Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Kur poplli e kerko vet, po ti car ke qe ankohesh mer jahu???!!!

Shqiperia ka per te hy ne Europe e biles do i japin dhe te drejtat qe kan dhe ata qe bejne parada rrugeve te Parisit.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ore, Topi e paska grykën e topit të madhe. Ja sajoi (apo ja ofruan të tjerë) edhe zgjidhjen Sollakut. Nuk është nevoja që Sollaku të "pushohet" nga puna pasi ai do largohet vetë. Sollaku ka fituar të drejtën e kryerjes së Masterit në ShBA dhe do largohet në vjeshtë nga posti i tij.

Shpresoj që kjo lëvizje të jetë një meritë e Topit i cili shmang përplasje të panevojshme mes pozitës dhe opozitës.

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Monday, May 07, 2007
Banana Republik dhe Presidenti shqiptar

Banana Republik

Qeveri kleptokratike, ekonomi primitive, qeveri kukulle e te huajve., kjo eshte Shqiperia e pas 1990-tes. Kjo eshte e jona Banana Republik. Forma reale e qeverisjeve shqiptare quhet kleptokraci (hajdutokraci) pasi hajdutat, kriminelat zoterojne pushtetin dhe e perdorin ate ne favor te pasurimit te tyre personal si qellim i vetem dhe final.
Kleftokratet shqiptar (plolitikanet dhe pushtetaret, prokuroret, zyrtaret) po i eksplorojne dhe aplikojne te gjitha mjetet dhe metodat e paligjshme te pasurimit sa ne periudha te ndryshme apo qeverisje te ndryshme ne baze te perparesise se aktivitetit te tyre kriminal mund te cilesohen , narkokleptokracia, seksotrafikokleptokracia, politikokorapshenkleftokracia e keshtu me radhe juve vete mund te emeroni qeverisjet shqiptare ne baze te asaj qe keni pare dhe qe e keni kaluar ne kurrizin tuaj.
Bananet i permendem por s'mund ti hame. Ato nuk rriten ne Shqiperi dhe ekonomia jone eshte inegzistente qe te kete fuqine e importit dhe te furnizimit per te gjithe. Por nejse. S'ka gje. Kleptokratet kane cdo gje me shumice. Shqiperia eshte cifligu i tyre. Ne se do ta kishim ekonomi primitive ndoshta do te ishte shpresdhenese, por ajo pothuaj eshte inegzistente dhe kjo gje eshte kalkuluar qe ti sherbeje interesave te te huajve.
Kleptokratet e aplikuan teorine zero ne cdo fushe dhe shkaktuan deme themelore ne ekonomi, arsim, inteligjence, moral, traditen shqiptare...
Sherbimi dhe poshterimi ndaj te huajve po harrine nivele rekord. Kukullave shqiptare nuk mund ti vije as te fundi i kepuceve asnje ne bote, as qeverite kuklla te Afrikes. Qeveria dhe Partite politike falenderuan ato te huajat qe planifikojne te perdorin trupin tone per te zhvilluar industrine e tyre te lehte duke prodhuar mallra te konsumit te gjere si kepuce me lekuret tona (defi do te ishte me cilesor...) dhe litar me zorret. Shqiptaret per buken e gojes bejne xheste majmuni- do te shkruante Migjeni. Ata po shesin nderin, dinjitetin dhe idenditetin, e vetmja gje qe u ka mbetur, per te siguruar edhe per disa dite buken e femijeve te tyre.

Presidenti

Ashtu si edhe qeveria eshte llogaritur qe te mos punoje per shqiptaret. Te huajt qe na hartuan dhe miratuan kushtetuten e bene ne ate menyre qe ta kishin me te lehte kontrollin e Shqiperise. Kjo eshte edhe arsyeja perse Presidenti zgjidhet nga Parlamenti dhe jo direkt nga populli. Nje parlament vegel do te zgjedhi nje President vegel. Keshtu pra, shtypja, shfrytezimi, asimilimi, shkaterrimi i shqiptareve do te behet pa telashe dhe me kosto shume me te ulet ekonomike duke blere vetem 150 vegla nga nje popull prej me shume se 3 milion e gjysem.
A e mendoni se c'telashe do tu hapte te huajve dhe veglave te tyre shqiptare nje President i Pavaruar i tipit te Azem Hajdarit? (Kjo eshte edhe arsyeja e ekzekutimit te tij). Por a mund te zgjidhet nje President i tille (qe te punoje per gjithe shqiptaret) nga nje parlament kukull sherbetor te te huajve dhe krimit te organizuar? Pyetja eshte retorike. Ndaj shqiptaret duhet te kerkojne zgjdhjen e presidentit direkt nga populli. Keshtu shanset qe ai te jete nje kleptokrat dhe nje vegel qore kundra interesave te shqiptareve do te zvogelohen.
Ketej duhet te filloje debati mbi Presidentin e Ri dhe jo se cili kleptokrat do te jete kukulla e radhes.

http://vertet.blogspot.com/search?q=banana+republik

99999

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Pse kujton ti se populli nuk do gaboje por do zgjedhe nje president qe merakoset per shqiptaret?
Ne Shqiperi duhet vetem diktatura, per te miren e te gjthe shqiptareve. I duhet dhene pushtet te plote ekzekutivit sepse ai legjislativ nuk do funksionoje kurre ne Shqiperi.

