Aparatet fotografik dixhital

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Nejse .... shohim e bejme . Ika une ... C u nga darka .ciaoooooooooo
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

O cuna care jane keto aparate qe na tregoni ketu me nga 1000$-2000$?Kto jane aparate profesionistash dhe jam i bindur se asnjeri nga ju nuk ka brek ne ***** qe te blej nje te tille apo i sillni keto linke sa per te shite pak mend?
Mendoj qe me nje aparat afersisht 400$ (max) ju do te mbeteni te kenaqur pastaj mendoj se nuk ja vlen me shume se 400$ te paguash per nje aparat.
 

zog

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

i pash te dhenat teknike atij FUJIT FinePix S5000. me pozitiven ka zoomin e fuqishem 10X optik (objektiv 37-370 te nje aparati 35mm) ose 22X numerik (objektiv 87-870 te nje 35mm)

ndersa e keqja, ne fakt jane disa. nuk ka stabilizus te imazhit, dmth qe zommi fuqishem nuk vlen pa trikembesh ose kur ka drite te dobet (mbasdite psh) ngaqe fotot dalin flu (te turbullta).
e dyta, vizuesin ose shikuesin (vrimen ku veme syrin) e ka numerik e jo optik. kjo do te thote qe nuk ka prizem optik te vendosur mbas objektivit si ai tjetri FinePixS2Pro, pra s'ka preçizion.
tjetra nuk pranon karte microdrive, objektivi (zoomi) nuk i nderrohet, dhe ndjeshmerine e ka te vogel fillon nga 160/200/400ISO ndersa 800 iSO behet vetem me 1 milion pix. pra naten ose dite me shi ben foto te dobta.
por per çmimin qe ka, them qe ja vlen.

por shih e bej, psh une kam provu dy aparate nje FinePixS1Pro (pra paraardhesin e atij atje lart) dhe nje Nikon CoolPix995. i pari eshte aparat profesional ndersa i dyti per amatore me pervoje. e pra Nikoni ja kalon atij Fujit per kualitet fotosh, e ka piken (rezoluticion pix/pouce ose pix/inch) me te mire, nikoni i ben fotot me 300 pix/pouce ndersa fuji vetem me 72 pix/pouce.

ndersa ky Fuji FinePixS2Pro mund t'ja kaloje, por s'besoj te jete me i mire se Nikon D100. per te njejtin rezolucion 6milion pix.

o Amd, mos u çudit s'jane te gjithe studente, ka rob ketu ne forum qe fitojne shume para me punen qe bejne. e s'kane pse genjejne ngaqe te gjithe jemi anonim.
 

^_^

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Mr^AMD


Jo qe i kam ato breket ne ***** por biles i kam me tre obiektiva , me 2 blica profesionale, me nje nikon f80 me film , me 24 bateri te karikueshme 2100 mAh po ke qef ti shofesh ose ti prekesh bujrum.

ah se harrova kam edhe nje nikon obiektiv 50 mm fiks 1-1.4 F , manual se e kisha harru ket.

Kjo ishte per mu!

Tani po te them per skerdin qe edhe ai i ka breket edhe mir te shtrengume biles , momentalist ka nje sony me lente carl zeis , 6 x , f 1. 2.8 ne gjithe gjatesine e zoomit. dhe me memory stic 64 mega se e kishte me 128 po ja vodha une nje 64 she .

po deshe e nese je ne tirane hajde ti shofesh po vetem ti shofesh ama se per ti prek ma do menja qe nuk ka me te lone njeri.


Fuji Finepix S2 Pro, 6.1 mega, ccd 3, 12 mega interpolim ne aparat direkt, Sigma 17-35mm/2.8 F/aspherical, Sigma nikorr mount 28-70mm/2.8F gjithe gjatesine, sigma 70-300mm/f3,5-4-5,6, APO, Nikorr 50 mm/1-1.4 F, manual , Blic Nikon SB 28, Blic Metz S45, Nikon F80 me film, i montueshem si edhe S2 ne te gjithe keto obiektiva dy filma kam bere me te vetem.


besoj se me me shume breke se kaq nuk fotografohet dot apo jo.

o harrova se i kam len ka 1 muaj ne bagazh te makines 2 tripode 78 lartesi fillestare, deri ne 5.4 kg, nivelues, goma kembesh per tripodet,mah ....
edhe nja 30 rulona filmi kodak pro 200 qe i maj gjithmone rezerve per cdo rast.

keto te fundit ishin per ushkur qe te rine breket mire.
 

