Ashpersi

odeon

Forumium maestatis
Sa bukur, me njeri-tjetrin te heshtim,
Dhe shume me bukur, me njeri-tjetrin te qeshim,
Nen nje tende qiellore si mendafsh
Te mbeshtetur ne nje ah, me myshk
Me miqte e tu te qeshesh me ashk
Dhe dhembet e bardhe ti zbardhesh.

Nese e kam bere mire, do te heshtim;
Nese e kam bere keq, do te qeshim
Dhe do te bejme gjithnje e me keq,
Me keq do te bejme, per dreq,
Deri sa poshte ne varr te zbresim.

Miq! Si thoni, keshtu duhet te jete?-
Amen! shihemi heren qe vjen!

S`kerkohet falje! Nuk jepet falje!
O njerez gazmore e zemer-lire
Ketyre shkrimeve te paarsyshem
jepini veshe, zemer dhe strehe!
Miq, me besoni, kjo marrezi
Per mua nuk eshte aspak mallkim!

Ajo qe gjej, ajo qe kerkoj une-
A gjendet valle ne ndonje liber?
Nderoni tek une legjionin e te marresh!
Mesoni nga kto shkrime te cmendurish,
Se si arsyeja mberrin "mes malesh"!

Pra, o miq, keshtu duhet te ndodhe?
Amen! Shihemi heren tjeter, vone!
 

odeon

Forumium maestatis
C`fare mund te premtoj
Mund te premtoj veprimet, por jo ndienjat, sepse keto jane te pavullnetshme. Ai qe i premton dikujt se do ta doje pergjithmone ose do ta urreje pergjithmone, premton gjera qe nuk jane ne doren e tij; por une mund te premtoj veprime qe zakonisht jane pasoja te dashurise, te urrejtjes, te besnikerise, dhe te cilat mund te rrjedhin edhe nga motive te tjera; sepse shume rruge dhe shume motive te cojne ne nje veprim. Pra, premtimi qe do ta dua pergjithmone nje tjeter, ka kete domethenie; deri sa do te dua, do te shfaq veprimet e dashurise; nese nuk do te dua me, megjithate ti do vazhdosh te marresh prej meje te njejtat veprime, edhe nese ato rrjedhin nga motive te tjera: keshtu qe, ne mendjen e njerezve te tjere, mbizoteron ideja se dashuria nuk ka ndryshuar dhe eshte gjithnje e njejta. Ne kete menyre, premtoj kohezgjatjen e dukjes dashuri, ne nje kohe qe, pa u verbuar para vetes sime, ti premtoj tjetres nje dashuri te perjetshme.
 

odeon

Forumium maestatis
icon1.gif
Përgjigje e: Ashpersi
Ah, cfare jeni ju, mendimet e mia te shkruara dhe te shprehura! Nuk ka kaluar shume kohe kur ishit ende aq te larmishem, te rinj dhe te keqinj, te mbushur plot me thumba dhe gjera te fshehta sa te me benit te teshtija dhe te qeshja; po tani? Tani jeni zhveshur nga risia juaj dhe kam frike se disa nga ju jane te gatshem per t'u bere te verteta: Aq shume te pavdekshem duken tashme, aq shume te ndershem sa te kepusin shpirtin, aq shume te merzitshem! Por a ka qene valle ndonjehere? Cfare shkruajme dhe pikturojme ne mandarinet me penel kinez, ne te perjetshmit e gjerave qe lihen te shkruara, cfare jemi te zote ne te pikturojme vete? Ah, gjithmone vetem ate qe deshiron te fishket dhe qe fillon te humbase eren! Ah, gjithmone vetem stuhi qe davariten, ndienja te vonuara te mbaruara dhe te zverdhura! Ah, gjithmone vetem zogj qe kane fluturuar dhe fluturuar deri sa jane lodhur dhe qe tani e lene veten te kapen edhe me dore, me doren tone! Ne pavdeksojme ate qe nuk mund te jetoje dhe te fluturoje per nje kohe te gjate: Mendimet e mia te shkruara dhe te pikturuara, per te cilat vetem kam ngjyra, ndoshta shume ngjyra, shume delikatesa te larmishme dhe pesedhjete ngjyra te verdha, kafe, jeshile dhe te kuqe: por askush nga ata nuk e merr me mendje se c'pamje kishit ju ne mengjeset tuja, ju shkendija te papritura dhe mrekulli te vetmise sime, ju mendimet e mia te lashta, te dashura... te keqia!
 

