Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Al-Punk

Still here
Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Shekulli
04-11-2007

Shtohen zërat që vërtetojnë se Bamir Topi ka blerë postin e Presidentit të Republikës. Pas deklaratës së ish-kryetarit të grupit socialist Ben Blushi, i cili akuzoi kreun e shtetit se bleu votat e 6 deputetëve socialistë, të njëjtën gjë konfirmon edhe anëtari i kryesisë së PS-së, Namik Dokle. Por ndryshe nga Blushi, Dokle, nga Patosi ku merrte pjesë në një takim përkrah kryetarit Edi Rama në kuadër të “Dialogut me Shqipërinë”, përveçse konfirmoi pazarin e bërë me këtë rast midis Topit dhe 6 “rebelëve” socialistë, ai guxoi të deklarojë dhe shumën e dhënë për çdo votë të blerë. Plot 500 mijë euro është ofruar për secilin prej deputetëve socialistë, të cilët do të guxonin të votonin për Topin president. Ofertë e cila sipas ish-kryetarit të Kuvendit u pranua vetëm nga 6 deputetë, të cilët ai i konsideron si tradhtarë. “Kush i çoi ata deputet për të votuar për kandidatin e Sali Berishës? I çuan marrëveshjet e zeza, të pista, i çuan marrëveshjet që kanë të bëjnë edhe me shitje financiare të votave. U bënë marrëveshje të zeza dhe të pista, derisa i çuan në marrëveshje financiare. Unë nuk e di se çfarë ka marrë njëri apo tjetri, por di se deputetëve tanë të qarkut të Fierit i kanë propozuar deri në 500 mijë euro për t’i marrë votën, deputet i cili është pa shtëpi në Tiranë, por është i ndershëm”,- u shpreh Dokle. Gjithashtu ai ka denoncuar edhe raste të tjera ku përfaqësuesit e mazhorancës janë përpjekur që të komprometonin me anë të mjeteve financiare, apo dhe me anë të terrorit psikologjik, që të votonin Topin president. “Ata u kanë kërkuar edhe deputetëve të tjerë, si ata të Gjirokastrës, Sarandës, duke u afruar privilegje të tjera, si financiare, nëpërmjet tenderave dhe privatizimit. Ndërsa një deputeti tjetër që nuk kishte nevojë për para i dërguan gjeneralin famëkeq të Sali Berishës, Agim Shehun, për t’i bërë presione që të votojë”,- u shpreh Dokle. Duke marrë shkas nga pazare të tilla, Dokle nuk ka ngurruar të atakojë direkt dhe ish-kryetarin Fatos Nano, si një ndër frymëzuesit e këtij procesi jomoral. Sipas tij, lëvizja politike që ka ndërmarrë më së fundi ish-kryetari, ka si synim të vetëm pikërisht rehabilitim e këtyre 6 deputetëve të shitur. ....

MLK

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Namik Dokle ose deputetet socialist te cileve u jane propozuar 500 mire ero ne shkembim te votes per votimin e presidentit, perpara se te deklarojne mitingjeve tentativat per korrupsion, duhet tu drejtohen dyerve te gjykates nese kane prova, ne te kundert te pergjigjen perpara ligjit per shpifje.

Me duket e çuditeshme qe njerez te cileve populli u ka besuar voten per te zbatuar dhe permiresuar ligjin shqiptar, tregojne hapur mos njohjen apo mos zbatimin e ligjin!!
Nese ka patur tentative korrupsioni, atehere le te shpalle gjykata fajtorin e jo Dokle.

Sa per Gazeten Shekulli, ajo eshte "Zeri Popullit" bis, e nuk ka lidhje me informacionin po me propoganden e PS-se.

tushi

Valoris scriptorum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

une po te kisha kene ne vendin e Dokles do te kisha marre 500000€ e do te kisha fjet rahat sepse kam votu per president politikanin ma popullor shqiptar e ne nji moment teper delikat

do ti kisha pagu prej xhepit po ti kisha pas ato pare vetem me pa kto te degjenerum tuj u çorodit ne kete menyre siç edhe po demostrojne kohet e fundit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

sikur neser te kryhet edhe puna Sollaku do te jete diçka teper pozitive /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_dance.gif

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

MLK ti vertete mendon se ata 6 deputete zgjodhen demokratikisht qe te votonin Topin ? Mund t'a kishin bere qysh ne raundin e pare po te ish vertete keshtu.

