Ashpersi

odeon

Forumium maestatis
Odeon, mos deshiron te izolohesh? A deshiron te gjesh rrugen per tek vetvetja? Prit dhe pak dhe degjome.
Armiku jot me i rrezikshem, eshte gjithmone vetvetja qe ti perhere do te takosh, sepse ti intrigon kunder vetes ne pyje e shpella.
O vetmimtar, ti i ke hyre rruges per tek vetvetja! Rruga jote kalon para teje dhe para shtate djajve te tu. Ne syte e vetes heretik, shtrig, magjistar dhe palaço do te behesh, dyshues, i. ndyre, dhe i lig.
Ti duhesh te djegesh brenda vetes flaken tende, s'mund te rilindesh e te rinovohesh po s'u bere se pari vete hi!
O vetmimtar, ti ndjek rrugen e atij qe krijon, ti do te krijosh nje zot prej shtate djajve te tu.
O vetmimtar, ti ndjek rrugen e atij qe dashuron, ti e do veten, dhe prandaj e perçmon,, ashtu sic do te percmoje ai qe vertet te dashuron ende.
Ai qe dashuron, deshiron te krijoje, prandaj perçmon! Ku merr vesh nga dashuria ai qe s'ka mundur te percmoje ate qe dashuron!
Me dashurine tende dhe me krijimin tend, izolohesh, o Odeon, dhe vec me vone do te ndjeke me pas drejtesia.
Me lotet e mia shko ne vetmi, Une e dua ate qe do te krijoje mbi veten, dhe per kete vdes.
 

odeon

Forumium maestatis
Shkel shtigje te reja, gjuhe e re me vjen; u lodha, si te gjithe krijuesit nga gjuhet antike. Shpirti im nuk deshiron me te ece me kepuce te vjetra.
Sa e ngadalshme eshte per mua çdo shprehje; ne makinen tende po hipi, o stuhi! Edhe ty dua te fshikulloj me ligesine time! Si britme gazi dua te kaloj dete te larget, deri sa te gjej ishujt e bekuar ku banojne miqte e mi.
Dhe armiqte e mi, mes tyre! Sa e dua cilindo me te cilin mund te flas! Edhe armiqte i perkasin lumturise sime. Dhe kur dua t'i hip me te egrit nder kuajt qe kam, heshta ime me ndih me shume se gjithcka; ajo eshte sherbetore perhere e gatshme e kembes sime. Heshta, qe ju hedh armiqve! Sa i falenderoj ata, qe me ne fund munda ta hedh!
E rende, teper e rende ishte ngarkesa e rese sime; mes te qeshurash vetetime vershime bresheri te hedh dua, dhe thelle. Me te vertete si stuhi me vijne lumturia dhe liria! Por miqte e mi do te duhet te besojne se '' i Ligu " po ç'fryn mbi kokat e tyre! Po dhe ju do te trembeni, o miq, nga dituria ime e eger, e ndoshta do te arratiseni prej saj, bashke me armiqte e mi. Ah, sikur te dija t'ju therrisja me fyej baritore! Ah, sikur dituria ime luaneshe te mund te mesonte te buronte embelsisht! Bashke , bashke shume gjera ne mesuam.
Dituria ime e eger u mbars mbi male vetmimtare; mbi shkembinj te ashper lindi beben e saj, beben e saj te fundit. Tani si i çmendur vrapon mes shkretetires se pameshirshme dhe kerkon nje plis te bute me bar--ajo, dituria ime e eger. Mbi plisin e bute te zemrave tuaja, o miq, ne dashurine tuaj, do doja te perkundja diturine time!.
 

odeon

Forumium maestatis
Sa larg, eshte kjo "e larget" lumturi Odeonike? Per kete nuk e vras mendjen! Une qendroj fort me te dyja kembet ne kete themel, ne kete themel te perjetshem, ne keta shkembinj te ashper, ne kete mal te larte e te patundur, ku bashkohen te gjitha ererat si tek sinori i tyre, duke pyetur: Ku? Nga ku? Per ku?
Qesh e shkulu se qeshuri dinakeria ime e ndritshme dhe e shenjte. Nga lartesia e malit flakero qeshjen shpotitese e shkreptimtare!
Dhe ndillme me karremin tend, me prehtesine tende mua, peshkun njerezor! Vertitu jashte, o grepi im! Futu thelle e me thelle brenda, karrem i lumturise sime! piko lengun tend te embel, mjalte i zemres! Kafsho, o grepi im, ne barkun e te gjitha hidherimeve te erreta!
Shih perjashta, syri im! Sa dete me rrethojne, sa perendime te ardhshmesh njerezore! Mbi mua, ç'qetesi e trendafilte dhe ç'heshtje pa nje re!
 

odeon

Forumium maestatis
Ka nje Djall brenda shpirtit qe me sjell drejt teje, magjia dhe praktika e tij bejne per mua. Nje djall per t'u vrare qe rruge shpetimi nuk ka me, s'do jete fundi i botes se preku fundin, ehh me mire keshtu. Ka nje djall brenda shpirtit tim qe c'do dite ha brenda meje, eshte mbase jashte c'do logjike por mbase ai eshte, nje mesazh per te kuptuar per te ndjekur nje piste te re sepse ne bejme pjese ne te njejten vuajtje. Eshte mbase kohe per ndryshim qe ti themi jetes si engjej apo si vrases qe c'do njeri ne te kaluaren pati fatin e tij. Ka nje djall brenda meje qe c'do nate me flet per ty, ne librin e tij ka nje formule per mua, kam nevoje per dashurine tende, kam nevoje te ndjehem mire se une s'dua indiference pra pak me shume koshience.
Por une jam nje shpirt i lire, dhe a jetojne dot shpirtrat e lire bashke me femrat? ne pergjithesi une besoj se do me pelqente te thoja te verteten: Do pelqeja me shume te fluturoja vetem.
 