^_^

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Duqe

Me sa shof une ka fileto ne balle te obiektivit qe tregon se nuk ka lente te monueshme ne bajonete por mbi obiektivin baze edhe e bejne korigjimin vete ata ti thjeshte e fileton aty.

Mu me shqetson cmimi mer eshte shume i ulet, pastaj ka nje lente 2.8-3.1 qe eshte 57-67mm thote , nejse nuk ka problem kjo po vete lentja me komponentet qe ka duhet te kete nja 4 grupe 2she qe i bie 8 lente mrena edhe per ate shifer vetem xhamat e lenteve nuk dalin.

Pstaj nse eshte vertet 6 mega se shiko fuji punon shume me interpolim duhet pare sa e ka ccd reale edhe cfare tipi e ka, pastaj duhet me i ba baterite daje si i ka ky gjoja se mos i ka si nikonet e mi 123-dhe edhe te dhjesin fare ato se ti nuk ke blic te jashtem e me ato bateri nuk i bo dot 128 mega foto , ktu problem tjeter me qene tamam 6 mega ai duhet te prodhoje nje file jpg prej 6-7 mega kshu qe menoje vete sa ma me nje 64 mega card , 10 cope si puna ime me microdrive qe kur e coj 12 milion me shkon 34 mega nje file e ne microdrive qe kam ate ibm e man men ti 340 mega nuk me ma me shume se 9 foto , kshu qe jam idetyrume per cilesi te shkrep ne RAW mode qe te kap 12 mega nje foto se perndrsyhe duhet me dale me 4 giga karta me vete.

nuk e di kalo neser i here ta studiojme mire se si e qysh eshte ky kodosh.

hajd ciao
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Aparatet fotografik dixhital

Epo ti ^_^ qenke lekist o burre, qe blen aparate profesionale dixhitale qe kushtojne nga 1000$ dhe me shume /pf/images/graemlins/laugh.gif . Mendoj se i ke per pune, se te blesh profesionale per qejf :rolleyes:
Jo te gjithe i kan mundesite per keto lloj aparatesh /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjithsesi, per mendimin tim NIKON dhe SONY prodhojn mallra cilesore :cool:
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

o ^_^ je i modh fare. o AMD po pse 1000 $ te blesh nje Ditital Cam qenka pune "brekesh" ? Kush tha qe cdo muaj ne nderrojme Aparatet mer? Pastaj ky Fuji qe po flasim ne , te pakten ai qe them une nuk eshte me shume se $400. Ai po u ble 1 here nuk nderrohet me per te pakten nja 2-3 vjet. Une flas per vete, se po fola per ^_^ ai eshte i frikshem ne shpenzimet qe ben per te tilla gjera, jo per gje po une edhe pse marr goxha vesh nga keto gjera, jam shume larg ^_^ qe eshte profesionist dhe me keto gjera merret tere diten. Rrofsh ZOG per mendimin. Ciao ciao /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Fillimisht postuar nga ^_^:
[qb] Mr^AMD


Jo qe i kam ato breket ne ***** por biles i kam me tre obiektiva , me 2 blica profesionale, me nje nikon f80 me film , me 24 bateri te karikueshme 2100 mAh po ke qef ti shofesh ose ti prekesh bujrum.

ah se harrova kam edhe nje nikon obiektiv 50 mm fiks 1-1.4 F , manual se e kisha harru ket.

Kjo ishte per mu!

Tani po te them per skerdin qe edhe ai i ka breket edhe mir te shtrengume biles , momentalist ka nje sony me lente carl zeis , 6 x , f 1. 2.8 ne gjithe gjatesine e zoomit. dhe me memory stic 64 mega se e kishte me 128 po ja vodha une nje 64 she .

po deshe e nese je ne tirane hajde ti shofesh po vetem ti shofesh ama se per ti prek ma do menja qe nuk ka me te lone njeri.