Ne zgjedhjet e vitit 2005 kandidati per deputet ne njeren zone te Vlores, Mezan Malaj i PS, ka shperndare dy nete para zgjedhjeve 200 milione leke te vjetra ne lagjen Partizani ne Vlore, ua jepte njerezve... e s'ka nevoje per gjykata qe kjo gje te konfirmohet si e vertete.

Pa me te voglin dyshim ata 6 deputete jane BLERE, me 500 apo 100 mije euro kjo s'ka hiç rendesi, mund te kene qene kurva me çmim me te ulet se aq.

MLK, nuk te duket ty se Sali Berisha kerkon te zaptoje cdo institucion te larte shteteror dhe qe eshte i gatshem te "paguaje" cdo çmim per t'ia arritur ketij qellimi ? Nqs jo, atehere eshte e kote qe shkruan lart e poshte per gjykata, pergjigje ndaj ligjit e terrci verrci.

Shqiperia ka marre fund tashme dhe nqs vazhdohet ende me kete rruge, atehere do varroset kushedi sa metra thelle ne mjerim, korrupsion dhe vuajtje. Mjere ne per vendin tone.

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

MLK, nqs vertete kane shpifur, le ti denoncoje Berisha bashke me Topin dhe do e shohim sa do i denoje gjykata...

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

tush, shko thuajua kete atyre njerezve qe i heqin nga puna sepse nuk jane me PD, shko thuajua kete atyre nenave qe iu masakruan femijet gjate 1997-8, shko thuajua komisionereve te partive te tjera ne zgjedhjet e vitit 1996, shko thuajua te gjithe atyre njerezve qe lane shpirtin e cdo gje tjeter ne firmat piramidale ku sipas Berishes, babait tend shpirteror, kishte vetem "disa sterkala lekesh te pista" ndaj dhe ai i lejoi te krijoheshin, mbushi aty xhepat bashke me Meksin dhe me pas... vazhdimin e di vete ti.

Problemi i shqiptareve jane njerezit si ti tush, adhurues te Enverit (por kete nuk arrijne ta kuptojne) dhe te Berishes. Jane ata njerez qe mendojne se vetem Berisha dhe zagaret e politika e tij mund ta ndertojne Shqiperine, ata njerez qe behen vasale te nje partie dhe harrojne c'eshte JETESA, interesi personal qe duhet te perkoje me ate qytetar dhe kombetar. Jane njerezit si puna jote qe nuk e pyesin veten: "Pse s'kemi drita ?" por i thone vetes: "Sa me shijon jeta kur ai qe une dashuroj dhe votoj, bace Sala, eshte ne pushtet dhe perdhos shqiptaret e tjere qe nuk e votojne, ata budallenjte qe kane ikur per lesh". Jane ata njerez qe 97' e harrojne se nga erdhi, si u zhvillua dhe mbi te gjitha KUSH E SHKAKTOI. Bashke me ju eshte edhe Nano, nje rrace jeni.

Mjere ju, do ju vije dita po he!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Jam plotësisht dakort me MLK që nëse ka patur shitje vote apo thjesht pazar atëherë duhet që çështja ti paraqitet gjykatës. Në mos, duhen hedhur në gjygj për shpifje ata që thonë që ka patur.

Vetëm veprimi dhe kundërvënia e mbështetur mbi ligj do i bëjë shqiptarët të ndjeshëm ndaj tij.