ScorPio

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Urime Presidentit te ri Shqipetar Bamir Topi urime te gjithe Shqipetarve kudo qe ndodhen.

MLK

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Originally Posted By: 99999

Pse kujton ti se populli nuk do gaboje por do zgjedhe nje president qe merakoset per shqiptaret?
Ne Shqiperi duhet vetem diktatura, per te miren e te gjthe shqiptareve. I duhet dhene pushtet te plote ekzekutivit sepse ai legjislativ nuk do funksionoje kurre ne Shqiperi.

Nese duhet diktatura, pse pellet kot Sala pra poshte komunistat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif kthehemi ne komunizem dhe ja ku e gjetem diktaturen qe na mungon /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

99999

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Diktatura nuk eshte simbol i vetem i komunizmit. Diktatura duhet ne raste krizash per te nxjere nje vend nga situata. Te gjitha shtetet aplikojne diktaturen ne raste luftrash. (Shiko cenimin e lirive te qytetareve amerikane pas 11 shtatorit).Shqiperia ka 16 vjet qe eshte ne krize permanente. Shqiperia pra nuk ka njerez me moral te forte te aplikojne ligjet. Ja pra, qe duhet nje dore e forte tu diktoje njerezve ligjet, respektin per njeri-tjetrin.
Sala nuk ka ç'fare ben se pushteti tek ne eshte i shperndare, aq me teper qe Shqiperia sot varet nga vendet perendimore.

MLK

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Po mire kur varej plotesisht nga dora e Sales nga 92-shi deri ne 97-ten ç'fare beri ?!

Ps. Shtetet nuk aplikojne diktatura, po gjendje te jazhtezakonshme te cilat jane te parashikuara me ligj, e ky ligj egziston edhe ne Shqiperi po ska lidhje me diktaturen.

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Originally Posted By: MLK

Nese duhet diktatura, pse pellet kot Sala pra poshte komunistat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif kthehemi ne komunizem dhe ja ku e gjetem diktaturen qe na mungon /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

Edhe kete e bene Sala? Bertet, poshte komunistat?

Sala komunsiti ekstremis me teser per 25 vjete rrjesht? Sekretari i PPSH se organizates Baze te shendetsise?
Sala, vegla e Ramiz Alise? Sala qe e Ramizi dhe Sigurmi e vune ne krye te PD-se?

SkErDi

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Degjeneroi tema e Presidentit ne debatin: PS apo PD ... apo me duket mua?
Seriozisht mos diskutoni cfare beri Sala aq vjet apo cfare beri Nano aq vjet. Sala ishte komunist e tjetri jo .. 99.9999% me PPSH-ne kane qene po he.
Kam dike ne pune qe thote : Qeveri e poshter!! Viti 2007 dhe ne Shqiperi nuk ka uje e drita! Sala keshtu e Sala ashtu.
Une ja mbyll shtegun e ketij arsyetimi me nje pyetje te thjeshte fare : Me thoni 1 vit, nje dimer apo nje vere qe Shqiperia ka pasur uje e drita 24 ore!! ....... heshtje, heshtje.
Keshtu qe hajde themi mendimet tona per presidentin edhe pse asgje nuk ndryshon kushdo qe te zgjidhej.
Mendimi im : Diktatura dhe ndeshkimi e con perpara kete popull. Keshtu sic eshte nisur dhe sic eshte aktualisht situata... deri ne vitin 2150 "kembesori do kete frike te kaloje ne vizat e bardha edhe pse jane te tijat" dhe prape do kete te drejte "i forti"

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Jam dakort me diktaturen dhe ndeshkimin, por sot jane ne kahe te kundert.

Duhen ndeshkuar politikanet qe e cuan vendin ne kete pike.

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Originally Posted By: PUTRAKU

lum per na per kta 4 bujqerit qe po lexojne perfundimin e procesit te votave...
sidomos ai i cepit ne te djathte te ekranit....Ca turpi
Shqiperia ne Europe...un cazzooo..
http://www.youtube.com/watch?v=E1oNqLSL8vw

hahahaha pse europa jote ska bujq,me sa duket nuk e paske idene pasi ata jane qindra here me te humbur se keta te tanet ata napolitanet apo ku ta di une,ska lidhje europa me ate qe po thua kjo eshte e sigurte,per te vetmen gje qe me vjen keq jane ata "qytetaret" shqiptare neper europe qe po nenvleresojne kulturen e vendit duke mbivleresuar te tjerat, dhe padyshim qe jo per shtresen e bujqeve qe eshte e jetike ne nje shoqeri,me falni qe dola nga tema por edhe kjo "goca" doli.

