banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Mund te jemi ne sintoni bashke ndoshta per ritjen e filialeve dhe te nje shperndarje me kapillare por duhet te kihet parasysh qe:

- Kultura financiare e mases eshte gati pertoke("parate nen dyshek") me te gjitha justifikimet e '97.E ketu,me shume problem eshe kerkesa per nje sherbim sesa oferta.

-Bankat jane shoqeri te orientuara drejt fitimit
e nuk shoh pse duhet te hapen me shume kur ato dine ex-ante kapacitetin scars te tregut te brendshem.Nuk punohet,nuk prodhohet,nuk exportohet qe edhe per bankat sjell efekte negative.Zgjidhja?

-Mendoj qe,bankat qe jane tashmè,duhet te bejne hapin e pare duke ofruar sherbime me ndjellese sidomos per sektorin corporate te nivelit te ulet,te mesem e ato pak qe jane ne te larte.
Per nvestment bank e private bank nuk eshte pjekur tregu ose me qarte nuk ka hapesire per ato,kur ka 1001 veshtiresi per universalet.
Duhet bere nje sforcim per nxitjen e produkteve financiare dhe per edukimin e publikut ne kete fushe.

-Qe te funksionoje "makina ekonomike" ne teresi secila pjese duhet te kryej funksionin e vet ne bashkeveprim me te tjerat keshtu qe per mendimin tim jane istitucionet shteterore qe çalojne ose politikat ekonomike gjysmake siç nenvizohej nga raporti UE.

-Demotivimi i njerezve per me punuar ne token meme.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

ne nje fare menyre punen e nje investiment bank po e ben berzh me banken boterore.
kane pjesmarrje jo kualifikuse ne Insig (39%) ne banken italo-shqiptare (20%) ne banken kombetare tregtare (40%) .
sigurisht qe ka akoma mundesi rritje per kete tip banke .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

duhet pershendetur edhe fakti qe banka e shqiperise uli me 0.25% interessin e repove.
eshte dicka pozitive per te gjithe ekonomine shqiptare se do te stimoloje rritjen ekonomike , por sigurisht ul edhe fitimin e bankave .
pak nga pak po behet puna gjithmone e me e veshtire per bankat e tipit kjoske .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

pika 21. Investimi i Rezerves valutore te Bankes se Shqiperise .


------------------------------------
Periudha: Vjetore

Të dhënat janë në milionë dollarë. Banka e Shqipërise

Kodi Përshkrimi i treguesit 2003

1 Mjetet e huaja totale 1,024
1.1 Ari 29
1.2 Arka ne Valute 0
1.3 Depozita pa afat 82
1.4 Depozita me afat 17
1.5 Pjesemarrje ne kapital 801 :confused:
1.6 Pozicioni rezerve ne fond 5
1.7 Mbajtjet e SDR 90
1.8 Kolaterali ne Bono thesari te shtetit amerikan 0
-----------------------------------

shikoni ,shikoni se ku i investon banka e shqiperise rezerven e saj prej 1 miliard dollaresh."Pjesemarrje ne kapital 801 milion dollar"!!!!!!!!!!!!!!!!!
Cimi me shoke ka filluar te marri pjese edhe ne aksione te firmave te ndryshme neper bote.!!
80% te rezerves valutore te shqiptarve e "investon" ne "pjesmarrje kapitali" ??? :eek:
po nuk e dine sesa e rrezikshme eshte investimi ne aksione ????
po kush jane keto nderrmarje ku banka e shqiperise eshte aksionere neper bote ???????
ju dini gje ????????????
nje portofol te tille kaq "agresiv" me 80 % aksione nuk e kane as edhe nje "hedge fund" e jo me nje banke qendrore e nje shteti.
ku eshte pare nje gje e tille ??????
no comment.
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

...80% te rezerves valutore te shqiptarve e "investon" ne "pjesmarrje kapitali" ??? ...
pu pu pu nga ka dale ky leopardii ?! (jo jo e ben per te na argetuar, ndryshe nuk ka mundesi !)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

...80% te rezerves valutore te shqiptarve e "investon" ne "pjesmarrje kapitali" ??? ...