Mastermind, përse për çdo atakim që mund ti bëhet socialistave ti irritohesh dhe me vrap sulmon PD e Salën? Vallë kaq të lidhur me njëri-tjetrin i sheh ti këto 2 subjekte?
Dhe, nëse ti apo shumë të tjerë e "dini" se ka patur blerje vote në lagjen Partizani përse nuk keni ngritur një padi kundër deputetit i cili ka paguar 200 milionët?
Tjetër, a thua ishte Sala këshilltar ekonomik i Popullit e Xhaferrit? A thu ishte Sala që pushtoi repartet ushtarake? Nuk po shfajësoj Salën për 1997, përkundrazi, mendoj se ai duhet varur për ç'lejoi të ndodhte, por dua të them që nuk ishte Sala i vetëm në ngjarjet e 1997. Ishin edhe ata që nuk guxon kurrë ti shash, Gramozi i 500 mijshes, Skënderi vetulltrashi, ishte edhe palloshi Imami, etj se nuk më kujtohen më emrat. Pra, mos i kalo fajet nga të pëlqen ty dhe mos ngrej teorira revolucionare të tipit Noli ktu se na habite fare me kulturën demokratike /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif .

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Kondre pyetja eshte: Nqs te akuzuarit per korrupsion nuk hedhin ne gjyq ata qe i denoncojne publikisht (Doklen ne kete rast) ky fakt si shpjegohet ? Ca dmth ?

Une kam pafundesisht motive per te sulmuar Salen si politikan dhe PD si subjektin qe e mbeshtet kete politikan (çudi... vetem Sala na paska dale i zoti per krietar ne ate parti). Me mjafton ti hedh nje sy Shqiperise /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
Kur ai fitoi ne 2005 une bera nje goxha postim ketu ne AF dhe u shpreha i bindur se Saliu nuk do i prishte ato gjera te mira qe kish bere pushteti i meparshem, isha i bindur qe do kishte "ndryshuar" dhe bindjet e mia i bazoja te gjitha tek PD si parti, jo tek Sala si njeri. Por u gabova rende.

E ke parasysh Kondre si funksionon demokracia ? Ti voton ne baze te bindjeve te tua politike (pra te statusit tend social) nje njeri apo nje subjekt politik qe ne fushaten zgjedhore paraqet planin e tij, premtimet e tija dhe vizionin e tij per te ardhmen. Deri ketu s'ka asgje te keqe. Cdo njeri deri ne kete pike eshte te themi, "i drejte me veten dhe me shoqerine". Tashi, (fatkeqesisht nuk e zeme dot se... por duhet te perballemi me realitetin) duke patur parasysh gjendjen e pas-fitores se partise qe ti votove, duke patur parasysh edhe 2 vjeçarin e veprimtarise se koalicionit qeverises, une duke u bazuar ne kendveshtrimin tim mbi njeriun si element te nje shoqerie, pyes: "Po si ka mundesi qe ata shkodranet qe kane votuar Saliun dhe PD-ne per 17 vjet me radhe nuk dalin ne protesta ti kerkojne partise dhe kryetarit qe kane zgjedhur UJIN, DRITAT dhe PUNEN ? Ai ua ka PREMTUAR! Si ka mundesi qe nje njeri qe jeton ne demokraci mjaftohet me faktin qe partia qe votoi, fitoi, dhe nuk preokupohet fare per veprimtarine e kesaj partie qe nderhyn drejtperdrejte ne jeten e tij ? Mos valle kush ka votuar PD i ka pare premtimet elektorale te realizohen dhe kush s'ka votuar PD eshte ne nje fare menyre i verber ? "... dhe ketu ngec une Kondre, ketu nuk arrij ti kuptoj shqiptaret, e kam te pamundur. Kur shof tipa si tushi psh, apo shume te tjere qe s'dine veç te mburrin partine e tyre, qofte kjo e majte apo e djathte, me kujtohen ata sekretaret e Partise qe i kam pare neper filma: te devotshem, te bindur 100% per korrektesine e opinionit te tyre politik... te verber karshi realitetit social (ata jane me pak fajtore se s'dinin si funksiononte bota e jashtme). IDENTIKE jane dhe po njesoj sillen, e njejta rrace me rroba te tjera.

