shume i "uritur"?

kemi nivelin me te ulet te kreditdhenies ne raport me PBB por gjithashtu kemi edhe nivelin me te ulet te kursimeve ne raport prap me PBB.
te dyja keto parametra jane lidhur ne menyre te drejtperdrejt me nivelin e rezerves se detyruar , politik kjo e BSH.

sa per inflacionin , ky ne shqiperi , meqe jemi vend importues , eshte i kondicionuar shume nga kursi i kembimit te lekut me euron.
po te mbahet STABEL ky kurs edhe inflacioni do te jet ne kufij te pranushem.
por sic po shihet ne vitin 2004 kemi nje vlersim te lekut me kete monedhe deri ne masen 5% (ne mos gaboj).
pervec leves se blerjes se valutes ne treg per te ndaluar nje mbicmim te metejshem te lekut nga ana e BSH te veprohet edhe me leven e uljes se rezerves se detyruar qe do te ndihmonte ne mos forcimin e metejshem te lekut poshte kuotes 120 lek /€ .
ne vere te ketij viti arritem ne kete shifer kritike.

jam i mendimit qe duhet filluar te ulet rezerva e detyrushme , duke filluar me nga 1% e ne menyre graduale te shkoje ne nivelin e bankes qendrore europiane me te njejten metode e impenjim qe u ulen edhe interessat e REPOVE.

pra GRADUALISHT duke mbajtur nen kontroll indikatoret MACRO .
shpresojme qe ta bejne kete zoterinjt e bankes se shqiperise .
 

mariglennora

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopard!
"pra fakti qe bankat e nivelit te dyte u keqesohet aktiviteti me uljen e rezerves se detyruar nuk qendron"
Me ke kuptuar gabim, pasi kur kam thene qe del jashte kontrollit kam dashur te them qe me nje ulje kaq te madhe bankat e nivelit te dyte do te jene me te veshtira per tu manovruar nga BQ .

Nejse une i bashkohem mendimit tend se BQ duhet te filloje ta uli normen e rezerves por nuk duhet bere presion ndaj saj per kete. Eshte e vertet qe prodhimi (biznesi) shqiptar ka nevoje per para, por per mendimin tim BQ do bente mire qe ne vend te uljes radikale te normes se rezerves te bleje bonot dhe instrumenta te tilla te leshuara nga qeveria dhe pushteti lokal. Dihet qe keto instrumenta preferohen nga bankat e nivelit te dyte pasi jane me te sigurta. Nqs BQ do te bente presion per tua blere keto instrumenta bankave te nivelit te dyte atehere bankat do te kene me shume kredi per te dhene.
Njekohesisht BQ do te duhet te shikoje paralelisht edhe uljen e normes se rezerves ne masa te konsiderueshme.


Problemi tjeter qendorn ne faktin se Bankat Shqipetare kane ende frike kur japin kredite. Kjo gje po permiresohet brenda dites por duhet kohe qe te arrije ne nivelin e vendeve perendimore ku me nje pashaporte dhe nje vertetim nga puna mund te marresh kredi.
 

Irri

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardo, e paske mbajtur gjalle plot nje vit kete temen e bankes se shqiperise bashkefajtore. Me sa pashe une, i kishe perballuar mire debatet dhe me duhet ta pranoj qe ke ecur goxha mir me studime.......Mitros do ti behet shume qefi.

Kuptohet merita kryesore eshte e Tikut me shoke qe nuk heqin dore nga misioni i edukimit tend duke rrezikuar qe nganjehere tía fusin kot edhe vete (me zune syte ate punen e forcimit te lekut). Rasti me i fundit eshte edhe gango i prages qe ne vend qe ti bjeri qylit me ndonje turiste aty ne prage rri e meret me ty per rezerven e detyrueshme.

Leopardo ti si thua po te ulet rezerva e detyrueshme do i fitoje zgjedhjet Leka I?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

problemi eshte se nuk kam mbaruar akoma ne kete teme .
kur te kem kohe do te shtoje edhe ca pika te tjera.

sa per Leken lene ate muhabet , se ku kuptojne ......gjydryma si puna jote /pf/images/graemlins/wink.gif fjalet qe thote ai.

ps. beji te fala Mitros edhe kurbes se filipit (jo atij te top-chanel)
 

Irri

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardo ku osht balta me e embel se supa.........ne argjentine!

ej, me kan ngel ca leke nga viti i ri, di gje sa kane shku interesat ne peso?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani

në Forumin me aktorët e sistemit financiar, me tematikë funksionimin e tregut të parasë e atij financiar, mbikëqyrjen dhe stabilitetin financiar, Tirana International Hotel, Tiranë, 3 prill 2008

Data e publikimit 03.04.2008




Zgjatja në kohë dhe përkeqësimi i mundshëm situatës në tregjet financiare ndërkombëtare, mund të kenë një ndikim të reduktuar në tregun financiar shqiptar nëpërmjet disa drejtimeve, ku veçojmë:


Shtimin e rrezikut që mbart huadhënia e shpejtë dhe veçanërisht ajo në valutë, si rezultat i rritjes së luhatshmërisë së kursit të këmbimit dhe ndryshimit të shpeshtë të normave të interesit.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

BANKA E SHQIPËRISË
DEPARTAMENTI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT

NJOFTIM PËR SHTYP

Banka e Shqipërisë organizon forumin me aktorët e sistemit financiar, me tematikë mbikëqyrja dhe stabiliteti financiar, si dhe funksionimi i tregut të parasë dhe atij financiar