Fuji Finepix S2 Pro, 6.1 mega, ccd 3, 12 mega interpolim ne aparat direkt, Sigma 17-35mm/2.8 F/aspherical, Sigma nikorr mount 28-70mm/2.8F gjithe gjatesine, sigma 70-300mm/f3,5-4-5,6, APO, Nikorr 50 mm/1-1.4 F, manual , Blic Nikon SB 28, Blic Metz S45, Nikon F80 me film, i montueshem si edhe S2 ne te gjithe keto obiektiva dy filma kam bere me te vetem.


besoj se me me shume breke se kaq nuk fotografohet dot apo jo.

o harrova se i kam len ka 1 muaj ne bagazh te makines 2 tripode 78 lartesi fillestare, deri ne 5.4 kg, nivelues, goma kembesh per tripodet,mah ....
edhe nja 30 rulona filmi kodak pro 200 qe i maj gjithmone rezerve per cdo rast.

keto te fundit ishin per ushkur qe te rine breket mire. [/qb]
o tralala o rehat,une doja te te thoja qe nuk ja vlen qe te blesh aparat 1000$ ose 2000$ e nuk te kerkova te me tregosh breket e familjes e te shokve.Nejse nejse me falni qe u perzieva ju duhet ti dini me mire keto pune.
Hajt shendet e te mira
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

O ZOG. Edhe Sony DSC-S75 qe kam nuk ka prizem qe te shohe nga objektivi. Ai eshte 3x optical/2x digital/6x total zoom. Pastaj per te bere foto te nje objekti qe eshte larg ... dhe ti je ne zoom deri ne 10x perseri veshtire eshte ta mbash ne dore aparatin. Por mund te luash me shpejtesine ose diafragmen keshtu qe edhe ne kohe me shi apo te vrenjtur mund te besh dicka te mire. Po edhe me trekembesh mund ta perdor per foto ku jam ne zoom. Une nuk fotografoj per biznes. Per qef i dua dhe them se per qef me duket OK ky Fuji FinePix s5000. Une kam edhe nje nikon Coolpix 990 dhe yll eshte por s'eshte tamam i imi se eshte per perdorim pune gjoja /pf/images/graemlins/tongue.gif .
Gjithsesi ja ky aktuali qe kam :
B00005ML2W.02.LZZZZZZZ.jpg
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Jo per te mburrur aparatin e Skerdit, por nxjerr alamet fotografish :wink: :thumbsup:
Apo jo more skerdo /pf/images/graemlins/wink.gif
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Eh Aragorn ! Nuk ke pare akoma asgje ti. Te tregoj une c'kam bere. Si tha Skenderbeu kur i morren shpaten : Nuk eshte shpata , por dora. ( Kot fare ... sa modest qe jam eee ?? ) /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

.... pastaj ato qe shikon ti jane me Nikon-in jo me SONY-in
 

zog

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

me qe ra fjala tek aparatet fotografike, kush me thote sa shitet ne shqiperi nje aparat Canon EOS 5 (film 35mm), me objektiv Canon 35-80 1:4/5,6 USM me nje objektiv te dyte Sigma EX Aspherical 28-70 1:2.8 diametri i lentes 72 mm, me nje mates te drites Sixtino te markes gjermane Gossen dhe me çante te markes Firstline. gjithsej kam bo vetem dy filma. aparati eshte i ri akull, objektivi Sigma i ri, ndersa objektivi Canon ne gjendje shume te mire (paraqitje + funksionim).

po deshet mund t'ju bej dhe foto te tij me te gjitha materialet, aparati eshte i pajisur me liber funksionimi ne disa gjuhe si dhe letrat e garancise se fabrikes, ne rast mosfunksionimi.

ky EOS 5 e ben fokusimin me ane te syrit (po ne fillim duhet ta parametrosh per syrin tat), pra atje ku ti veshtron ne objektiv, atje fokusohet.
 

