Re: Ata qe vendosen te shkonin...

Nqs vete puna aq keq perdor mdma (ecstasy) dhe bej nje seance meditimi, ose nje menyre me konvecionale eshte vizita tek psikollogu. Ka plot zgjidhje. Ne ate bote do shkojme te gjithe nje dite, kush duron fiton.Fillimisht postuar nga edda:
[qb] Ashtu siç u tha me lart nga safe gjeja me e llahtarshme eshte te tejngopesh nga jeta.Te zgjohesh kote,te vazhdosh diten kot ,dhe pastaj te flesh per tu zgjuar prape te nesermen kot.Te mos emocionohesh me per asgje ,te ndjesh sikur te merret fryma prane cdo njeriu,te ndjesh qe asgje nuk ka rendesi pasi ta keni ndjere ndonjeher kete nuk do te thonit se ata qe zgjedhin vdekjen jane me karakter te dobet .Sepse vetem nje i dobet do vazhdonte te jetonte sikur asgje te mos kishte ndodhur.
Nuk e di nese jam e dobet apo e forte dhe nuk e di nese ishte faji im qe jeta me rridhte ashtu..aq monotone..aq pa kuptim..aq pa dashuri.
Kujtoj qe kaloja dite te tera mbyllur ne shtepi duke fjetur. Sa me shume flija aq me e lumtur isha sepse sapo me zinte gjumi shikoja endrra mbushesha me fryme ne nje bote tjeter qe ishte shume e larmishme se kjo qe po jetoja.
Kjo e meposhtmja eshte nje poezi qe e kam shkruar ne ate periudhe:
E lodhur ndjehem në këtë jetë monotone
që ngjan me fjalimet në televizione.
E lodhur ndjehem mes njerëzve hipokritë,
që veç ndërrojnë maskat përditë.
E lodhur ndjehem në këtë qytet,
ku çdo ditë i përngjan një ferri të vërtetë.
E lodhur ndjehem në këtë botë.
ku çdo dëshirë kthehet në lot.
Elbasan, 30.11.1997
Here mendoj qe ka qene periudha e tille shume stresante dhe une s'e perballoja dot gjithe kete stres..boo. Sidoqofte po te isha perseri ne te tilla kushte dhe te me duhej te zgjidhja midis vuajtjes se te shkurter (vetvrasjes) dhe vuajtjes se gjate (jetes) do zgjidhja perseri te paren [/qb]
