ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Itali, kapet me droge kengetarja Liljana Kondakci. Media italiane: Po transportonte 3 kg kokaine

Arrestohet me kokaine ne Itali kengetarja e njohur shqiptare Liljana Kondakci. Kengetarja eshte arrestuar nga policia italiane ne Katanxaro, prane Kalabrise ndersa transportonte rreth 3 kilograme e 300 grame kokaine me makinen e saj. Burimet policore nga Italia bejne te ditur se Kondakciu u arrestua disa dite me pare por lajmi eshte bere vetem sot i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. 54 vjecarja eshte arrestuar prane stacionit hekurudhor te Sibarit dhe droga u zbulua gjate nje kontrolli. Policia italiane ka nisur hetimet
 

Guest
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

hahahahaa cu kenaqem!!!! /pf/images/graemlins/tonguee.gif

ps me ju te dy ketu lart e kam llafin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

/pf/images/graemlins/tipsy.gif - shyqyr qe sjellim ca kenaqesi ne popull te pakten /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

pse e re ca t'bo llapa ime perjasht ty /pf/images/graemlins/rolleyes.gif - oj ky /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Llapa duhet fut mrena se masnej merr mikrobe -oj kjo /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

iiiiiiiiiii te pashe nji mikrob ke llapaaaa /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Guest
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

he pra me he...qe ju knaqte zoti ne ju , jarebi!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Streptokok mi ti. Paske megjithmen nevoj për syze /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

FIXHI USA

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

kush osht ky or kjo chupachupsi ere /pf/images/graemlins/idea.gif
sa po shtohet popullata ne albforum ere /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

iiiiiii kondre, nuk merrke vesh fare - ai eshte derro stafilokoku aty /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

lat nom, muhabet imagjinar boni. /pf/images/graemlins/smile.gif
ka nishan te llapa!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

E ke llafin për nishan për gjujtje apo për i pik?

Seren..., e di un apo e di ti? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Operacioni në Kalabri, arrestohet në 4 maj por mbahet sekret


Liliana Kondakçi, pranga me 3.3 kilogram kokainë


Me këngëtaren kapet dhe Luan Zekaj



--------------------------------------------------------------------------------

Do nisem për në Greqi që të qëndroj pranë tim shoqi”. Kështu i ka thënës së ëmës Liliana Kondakçiu, këngëtarja e njohur e viteve 80’ dhe është larguar nga Tirana. Kjo ndodhi në datën 2 maj. Por destinacioni i saj nuk ishte Selaniku, në një spital të të cilët ndodhet shtruar në gjendje tepër të rëndë bashkëshorti i saj, por Italia. Pastaj pasoi një heshtje e gjatë gati tre javore, kur në Tiranë mbërrin lajmi i parë se ikona e muzikës së lehtë shqiptare është arrestuar në Katanzaro, Itali, me 3 kilogram e 300 gram kokainë të pastër. Vetëm dy mbas largimit të saj nga Tirana. Në 4 maj. Që atëherë, Kondakçi nuk ka dërguar asnjë shenjë në Tiranë. Ndërkohë që në rrethet artistike në kryeqytet, kjo ‘humbje gjurmësh’ e koleges, nuk ka kaluar pa rënë në sy. Mungesa e pashpjegueshme është komentuar gjatë nga miqtë e saj, të cilët kishin mësuar se ndërkohë ajo nuk ndodhej në Selanik. “Duhej të shkonte patjetër në Selanik. Për të marrë përsipër operacionin e rëndë të të shoqit, mjekët grekë kishin nevojë për firmën e saj që lejonte, por dhe merrte përsipër rriskun e ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale”, pohon e një mik i saj. Një firmë që Liliana nuk arriti ta hedhë asnjëherë. Sepse nuk mbërriti asnjëherë në spitalin grek. Sepse ndërkohë ndodhej në pranga italiane.

