Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise
O tempora! O mores!
Unë nuk kam parë ndonjë Top që Ba - mirë dhe për më tepër të qënët tiranas, garanci e mungesës së mençurisë dhe njohës i vlerave të dinakërise. Shkurt, në historinë e vet Tirana ka nxjerrë, dikur Qazim Mulletin dhe sot Bamirin e Topit. Diku midis, si interval i këputur, qëndron Beqir Balluku.
Lexoj për “suksesin” e reformave të Berishës dhe kujtoj plot dy vjet më parë atë kronikën që dha një nga kanalet televizivë, ku, njerzit mbanin rradhën për të paguar dritat.
Kronisti u tha: - po ju nuk e kini dëgjuar që Berisha do të ulë çmimin e energjisë elektrike?
Njerzit e braktisën rradhën duke thënë se do t’i paguanin më vonë.
Dy vjet më vonë vendi është katandisur akoma më keq. I dyti nga burimet hidrike në Europë, i fundit nga energjia elektrike. Dhe një nga të ashtuquajturit gazetarë të Klanit, në një emision të javës së kaluar, duke trajtuar gjendjen e keqe te vendit për ujë dhe energji elektrike, fajëson regjimin e mëparshëm duke thënë se ata, (nënkupto të dikurëshmit) që nga viti 1984 nuk bënë asnjë investim në këtë drejtim!!! Është për të vënë kujen, ndërkohë që vendi mbahet me energjinë e “atyre”. Ndërkohë që Banja nuk u përfundua sepse u ndryshua regjimi, ndërkohë që lanë planet e Skavicës etj etj pa përmendur edhe Tec-et.
Në Tiranë ka një epidemi barku e të vjellash dhe duhet të bëjë mirë njerzve sepse u shpëlan zorrët dhe mbush kanalet me ujra të... zeza... punë e madhe, ujë është.
Duke dëgjuar në makinë Top Albania radio, një nënë nga Vajza e Vlorës tha:
E ç’kërkon ti ai i vrarë nga Berisha, ai s’ka mësuar shqipen akoma. Qi këtu e qi atje, qi kështu e qi ashtu...e ku ka nge ai a të keqen nëna për të qeverisur...
Dhe ka ende të pafytyrë që shkruajnë për sukseset e Berishës. I vetmi sukses është vjedhja me përmasa gjigande. Mashtrimi dhe gënjeshtrat. Europa e përgënjeshtroi shumën e 400 milion eurove që do t’ja jepte qeverisë së Berishës dhe e indinjuar madje, sepse nuk është parë të gënjejë në këtë mënyrë një kryeministër. Tha: çfarë tha? që në 2009 do të sigurohet rrjeti transpotues energjitik që nga Podgorica etj etj... 2009, mos vallë janë zgjedhjet e tjera? Si do ta shtyjë edhe dy vjet? Natyrisht mbi premtime të bëra, psh, veprat hidroenergjitike që do të ngrihen në lumin Devoll; Vjosa jo, në Devoll sepse ai nuk ka ujë dhe aty mund të vidhen lehtësisht 1 miliard eurot(nëse ekzistojnë vërtet). Sa më gjatë të shkojë mungesa e energjisë elektrike, aq më shumë mundësi për të vjedhur. Kush tha këtu se qeveria e Berishës lufton korrupsionin? Të mjerët shqiptarë sa memorie të shkurtër që kanë! “Me duar të pastra” parrulla e fushatës elektrorale të PD dhe mbështetësit. “Me duar të pastra” “Cuminie curate”, (ndonjë që di vllahçe ose rumunen, le të më korrigjojë gabimin), por sidoqoftë ka qënë një film rumun, me një bandë kriminelësh aq të zotë sa duart e tyre që kryenin krimet mbeteshin të pastra. Ky ishte slogani i vërtetë i PD dhe Berishës.
Duke parë fytyrën e ç’akorduar të Berishës në tv ndërsa mes spazmash, pohon se ka hoby mitingjet...të vetmet fjalë që më vijnë ndërmend janë ato që Ciceroni thirri: - o tempora! o mores!(oh, kohë! Oh zakone! Le Catilinarie fq 87, 89) Dhe do ta fillonte kështu Katilinarien e parë: - Deri kur do të abuzosh, Katilina, me qetësinë tonë?
Nëse dikush do të pyesë; ç’hyn Bamiri i Topit këtu? Përgjigja është fare e thjeshtë, është arma, (topi) që do të përdorë Berisha për të luftuar opozitën, njerzit e padëshiruar, si psh prokurorin etj.
Dhe mos harroni se ishte politika e nanizmit që e ngriti grykën e topit, besoj se një ditë Berisha do ta paguajë tepër shtrenjt, politikën topallësh.