Persa i perket '97 mua s'me intereson ca lidhjesh ka patur Saliu me firmat piramidale, me intereson fakti qe ai ka qene President dhe i ka mbrojtur ato ne televizionin shteteror, paçka se nga ana tjeter FMN kishte se paku 3 vjet qe i sugjeronte qe ai ti mbyllte ato subjekte. Me intereson fakti qe Sali Berisha dergoi ne Vlore militante e mercenare, te veshur si polica per te shtypur protestat paqesore dhe civile qe u zhvilluan ne ate qytet gjate periudhes dhjetor 1996 - janar 1997. Me intereson fakti qe Sali Berisha dha urdher nepermjet Zhulalit qe ne mbi Vlore te perdoreshin arme kimike. Me intereson historia berishiane qe nuk rresht se qenuri ciklike: Ai i hypen kalit dhe nuk i zbret me! Madje deshiron qe te gjithe kuajt e fshatit te jene te tijet qe t'i kaleroje ai te gjithe. Vret per kete, korrupton, blen, mashtron, spekullon...
E mban mend ti Kondre periudhen perpara 1997 ? Periudhe kur kush ishte socialist apo papartiak lihej pa pune, periudhe kur shefat e komisariateve i kishin duart te zhytura thelle ne krim (Mulosmani dhe skafistat vlonjate, psh), periudhe kur u shperfytyrua Shqiperia me ndertime pa leje qe s'rreshtnin (Bathorja aq e dashur per ju tiranasit), periudhe kur zbriste tropojani ne Tr dhe bente LIGJIN. Njesoj si ne kohe te Enverit, packa se ka disa njerez "te zgjuar jashte mase" qe e quanin dhe e quajne DEMOKRACI dhe qe bace Saliun e konsiderojne HERO TE DEMOKRACISE.

A s'eshte kulmi ky ? Kulmi i mjerimit dhe i injorances ? Une them se po.

PS: Deputeti Mezan Malaj nuk e rifitoi mandatin, pagoi me shume Ardi Kollozi, kandidati i PD. Ja c'maskarenj qeverisin, njerez qe as nuk duan t'ia dine per popullin. Flasin per Sollakun nderkohe qe per mungesen e kontrolleve ushqimore, mungesen e kontrolleve sanitare, mungesen e nje sistemi te denje shendetesor, mungesen e dritave, ujit, rrugeve, infrastrukturave, bankes se te dhenave mbi qytetaret, NUK FLET ASKUSH. Dhe ky popull qe di veç te votoje per njerin apo per tjetrin, nuk di te kerkoje te drejtat e veta elementare, por rri e zihet ne cdo vend qe ti jepet rasti duke mbrojtur me nje pathos epik partine e tij te preferuar. TURP!!!

u74

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Originally Posted By: MLK

Namik Dokle ose deputetet socialist te cileve u jane propozuar 500 mire ero ne shkembim te votes per votimin e presidentit, perpara se te deklarojne mitingjeve tentativat per korrupsion, duhet tu drejtohen dyerve te gjykates nese kane prova, ne te kundert te pergjigjen perpara ligjit per shpifje.

Me duket e çuditeshme qe njerez te cileve populli u ka besuar voten per te zbatuar dhe permiresuar ligjin shqiptar, tregojne hapur mos njohjen apo mos zbatimin e ligjin!!
Nese ka patur tentative korrupsioni, atehere le te shpalle gjykata fajtorin e jo Dokle.

Sa per Gazeten Shekulli, ajo eshte "Zeri Popullit" bis, e nuk ka lidhje me informacionin po me propoganden e PS-se.

Shume e drejte .

MLK

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Originally Posted By: m@sTe®mInD

MLK ti vertete mendon se ata 6 deputete zgjodhen demokratikisht qe te votonin Topin ? Mund t'a kishin bere qysh ne raundin e pare po te ish vertete keshtu.

Pak rendesi ka ç'fare mendoj une, ajo ç'ka eshte me rendesi, ka te bej me faktin qe 6 deputeteve u a lejon ligji qe te votojne per kandidate te ndryshem ne raunde te ndryshme.