odeon

Forumium maestatis
Ne castet e perendimit te diellit, degjova nga nje kulle nje tingull te gjate kembane: nuk donte te ndalej dhe tingellonte, si i pangopur me veten, permbi zhurmen e rrugeve ne qiellin e mbremjes dhe ne ajrin e detit, kaq i tmerrshem, njekohesisht kaq femijeror, kaq i mbushur me trishtim. Atehere une mendova me fjalet e Nietzsches dhe befas i ndjeva ato ne zemer 'Ne teresi ajo qe eshte njerezore nuk meriton nje seriozitet te madh; e megjithate....

Ta kryesh me vone, me gjakfohtesi dhe me qetesi, ate qe ke thene, premtuar, vendosur ne nje cast pasioni-eshte nje nga peshat me te renda qe rendojne mbi Odeonin. Te te duhet te njohesh per te gjithe te ardhmen pasojat e inatit, te hakmarrjes flakeruese, te perkushtimit entuziast--kjo mund te ngjalle ndaj ketyre ndienjave nje hidherim shume te madh, sepse kudo, dhe vecanerisht mes Odeoneve, pikerisht keto ndienja jane objekt i nje kulti idhujtar. Odeonet u japin shume rendesi pasioneve dhe kane bere gjithnje keshtu; sigurisht, ata nderojne edhe kenaqesite e tmerrshme te pasionit, ne te cilat kenaqet nje njeri, pra ato shperthime hakmarrjeje qe pasohen nga vdekja, gjymtimi, mergimi, si dhe nenshtrimi i zemres se thyer. Ne c`do rast, ata e mbajne te zgjuar kureshtjen per pasionet, sikur te donin te thoshin: Ju nuk keni jetuar, nese keni jetuar pa pasione--Ngaqe jeni betuar per besnikeri, madje edhe ndaj nje krijese imagjinare, sic eshte Zoti, ngaqe ia ke premtuar zemren tende nje princi, nje partie, nje gruaje, nje urdheri fetar, nje artisti, nje mendimtari, kur ke qene ne nje gjendje iluzioni verbues i cili ushtronte mbi ty nje magjepsje dhe te bente qe te dukeshin ato krijesa si te denja per cdo nderim, per cdo sakrifice--mos valle je lidhur pazgjidhshmerisht me te? Mos valle atehere je mashtruar? A do te ishte e nevojshme qe ne Odeonet, per t'iu shpetuar ketyre dhimbjeve, te ruheshim nga shperthimi i ndienjes sone? Me mire te bindem dhe te pyes veten per keto dhimbje te shkaktuara nga bindjet e mia drejt ndienjes.
 

odeon

Forumium maestatis
O shtegtar, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesi-mates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite; çfare kerkoje atje poshte? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin percmimin e tyre, me doren tashme te ngadalte kur kap dicka; kush je ti? Çfare ke bere? Çlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe keshtu qe te jesh, çfare do deshiroje tani? Çfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh: gjithcka kam une do ta jap! “per tu çlodhur? Per tu çlodhur? Fol! Nje maske asgje me tej, se vetem keshtu u jetoka mire pasi une s’di te genjej.
Ndoshta eshte shenje e lartesise kur nje filozof hesht dhe ndoshta dashuri kur ai kundershton veten. Eshte e padenje per zemrat e medha te perhapin turbullimin qe ndienje. Kush eshte i/e ditur mund ta kuptoje miresjelljen time.
 