--------------------------------------------------------------------------------

pu pu pu nga ka dale ky leopardii ?! (jo jo e ben per te na argetuar, ndryshe nuk ka mundesi !)

-------------------------------------


eshte e vertet qe te gjithe jemi ketu per te kaluar kohen , por kjo qe kam postuar me siper eshte vetem copy/past e marre nga siti i bankes se shqiperise.
mund te shkoni e ta leconi edhe vete:

http://www.bankofalbania.org/
statistikat
seri-kohore,
Mjetet e Huaja Totale të Bankës së Shqipërisë
shfaq vlerat
-----------------
ky proces i kalimit te rezerves te bankes se shqiperise nga bono thesari e vendeve te huaja ne investimin me termin "Pjesmarrje Kapitali" ka filluar nga viti '98 edhe gjithmone duke u shtuar deri sa ka arritur ne shifren prej 801 milion dollar nga 1,024 miliard dollar qe eshte gjithsej reserva Totale e bankes se shqiperise.

shikoni sesi e shpjegon banka e shqiperise termin,
Pjesemarrje ne kapital = Aksionet përfaqësojnë pjesën e kapitalit të investuar në çertifikata depozitash të BIS dhe në letra me vlerë :eek: :eek: .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

duhet permendur fakti qe brenda 2 javesh banka e shqiperise ka ulur normen e interesit edhe me 0,25%
besoj se jemi ne nivelin me te ulet ne keto 14 vitet e fundit
Bravo Cimi :thumbsup:

hidhini nje sy.
...................................
Mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit me 0,25 pikë përqindjeje

Data e publikimit 12.05.2004



Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme analizoi edhe përshtatshmërinë e politikës monetare aktuale të lidhur me ecurinë, parashikimet dhe pritshmëritë më të fundit të treguesit të inflacionit.

Mbështetur kryesisht në:

I. ZHVILLIMET NË SEKTORIN REAL

Të dhënat e deritanishme mbi zhvillimin e sektorit real tregojnë se ekonomia vendase përgjithësisht vazhdon trendin pozitiv të zhvillimit. Nga të dhënat e sektorëve të ndërtimit, transportit, shërbimeve dhe në mënyrë të veçantë të bujqësisë, rritja ekonomike për vitin 2004 parashikohet të jetë rreth 6 për qind.
Zhvillimi i biznesit privat pritet të mbështetet më shumë prej sektorit bankar me kredi, teprica e së cilës për vitin 2004 sipas programit Monetar të Bankës së Shqipërisë pritet të jetë rreth 28 për qind më e lartë se e një viti më parë.
Argumentat kryesore të kësaj mbështetje të sistemit bankar për biznesin lidhen me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë duke ulur me 2.5 :thumbsup: për qind normën bazë të interesit brenda një periudhe kohore 13 mujore dhe rritjen e konkurencës në sistemin bankar si pasojë e privatizimit të Bankës së Kursimeve dhe agresivitetit të bankave për të rritur numrin e degëve dhe llojshmërinë e shërbimeve.
II. ZHVILLIMET MONETARE DHE NE TREGUESIN E INFLACIONIT