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Ne zgjedhjet e vitit 2005 kandidati per deputet ne njeren zone te Vlores, Mezan Malaj i PS, ka shperndare dy nete para zgjedhjeve 200 milione leke te vjetra ne lagjen Partizani ne Vlore, ua jepte njerezve... e s'ka nevoje per gjykata qe kjo gje te konfirmohet si e vertete.

Sigurisht qe ka nevoje per gjykate /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif Nese kundershtari i tij psh, paguan 50 vete dhe u kerkon qe te shpifin se kane mare para nga Mezan Malaj, si mund te njihet e verteta ne Tirane psh, pa kaluar ne gjykate!? Nese nuk ka imazhe apo prova apo te jete kapur ne flagrance, Mezan Malaj ka 50% shance te kete dhene para ashtu sikurse ka 50% te moskete dhene, e ne mungese te provave eshte i pafajshem para ligjit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Pa me te voglin dyshim ata 6 deputete jane BLERE, me 500 apo 100 mije euro kjo s'ka hiç rendesi, mund te kene qene kurva me çmim me te ulet se aq.

Bidnjet e tua personale i respektoj, po ne te njeten kohe nuk vertetojne asgje, dhe e lene temen ne nivelin e th&th, e perseris, jane provat ato qe fajesojne apo ç'fajesojne dike.

Originally Posted By: m@sTe®mInD

MLK, nuk te duket ty se Sali Berisha kerkon te zaptoje cdo institucion te larte shteteror dhe qe eshte i gatshem te "paguaje" cdo çmim per t'ia arritur ketij qellimi ? Nqs jo, atehere eshte e kote qe shkruan lart e poshte per gjykata, pergjigje ndaj ligjit e terrci verrci.

Personalisht nuk kam asnje simpati te veçante per Berishen, biles do te thoja qe per mua eshte nga njerzit me negativ te historise shqiptare, gjithesesi per mua kjo nuk ka lidhje me temen e nuk kam bere ndonje aluzion per te kunderten e kesaj qe ti afirmon!

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Nqs jo, atehere eshte e kote qe shkruan lart e poshte per gjykata, pergjigje ndaj ligjit e terrci verrci.

Pak me qetesi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif nese shkruaj, shkruaj mendimet e mija, pa ofenduar njeri e pa shkelur rregulloren e forumit ne kete teme, keshtu qe ku ishte pjesa ku te preka qe te me thuash se ç'fare duhet te bej une forumeve!? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

MLK, ne bote ka ndodhur qe vrases te kene dale te pafajshem, perdhunuesit te kene dale te akuzuar pa te drejte, mafiozet te kene qene te lire gjithe jeten e tyre, por kjo s'dmth qe veprat e tyre s'kane qene te verteta. Ketu nuk jemi ne Prokurori apo ne Fakultetin e Drejtesise, ketu ne diskutojme si qytetare te thjeshte. Nuk me ke prekur gjekundi jo, thjeshte nuk me duket shume me mend qe te mberthesh "ligjin" ne dore e ta valvisesh ne ajer duke e konsideruar ate si te vetmin mjet percaktimi ndaj akteve dhe veprimtarise te X apo Y personi. Por meqe ti deshiron t'a shtrosh ne kete prizem ceshtjen, atehere une te riperseris pyetjen: Perse ato persona qe u akuzuan nga Dokle per korrupsion nuk e denoncojne Doklen ne Prokurori per shpifje ?

Te besh gjithnje ate qytetarin perfekt qe i mban syte nga ligji dhe qe nuk do te shohe se c'ben nga ana tjeter Maliqi, jo vetem qe s'eshte dicka e drejte, por s'eshte as dicka e mençur. Por shqiptaret e kane zakon, dhe ti s'perben nje perjashtim, qe te kerkojne qiqrra ne hell dhe jane te prekur nga sindroma e "Shen Thomait Prokuror".