odeon

Forumium maestatis
icon1.gif
Përgjigje e: Ashpersi
Gjera qe nuk jane shkruar kurre, nuk jane ndier kurre, nuk jane vuajtur kurre. Keshtu vuan nje zot, nje Odeon. Une isha mes njerezve si mes fragmenteve te se ardhmes, te asaj te ardhmjeje qe shikoj une. Dhe gjithe shkrimet e mia jane keto, qe une ngjis ne nje njesi dhe ve bashke gjithçka eshte fragment, enigme dhe rast i tmerrshem. E si do te duroja te isha njeri, nese njeriu nuk do te ishte poet, zgjidhesh enigmash dhe shpetimtar i rastit? te shpetosh te kaluaren dhe ta shnderrosh te gjithe " ate qe ka qene" ne nje " une dua qe te jete keshtu" pikerisht ky quhet per mua shpetim.
Te mos duash me, te mos vleresosh me, dhe te mos krijosh me: oh, kjo lodhje e madhe qendron gjithnje larg meje!
Edhe tek kerkimi une ndiej vetem gezimin e krijimit dhe te te berit qe provon vullneti im, dhe nese ne ndergjegjen time ka pafajesi, kjo ndodh sepse ne te eshte vullneti i krijimit. Por serish ky vullnet me shtyn gjithnje drejt njeriut, vullneti per te krijuar eshte ne kraharorin tim: keshtu cekici shtyhet drejt gurit.
Ah, o njerez, per mua nje statuje fle brenda gurit, statuja e statujave! Medet, ajo fle ne me te fortin e me te shemtuarin e gureve! Tani çekici im terbohet mizorisht kunder burgut te statujes. Nga guri ngrihen fragmente te pluhrosura, po c'rendesi ka kjo per mua? Une dua ta mbaroj statujen. sepse nje hije erdhi tek une-me e heshtura dhe e lehta nga te gjitha gjerat erdhi tek mua!
 

odeon

Forumium maestatis
Sa do desha vertet te harroj e s'mundem, gjithcka shfaqet para meje si nje film i vjeter, diku i qarte diku i prishur, e gjithsesi ndjehem i trishtuar tek kap pjesezat me negative te filmit tim jete. Por kurre une Odeoni nuk rashe ne pesimizem pasi ne horizont ka plot dashuri te cilat ne njerezit s'mund tu japim vleresimin e duhur. Vlen vertet vlen te ngrihesh tek rrezohesh, packa se duart jane bere plage e shpirti gjak rrjedh, kjo eshte qe mban gjalle tek mua ate bote ate bote.
Para disa ditesh pashe henen te plote nepermjet xhamit te makines tek ngjitesha lart ne nje maje mali te thepisur e cuditerisht i qesha asaj bukuroshe te trishtuar qe me ndiqte pas sikur desh te me tundonte perseri, ehhh nuk e bej me ate gabim me kete henez lozonjare qe kurre s'me la ti afrohesha packa se une vrapoja drejt saj. Kaloi kaloi edhe ky trishtim nen tingujt melankolike te nje kenge te trishtuar greke qe une here pas here e degjoj per te blatuar shpirtin tim teper te vrare.
Por kurre nuk bie pre e ndienjes deri ne verberi sepse i perngjaj ariut ne mal, pra me mire te fle ne lekure bualli dhe i qete sesa nen lule qe gjembat fshehin poshte.
 

odeon

Forumium maestatis
E konsideroj si fat te dores se pare qe kam jetuar ne kohen e duhur dhe pikerisht mes Odeonesh, per te qene i pjekur ne keto shkrime medituese, kaq larg shkon tek mua kurioziteti i psikologut. Bota eshte e varfer per ate qe nuk ka qene kurre mjaft i semure per kete ''kenaqesi sketerre''... Besoj se i njoh me mire se cdokush tjeter mrekullite qe mund te beje Nietzsche, pesedhjete botet e ekstazave te cuditshme per te cilat asnje pervec tij nuk do te kishte flatra. Dhe ky qe jam une, aq i forte sa te kthej ne avantazhin tim edhe gjerat me problematike dhe te rrezikshme, e quaj Nietzschen mireberesin e madh te jetes sime per mesimet e tij, sepse ky njeri me mesoi te perballoj cdo furtune e goditje ne jete.
 

odeon

Forumium maestatis
Ne imoralistet!
Kjo bote, qe na perket neve, ne te cilen ne kemi pse te trembemi dhe dashurojme, kjo bote gati e padukshme, e pakapshme me rregulla te holla, bindje te holla, nje bote e "pothuajse" nga cdo pikpamje, e vrazhde, tinezare, te mprehte, te bute: po, ajo eshte e mbrojtur mire nga shikues te pagdhendur dhe nga kureshtja besimplote! Ne jemi zene brenda ne nje rrjete te shtrenguar dhe ne nje thes detyra dhe nuk mund te dalim qe andej: Ne brendesi te tyre jemi pikerisht "qenie me detyre" edhe ne! Eshte e vertete, nganjehere vallezojme ne "zinxhiret" tane dhe midis "shpatave" tona; me shpesh, nuk eshte me pak e vertete, nen peshen e tyre ne kercellijme dhembet dhe jemi te padurueshem per cdo kembengulje te fshehte te fatit tone. Por mund te bejme ate qe duam, torollaket dhe pamja e jashtme na thone: "Keto jane qenie njerezore pa detyra". Kunder nesh kemi gjithmone torollaket dhe pamjen e jashtme.
 