SkErDi

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Edhe politikanet popull jane ... cilesite e cdo shqiptari mbartin, apo jo?
Duhet ndeshkuar kushdo, kushdo. politikanet nuk ka kush ti ndeshkoje, fatkeqesisht. Duhet aplikuar rreptesi deri afer egersise me kete gjendje qe eshte shqiperia. Ndryshe nuk shoh asnje shprese per ndonje cuarje ne kembe (se qe te besh nje hap para duhet ne fillim te cohesh ne kembe)

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ti e bere si Sali Berisha, vegla e Ramiz Alise qe tha ;
"Bashkfajtor dhe bashkevuajtes".

Politikanet ...popull?!

Politikanet mbartin cilesit e derrave te pyllit shqiptar. Ata jane vete derrat. Bamir vegla eshte nje nga ata. Nuk ka pyll pa derra. Derat neve i kemi ne krye.

SkErDi

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Jo jo nuk pajtohem me kete menyre te foluri. Une nuk e di cfare ka thene Berisha, nuk di as vegla e kujt eshte, nuk di as djali i halles se kujt eshte etj etj etj ... se nuk me intereson. Mua me intereson nje grup njerzish te cilet ME FORCE duhet te vene kete popull ne rruge te drejte.
Sa per punen e pyejeve e derrave ... nuk besoj se do vihet ndonje kryeminister apo president dhe historia e derrave me pyllin nuk do jete refreni i kenges se perditshme me melodi kakofonike.

p.s. politikanet njerez si ty e une jane, si nuk qenkan popull? Pse Saimir Kodra qe per pak sa nuk u be politikan cfare eshte?

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Ne se i keni marre gjarta personalisht ju kerkoje te falur, por juve thoni qe si dini dhe ato qe kam shkruar une i di.

Munde te me jepni nje shembull te njerit qe nuk eshte popull.

Ne se presidenti dhe kryeministri do te punojne per Vendin nuk do ta degjosh historine e derrave dhe te pyllit.

Saliu eshte vegele e Ramiz Alise dhe Sigurmit te shtetit. Ai zabatoi skemen e Katovices... sepse eshte vegel.

Bamir Topi eshte nje vegel gjithashtu...

SkErDi

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

ok Petrit ... vegel ky e vegel ai ... nuk po kuptoj se se e mendon ti personalisht kete pune.

PetritKola

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Skerdi,

Njera nga zgjidhjet;

Zgjidhja

Kur elita komuniste dhe bufonet e tyre drejtues ne organizatat e masave "te djathta" me akuzojne se, une kritikoje por nuk ofroje alternative, ata nuk bejne gje tjeter por ushtrojne zanatin e tyre te genjeshtarit.
Une jam shprehur dhe shprehem qarte dhe me ze te larte dhe per kete edhe jam kercenuar.

Kur PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit krijoi PD-ne dhe organizatat e masave "te djathta" per te penguar te djathtet e vertete dhe nacionalistat qe te organizohen dhe te bejne progres politik dhe ekonomik, ata i furnizuan edhe me lista te personave konkret te cilet duheshin luftuar dhe persekutuar. Emri im eshte ne ato lista. Detyra e vene u tejkalua nga ekipi i kryesuar nga ekstremisti komunist Sali Berisha.

Po e perseris! Shqiperia ndodhet pa alternativen e djathte si rezultat i sabotimit nga PD-ja dhe organizatat e masave "te djathta".
Ne realitet qysh nga 1944 Shqiperia gjendet nen nje sistem nje partiak. PD + PS =PPSH. Kjo eshte fatkeqesia e Vendit.

Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do te kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombetare ne te cilen gjenden qellimisht shqiptaret. Kjo eshte zgjidhja.

Petrit Kola

SkErDi

Primus registratum
Re: Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise

Originally Posted By: PetritKola

Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do te kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombetare ne te cilen gjenden qellimisht shqiptaret. Kjo eshte zgjidhja.

Tani sikur filluam te flasim duke gjykuar se cfare eshte e nevojshme te behet dhe ku duhet te fokusohemi per te gjetur nje zgjidhje.
Jam shume dakort me ju kur thoni qe nuk ka kahe politike. E majta nuk eshte e majte ... dhe e djathta nuk eshte tamam e djathte dhe pluralizmi i vertete duhet te funksionoje paraprakishte qe te kete nje fillim.

Top