Last edited:

odeon

Forumium maestatis
Tani ulem e prehem ne cdo siperfaqe, dremis neper pasqyra dhe xhame dritaresh si pluhuri i lodhur. Te gjithe me terheqin per diku, asgje s'me dhurojne, dhe per dreq, jam katandisur kaq hollak dhe thatak, sa, per pak, ngjaj si nje hije. Por ti je Nikol, qe prej kohesh te ndjek kemba kembes. Megjithese me fshihesh, kam mbetur ende hija jote me e mire. Kudo ku je ulur, jam ulur dhe une. U enda me ty ne botet me vetmimtare e me te ftohta, si nje fantazem qe s'e ka per gje te vrapoje mbi cati dimerore e mbi debore.
Me ty i bera pluhur e hi te gjitha ato qe me adhuronte zemra, i shkallmova te gjithe kufijte dhe perfytyrimet, duke ndjekur deshira me te rrezikshme. Njehere kalova mbi te gjithe mekatet. Me ty c'mesova t'u besoj fjaleve dhe vlerave te emrave te medhenj, kur djalli nderron lekuren, a nuk nderron edhe emrin? sepse lekura eshte edhe emer. Djalli vete, ndoshta , eshte lekure.
''Nuk eshte e vertete, gjithcka lejohet!" i flisja vetes per t'u cytur. Ah, ku me iku miresia, turpi dhe besimi tek te miret? Ah, ku me humbi kjo pafajesi e hijshme qe kisha njehere, pafajesia ndaj te mireve dhe genjeshtrave fisnike? Mjaft gjera m'u zbuluan, nuk me interesojne me. Asgje nuk eshte me e gjalle, sesa ajo qe dua. Si munda ta dua perseri vetveten? "Te jetoj si ma do qejfi, apo hic fare!", ja cdua. Kete e do edhe me shejtori. Ah, si do mundem te provoj serish kenaqesine? A kam akoma nje qellim? Nje liman, ku te me endet anija?
E pra jetoj perseri rrebeluar kunder gjithckaje, tashme eshte koha te fal dhe marr serish kenaqesi.
 

Balahk

Locus omnem
Tani ulem e prehem ne cdo siperfaqe, dremis neper pasqyra dhe xhame dritaresh si pluhuri i lodhur. Te gjithe me terheqin per diku, asgje s'me dhurojne, dhe per dreq, jam katandisur kaq hollak dhe thatak, sa, per pak, ngjaj si nje hije. Por ti je Nikol, qe prej kohesh te ndjek kemba kembes. Megjithese me fshihesh, kam mbetur ende hija jote me e mire. Kudo ku je ulur, jam ulur dhe une. U enda me ty ne botet me vetmimtare e me te ftohta, si nje fantazem qe s'e ka per gje te vrapoje mbi cati dimerore e mbi debore.
Me ty i bera pluhur e hi te gjitha ato qe me adhuronte zemra, i shkallmova te gjithe kufijte dhe perfytyrimet, duke ndjekur deshira me te rrezikshme. Njehere kalova mbi te gjithe mekatet. Me ty c'mesova t'u besoj fjaleve dhe vlerave te emrave te medhenj, kur djalli nderron lekuren, a nuk nderron edhe emrin? sepse lekura eshte edhe emer. Djalli vete, ndoshta , eshte lekure.
''Nuk eshte e vertete, gjithcka lejohet!" i flisja vetes per t'u cytur. Ah, ku me iku miresia, turpi dhe besimi tek te miret? Ah, ku me humbi kjo pafajesi e hijshme qe kisha njehere, pafajesia ndaj te mireve dhe genjeshtrave fisnike? Mjaft gjera m'u zbuluan, nuk me interesojne me. Asgje nuk eshte me e gjalle, sesa ajo qe dua. Si munda ta dua perseri vetveten? "Te jetoj si ma do qejfi, apo hic fare!", ja cdua. Kete e do edhe me shejtori. Ah, si do mundem te provoj serish kenaqesine? A kam akoma nje qellim? Nje liman, ku te me endet anija?
E pra jetoj perseri rrebeluar kunder gjithckaje, tashme eshte koha te fal dhe marr serish kenaqesi.
jane teper te bukura shkrimet e tua odeon.
 

odeon

Forumium maestatis
icon1.gif
Përgjigje e: Ashpersi
O romance, vegel ligesie, me i pafajshem nga te gjithe! Isha gati per vallen me te bukur; kur frymezimin me notat e tua me vrave! Vetem ne vallezim di te shpreh simbolet e gjerave supreme- dhe tani simboli im suprem ngeci ne fyt, i pathene!, e pazgjedhur me mbeti shpresa ime me e madhe! Dhe me vdiqen te gjithe perfytyrimet dhe kenaqesite e rinise sime! Si durova? Si u sherova, si mbijetova nga ato plage? Si u ngjall shpirti im prej varresh te tille?
Une kam dicka te pacenueshme, te pavarrosshme, dicka qe shkembijte derrmon: ky quhet vullnet, vullnet i hekurt Odeonik.
I heshtur . i pandryshuar viteve mbeti. Vullneti im plak te ec me kembet e mia; i pazemer, mizor dhe i pacenueshem eshte fundi i tij. I pacenueshem une jam veç ne thember. Akoma ti rron, dhe i barabarte me veten qendron, o shembull durimi! Edhe njehere rrugen cave mes te gjithe varreve! Rron akoma tek ti ajo qe sm'u zgjidh gjate rinise; dhe si rini dhe jete akoma ti ketu rri, mbi germadha verdhacake varresh duke shpresuar.
Po, ti je ai qe te gjitha varret germadha i ben; te pershendes, o vullneti im! Se vec ku ka varre, ka edhe ringjallje.
Me degjuan o vullneti im, por pak me besuan, menduan se une luaja lojen e duhur! Tashme e mesuan e kane te qarte qe une jam i vertete dhe flaka gjithcka pas sepse; Mesuesi im Nietzsche tha: Dicka qe eshte buze gremines rrezoje ajo nuk ka shpetim, ne djall te shkoje pra.
Si stuhi fluturojne Odeonet ne rruget e tyre, kjo eshte ecja e tyre. Ndjekin vullnetin e tyre te paepur: kjo eshte ftohtesia e tyre.