odeon

Forumium maestatis
"Po cfare me ka ndodhur"? "Nuk e di" thashe me dy mendje "Ndoshta mbi tavolinen time kane kaluar shtrigat" Sot, here pas here, ndodh qe nje njeri i bute, i matur, kokeforte per te vrare mendjen papritmas, per te thyer pjatat, per te permbysur tavolinen, per te bertitur, per te fyer te gjithe; dhe me ne fund per t'u terhequr, i turperuar, i mbushur gjithe inat kunder vetvetes. Ku? Me c'qellim? Per te vdekur nga uria ne nje cep te larget? Per tu mbytur ne kujtimet e veta? Ajo qe provoi lakmite e nje shpirti me te larte e perzgjedhes, rralle here do ta gjeje sofren e shtruar, ushqimin gati. Por sot ajo eshte e jashtezakonshme. E perplasur ne nje epoke te zhurmshme dhe harbute, me te cilen nuk preferoi te hanim ne nje tas, ajo me lehtesi mund te vdese nga uria ose nga etja ose, ne rast se vendos "per te zgjatur duart" nga neveria e papritur e imja. Ka te ngjare qe te kemi ngrene te gjithe neper mensa ne te cilat nuk benin pjese me te drejtet; dhe pikerisht me shpirteroret se ne, ato me te veshtirat per t'u dashuruar, e njohin ate crregullim te rrezikshem sentimental qe lind nga nje mendim dhe nga nje zhgenjim i papritur per ndienjen tone dhe per ata qe kemi prane. Kjo eshte neveria kunder ndienjes.
 

odeon

Forumium maestatis
Isha 7 vjec kur u deha per here te pare. Babai ishte me sherbim ne nje poste kufitare rreth 1 kilometer larg shtepise sone ne fshat, Ishte vape dhe mema me dergoi ti coja buke, bashke me buken edhe nje shishe raki.
E perfytyroj ende: ishte nje nga ato shishe qe perdoren per qumesht me tape te gjere plastike. Ndersa ecja ecja me hapa te shkurter ne ngjitjen e asaj kodre, lengu grafullonte dhe pika te tij binin ne kembet e mia te zhveshura. Perpiqesha per te mos derdhur shume dhe nderkaq mendoja: kaq e çmuar duhet te jete Rakia, kaq e mire, shume e mire, aq sa ma kane ndaluar gjithnje ta pi?! Kisha shijuar fshehurazi shume gjera te ndaluara dhe me ishin dukur te mrekullueshme, Sidoqofte shishja ishte mbushur fytas, lagesha shpesh, perse ta coja dem nje gje kaq te cmuar. per me teper kur nuk do ishte e mundur te merrej vesh nese e kisha pire une apo ishte derdhur. Isha aq i vogel sa, per te arritur te pija, m'u desh te ulesha, ta vija ne preher shishen e te thithja me buze. Provova pak: çfare zhgenjimi! Nuk shijoja asgje, shija nuk me pelqente aspak. Provova ende pasi te medhejte e pinin me fund sic thonin, dhe ketu duhet te kish dicka, bobobo me keq se kurre! Gjithsesi vazhdova te pija, deri sa arrita lart u hodha ne sulm kunder shishes edhe disa here. Me ne fund arrita: Babai hengri shume i uritur dhe bashke me shoket e tij e mbaroi shishen e rakise, nderkohe une kisha humbur drejtepeshimin dhe vija verdalle si nje krric i plagosur duke pellitur. Mbaj mend duart e forta te tim eti tek me cuan ne nje shtrat dhe neverine time per shijen e keqe qe ndieja ne stomak, e kuptoja kisha vepruar mjaft keq. Fjeta deri pasdite vone dhe pasdite kur mema ime me zgjoi isha nje femije teper i semure.
Te medhejte kishin te drejte, rakia nuk eshte per femijet, dhe vertet nese fati do kish vendosur ndryshe do te kisha bere pa te deri diten e vdekjes. Por ja qe ngado qe shkoja ne cdo tavoline me ndiqte kjo e uruar, deri sa nje dite u brumos tek mua pasioni i fshehte per kete Horre.
 