antip

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

O ^_^ qenke hata fare per aparatet dixhitale ti! Gjithsesi me c’ke vene re dhe ne diskutimin tone ne temen “Absurditeti i cmimeve te celulareve...” une ja them me teper per celulare ndaj dhe me lejoni te hap nje nenpost qe nuk besoj se do ti ndryshoje temen postit aktual por thjesht do tia pergjithesoje rrjedhen...
Sic dihet kohet e fundit jane perhapur me nje shpejtesi te paparashikuar dhe me permasa globale telefonat mobile me kamere dixhitale te integruar, te quajtur ndryshe “cameraphones” (dhe ne rastin kur kane dhe nje sistem operativ, “smartphones”). Natyrisht qe kamerat e ketyre telefonave jane vertet qesharake, krahasuar me aparetet dixhitale profesionale, celularet montojne kamera te tipit CIF 352x288 pix dhe standarti me optimal i momentit eshte kamera VGA 640x480 pix (rreth 0.3 megapixels). E megjithate duke filluar qe nga pranvera e ketij viti, ku ne celularin Sharp GX-30 do te montohet nje kamere prej 1.1 megapixels, rrjedha e tregut te cameraphone-ve do te marri vertet nje boom dhe parashikohet qe deri ne fund te 2005 standarti i kamerave dixhitale te celulareve te arrije ne 3 megapixels (afer me aparatet dixhitale fotografike te momentit)
Ku dua te dal...
Jam gjithnje e me shume i mendimit se fotokamerat dixhitale do humbasin gjithnje e me shume terren ndaj cameraphone-ve. Perse? Per vete faktin se njerezia do kerkojne gjithnje e me shume te kene sa me shume produkte ne nje njesi (ne kete rast me te njejtin aparat edhe do mund te telefonohet dhe te mesazhohet dhe te fotografohet. Jo keq, apo jo!) Lind natyrshem dyshimi: “perse mua me duhet te harxhoj 400 euro per te blere nje aparat fotografik, nderkohe qe me te njejten shume (ose pak me teper) mund te marr nje celular i cili e ka brenda dhe kameren dixhitale?” Kuptohet qe aparatet e montuara ne celulare kurre nuk do ti arrijne standartet e nje aparati dixhital profesional te vecante, por te themi te verteten, jo te gjithe njerezit kerkojne aparate profesionale per pune, shumica i duan thjesht per qejf dhe kerkesat e ketyre te fundit mund te plotesohen me se miri nga nje cameraphone i avancuar (dihet qe per te pasur nje foto decente duhen te pakten 1 megapixel). E per me teper celularet perdoren nga te gjithe dhe duke montuar teknologji te tilla si infrared, bluetooth, Wi-Fi (ne rastin me te mire) dhe protokolle interneti si GPRS, HSDSC, EDGE etj i japin imazheve dhe fotografive ate “levizshmeri” qe kamerat nuk do mund ta arrijne kurre (per shkak te perhapjes me te vogel te tyre). Me teknologjite e permendura personat do ta kene me te lehte transferimin e fotove dhe videove te tyre nga nje aparat ne tjetrin (ose nga aparati ne PC) duke ndare keshtu momentet e jetes se secilit me te tjeret.
Theksoj edhe nje here se jam i mendimit se cameraphonet nuk do te mund te zevendesojne kurre nje aparat dixhital te avancuar dhe qe perdoret per pune (do te ishte e pallogjikshme), por mendoj se njerezit qe kerkojne nje aparat dixhital per qejf, besoj se do te orientohen sa vjen e me shume drejt celulareve. Ne rastin tim (qe bej video dhe foto thjesht per qejf) shpenzimi i 400 e ca eurove me duket i tepert vetem per nje aparat, por shpenzimi i te njejtes shume per nje celular me kamere me duket me vend sepse do te kem mundesine te nderthur ne nje njesi te vetme punen (telefonatat) dhe argetimin (kameren).
Ciaoz
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Mund te me thote ndonjeri cfare ndryshimi kane keto kartat e meposhteme :
im7x91.jpg
im7x92.jpg
im7x61.jpg
im7x71.jpg
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Fillimisht postuar nga antip:
[qb] Jam gjithnje e me shume i mendimit se fotokamerat dixhitale do humbasin gjithnje e me shume terren ndaj cameraphone-ve. Perse? Per vete faktin se njerezia do kerkojne gjithnje e me shume te kene sa me shume produkte ne nje njesi (ne kete rast me te njejtin aparat edhe do mund te telefonohet dhe te mesazhohet dhe te fotografohet.[/qb]
Antip, kjo eshte e vertete per njerzit e thjeshte, por jo per ata qe duan qe kur falsin ne celular ... flasin ne celular, dhe kur FOTOGRAFOJNE ... FOTOGRAFOJNE. nuk di sa u spjegova /pf/images/graemlins/wink.gif
 