Duhet te mesoje te ndertoje ne male ai qe njeh! Per shpirtin pak eshte te luash malet-a e dinit kete?
 

odeon

Forumium maestatis
Nder ata qe shkruajne, dua vetem ata qe shkruajne me ndienjen e vet. Shkruaj me ndienje, e do te mesosh qe ndienja eshte shpirt.
Nuk eshte e lehte te kuptosh ndienjen e tjetrit, prandaj une urrej ata qe lexojne per te kaluar kohen. Ai qe shkruan me ndienje dhe me fjale te urta, nuk duhet vetem te lexohet, ai duhet mesuar permendesh.
Nder male udha e drejte shkon nga maja ne maje, atje do te fleje Odeon sepse ne maja te larta thuhen majat. Ai qe ngjitet ne malin me te larte, qesh me te gjitha dramat, serioze apo te shtira. Mosperfilles, kryengrites, dhunues-keshtu, keshtu na dashuron mençuria; ajo eshte femer, dhe femra dashuron gjithnje luftetarin.
Ju me thoni "jeta eshte e veshtire, jeta nuk durohet". Atehere perse e keni ate krenari ne mengjes dhe ate doreheqje ne mbremje? Jeta eshte e veshtire, jeta nuk durohet por mos u shitni delikate! Te gjithe jemi te hijshem, por edhe gomere ngarkese. E ç'kemi te perbashket ne me gonxhen e trendafilit, qe dridhet kur ne trupin e saj nje pike vese bie? E vertete eshte: e dashurojme jeten, ama jo sepse jemi mesuar me te, po sepse jemi mesuar te dashurojme. Gjithnje ka pak çmenduri e dashuri. Por gjithnje ama, ka ca arsye ne çdo çmenduri. Dhe mua, qe te shtrejte e çmoj jeten, me duket se para gjithçkaje, marrin vesh nga lumturia fluturat dhe flluskat e sapunit, si dhe gjithçka e ngjashme me to, qe egziston mes njerezve. Do te besoja vetem ne nje Zot qe do te dinte te kercente. Dhe kur pashe djallin tim, e gjeta serioz te sakte, thelle, solemn. Ishte shpirti i ndienjes tek ai.
Nuk vritet me inat, por me gaz. Hajde djema te vrasim ndienjen, ate te rendeses. Mesova te ec; po qe atehere bej si bej e vrapoj. Mesova te fluturoj; qe atehere nuk pres te me godasin, per te levizur nga vendi.
Tani jam i lehte, tani fluturoj, tani nje Odeon me perdor per te kercyer. E pra Odeoni gjeti serish qetesine dhe lirine, tashme jam i lire te fluturoj serish.
 

odeon

Forumium maestatis
Rreth drites se lirise vertitem, dhe Odeonet e rinj. Por sa me shume shtyhem ne moshe, aq me teper me ftohet e hollohet gjaku. Tani me ha malli per qetesine, erresiren, peshperitjet dhe soben e ngrohte.
Ndoshta me eshte zbehur kurajoja, meqe vetmia me ka gelltitur si nje balene? Ah, gjithmone jane te paket ata qe kane ne zemer nje kurajo te gjate e te zellshme dhe ata qe kane nje shpirt durimtar. Gjithcka tjeter mbetet eshte veç poshtersi.
Kush eshte nga soji im Odeonik, do t'i takoje ne udhen e pervojes, dhe keta do jene amoralet dhe pehlivanet, me pas do takoje besniket, e keta do jene jo pak, plot dashuri, plot cmenduri, plot adhurim feminor.
Me keta besnike nuk duhet te lidhe kush zemren ne mes te njerzve, eshte nga soji im i kesaj vere mes luadheve plot ngjyra. Mund te veproje edhe ndryshe, mund te deshiroje edhe ndryshe. Gjysma sebashku me gjysmen e prishin te teren. Fletet fishken, perse te ankohesh!
Leri te ikin e te bien, Odeon, dhe mos u anko! Apo me mire shushuri me eren nen to.
Fryj nen kete gjethe, Odeon, qe gjithcka e fishkur t'ia mbathe me vrap para teje!
 