odeon

Forumium maestatis
Dua te arrij dicka te sigurte ne kete bote, dhe kete metoj ta arrij nepermjet nje perqendrimi te patundur. Jam i interesuar per nje gje unike dhe thelbesore: Çlirimin e vetvetes. Deshiroj te cliroj veten nga te gjithe kuvlite dhe frikat e mia, e jo t'i jap nje sekt apo nje fe me shume, apo te formulizoj teori a filozofi te reja.
Une skam dishepuj, nuk kam apostuj, as mbi toke, as ne mbreterine e frymes. Nuk me grish etja per para e as deshira per nje jete te qete. Qellimi im i vetem eshte ta bej veten teresisht dhe absolutisht te lire. Ky eshte synimi i nje Odeoni i cili sheh, degjon, perjeton, caste te kendshme ashtu si edhe te hidhura.
Por une perseri hidhem ne sulm Odeonik mbi gjithe ata njerez te cilet pajtohen me fatin e tyre: Asgje nuk eshte me e padurueshme per njeriun se qendrimi ne nje pushim absolut, pa pasione, pa pune, pa argetim, pa perkushtime. Atehere ndien asgjene e tij, braktisjen, pamjaftueshmerine, varesine, pafuqishmerine, boshllekun.
Prej fundit te shpirtit te tij deshiron te dale sa me shpejt merzia, tmerri, trishtimi, dhimbja, bezdia, deshperimi.
Nese jetohet pa kerkuar keto qe une shpreh te cilat une i quaj nje verbim i mbinatyrshem, eshte vertet e tmerrshme te vazhdosh te jetosh keq duke besuar ne Zot.

Dedikuar shpirtit te Lire.
 

odeon

Forumium maestatis
icon1.gif
Përgjigje e: Ashpersi
Ne shkrimet e nje vetmitari degjohet gjithmone edhe dicka nga jehona e shkretetires, dicka nga peshperimat dhe nga veshtrimi i druajtur i vetmise; nga fjalet e tij, nga vete britma e tij oshetin ende nje menyre heshtjeje e re dhe me e rrezikshme per te ruajtur nje te fshehte. Eshte e fshehta e Odeonit te cilen e ruaj fort aq me teper tani tek e mbeshtjell me deboren e ketij miku (Dimri). Tani jam mbyllur ne vetvete e vuaj bashke me veten. Ngrita koken drejt qiellit ehhh, eshte ajo lozonjarja e ndritshme, eshte ajo e perbashketa qe me perulje ndihme i kerkoj. Mrekulli tani te dalloj qarte te ulur, ashtu sic uleshe lirshem me mua, por kesaj rradhe je ulur atje tej buze detit tend. Veshtrimi eshte po ai, depertues e i bute, vetem pak i lagesht. Edhe buzet jane po ato, hunda, veshet, trupi e gjithcka e jotja. Je ti. Zgjas doren te te prek, por dora ndesh vetem ne zbrazetiren e ftohte, e prap ti je aty pa levizur.
Nje kercitje me permendi dhe me solli ne boten ku jemi ne te dy, as ne qiell, as ne toke. Do jetoj Jete, normale do e perballoj edhe kete rradhe te fundit. Tashme ti e di, ti me njeh, do te shkoj atje lart si perhera prane miqve te mi te atmosferes, ku me te miret jane ata me te ashprit te cilet me dhimbjet qe me shkaktojne me nderojne.
Kete se kisha provuar kurre me pare. E sa gjera te tjera qe nuk i njoh do te provoj? Kush do jem une ketej e tutje? Le te behet si te behet. Jashte ka debore e pisha jeshile, kisha deshire te veshtroja veç ato e te mos mendoja me per gje tjeter.
 