Arresti
Vetëm dje, nëpërmjet një lajmi të agjensisë italiane të lajmeve, ANSA është mësuar fati i këngëtares shqiptare të muzikës së lehtë. Ajo është arrestuar në 4 maj ndërsa ndodhej në një makinë, në bordin e së cilës ndodhej dhe sasia e konsiderueshme e drogës; kokaina e pastër në sasi prej 3.3 kilogramësh, me një vlerë që në tregun e shumicës shkon mbi çerek milion euro. I gjithë operacioni për arrestin e saj është mbajtur në kushtet e sekretit të plotë, por burime të rezervuara nga Italia pohuan mbrëmë se bashkë me këngëtaren 54 vjeçare, në makinë ndodhej dhe një i ri shqiptar, miku i saj. 20 vjet më i ri në moshë se këngëtarja, shqiptari, Luan Haki Zekaj, ka ndarë gjithashtu të njëjtin fat me Kondakçiun. Ata janë ndaluar së bashku në një rrugë pranë stacionit hekurudhor të qytetit të Sibarit gjatë një kontrolli që i është bërë automjetit nga Guardia di Finanza. Në automjet është gjetur dhe sasia e konsiderueshme e drogës së rëndë, për shkak të së cilës u formuluan dhe akuzat ndaj çiftit shqiptar; mbajtje, trafik dhe shpërndarje e lëndëve narkotike. Por gjithë arresti është mbajtur nën një sekret të plotë, edhe policia italiane nuk ka dhënë për dy javë asnjë të dhënë për operacionin duke e bërë një gjë të tillë, vetëm ditën e djeshme. Duket se të dhënat janë mbajtur të rezervuara për t’u dhënë kohë hetuesve për të zbuluar destinacionin final të drogës, por dhe origjinën e tij dhe pjestarë të tjerë të mundshëm të implikuar në rrjet. Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një operacioni më të gjerë të Guardia di Finanza dhe dyshimet e para janë se Liliana luante rolin e korrieres së drogës.

Dëshmia
Liliana Kondakçi mësohet se ka folur pak përpara hetuesve. Ajo është prezantuar si këngëtare shqiptare përpara tyre dhe e ka justifikuar praninë e saj në Itali me një koncert të dhënë pak kohë më parë në festën e miqësisë shqiptaro-italiane në Rimini. “Nuk ka pasur asnjë koncert të tillë”, thotë kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Rimini, Agron Çeka. “I fundit ka qenë në nëntorin e vitit të kaluar, por Liliana nuk ka marrë pjesë”, sqaroi dje Çeka për NEWS 24 duke shtuar se Liliana ka kënduar në Rimini vetëm në vitin 2003. Gjithsesi arresti ka shumë hije misteri, e vetmja gjë që dihet me siguri është se Liliana Kondakçiu tashmë është e detyruar të sqarojë pocizicionin e saj përballë drejtësisë italiane në lidhje me akuzat për trafik droge. ge.xha.



Devole
Katër kilogram heroinë i kanë kushtuar rreth tre vjet paraburgim artistit shqiptar të humorit Koço Devole. Në nëntor 2002, Devole po udhëtonte me disa miq të tij, kur është ndaluar nga policia italiane në segmentin Rimini-Viçenca. Devole nuk e ka pranuar kurrë të kishte pasur dijeni për praninë e heroinës në makinën me të cilën po udhëtonte, madje dhe miqtë e tij e përjashtuan nga kjo gjë. Por kjo nuk ju mjaftoi hetuesve italiane që e dërguan në proces. Tani Devole ndodhet jashtë shtetit.
Zhusti
Viktor Zhusti ka qenë i pari artist shqiptar që i shokoi të gjithë me arrestin dhe arsyen se pse ju vunë prangat nga policia greke dhjetë vjet më parë. Aktori i njohur i kinematografisë u akuzua për posedim të lëndëve narkotike në Athinë pothuaj dhjetë vjet më parë. Ai u gjet fajtor për këtë akuzë dhe u dënua nga drejtësia greke. E rifitoi lirinë mbasi kreu dënimin dhe tani vazhdon të jetojë sërish ndërmjet Athinës dhe Tiranës. Arresti i tij në atë kohë u komentua gjatë dhe me mosbesim në rradhët e kolegëve të tij të artit
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Zhdukur nga kamerat zyrtare që në 1988, por ‘live’ në lokale


Shkëlqimi e rënia e një ikone


Këngëtarja që u ngjit 14 vjeç në skenë festivalesh



--------------------------------------------------------------------------------

Ishte zhdukur pothuajse plotësisht nga ekranet artistike që prej 18 vjetësh dhe u shfaq papritur në lajmet e kronikës së zezë. Këngëtarja ikonë e viteve 70-80, nuk ishte më e pranishme në skenat e festivaleve shqiptare që nga viti i largët 1988, në moshën 36 vjeçare. Që atëherë ajo ka pasur vetëm disa dalje sporadike në ekran për të zgjuar nostalgjinë e brezave që i kishte bërë të ëndërronin jo vetëm me zërin e saj, por dhe sharmin tepër sensual të saj. Që atëherë, gruaja e bukur, nënë e dy fëmijëve, djalë dhe vajzë, ishte tërhequr në jetën e saj private dhe për të thuhej vetëm ‘ishte’. Liliana megjithatë shfaqej herë pas here pikërisht aty ku nuk i kishte munguar kurrë gjykimit të ngurtë të një shoqërie konservatore, si shoqëria shqiptare e atyre viteve. Siç ndodhte rëndom me VIP-at e rrallë të artit të kohës, jeta e saj private ishte një temë që ngjallte gjithmonë interes. Një interes që shkonte gjithmonë në përpjestim të drejtë me famën e ‘të shenjuarit’, por që rrallë kishte të bënte me të vërtetën.