Inflacioni vjetor i muajit prill, pas uljes së tarifave të telefonisë fikse dhe të çmimeve të artikujve sezonalë ushqimorë rezultoi 3.2 %, brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë;
Pritshmëritë për inflacionin në muajt në vijim dhe fundvitin 2004 janë kryesisht për nivele brenda bandës së publikuar nga banka e Shqipërisë, 2-4 për qind, ndoshta më pranë kufirit të sipërm;
Zhvillimet e fundit në kursin e këmbimit, si rezultat i të cilave leku ka njohur një mbiçmim si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit amerikan;
Ekzistencën e një diference relativisht të madhe midis normave të interesit për investimet në lekë me ato në euro dhe në dollar;
Rritja e përkohshme e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar pritet të ketë ndikim të moderuar dhe në tregun e brendshëm në rritjen e çmimeve, si në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ndikuar në grupin e transportit ashtu dhe nëpërmjet hallkave zinxhir të prodhimit si dhe në sektorin e shërbimit. Megjithatë, rritja e prodhimit bujqësor në nivele më të larta se vitet e tjerë në periudhën e verës duket se do të kompensoje efektin inflacionist të çmimit të karburanteve.
Gjithashtu, për periudhën afatshkurtër përgjithësisht është mëse e justifikuar që këto goditje oferte të akomodohen për të zbutur ndikimet negative që ato kanë mbi prodhimin vendas. Neutralizimi/normalizimi i efekteve mbi çmimet në këto raste është mirë të behet më gradualisht në një periudhë afatmesme;
me qëllim për të ulur akoma më tej koston e huamarrjes në ekonomi gjë që do të çonjë në nxitjen e investimeve dhe për të lehtësuar goditjen që mund të marri ekonomia nga rritja e çmimit të naftës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit (normën e interesit të marrëveshjeve te riblerjes). Në këtë mënyrë, norma bazë e interesit në ekonomi bëhet 6.00 për qind.

Në dy vendimet e saj për uljen dy herë me 0.25 pikë përqindjeje të normës bazës të interesit brenda një harku kohor dy javor, Banka e Shqipërisë ishte e ndikuar kryesisht nga rezultati i nivelit të inflacionit të muajit prill dhe pritshmëritë për muajt në vazhdim.

Vendimi për uljen e normës bazë të interesit, pritet të ndikojë në një ulje të përgjithshme të normave të interesit në ekonomi si ato të depozitave, bonove të thesarit dhe të kredive, duke mbështetur kreditimin e sektorit privat.

Ndërkohë, reduktimi i mëtejshëm tashmë i diferencës së normave të interesit të monedhës vendase me valutat e huaja, kryesisht euro dhe dollarin amerikan, gjykohet se do të ndikojë në zbutjen e presioneve mbi lekun duke mbështetur më tej zhvillimet në sektorin real të ekonomisë për të arritur objektivat e rritjes ekonomike dhe një zhvillim të qëndrueshëm.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Cani: RZB do vështirsojë jetën e bankave të tjera



Tiranë

“Hyrja e Raiffeissen bank, në sistemin bankar, do të rrisë konkurrencën, duke vendosur në veshtiresi disa nga bankat që mund të jenë “mësuar” me një aktivitet shumë më të qetë”.

Kjo ka qenë mënyra diplomatrike e rrezikut që i ofrohet bankave të tjera nga konkurenca e pronares së re të Bankës së Kursimeve. Guverntaori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, nuk ka dashur të jetë direkt në frikën e falimentimit të bankave të tjera :eek: :eek: . Gjatë takimit me studentët e fakultetit të Vlorës, Cani ka theksuar se RZB do të nxisë njohjen më të mirë dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, duke qenë se përfaqëson një bankë të njohur e cila e ka qendrën në Bashkimin Europian. “Në ekonominë në përgjithësi, RZB do të nxisë një nivel më të lartë të kreditimit duke rritur potencialet për zhvillimin e prodhimit vendas; një rritje të interesit të investitorëve të huaj për vendin tonë dhe ekonominë shqiptare.”, ka theksuar Cani. Shpesh, ardhja e bankave te mirenjohura, shoqerohet me sjelljen pas tyre edhe te klienteve te fuqishem. Lidhur me politikat monetare, RZB, duke zënë pjesën më të madhe të tregut bankar, mund të jetë një zbatuese e mirë ose e keqe. Sipas Canit, hyrja e RZB do të shoqërohet me zgjerimin e një kanali të rëndësishëm të transmetimit të vendimeve të politikës monetare, nëpërmjet rritjes së shkallës së ndërmjetësimit (kreditimit). “Hyrja e Raiffeissen, do të kërkojë një vendimmarrje më të studiuar, të mbështetur mbi mbledhjen e opinioneve nga ana e bankave të rëndësishme dhe me njohjen dhe marrjen në konsideratë të vlerësimeve të tyre”, ka theksuar Cani. Në marrëdhëniet me klientelën, nën administrimin e ri, BK pritet që gradualisht të lëvizë drejt kreditimit të ekonomisë. “Kjo do të thotë më tepër mundësi për publikun për të përfituar nga shërbimet e sistemit bankar; pritet që BK, të marrë një rol aktiv në drejtim të rritjes së përdorimit të disa produkteve bashkëkohore për publikun. Bëhet fjalë për përdorimin e instrumenteve të pagesës si karta debiti ose krediti, vendosjen e ATM-ve, aplikimin e I-banking etj.”, ka theksuar Cani