Duhet nje gjykate per te pohuar qe ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron ne cdo institucion, ambjent dhe fushe shoqerore e shteterore ? Mesa duket, per ty eshte keshtu. Mendohu mire atehere mbi pikepamjen qe ke mbi realitetin e vendit ku ke lindur.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Master, duke thënë majtas-djathtas e lart e poshtë që ka korrupsion a fiton gjë? Sikur ti vesh një emër të përveçëm korrupsionit a fiton gjë? Sikur emrin e përveçëm ta çosh në gjykatë a fiton gjë? Sigurisht që jo.

Por, sikur ti lidhësh hallkat me njëra-tjetrën ke shance që korrupsioni të luftohet në njëfarë mase. Për këtë shërben ligji e Maliqi edhe po nuk i kapi të gjithë, nën presionin tënd, timin, të MLK, etj. do fillojë të kapi në fillim ndonjë qengj e më pas, pak nga pak do kepi edhe ujkun.

Me llafe më tym nuk më duket se zgjidh gjë e akoma më pak me revolta popullore (se kush është populli e lush përfiton gjithnji?).

MLK

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Originally Posted By: m@sTe®mInD

MLK, ne bote ka ndodhur qe vrases te kene dale te pafajshem, perdhunuesit te kene dale te akuzuar pa te drejte, mafiozet te kene qene te lire gjithe jeten e tyre, por kjo s'dmth qe veprat e tyre s'kane qene te verteta.

Ke ndonje shembull konkret qe mund ta diskutojme, pasi ne kete menyre diskutimi behet abstrakt e i largohet temes?

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Ketu nuk jemi ne Prokurori apo ne Fakultetin e Drejtesise, ketu ne diskutojme si qytetare te thjeshte.

Tani po e mesoj qe vetem ne prokurori dhe ne Fakultetin e drejtesise mund te trajtohet nje çeshtje brenda ligjit te vendit ku kemi lindur!

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Nuk me ke prekur gjekundi jo, thjeshte nuk me duket shume me mend qe te mberthesh "ligjin" ne dore e ta valvisesh ne ajer duke e konsideruar ate si te vetmin mjet percaktimi ndaj akteve dhe veprimtarise te X apo Y personi.

Ne rastin konkret, kur nje çeshtje kaq e rende si tentative korrupsioni nga Presidenti i Republikes, mendoj se eshte rruga e pare qe duhet ndjekur nga nje deputet, shume perpara biles se sa denoncimi neper mitingje partish ne nje fshat te vendit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Nese ty nuk te duket shume me mend, e drejta jote..

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Por meqe ti deshiron t'a shtrosh ne kete prizem ceshtjen, atehere une te riperseris pyetjen: Perse ato persona qe u akuzuan nga Dokle per korrupsion nuk e denoncojne Doklen ne Prokurori per shpifje ?

Per kete mund te pyesesh personat ne fjale, pasi nuk jam une i akuzuari! Gjithesesi kjo nuk perben ndonje shkelje ligji dhe nuk eshte ndonje detyrim ligjor.

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Te besh gjithnje ate qytetarin perfekt qe i mban syte nga ligji dhe qe nuk do te shohe se c'ben nga ana tjeter Maliqi, jo vetem qe s'eshte dicka e drejte, por s'eshte as dicka e mençur. Por shqiptaret e kane zakon, dhe ti s'perben nje perjashtim, qe te kerkojne qiqrra ne hell dhe jane te prekur nga sindroma e "Shen Thomait Prokuror".

Konkluzionet i nxjerr vet e nuk kam ç'te te them, problemi eshte se harron qe tema eshte Dokle, Topi.... e jo ç'fare ben e si sillet MLK apo pjesemaresit e forumit, keshtu qe mendoj se kjo nuk ka lidhje me temen!

Originally Posted By: m@sTe®mInD

Duhet nje gjykate per te pohuar qe ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron ne cdo institucion, ambjent dhe fushe shoqerore e shteterore ? Mesa duket, per ty eshte keshtu. Mendohu mire atehere mbi pikepamjen qe ke mbi realitetin e vendit ku ke lindur.

Ne cilin post timin une bej aluzion se ne Shqiperi nuk ka korrupsion!?