odeon

Forumium maestatis
Qe lartesia e vetmuar te mos jete perjetesisht e shkrete dhe e vetekenaqur, qe mali te zbrese ne lugine, dhe ererat e kreshtave te fryjne ne rrafshultat: Oh, kush do ta gjeje emrin e pershtatshem per te pagezuar nje frymezim te tille! "Virtyt qe te nenshtron", keshtu e quajti nje here Odeon kete te paemer. Dhe atehere ndodhi, per here te pare, qe fjala e tij te levdonte egoizmin, te shenjtin dhe te mirin egoizem, qe buronte nga shpirti i fuqishem. - Nga shpirti i fuqishem, te cilit i perkiste nje trup i larte, i hijshem, ngadhenjimtar, plot me jete, qe per gjithcka behet shembelltyre. Trupi i lakueshem e joshes, valltari simbol i te cilit eshte shpirti i gezuar i tij. Gezimin egoist te ketij trupi e te ketij shpirti e quajti"virtyt". Me fjalet e tij per te miren e per te keqen, ky gezim egoist mbrohet nga vetja, sikur t'i rrinin rreth e qark si nje pyll i shenjte. Me emrat e lumturise se tij ai debon nga vetja gjithcka perbuzese. Duke debuar nga vetja gjithcka qe ka frike, ai thote: e keqe - Kjo eshte frika. E perbuzshme i duket gjithcka qe lengon, psheretin, ankohet dhe grumbullon perfitime te vockela. Ai perbuz edhe urtesine ankimtare, sepse, ne te vertete ka nje urtesi qe lulezon ne erresire, nje ultesi me hije nate, qe gjithnje psheretin: "Gjithcka eshte e kote!". Ai nuk cmon pabesine e frikesuar dhe ata qe duan betime ne vend te syve dhe te duarve; dhe as urtesine teper te pabese, sepse ky eshte qendrimi i shpirtrave frikacake. Sajdia i duket akoma me e ulet. Bushter qe shtrihet menjehere ne kurriz, e pervuajtur. Kete i shkakton edhe urtesia e pervuajtur qenerore, e devotshme dhe plot respekt. Ai urren gjer ne neveri ate qe nuk do te mbrohet, qe gelltit peshtyma me helm e veshtrime te liga, durimtarin qe doron gjithcka e nga c’do gje eshte i kenaqur. Keto jane vetem veprime sklleverish. Te keqe ai quan gjithcka qe eshte e ulet, e perulur dhe servile, syte qe te miklojne me frike, zemrat e shtypura, qendrimin e shtrire e burracak, qe te puth me buzet e gjera me druajtje. Urtesi te rreme, keshtu quan ate qe sherbetoret, pleqte dhe te sfiliturit e shtrydhin nga shpirti dhe mbi te gjitha c’mendurine absurde e pedante te femrave. Sa dem shkaktojne me intrigat egoiste dijetaret e ceket e te rreme, femrat, te lodhurit nga jeta, dhe ata qe e kane shpirtin si te grave e te lakejve. Ky duhet te jete e te quhet virtyt, te ngriturit kunder egoizmit!
 

odeon

Forumium maestatis
Goja ime eshte ajo e Odeonit, kaq ashper dhe hapur flas une per lepujt e veshur me mendafsh. Kunder burdullakeve te ngjyrave dhe dhelprave te penes tmerrshem me shperthejne fjalet. Dora ime eshte e llahtarshme. Mjere tryezat dhe muret, qe u bejne vend bojatisjeve dhe shgarravinave te te marreve! Kemba ime eshte nje kembe si e kalit. Me to une sulem e rend revan mbi c'do pengore, kryq e terthor, duke provuar nje kenaqesi diabolike nga vrapimi i shpejte. Stomaku im eshte ndoshta stomak shqiponje? Sepse pelqen mbi te gjitha mishin e qingjit. Pa dyshim qe eshte stomak shpendi. Te ushqehem me ushqime te delira e te perkora, i gatshem, i pandalur per fluturime, per t'u leshuar hapesirave, - kjo eshte natyra ime, si nuk do te isha i perngjashem me shpend! Dhe mbi te gjitha meqe jam si zogu, jam armik i shpirtit te rendeses, armik i palekundur, i betuar dhe i lindur. Oh, gjer ku nuk fluturon dhe dalldiset armiqesia ime! Ketu lart do t'ia marr, megjithese pa njeri ne nje shtepi te shkrete e me duhet te kendoj per veten per veshet. Dikur predikoja qe duhet te dashurojme me nje dashuri te shendetshme e te mbare, por te mesosh te dashurosh, nuk eshte urdher as per sot, as per neser. Perkundrazi. Nga te gjitha artet eshte me i holli me dinaku, dhe me durimtari. Me kete predikim une dashuroj, dhe rralle me mbaron durimi. E pra keshtu them te vazhdoj edhe mbi kete maje mali. i shtrire me koken nder lule te harlisura, te vazhdoj te dashuroj sipas menyres sime, dhe ti kete e di?.
 

odeon

Forumium maestatis
A kam akoma qellim? Nje liman, ku te me endet anija? Nje ere te mbare? Ah! Vec kushedi se per ku udheton, e di se cila ere eshte e mbare dhe cila per lundrim.
C'me mbeti? Nje zemer e lodhur dhe e pacipe, nje vullnet i paqendrueshem, nje krah i pasigurte dhe nje kurriz i derrmuar.
Ky kerkim per te gjetur nje strehe, sic e di, Odeoni, ishte prova me e eger, qe me mori shpirtin. Ku eshte streha ime? Pyes, e kerkoj dhe e kerkoj dhe nuk e gjej. Ti je hija ime - tha Odeoni me trishtim. Nuk eshte i vogel rreziku, shpirt i lire dhe endacak. Kalove nje dite te keqe, ki mendjen mos te kesh edhe naten me te keqe.
Endacake si ti, ndiehen te lumtur edhe ne nje kaush burgu. A i ke pare si flene kriminelet e burgosur? Flene te qete, i gezohen sigurise se re.
Ki mendjen mos te mbertheje ndonje besim i ceket, ndonje iluzion i ashper dhe i rrepte, sepse, pak me pare, u joshe dhe u tundove nga gjithcka e forte dhe e ngushte!
Ti e ke humbur qellimin. Ah, si do te mund te ngushellohesh e te te qahet halli per humbjen? Mos ke humbur edhe udhen?
I gjori endacak, enderrimtar dhe i lodhuri fluturak! A do te kete mbremje nje vend prehjeje dhe strehimi? Ngjitu ne male Odeon! Ja rruga qe te con atje! me duhet te largohem me nxitim prej teje. Nje hije po nderet mbi mua, dua te bredh vetem, qe perseri gjithcka rreth meje te jete me drite. Per kete duhet te rri ne kembe, mbase dhe i trishtuar. Kjo mbremje prane meje mbase edhe nuk do te hedhe valle!
 