----------------------------------
zoti Cimi e dinim se bankat e tjera do te kene "veshtiresi" me ardhjen e austriakeve po ti cfare masash po merr ??????????????
nuk na the asgje te re.
te jane bere disa gjera(edhe ca si shume) qe po nuk morre massa do te pellcasin ndonje dite.
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

prape ti ore??
e pse u dashkan perkedhelur bankat e tjera?? pak katrahura ka bere konkurrenca e pandershme e lobit grek ne sistemin bankar?
kush eshte i forte te rrije ne treg kush nuk eshte ate rruge ka.
kujt i intereson nje BK cope cope si ajo qe kishim??
pastaj sa lehte e thua llafin falimentim o burre i dheut!!

vazhdo kshu o leopard se qe tani e kane sjelle ekonomine ke shkencat e natyres, edhe pak e do e cojne ke zona e argetimit /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

pastaj sa lehte e thua llafin falimentim o burre i dheut!!
----------------------------------

dikush bie vete ne kundershtim me fjalet e tij:
"kush eshte i forte te rrije ne treg kush nuk eshte ate rruge ka." :eek:

ps.artikullin e mesiperm e kane shkruar gazetar qe kane marre per baze fjalet e Cimit qe eshte governatori i bankes se shqiperise qe mbikQYR te gjitha bankat ne shqiperi.
por sigurisht rreziku per ndonje "bumje" ekziston.
ne bosnje ka ndodhur , po ashtu edhe ne evrope kane ndodhur falimentime, nuk eshte cudi qe edhe ne shqiperi po nuk u morren massat mund te ndodhi nje dicka e tille
shpresojm per JO por sipas mendimit tim rreziku ekziston
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

shi shi dreqi /pf/images/graemlins/smile.gif
e kapi periher

nejse ajo qe thashe per ate punen e rruges eshte thjesht maksime. po nga e ke kete opinion per banikat aman?? apo perfiton rasti qe cimi iken tashi edhe i ben kunderfushate??
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

shi shi dreqi
e kapi periher

nejse ajo qe thashe per ate punen e rruges eshte thjesht maksime /pf/images/graemlins/laugh.gif
-----------------------------
nejse........

per njohuri ,ne kete teme mbi GABIMET e bankes se shqiperise e kemi hapur ne nentor te vitit te kaluar , edhe atehere ashtu si edhe sot ne nuk dinim gje se ku do te shkonte Cimi, keshtu qe.................. :shrug:

ps. po ku do te iki Cimi meqe ti e dike , mund te na e thuash edhe ne , thjesht per kurjozitet?
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

i mbaro mandati kam degjuar. do zoti kandidon prape
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

mbaro mandati kam degjuar. do zoti kandidon prape
-------------------------------
larg qoft /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

BANKA E SHQIPËRISË
Departamenti i Marrëdhënieve Publike

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi zhvillimin e mbledhjes së ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit 19.05.2004