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

1) Ne cilin postim ? Me trego nje postim tendin ku ti flet per nje vendim gjykate qe ka pohuar se X apo Y person apo subjekt, ka ndermarre akte korrupsioni. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif Te lutem mos e justifiko veten tashi duke nenkuptuar qe ti ben aluzione. Po tallesh apo ça ? Ty t'u lejokan aluzionet ndersa Dokles jo ? Ti pretendon qe nje qytetar shqiptar te paraqitet ne prokurori per denoncim ndersa ti je i lire te aludosh (ne lidhje me te njejtn gje ndoshta) ? ...

2)Fakti qe ti me pyet per shembuj tregon fare mire sesa jashte realitetit eshte kendveshtrimi yt mbi Shqiperine. Ku i gjen miliardat Nano psh ? Po Xhoana ? Po Ardita ? Po Lulzimi ? Po Gjinushi ? Po Arben Malaj e qindra deputete te tjere qe deklarojne 10.000 euro pasuri ? Qenkan me te "varfer" sesa une, ë ? Bera goxha sakrifice qe ti pergjigjesha nje pyetjeje kaq banale dhe te pakuptimte, me nje pergjigje te vertete dhe te plotkuptimte. Keta jane mafiozat te cileve s'u hyn gjemb ne kembe, qe perdhunojne shoqerine shqiptare duke e shfrytezuar dhe zhytur ne varferi te skajshme dhe qe ne nje fare menyre vrasin jeten e vendit tone.

3) Po pra o MLK, tema eshte "Dokle...Topi" dhe keta jane Maliqër te cilet ti ben sikur nuk i njeh, ben sikur nuk ua di bemat dhe kerkon vetem qe te shprehet ligji. (Po cili dreq ligji ? Ai i Berishes qe terrorizon kedo qe i kundervihet, apo ai i nje pavarsie inekzistente te sistemit gjyqesor shqiptar ?)

4) Kur te them qe nuk jemi as ne Prokurori dhe as ne Fakultetin Juridik, i referohem postimit tend te pakuptimte. Ti ne kete forum duhet te thuash se cila mendon se eshte e verteta, e jo ti "sugjerosh" paleve sesi te sillen. Ndonje mendim ne lidhje me temen pra, ke ? Nuk te pyet tema "Si te sillemi ne rast dyshimesh?" por te kerkon qe te japesh opinionin tend ekskluzivisht ne lidhje me ngjarjen. Jane blere apo jo ata 6 deputete ? Kjo eshte ceshtja MLK. Nqs s'ke ndonje opinion konkret, atehere mos e harxho bojen e ekranit te kompjuterit kot, e mos shkruaj gjera pa lidhje.

5)Mlk, ti thua "Namik Dokle ose deputetet socialist te cileve u jane propozuar 500 mire ero ne shkembim te votes per votimin e presidentit, perpara se te deklarojne mitingjeve tentativat per korrupsion, duhet tu drejtohen dyerve te gjykates nese kane prova, ne te kundert te pergjigjen perpara ligjit per shpifje.

. Tashi me sqaro pak: Qe ata te pergjigjen perpara ligjit per shpifje, cfare duhet te ndodhe ? A duhet ti denoncoje dikush per shpifje ? Nqs po, KUSH ? Nqs jo, PSE ?

MLK

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Mund te te them qe per vete i kam nxjerr per bythe perjasht inspektoret e tatimeve qe ne vend te taksave ne menyre indirekte kerkonin rryshfet, dhe kam paguar taksat (dhe pse isha i bindur qe 90% e bizneseve paguanin rryshfet per tu shprtuar taksave).
Te njeten gje me gjobat e makines, asnji kokerr leku policit ne dore qe veritet 20 minuta si e si te me "shmangte" gjoben, e kam paguar ku duhet.
Po ndaloj ketu me keto dy shembuj per te te treguar qe eshte kollaj te gjykosh dike qe nuk e njef fare, po risku eshte teper i madh qe gjykimi yt te jet komplet out.