odeon

Forumium maestatis
Ne keto kohe, me ne fund mund te ndodhe qe, mes dritash te papritura dhe nje shendeti te paplote, ende te ndryshueshem, nis te zbullohet per shpirtin e lire, gjithnje e me te lire, enigma e asaj ndarjeje te madhe qe deri atehere ishte pritur ne kujtesen e tij, e erret, e dyshimte, pothuajse e pakapshme. Nese, per nje kohe te gjate, ai mezi guxonte te bente pyetje te tilla: Perse kaq i vecuar? Kaq i vetmuar? Pse kam hequr dore nga gjithcka qe e nderoja dikur? Madje kam hequr dore nga vete nderimi? Perse kjo ashpersi, ky dyshim, kjo urrejtje per vete virtytet e mia? - tani guxon te pyese me ze te larte dhe guxon te jape nje lloj pergjigjeje. "Ti duhet te behesh zot i vetes, zot i virtyteve te tua". Me pare ato ishin sundueset e tua; por ato duhet te jene thjesht instrumenta, prane cdo mjeti qe te perket ty. Ti duhet te marresh sundimin mbi Pro-ne dhe Kundra-n tende dhe te mesosh t'i lidhesh e t'i zgjidhesh sipas qellimit tend me te larte.Duhet te te mesosh te kuptosh ate qe eshte perspektive ne cdo vleresim- zhvendosjen, shtremberimin dhe teologjine e horizonteve si dhe gjithcka; madje edhe sasine e budallalekut qe nevojitet kundrejt vlerave te kunderta dhe per te gjitha humbjet intelektuale me te cilat paguhet cdo pro dhe cdo kundra. Ti duhet te mesosh te kuptosh padrejtesine e nevojshme te cdo pro-je dhe kundra-je, padrejtesine si te pandare nga jeta, jeten vete site kushtezuar nga perspektiva dhe nga padrejtesia e saj. Ti duhet, mbi te gjitha, te shikosh me syte e tu vendin ku padrejtesia eshte gjithnje me e madhe: pra vendin ku jeta eshte me e vogel, me e ngushte, ku zhvillohet me e varfer dhe me primitive gjithsesi, nuk mundet ta marre veten e saj si qellim dhe mase te gjerave dhe, nga dashuria per ruajtjen e vetes, te derrmoje dhe te vere ne pikepyetje, fshehtas, pak nga pak dhe pa u lodhur, ate qe eshte me e larte, me e madhe dhe me e pasur- ti duhet te shikosh me sy problemin e hierarkise dhe menyren me te cilen fuqia, drejtesia dhe shtrirja e perspektives rriten se bashku sa me shume ngrihesh. Ti duhet...- mjaft tashme shpirti i lire e di se ciles ' ti duhet' i eshte bindur, madje e di edhe ate qe mundet te beje tani, ate qe duhet te beje tani.....
 

odeon

Forumium maestatis
Keshtu jane shpirterat fisnike, nuk duan asgje prej gjeje, dhe aq me pak jeten. Ai qe i perket turmes, do te jetoje me kot; por neve qe na u dha jeta, ne vrasim mendjen se cfare do ti japim si shkembim.
Eshte fjala fisnike ajo qe thote: 'Ate qe na premton jeta, e duam, per te mbetur ne jete!'
Nuk duhet gezuar ajo qe nuk te jepet per ta gezuar! kenaqesia dhe pafajesia jane dy gjerat me te turpshme, asnje nga te dyja nuk do te kerkohet. Mund ti zoterosh, por me mire akoma te kerkosh fajin dhe dhimbjen!
O Odeonet e mi, ne te gjithe pergjakemi ne altarin e fshehte te sakrificave, ne digjemi dhe piqemi per nderin e idhujve te vjeter. Ajo qe eshte e mizore tek ne eshte akoma e re, ajo i acaron pallatet e motshme. Keshtu kerkon soji yne. Une i dua ata qe duan te ruhen. Ata qe perendojne i dua me gjithe zemren, sepse ata ikin pertej kesaj bote.
 

