Re: Ata qe vendosen te shkonin...
Nuk e di se cfare veleresimi ti jap vetevrasjes, megjithate do te thonja se ka dicka me shume se sa dobesi karakteri ne faktin qe dikush ngre nje kobure drejt vetes dhe e shkreh, ben nje hap ne asgjesine e nje ure per te mbytur, apo injekton veten me nje doze nga e cila do te gjeje vdekjen...Ndoshta ajo quhet frike apo edhe te mos qenurit "burre" kur njeriu perballet me dhimbje qe tejkalon mundesite per ti dhene nje zgjidhje...dhe zgjedh vetevrasjen, por per mua ka nje fare trimerije, kurajoje apo cfare do lloj force qe mos te ta beje syri terrt qe ta privosh veteveten nga e drejta per jete...
Te kisha qene aq burrnesh do ta kisha bere dhe ri-bere me qindra here, por ne fakt me duket kjo eshte ajo qe na mba neve te tjereve gjalle...pikerisht frika! Te tere kemi patur momente deshperimi dhe depresioni, atehere kur te ze nata dhe ndjen panikun e idese se agimi sdo te vije kurre...nuk kam patur kurajon asnjehere ti ushqej vetes deshira vetevrasjeje per vete faktim qe kam qene frikacake...
Po ju le me fjalet e nje poeti i cili vari veten ne dhomen e nje hoteli, dhe ne mungese se bojes e cila ishte thare, preu damaret nga i cili te merrte gjak per te njomur penden e cila do te shkruante fjalet e tija te fundit...
"Lamtumire mik pa fjale e lote!
vetullat ti ngrysesh ske perse,
vdekja s'eshte gje e re ne bote,
as te rrosh nuk eshte gje e re...!"