Ne çdo pergjigjetimen, po mundohen ti rifus ne teme, problemi eshte se ne pjesen me te madhe del nga tema e kalon nga Dokle e Topi te MLK qe eshte thjesht nje anonim ne forum e per te nuk i kercet kujt se ç'fare ben e si e ben, pasi ketu shkembehen thjesht mendimet e trajtohet nje teme e caktuar e jo pjesemaresit e temes.

Pergjigjet i ke te tera me siper, aty ku pyetjet nuk jane te qarta, te kam shtruar pyetjet perkatese.

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Ku shkoi dialektika dhe oratoria jote ? Naten çuno dhe veri gishtin kokes se e shef shtrember realitetin shqiptar.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Edhe me para partizanë nuk shihet o Master se na habite. Po nuk ju referove ligjit kujt do ti referohesh ti? Thashethemeve të pabaza? Sa nga lafet e kafeneve janë të vërteta në Shqipëri? Deri në ç'masë?

Dhe me sa e kuptoj unë, MLK e ka dhënë përgjigjen që në fillim.

Ti kërkon që ai të shtjerë fall e të japë një mendim arbitrar mbi një akuzë të pafaktuar në lidhje me Presidentin e Shqipërisë dhe me Deputetë të Kuvendit Popullor. Normalisht, vetëm kur e përmend emrin e Presidentit dhe fjalën korrupsion në të njëjtën frazê duhet të bësh shumë kujdes në renditjen e fjalëve. Por në Shqipëri edhe qeni ka mendjen e vet e prandaj hamë m.. me govata e nuk qullim gjë.

E di që të pëlqen mendja jote dhe shumë mirë e ke por të paktën merr mundimin të analizosh ato që të ofrojnë të tjerët se ndofta ka diçka që ti nuk e kap dot pasi në mentalitetin tënd nuk duhet konsideruar ...

MLK

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Kush eshte Kryeqyteti i Japonise?
Tokyo

Sa banora ka Tokyo?

10 milion e 875 mije e..

Me thuaj pak emrat e banoreve te Tokyos ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

Qerratai

Primus registratum
Re: Dokle: Topi, një vote 500 mijë euro

Une i referohem NJEREZVE. Ligjet dikur i bente mbreti si ti tekej, keshtu ndodh edhe ne Shqiperi prej 17 vjetesh. S'eshte nevoja qe te flas une... Nano ne 1997 akuzoi Berishen per cdo gje dhe kur erdhi puna asnje akuze nuk u ngrit ne prokurori kunder Berishes. Nga ana tjeter, Berisha per 8 vjet me radhe nuk la gje pa thene per Nanon, publikisht gjithmone, e quajti kancer te Shqiperise, Padrino, Kryemafioz e lloj lloj "cilesish" te tjera dhe kur erdhi puna i shtrenguan doren njeri tjetrit sikur asgje te mos kish ndodhur, tallen tralalane secili me votuesit e vet. Askush nuk i ndie, sidomos ne PD. Keta dy njerez (njerez?) qe jane alternuar ne diktaturen shqiptare te 17 viteve te fundit, nuk ka patur as ligj as "sherbyes te ligjit" qe ti prekte, ndaj dhe une ligjin nuk e marr fare parasysh sepse ligji mund te perdhoset e shperfillet shume lehte nga keta dy personazhe dhe zagaret e tyre. A NUK JU MJAFTON KJO ? Ca dreqin doni me ju o njerez qe te kuptoni si funksionojne gjerat ne vendin tone ? Sinqerisht une nuk ju kuptoj dhe nuk ju justifikoj dot (ju mund te mos e rruani per kete gje) por problemi eshte qe shumica e shqiptareve jane "injorues" siç jeni dhe ju.

Dinit gje ju qe Berisha ne 1993 a 1990 e ca trafikonte naften kontrabande ne Mal te Zi duke thyer embargon ? Jo... e moret vesh kur e deklaroi ai. As kjo s'mjafton ?

Po qe Nano eshte multimiliarder i bere i tille ne vetem 10 vjet, ju mjafton ? Jo, as kjo s'mjaftoka...

Boh... s'di me ca te them sepse eshte kaq absurde e gjithe kjo situate. Lum si ju...

Top