odeon

Forumium maestatis
Oh, qielli mbi mua i pastër e i thellë ! Greminë drite ! Duke të soditur, drithem nga dëshira hyjnore.
Të vërtitem në lartësitë e tua, ja thellësia ime ! Të fshihem në dëlirësinë tënde – pafajësia ime !
I heshtur mbi detin në pështjellim më shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janë për mua një zbulim për shpirtin e trazuar.
Më erdhe e mbështjellë me bukurinë tënde. Më fole pa fjalë që tregojnë mënçurinë.
Oh, si nuk të kam zbuluar të gjithë turpin e shpirtit ! Erdhe tek unë përballë diellit, o vetmitare.
Ne jemi miq të përhershëm. Ne kemi të përbashkët trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi të përbashkët edhe diellin.
Ne nuk flasim. Mjaft gjëra i dimë. Ne rrimë në heshtje. Me një qeshje shfaqim atë që dimë.
A nuk je ti dritë e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt Odeoni që më njeh e depërton gjer në thellësitë intime?
Së bashku kemi mësuar çdo gjë. Së bashku kemi mësuar të tejkalojmë veten, dhe të qeshim pa një hije reje.
Të qeshim me sytë e kthjellët, nga largësitë të paana, ndërsa ndën ne avullojnë si shiu shtrëngesa, synimi e gabimi.
Dhe kur endem i vetmuar, ç’kërkon shpirti im i vetmuar nëpër netët dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ç’kërkoj tjetër veç teje?
Dhe gjithë këto bredhje e gjithë këto ngjitjet, janë për mua një nevojë dhe një dalje nga ngathtësia. Të fluturoj është e vetmja gjë që dëshiron vullneti im, të fluturoj tek ti.
Dhë ç’gjë urrej më tepër sesa retë që mërgohen e gjithçka që të errëson ty? Urrej edhe zemërimin tim sepse të njollos.
I kam inat retë që ikin, këto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unë çka kemi të përbashkët, - pafundësinë, “Po” – në e pambarim dhe “Amen !” – i.
Ne i urrejmë këto kodoshë e furacake. Retë që ikin. Këto qenie të dykuptimta, që nuk arrijnë as të bekojnë e as të mallkojnë nga thelbi i zemrës.
Do të desha më mirë të ngujohem brenda një fuçie e të mos e shoh këtë qiell. Të rri në këtë humnerë e të mos e shoh këtë kube qiellore fëlliqur nga retë që ikin.
Shpesh më ngërthen dëshira të gozhdohem në një fije ari, i dhëmbëzuar prej rrufesë e në barkun e tyre të fryrë t’i bie daulles si një shpërthim bubullime.
Daullexhi i zemëruar, sepse ato më kanë vjedhur “Po” – në dhe “Amen !” – in tënd.
Më pëlqen më fort rropama, bubullima dhe poshtërimi i kohës së keqe, sesa kjo prehje prej maçoku të kujdesshëm e imtar. Tek njerëzit urrej mbi të gjithë ata që ecin lehtë, gjysmëqeniet dyshimtare e imtare si retë.
Dhe “kush nuk di të bekojë, duhet të mësojë të mallkojë !” – kjo doktrinë e qartë më ka rënë nga qielli i kthjellët. Si yll më ndrin edhe netët më të errëta.
Unë bekoj, them “Po”, sepse ti më rrethon, ti e dëlirë, e ndritshme, greminë drite ! Në të gjitha qiejt do ta çoj “Po” – në time që bekon.
U bëra një bekimtar që pohon me krenari se luftova gjatë për këtë, gjersa çlirova duart për të bekuar.
Ky është bekimi im: qofsh sipër çdo gjëjë si qielli, si çatia e tij sferike, si kupola e kaltër, si siguria e vet e përjetshme. Është i lumtur ai që bekon në mënyrë të tillë.
Të gjitha janë pagëzuar në burimim e përjetësisë, tej kufijve të së mirës e të së keqes. E mira dhe e keqja nuk janë veç hije endacake, trishtime të thella dhe re që kalojnë !
Unë bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: “Mbi të gjitha gjërat mbretëron qieli i fatit, qielli i pafajësisë, qielli i paparashikuar, qielli i trillit”.
“Për fat” – ja fisnikëria më e lashtë e botës, që ia kthej të gjitha gjërave, dike çliruar nga skllavëria e një qëllimi. Këtë liri e kthjelltësi qiellore e vura si këmbanë të kaltër mbi gjithçka kur mësova që mbi ta dhe për ta, nuk duhet asnjë “vullnet i përjetshëm”. Këtë trill e këtë çmenduri e vendosa në vend të këtij vullneti kur mësova se, “mbi të gjitha vetëm një gjë është e pamundur, të qenit i arsyeshëm !”.
Pak arsye është e nevojshme. Një thërrime mençurie e shpërndarë nga ylli në yll. Ja tharmi i përzierë tek gjithçka. Për dashuri të çmendurisë, mençuria është e shpërndarë ngado.
Pak dituri është e mundur të fitohet. Kjo siguri e bekuar gjëndet në të gjitha gjërat që vallëzojnë nën këmbët e fatit.
Oh, qiell sipër meje i pastër e i lartë ! Imja është tani kjo dëlirësia jote, ku nuk ka asnjë merimangë të arsyes e asnjë pëlhurë të përjetshme të saj. Ti je për mua një vend vallëzimi për trillet hyjnore të fatit, një tryezë hyjnore për zarët e kumarxhinjve hyjnorë.
Ti u skuqe? Mos po flas gjëra që s’duhen thënë? Mos po blasfemoj kur dëshiroja të bekoja?
Apo turpi i të qënit i dyzuar të bën që të skuqesh?
Mos më thuaj të iki e të hesht, sepse po vjen dita?
Bota është e thellë, më e thellë nga ç’e beson dita. Nuk mund të thuhen të gjitha në praninë e ditës. Por dita erdhi, të ndahemi pra !
O qiell sipër meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gëzimi im, përpara sesa dielli të zbardhë ! Dita erdhi, të ndahemi pra !?” –
 