Ditën e mërkurë, datë 26.05.2004, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me këtë rend dite :

Projektraporti “Vlerësimi i ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2004”.
Projekti “Për miratimin e transferimit të pronësisë së 100 për qind të aksioneve të kapitalit të Bankës Ndërkombëtare Tregtare tek shoqëria “Grupi Financiar ICB Holding AG””.
Projektrregullore “Për kontrollin e brendshëm të bankave dhe të degëve të bankave të huaja”.
Projektrregullore “Për administrimin e aktiveve të qëndrueshme”.
Projektrregullore “Për nxjerrjen e vlerave materiale jashtë përdorimit”.
Projekti “Për disa ndryshime në rregulloren “Për prokurimin e mallrave, ndërtimeve dhe shërbimeve në Bankën e Shqipërisë””.
Informacioni “Mbi ecurinë e aktivitetit të Bankës Dardania”. :eek: :book: :cry:
Informacioni “Mbi pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për periudhën janar - prill të vitit 2004”.
-----------------------------------

pse duhet pare ne vencanti aktiviteti i bankes "dardania" ???????
mos valle ..........................?! :confused:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

hidheni nje sy ketij artikulli , e shikoni, mesa kuptoj une, po vjen momenti per nje rritje te interessit ne amerike ku sot jemi ne nivelin me te ulet prej 40 vjetesh.
cfare do te ndodhi nqs se interessi ne dollar do te rritet ne amerike , me ekonomine shqiptare???
me duket se "llonxha" e interessave te ulta po mbaron.
lecojeni:

http://www.lewrockwell.com/north/north275.html
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Ne fakt -the fedwatches- kane jave qe po trumbetojne e analizojne ne detaj çdo informacion te Fed-it saqe shohin edhe levizjen e buzeve kur flet Mr.Greenspan.
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Te pyesesh ç'impakt do te kete mbi ekonomine shqiptare ngritja e interesit baze ne US do te thote si do te luhatet kursi i shkembimit te $ ne Shqiperi.
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Teorikisht gjerar qendrojne keshtu:

Kursi i shkembimit se nje valute te huaj, ne luhatje te lire,varet nga kerkesa e oferta brenda vendit mbi kete valute.Kerkesa dhe oferta(ne $) jane te kushtezuara edhe nga niveli i interesave baze te te dy vendeve.Ekuacioni qe pershkruan lidhjen mes interesave baze e kursit te shkembimit eshte si me poshte:

i - i* = EA
i (interesi baze ne Lek)
i* (interesi baze ne $)
EA vleresimi qe pritet(se i-i*>0) ose zhvleresimi qe pritet(i-i*<0) ne % i monedhes se huaj
 

leo110

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Por ne loje jane shume parametra te tjere dhe modeli qe i afrohet me shume asaj qe do te ndodhe ne te vertete eshte si vijon:

M = f[i(-);i*(-);EA(-);RP(+);Y(+);P(+);W(+)]

M - Kerkesa per monedhe domestike(Lek) nga residentet e vendit(shqiptare)
f - funksion i drejte/zhdrejte sipas shenje +/-
tre param. e pare jane me siper
RP - nje bonus qe residentet vendas kerkojne per investime ne tituj te huaj(per Shqiperine sot nuk merret ne konsiderate si parameter)
Y - GDP-ja reale
P - nivelli i çmimeve
W - pasuria kombetare

Nga ky model analizohen se cilat jane konseguenza nga ndryshimi i nje ose me shume parametra.

N.q.s ne realitet gjerat jane te ndryshme nga ç'parashikon modelli arsyet jane dy:
1- Tregu ka mare informacion te ri real,te vertete.
2-Veterealizimi i nje bindje te tregut edhe pse nuk ka baza reale ekonomiko-financiare

Keshtu qe tendenza eshte nje vleresim i dollari mbi Lekun.
 
Top