^_^

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

ore qe do vije koha te na rrasin nga nje CHIP mbas koke ne aty mbrapa veshit do vije e e nje skaner ne sy po 3 dimensional ama, edhe nj komunikim wireles te shpejte diku afer veshit e nje lexues removable ne b***** (kjo per shaka) , fakti eshte se sado te rritet cilesia e kamerave te vogla nuk kane mundesi absolute te arrijne digitalet normale per vete faktin qe ccd e kamera te celulareve e shte shume shume me e vogel ne krahasim me 35 mm, plus lentet qe perdoren jane te kufizuara e kshu me rradhe jane gjera shume te veshtira per tu arritur , ndersa kjo e chipit qe po them me duket me e realizueshme sepse tashme Intel po punon jo me per rritjen e frekuences ne procesoret e tij por per prerjen e tyre me te vogel e deri ne 2010 parashikohet qe nje procesor te pritet ne madhesine e 22nm me i vogel se sa nje qelize e dna , e kshu pra te gjithe po ecin ne nanoteknollogi , por asnjehere nuk ka nanoteknologji ne lentet eshte e pa besueshme vetem ne rastet kur lentet mund te arrijne syrin e njeriut por nga ana tjeter duhet nje sensibilet i madh i CDD-se i cili nuk arrin kurre te kapi sensibilitetin e neuroneve, megjithate edhe sikur te arrihet sensibiliteti i neuroneve mos harroni qe syri eshte i kufizuar ne distance e kshu nevojiten gjithmone lente qe te bejne zoom ( syri nuk ben zoom) ktu eshte problemi , sa me e vogel lentja aq me pak drite futet aq me shume kerkohet sensibilitet nga CDD-ja. Pra aktualisht kamerat e telefonave celulare ose me sakte microkamerat kane nje limit qe preaktikisht eshte i pakapercyeshem biles une kam dyshimin se ky limit eshte edhe i paarritshem qofte edhe teorikisht.


Tashi per DUQEN.

Duqe nigjo une te maj per cun te mencem kshu qe me mire e bab dil ke pazari e shit nai pras a nai laker :-P car te duhen ty mer daje kto lloj kartash kur nuk ke me i perdor asnjehere, a ke pa MMS te sonit ka gjithe jeten qe na cau meneren me ate menyre ruajtje me MMS qe nuk eshte fare ne stndartet normale tani ju tek menerja edhe olimpusit me na e fut edhe me bo karta te modelit te vet. kjo eshte e gjitha marrin ca CF i shtojne nai dhom me nai ven edhe ti je i detyrum ta blesh ke kta trimat karten nese ke olympus ose sony , psh tek telefoni im ti e di qe po vrash 100 e nuk po gje nje memory stic duo te pakten 32mb te sonit sepse sonit i eshte tek jo me perdor mms normale te veten ose sd, ose nai gjo tjeter tek ky aparat por ket MMS DUO qe jo vetem qe nuk e gjen kollaj por edhe ta rrun koken mire kur e blen kam pershtypjen.
Kta sajojne gjona perdite me na more leket mer e ne bime si tope mrena duke i ble , aty ju puno menja vetem me te more leket, kshu qe me mire me shit pras e lakra se ato te shkretat kane ne jete te jeteve qe jane bo standart nuk ndryshojne , vetem nje upgrade ka lakra pershembull qe nga normale ka edhe laker foragjere qe neve nuk na intereson edhe jemi ne rregull ne daje . /pf/images/graemlins/smile.gif
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

O ^_^ , ca eshte kjo pytje mer daj ? si mer ca me duhen ato lloj kartash? Po mire mer daj , pasi te bej nje foto me Fuji ... ku ta ruaj foton po nuk pata nje karte te tille ? Apo ta fus ne xhep ? C'ti bej une i shkreti qe ai Fuji qe te kam thene xD-Picture Card perdor.Me cuan nje Mail dhe per mua e japin me 304,2 EU dhe nje xD Card 128Mb ma japin per rreth 37EU nga 56 EU qe eshte. Pastaj ajo karte nje here blehet dhe nuk eshte konsum mer qe do e blesh cdo muaj. Do i fus edhe nje Cante FUJI (se nuk ka) qe e marr per 9 EU ... dhe hopaaaaaaaa mbaroi . That's all /pf/images/graemlins/wink.gif
 

^_^

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

zog nja 600 euro them une meqe nuk para kerkohen me aparate me film , dmth vetem si vlere obiektivash se veshtire eshte te shesesh me film.
 
Top