odeon

Forumium maestatis
icon1.gif
Përgjigje e: Ashpersi
O shpirti im, Të dhashë liri mbi gjithçka që është krijuar dhe nuk është krijuar. Kush, porsi ti, njeh dëshirën e së ardhmes?
O shpirti im, të mësova përbuzjen që nuk vjen si një tenjë, por përbuzjen e dashur, e cila, kudo më shumë, ndien përbuzje më të thellë.
O shpirti im, të mësova të bindesh në të tillë mënyrë, sa dhe shkaku të të dorëzohet, ashtu si qielli që ia mbush mendjen edhe diellit të ngjitet në lartësitë e tij.
O shpirti im, çrrënjosa prej teje çdo bindje, çdo gjunjëzim, çdo servilizëm.
O shpirti im, të kam ngjitur emra lloj e lloj ngjyrash, të kam quajtur “fat” dhe “rreth i rretheve”, “litarth i kërthizës së kohës” dhe “këmbanë e kaltër”.
O shpirti im, të dhashë të pije në mbretërinë tënde tokësore të gjithë urtësinë time, të gjitha verërat e reja, dhe të gjitha verërat e forta dhe të vjetra të mençurisë.
O shpirti im, të derdha çdo diell dhe çdo natë, çdo heshtje dhe çdo dëshirë, dhe u rrite si një trung hardhie.
O shpirti im, tani je i ngarkuar dhe përplot me begati, një trung hardhie me gjinj të fryrë, plot me bistakë rrushi me një ngjyrë të zeshkët të praruar. I ngarkuar dhe e shtypur nga lumturia jote, në pritje e në mbushullim dhe i turpëruar nga pritja.
O shpirti im, nuk ka asgjëkundi një shpirt më të dashur, më të gatshëm për përqafim, më të gjerë. Ku gjetiu e ardhmja dhe e shkuara mund të jenë më afër njëra – tjetrës sesa tek ti !
O shpirti im, gjithçka të dhashë dhe në duar s’më ka mbetur më asgjë, dhe tani? Dhe tani më thuaj duke qeshur dhe plot melankoni “Cili nga ne duhet të falenderojë? A nuk duhet të falenderojë dhurimtari marrësin e dhuratës? Nuk është nevojë të dhuruarit? A nuk është mëshirë të marrurit?”
O shpirti im, duke qeshur e kuptuar buzëqeshjen e melankonisë, mbushullimi të shtrin duart plot dëshirë.
Bollëku yt e hedh vështrimin mbi detet që gjëmojnë. Kërkon dhe pret. Dëshira e pafund e tij hedh vështrimin në qiellin e qeshur të syve të tu.
Dhe, në të vërtetë, o shpirti im, kush do ta shihte buzëqeshjen tënde pa lotë? Dhe engjëjt vetë qajnë nga mirësia e madhe e buzëqeshjes sate. Mirësia dhe tejmirësia jote nuk i do ankimet dhe lotët por buzëqeshja të mallohet për lotë dhe për dënesa goja që dridhet.
“A nuk është çdo qarje një ankim? Dhe çdo ankim një akuzë?” Kështu i flet ti vetes, por përse buzëqesh, o shpirti im, përpara sesa ta zbrasësh dhimbjen; ta derdhësh në dallgë lotësh të gjithë dhimbjen që të shkakton mbushullimi dhe të gjithë ankthin e vreshtës për vreshtarin e biçakun e tij? Në nuk do të qash, mos qaj gjersa të neveritet mërzija jote e purpurtë. Ti duhet të këndosh, shpirti im ! Vështro, unë vetë po qesh, unë që të thoja: Këndo me zë të fuqishëm gjersa të heshtin edhe detet, nga dëshira jote e madhe, gjersa mbi detet e heshtur e të përndezur të shkasë varka, kjo mrekulli e artë, dhe rreth shkëlqimit të saj të vërsulen të gjitha gjërat e mira, të këqija e të mahnitshme. Shumë kafshë, të vogla e të mëdhaja, gjithçka që ka këmbë të lehta, do të sulet në shtigjet ngjyrëmanushaqeje, drejt detit të praruar, drejt varkës së lirë dhe timonierit. Ai është vreshtari që të pret me një biçak të diamantë në dorë, çlirimtari i madh, shpirti im, i paemëri, të cilit do t’i venë një emër këngët e së ardhmes.
Dhe, në të vërtetë, frymëmarrja të ka aromën e këngëve të së ardhmes, ti tani digjesh dhe ëndërron, pi i etur në bunaret ngushullimtare që kumbojnë, dhe gëzimi të prehet në lumturinë e këngëve të së ardhmes.
O shpirti im, të dhashë gjithçka, edhe të mirën më të fundit. Në duar nuk më mbeti më asgjë, të fala dhe zjarrin e këngës, dhuratën time më të fundit. Të fala zjarrin e këngës. Fol, tani, fol, kush duhet të falenderojë?
Apo më mirë: këndo për mua, shpirti im ! Dhe më lër të të falenderoj !”
 

Balahk

Locus omnem
Ne keto kohe, me ne fund mund te ndodhe qe, mes dritash te papritura dhe nje shendeti te paplote, ende te ndryshueshem, nis te zbullohet per shpirtin e lire, gjithnje e me te lire, enigma e asaj ndarjeje te madhe qe deri atehere ishte pritur ne kujtesen e tij, e erret, e dyshimte, pothuajse e pakapshme. Nese, per nje kohe te gjate, ai mezi guxonte te bente pyetje te tilla: Perse kaq i vecuar? Kaq i vetmuar? Pse kam hequr dore nga gjithcka qe e nderoja dikur? Madje kam hequr dore nga vete nderimi? Perse kjo ashpersi, ky dyshim, kjo urrejtje per vete virtytet e mia? - tani guxon te pyese me ze te larte dhe guxon te jape nje lloj pergjigjeje. "Ti duhet te behesh zot i vetes, zot i virtyteve te tua". Me pare ato ishin sundueset e tua; por ato duhet te jene thjesht instrumenta, prane cdo mjeti qe te perket ty. Ti duhet te marresh sundimin mbi Pro-ne dhe Kundra-n tende dhe te mesosh t'i lidhesh e t'i zgjidhesh sipas qellimit tend me te larte.Duhet te te mesosh te kuptosh ate qe eshte perspektive ne cdo vleresim- zhvendosjen, shtremberimin dhe teologjine e horizonteve si dhe gjithcka; madje edhe sasine e budallalekut qe nevojitet kundrejt vlerave te kunderta dhe per te gjitha humbjet intelektuale me te cilat paguhet cdo pro dhe cdo kundra. Ti duhet te mesosh te kuptosh padrejtesine e nevojshme te cdo pro-je dhe kundra-je, padrejtesine si te pandare nga jeta, jeten vete site kushtezuar nga perspektiva dhe nga padrejtesia e saj. Ti duhet, mbi te gjitha, te shikosh me syte e tu vendin ku padrejtesia eshte gjithnje me e madhe: pra vendin ku jeta eshte me e vogel, me e ngushte, ku zhvillohet me e varfer dhe me primitive gjithsesi, nuk mundet ta marre veten e saj si qellim dhe mase te gjerave dhe, nga dashuria per ruajtjen e vetes, te derrmoje dhe te vere ne pikepyetje, fshehtas, pak nga pak dhe pa u lodhur, ate qe eshte me e larte, me e madhe dhe me e pasur- ti duhet te shikosh me sy problemin e hierarkise dhe menyren me te cilen fuqia, drejtesia dhe shtrirja e perspektives rriten se bashku sa me shume ngrihesh. Ti duhet...- mjaft tashme shpirti i lire e di se ciles ' ti duhet' i eshte bindur, madje e di edhe ate qe mundet te beje tani, ate qe duhet te beje tani.....
shume shume e bukur :)
por sa mire do ishte qe keto shkrime kaq te bukura,te botoheshin dhe gjithkush te kete mundesin t i gjej ne librarit ose bibliotekat tona :)
 