Karriera
Ishte vetëm 14 vjeç, kur vajza me flokë të gjatë të zinj, portret tepër sensual, por veshur vetëm me një fustan basmeje, do të ngjitej në skenën e festivalit më të rëndësishëm të kohës, atij të fundvitit në radio televizion. Ishte viti 1966, festivali i pestë dhe vajza nga Lushnja, tërhoqi vëmendjen me një këngë të kënduar ‘live’, të kompozuar nga Ferdinand Deda. “Fshati me drita do të lulëzojë”, pavarësisht se kishte një tekst skematik, tipik për kohën, u shndërrua shumë shpejt në një motiv të fishkëllyer nga rinia, ndërsa këngëtarja e mitur do të shënonte kështu, startin e një pjesmarrjeje të pandërprerë në të gjithë festivalet pasuese. Për 22 vjet me rradhë, Liliana do të ishte një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë, duke lënë emër dhe në mënyrën tepër origjinale të interpretimit të këngëve popullore. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liliana ishte e punësuar në Estradën e Tiranës si këngëtare dhe për një periudhë më të shkurtër kohë, punoi dhe në radio televizionin shqiptar si redaktore muzike.

Festivalet
Ajo ka qenë periudha kur në skenën e festivaleve të dhjetorit këndohej vetëm ‘live’ dhe konukurentet e saj ishin këngëtarë si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Avni Mula, e të tjerë, që ishin ‘Big-ët’ absolutë të muzikës së lehtë shqiptare. E megjithatë në këtë ambient, Liliana mundi të triumfojë jo pak herë. Në vitin 1971, kënga “Mesnatë” e Shpëtim Kushtës, fitoi çmimin e parë me Vaçe Zelën, por u këndua dhe nga Liliana, ndërsa vite më pas, kënga “Degën e dafinës e këputa”, morri sërish çmimin e parë, nën interpretimin e Gaqo Çakos, kënduar dhe nga Liliana. Ajo mundi gjithashtu të marrë disa çmime të dyta dhe të treta në festivale, me këngët e saj më të njohura si “Cuca malësore”, “Hidhe hapin vogëlush”, “Krenari e brezave” e të tjerë. Së fundmi, Liliana Kondakçi ishte tërhequr nga aktivitetet zyrtare artistike, por pa ju ndarë asnjëherë këngës. Deri dy muaj më parë ajo interpretonte sërish ‘live’ në një lokal pranë shkollës Teknologjike së bashku me këngëtarin shkodran Eduard Jubani, por dhe jashtë shtetit për shqiptarët e diasporës dhe emigrantët. Duke dhënë paprerë dëshmi të talentit dhe zërit të saj, që kishte bërë të ëndërronin brezat e dikurshëm, për të dhënë dëshmi të shkëlqimit të dikurshëm, të përfunduar në harresë. ol.li.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Flet 81 vjeçarja, gjithë jeta e vajzës sime në këto vite. “Ka punuar shumë”


“E paralajmërova, bëj kujdes por s’më dëgjoi”

Nëna: U zhduk nga 2 maji, e dija me burrin



--------------------------------------------------------------------------------

I thashë të bënte kujdes kur iku, por nuk më dëgjoi… Nuk jam më e vogël mami më tha.., dhe ja tani çfarë na gjeti…” Margarita Kondakçiu është 81 vjeç, por i duhet ta përballojë e vetme fatkeqësinë që i ka ndodhur. Liljana ishte vajza që kujdesej më shumë për të. Madje pjesën më të madhe të netëve ajo i kalonte në shtëpinë e së ëmës, për t’u kujdesur për mamanë e moshuar. Banesa ndodhet ndodhet në katin e dytë të një pallati të “humbur”, në rrugën e ish Parkut të autobusëve në Tiranë. Nga jashtë duken grilat gjysmë të mbyllur të një banese modeste. Dera dykanatëshe e lyer me bojë vaji ngjyrë të bardhë, hapet nga 81-vjeçarja. Një grua e thinjur, e vuajtur që i duhet të mbahet mbi një patericë për të qëndruar në këmbë. Margarita të fton brenda duke të drejtuar në dhomën e ndenjëses. Një televizor, një bufe e vjetër, dy divanë dhe një tryezë e thjeshtë në qendër mbi të cilën ndodhet një kokërr mollë, janë i gjithë mobilimi i kësaj dhome modeste. Në bufe duken kasetat dhe CD-të e preferuara të Liljanës. “I pëlqente të dëgjonte muzikë, dhe rrinte me orë të tëra këtu”, thotë 81-vjeçarja. Sytë e të moshuarës janë të përlotur dhe shikimi i humbur diku në kujtesën e saj. Margarita të fton të ulesh ndërsa kërkon të falur që nuk mund të bëjë zakonet e shtëpisë. I duket e pabesueshme që e bija të jetë ngatërruar në pazare droge dhe se mund të provonte ndonjëherë lagështirën e qelive të burgut.