odeon

Forumium maestatis
Odeonet qe jane fate, qe duke mbajtur veten e tyre mbajne fate, gjithe lloji i mbajtesve heroike te peshave, oh, me sa deshire qe do shlodheshin njehere e mire nga vetja e tyre! Sa shume nevoje do te kishin per zemra dhe mendje te forta, per te hequr qafe, te pakten per ndonje ore, ate qe i shtyp! Dhe ndjejne me kot etje per kete!...
Odeonet presin, shikojne per hesap te tyre gjithcka qe kalon, por askush nuk u vjen ne ndihme qofte edhe me nje fije vuajtjeje apo pasioni, askush nuk e merr me mend se ne c'mase presin ata... Me ne fund, me ne fund ata mesojne urtesine e pare te jetes se tyre: te mos presin me, dhe menjehere me pas te dyten: te jene te perzemert, te jene modeste, qe tani e tutje te durojne te gjithe e gjithcka, shkurt, te durojne ende edhe pak me shume nga sa kane duruar deri tani.
 

odeon

Forumium maestatis
Odeon me zemer, i cili e ka ate te fshehte te madhe, zot tundues dhe fyelltar magjik gjahtar ndergjegjesh, zeri i te cilit di te zbrese ne boten sketerre te cdo shpirti, qe nuk thote asnje fjale, nuk hedh asnje veshtrim ne te cilin te mos kete nje perkujdesje dhe nje thellesi te joshjes, ne mjeshterine te te cilit ben pjese fakti qe eshte i zoti te shfaqet, dhe jo per ate qe eshte, por per ate qe, per ata qe e ndjekin.
Odeon me zemer i cili ben te heshte cdo zhurme dhe cdo kenaqesi dhe qe meson ndonje per te degjuar, qe lemon shpirtrat e vrazhde dhe u jep atyre per te shijuar nje deshire te re, ate te qendruarit ne heshtje si nje pasqyre ne te cilen pasqyrohet qielli i thelle;
Odeon me zemer qe i meson dores se ngathet dhe te nxituar te prese dhe te kape me kujdes;
Odeon me zemer qe e merr me mend thesarin e fshehur dhe te harruar, piken e shpirtmiresise dhe te karakterit te embel shpirteror nen akullin e erret dhe te trashe. E pra te tilla jane Odeonet, te kendshem, te guximshem, krijues, te tille sa jane te afte te dalin nga cdo labirinth, te mposhtin cdo pasion, te afte te vuajne me vetveten.

Kushtuar meditues-ve
 

odeon

Forumium maestatis
Nuk me vjen mire, qe rrufeja nuk beri me shume deme, dhe as qe rropatem ta shmang. Ajo duhet te mesoje te punoje per mua. Dija me rritet e zgjerohet e me teper, si nje re qe mbledh rrebesh, ajo behet gjithnje me e heshtur dhe me e erret. Keshtu ndodh me te gjitha dijet, nga te cilat shkrep rrufeja.
Per njerezit e sotem s'dua te jem drite, dhe as te quhem drite. Ata dua t'i verboj. Rrufe e dijes, verbojua syte!
Por .... ah, ku ike kohe? Nuk u gremise ne pusin e thelle? Bota fle.
Ah, ah qeni leh, hena ndrin. Kam mall te vdes te vdes perpara sesa te them c'me mendon zemra ne mesnate.
Kam vdekur. Gjithcka mbaroi. Merimange, perse po end rreth meje rrjeten? Ke etje per gjak? Ah, ah, po bie vesa, erdhi casti, casti kur ngrin trupi, casti qe te pyet e te pyet: "C'i ka mbetur akoma zemres per te bere? Kush do te jete bashkeudhetari yt rrezja ime. Kush deshiron te thote keshtu: keshtu duhet te mbarojne historite e vogla e te medha!"
Casti afroi. O rreze, o rreze diellore, degjo. Kjo ligjerate eshte per veshet e holle, per veshin tend--C'thote mesnata e thelle?
 

odeon

Forumium maestatis
I dua ata qe, s'dine te rrojne pa perenduar, se ata kalojne ne anen tjeter.
I dua ata qe, s'kerkojne tej yjeve arsye per te perenduar, per t'u sakrifikuar, por i sakrifikohen tokes, qe kjo nje dite ti takoje atyre.
E dua ate qe, dashuron virtytin e tij, se virtyti eshte vullneti per te perenduar, nje shigjete deshire.
E dua ate qe, nuk ruan per vete asnje pike shpirt, por do qe te jete i gjithi shpirt i virtytit te tij keshtu ai kalon, si shpirt, jeten e tij.
E dua ate qe, virtytin qe ka e ben prirje dhe fatalitet te vetin: keshtu ai do qe te jetoje me tej, e te mos rroje me vetem per dashurine e virtytit te vet.
E dua ate qe, ka shpirt e zemer te lire, keshtu mendjen e ka bark te zemres se tij, dhe zemra, zemra e shtyn te perendoje.
E dua ate qe, ka shpirt aq vlues, sa te harroje veten me gjithcka; gjithcka behet atehere perendim per te.
E dua ate qe, hedh fjale floriri para veprave te tija dhe fjalen mban me shume se sa premton, se ai do qe te vdese.
E dua ate qe, nuk do te kete shume virtyte. Nje virtyt vlen me shume se dy, sepse eshte nyje me e forte ku lidhet fati.
I dua te gjithe ata qe jane si pika te renda shiu, e qe bien nje e nga nje nga reja e zeze qe rri varur mbi njerezit; ata lajmerojne rrufene, dhe vdesin si lajmetare.