odeon

Forumium maestatis
“Në sytë e tu vështrova, pak më parë, o jetë. Arin kundrova të shkëlqente në sytë e tu natorë dhe zemra m’u platit nga kënaqësia.
Një varkë të artë sodita të vetëtinte në ujrat e natës, një varkë e artë, që fundosej, përkundej dhe ngrihej sërish.
Më hodhe një vështrim tek këmbët e dalldisura për vallëzim, një vështrim të qeshur, pyetës dhe dëshirak.
Vetëm dy herë u re zileve me duart e vogla, dhe këmbët më fërgëlluan nga dehja e valles. Thembrat m’u nderën, gishtërinjtë e këmbëve mbajtën vesh, për të kuptuar. A nuk u dëgjojnë dhe gishtërinjtë e këmbëve valltarëve? Drejt teje kërceva, ti u stepe nga ky vrull, flokët e tu të gjatë e valimtarë më lëpinë me gjuhën e tyre.
Kërceva larg teje dhe gjarpërinjve të tu. Gjysmë e zhveshur, më hodhe vështrimin plot dëshirë. Me vështrime të tërthorta më mësove shtigje të tërthorta, dhe nëpër to këmbët më mësuan dredhinë.
Të trembem, kur të kam pranë. Të dëshiroj, kur më je larg. Ikja jote më josh, kërkimi yt më shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga dëshirimi !
Për ty, që ndez me ftohtësinë, të josh me urrejtjen, të bën për vete me ikjen, të prek thellë me talljen.
Kush nuk do të të urrente ty, magjistare dhe rrënimtare, joshëtare dhe kërkimtare, ledhatare dhe pendestare.
Kush nuk do të donte ty, e pafajshme dhe e paduruar, e nxituar dhe mëkatare me sy fëmijërorë.
Ku po më çon tani tek virtyti apo te vesi? Tani më ikën prapë, hutaqe, e ëmbël dhe mosmirënjohëse !
Të ndjek pas duke vallëzuar, edhe në shtigje të pasigurta. Ku je? Jepmë dorën ! Apo vetëm një gisht të saj ! Këtej ka zgafella dhe kaçube drizash, mund të humbasim udhën ! Ndalo ! Mos ec më tej ! A nuk sheh si fluturojnë përreth lakuriqë nate dhe hutinë?
Ti hutin ! Ti laskuriq nate ! Ti do të tallesh me mua ! Ku jemi?
Prej qenve e mësove këtë ulërimë edhe lehje.
Më rrëfen dhëmbët e vegjël e të bardhë, sytë që më shohin përmes flokëve të dredhura më plagosin.
Kjo është një valle nëpër male e lugina. Unë jam gjahtari, a do të jesh langoi apo kastori im? Afromu ! Më e shpejta vallëtare zemërkeqe !
Tani për lart ! Dhe tani nga ana tjetër ! Vaj medet, duke kërcyer rashë dhe u shëmba. Ah, shihmë si dergjem ! Dëgjoje si lutem !
Me ëndje do të ndiqja nëpër shtigje dhe më të përpjeta ! Nëpër shtigjet e dashurisë përmes kaçubeve shumëngjyrëshe. Apo, poshtë, në shtigjet e nënujshme të liqenit, ku notojnë dhe hedhin valle peshqit e artë. U lodhe? Atje poshtë kullosin delet dhe skuq dielli që po perëndon. Nuk është e bukur të flesh, kur barinjtë u bijen fyejve. Je tepër e lodhur? Për atje të çoj unë, vetëm më lër të mbahem te krahu ! Mos ke etje?
Do të ta shuaja etjen, por nuk dua ta pijë goja jote !
Ah, kjo nepërkë e nëmur, e shkathët, e zgjuar, kjo shtrigë e pangopur ! Ku je? Ndiej nëpër fytyrë shenjat e duarve të tua, si dy makje të kuqërremta. Jam lodhur së qeni bari për ty.
Për ty kam kënduar: moj zemërqene, tani duhet për mua të ulërish.
Duhet të kërcesh e të ulërish nën ritmin e kërbaçit !
Unë të harroj kërbaçin? Jo !”
 

h3o

Papirus rex
Jashte teme. Pse e kane ne kultur ruset qe te thirren me 20 emra. :)
Ke mundesi te beq nje sqarim jahste teme. :)
 

odeon

Forumium maestatis
Hej Odeone, mos te shkoje mendja se erdha ketu, per te ndrequr te keqen qe bete?
Apo qe t'i shtroj shtratin te menduarit? Apo t'u tregoj udhen te shqetesuarve, te perhumburve, apo te menduarve?
Jo! Jo! Dhe Jo! Duhet qe Odeone si ju te vuajne vuajtje me shume, edhe me te miret. Fati juaj duhet te jete me i ashper dhe me i lig. Vetem keshtu, vetem keshtu Odeoni rritet drejt lartesise, ku te qellon dhe te djeg rrufeja, i larte aq sa duhet.
Drejt te rralleve, te largetave, te lartave me priret mendja dhe shpirti. Ku ju futen ne sy vogelsia, shumimi dhe mjerimi juaj.
Vuajtjet qe heq me duken ende te pamjafueshme, vuaj per veten, dhe jo per njeriun. Do ju genjeja, sikur te thoshja te kunderten. Ju nuk vuani te gjithe, per çka vuaj une!
Nuk me vjen mire qe rrufeja nuk beri me shume deme, dhe as qe rropatem t'a shmang. Ajo duhet te mesoje te punoje per mua.
Dija me rritet e zgjerohet gjithnje e me teper, si nje re qe mbledh rrebesh, ajo behet gjithnje e me e heshtur dhe me e erret. Keshtu ndodh me te gjitha dijet, nga te cilat shkrep rrufeja.
Per njerezit e sotem s'dua te jem drite, dhe as te quhem drite. Ata dua ti verboj. Rrufe e dijes, verbojua syte!
 
Top