Data e publikimit 03.04.2008


Kredia për ekonominë mbetet veçanërisht në vëmendje të Bankës së Shqipërisë. Në konstatimet e bëra prej saj, vihet re se kredia në valutë vazhdon të mbizotërojë portofolin e kredisë. Në këtë kontekst, z. Fullani shprehu shqetësimin e Bankës së Shqipërisë për vijimin e akordimit në valutë të pjesës më të madhe të kredisë konsumatore dhe të kredisë për hipoteka, në një kohë kur pjesa më e madhe e individëve i ka të ardhurat në monedhën kombëtare, gjë që pasqyron nënvlerësimin e rrezikut të kursit të këmbimit nga ana e sektorit bankar. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë ka përgatitur një paketë ndryshimesh rregullatore, e cila ndërthur masat administrative me ato të kujdesit dhe mbikëqyrjes, duke synuar ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

mos harroni tullumbacin e kreditimit ne valute te ekonomise shqiptare...... po fryhet e po fryhet nga viti ne vit
ne dhjetor 2007 arritem 207,820 miliard lek te reja ( ~ 2.7 miliard dollar)

edhe ky djale foli 5 vjet perpara per kete problem...por asnje nuk ja vinte veshin.....tani Z Fullani po "flet"
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Depozita ne valute dhjetor 2007 e shprehur ne lek = 258,218 miliard lek te reja

Credia ne valute dhjetor 2007 e shprehur ne lek = 207,820 miliard lek te reja

diferenca = 50,398 milard lek te reja (vlera e valutes )

kaq kane ngelur ....te tjerat jane dhene "kredi" te shofim a di kthejne dote te gjithe kete valute qe kane prishur shqiptaret.
edhe po debitohen me dollar qe ka nje kurse nen 80 lek te reja

avash avash ..... nqs se kjo nuk eshte piramide finanziare (coheni ku te doni e pyesni)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Dilema e Fullanit, të rrisë apo jo interesat

Kriza e çmimeve dhe rritja e kredisë në valutë e ka vendosur Bankën Qendrore në udhëkryq


Rritja e pandalshme e çmi
meve dhe pritshmëritë për
rritje të mëtejshme e kanë
vendosur Bankën e Shqipërisë në
një dilemë të madhe, atë nëse duhet
të rrisë apo jo sërish normën
bazë të interesit. Gramoz Kolasi,
drejtori i Politikave Monetare në
Bankën e Shqipërisë, e konsideroi
këtë si një vendim të vështirë. "Një
rritje tjetër e normës bazë të interesit
do të na jepte një kontroll më
të mirë mbi inflacionin, duke e
bërë më të lehtë frenimin e rritjes
së çmimeve. Por nga ana tjetër,
rritja e normës bazë do të thellonte
edhe më diferencat e interesave
për kreditë në lekë me ato në
valutë", tha Kolasi, në një konferencë
të zhvilluar dje nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar. Rritja e
mëtejshme e interesave për kreditë
në lekë do t‘i nxiste edhe më
konsumatorët që të merrnin më
shumë kredi në valutë, për shkak
se interesat e tyre janë gati 3 pikë
përqindje më të ulëta.
Kredia
Aktualisht kreditë në valutë
përbëjnë më shumë se 70 për qind
të totalit të kredisë në vend. Rritja
e mëtejshme e kësaj shifre do ta
vështirësonte e dhe më punën e
Bankës së Shqipërisë për të mbajtur
të qëndrueshëm stabilitetin financiar.
Kredia në valutë e ekspozon
Shqipërinë përballë një rreziku
potencialisht të madh, atë që
ka të bëjë me kursin e këmbimit.
Në rast të një zhvlerësimi të mundshëm
të monedhës vendase,
qytetarët që kanë marrë kredi në
valutë, por që i kanë të ardhurat
në lekë, të cilët përbëjnë edhe
pjesën dërrmuese, do të paguanin
më shumë interesa për kreditë
e tyre. Kjo do të rriste edhe më
rrezikun për rritjen e kredive të
këqija, atyre që nuk kthehen më.
E gjitha kjo përbën një rrezik të
madh potencial për sistemin financiar në vend. Në këtë pikë,
Banka e Shqipërisë ndodhet përballë
një udhëkryqi dhe i duhet të
bëjë një zgjidhje, mes frenimit të
çmimeve dhe stabilitetit financiar
në vend. "Objektivi kryesor i
Bankës së Shqipërisë është stabiliteti
i çmimeve dhe ruajta e inflacionit
në nivelin 2 deri në 4 për
qind. Ne do të ndërmarrin çdo
masë të nevojshme për të mbajtur
këtë objektiv", thotë Kolasi.
Valuta
Duke qenë se pjesa dërrmuese
e bankave që operojnë në Shqipëri
janë të huaja, ato preferojnë
të nxisin kreditimin në valutë me
qëllim që të eliminojnë 100 për
qind rreziqet që vijnë nga kursi i
këmbimit. Përqindjet për kredinë
në lekë vazhdojnë të jenë të larta.
Duke iu referuar kredisë me maturim
deri në një vit, sipas të
dhënave zyrtare të janarit 2008,
ekziston një diferencë prej 7.3 pikë
përqindjeje ndaj përqindjeve të
depozitave në lekë me të njëjtin
afat maturimi. Ndërkohë, që i njëjti
tregues për valutën është 4%. E
thënë ndryshe, kjo do të thotë se
bankat mbajnë norma të larta interesi
për kreditë në lekë se sa për
ato në valutë. Në këtë mënyrë ato
i nxisin qytetarët që të shkojnë
drejt kredive në monedhë të huaj.

gazeta shqip
 
Top