Si e mësuat ndalimin e vajzës suaj?
Isha vetëm dhe po ndiqja lajmet në televizion News24 kur dëgjova se Liljanën e kishin arrestuar. Nuk kam dashur ta besoj, por lajmi është përsitur edhe në kanalet e tjera televizive. Më pas erdhën njerëz që kur më panë të qaja e kuptuan se unë e kisha mësuar arrestimin e saj.

A mund të na thoni kur është larguar nga banesa vajza juaj?
Në datën 2 të këtij muaji ajo u nis për në Greqi. Më takoi mua dhe më tha se do të nisej për në Greqi. Liljana rri në shtëpinë time që të kujdeset për mua. Më parë kishte shkuar për të lajmëruar të birin që banon në shtëpinë e saj pas Piazzës.

Ku ju tha se do të shkonte?
Për në Greqi u nis, ajo ka atje vajzën dhe të shoqin. Mbesa ime punon së bashku me të shoqin grek, kurse dhëndrrin e kam patur të sëmurë këtë kohë. Dhe ky ishte motivi i vizitës të saj, të shkonte, pasi i shoqi kishte nevojë për kura të forta.

A shkonte shpesh jashtë vendit?
Kështu ka bërë ajo gjithnjë, një muaj shkonte dhe rrinte nga i shoqi dhe një muaj këtu te unë. Vetë jam e sëmurë me reumatizëm dhe kam nevojë për një njeri që të më qëndrojë pranë. Ata janë larguar familjarisht qysh në vitet e para të demokracisë dhe prej atëherë ajo ka qëndruar Greqi. Vinte sa herë që unë bëhesha keq për të më qëndruar pranë.

A ka komunikuar me juve gjatë kohës që ishte larguar?
E kam takuar vetëm kur është nisur dhe nuk është bërë më e gjallë. Isha në merak për të, dhe ja tani si doli. Ajo e arrestuar për drogë në Itali. Nuk e kuptoj se çfarë ka dashur andej.

A keni dijeni të ketë shkuar herë të tjera në Itali?
Liljana ka kënduar jashtë vendit. Në Maqedoni ka qëndruar mjaft kohë. Dhëndrri im është i vjetër në moshë dhe i është dashur të punojë mjaft për të regulluar fëmijët dhe mbajtur familjen. Këto ditë më kanë marrë në telefon nga Italia. Më kanë thënë se kërkonin Liljanën për të kënduar atje.

A keni dyshhuar ndonjëherë se Liljana mund të ishte viktimë e ndonjë aktiviteti të paligjshëm?
Nuk e besoj ta ketë bërë Liljana atë. Ajo ka qenë gjithnjë “gojëartë” dhe nuk mund të bënte asgjë të palejueshme. Përgjegjësia për të mbajtur familjen e detyronte të punonte gjatë, por gjithnjë ka bërë punë të ndershme. Nëse e ka bërë atë që thonë për mua mirë t’i bëhet!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

per moshen qe ka, i mjafton 1 avokat mir per faktin qe dikush mund tja ket fut n'makin pa dijenin e Lilianes e traplliqe tjera maksimumi 5 muaj burg e op jasht

ne Itali vetem mos u mer me Vatikanin po te tjerat jan mese normale Vrit, Violento, Trafiko çar te vje n'men... del nga burgjet pa e mor vesht fare robi.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

Shpresoj se do te denohet me burg te perjetshem qka edhe e meriton, idiotet deshirojne te pasurohen mbrenda dites pa u ndrjersitur fare.Liliana ka bere krim te madh me vetedije dhe resultati i kesaj pune do te ishte vdekja e qindra te rinjeve prandaj ajo duhet te trajtohet si "vrasese seriale".
 

i_own_u

Primus registratum
Re: ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI

shko mer LeshCar i smur psiqik... ç'hum kohen dhe ti neper forume se kuptoj...? shko mer ne Serbi e mer hak me ato qe te kan degjeneruar qe ne djep...
 
Top