Por mbi te gjitha une dua Miqte e mi te atmosferes, furtunen, acarin, rrufene, deboren, sepse vetem ne keta miq te ashper une gjej sinqeritet, qofte ky i shprehur dhe me egersi.
 

odeon

Forumium maestatis
Te jesh i vertete, pak dine. dhe ai qe di, nuk do qe te jete. Me pak nga te gjithe e dine te miret.
Ah, keta te mire!- Njerezit e mire nuk thone kurre te verteten. Te jesh i mire keshtu si keta, eshte nje semundje per shpirtin. Prandaj une sot hidhem ne sulm kunder njerzve te mire, sepse sot me shume se kurre po vleresohet harbuteria, te cilen une kurre s'desha ta njoh. Prandaj une sot kam mik dimrin, kete bablok qe nuk genjen me ashpersine e tij. Une ndihem vecanerisht keq ne mengjes, ne oret e para, kur rrotat e makines kercasin ne akullin e forte, tek eci ne rrugen e hirte. Me padurim pres atehere, qe qielli te ndricohet, qielli dimeror me mjeker te bardhe, ky plaku me koke te thinjur, ky qiell heshtak, qe shpesh edhe diellin e detyron te heshte!
E mesova ndoshta prej tij kete heshtje te gjate e te ndritur? Apo ai ka mesuar prej meje? Apo secili nga vetja e shpiku?
Eshte gje e mire, gjithashtu, heshtja e gjate, dhe njelloj si qielli i dimrit te veshtrosh me pamje te qete dhe sy te kthjellet, si ai te fshehesh diellin tend dhe vullnetin e pathyeshem te tij. E kam mesuar mire kete marifet dhe kete djallezi te dimrit. Eshte dinakeria dhe marifeti me i dashur, qe ka mesuar heshtja ime, per te mos e tradhetuar.
Me tringellime fjalesh e zaresh kam mundur me dredhi ata qe presin ne solemnitet. Per te gjithe keta vigjellues te rrepte, duhet te jene te panjohura vullneti dhe synimi im. Qe asnje te mos shohe ne brendesine time dhe ne vullnetin tim te hekurt, kam shpikur heshtjen time.

Dedikuar Lexuesit me te mire.....
 

odeon

Forumium maestatis
Romanca, kjo genjeshter.
Akoma nuk ka ardhur per mua çasti i betejes se fundit, apo mos do vije tani? Se deti dhe jeta me veshtrojne perreth me bukuri tinzare.
Oh, mesdite e jetes sime! Oh, lumturi qe i paraprin nates! Oh, liman ne det te hapur! Oh paqe e pasigurise! Sa ruhem nga ju!
Sa i ruhem bukurise tinzare! Une i perngjas te dashurit qe ruhet nga buzeqeshjet perkedhelese. Ashtu si shtyn ai larg vetes te dashuren, i bute ne ashpersi dhe xheloz, keshtu shtyj larg meje sot kete rreze diellore qe nuk me meriton me.
Larg meje, o rreze diellore! Me ty do te me vije nje lumturi e padeshiruar. Une jam ketu i gatshem per te ndjere dhimbjen me te thelle. Ti mund te kthehesh tek mua jo ne kohe.
Larg meje, o rreze e lumtur! zgjidhe me mire banesen tende atje poshte tek paragjykimet e tua, nxito dhe bekoji me lumturine time, para se te bjere mbremja!
Lumturia me eshte qepur nga pas keto kohet e fundit. Perse nuk u qepem grave, lumturia eshte nje grua.
 
Top