Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Mbrojtësi i kuq bën pjesë në grupin e lojtarëve që nuk u pajisën me vizë nga ambasada e SHBA-së 26-06-2005

Pinari: S'kemi pse të trajtohemi në këtë mënyrë

Adi Metaliu


Qenka shumë e vështirë të jesh shqiptar! Të diskriminuar në botë në fusha të ndryshme, nuk kishte se si të mos ndodhte një gjë e tillë edhe në fushën e sportit. Ajo që ka ndodhur para dy ditësh në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku një pjesë e futbolllistëve, që do të merrnin pjesë në turneun miqësor të këtij vendi, nuk u pajisën me vizë, është një ngjarje e paprecedent. Kombëtarja jonë ka marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të ndryshme, por kurrë nuk hasur në pengesa të tilla, ku futbollistëve u mohohet e drejta për t'u pajisur me vizë. Reagimi i ambasadës ka qenë mjaft i ftohtë, kur është shprehur shumë shkurt me anë të zëdhënësit të saj për shtyp se ata futbollistë që nuk u pajisën me vizë nuk ishin futbollistë të kombëtares. Mos ndoshta është Ambasada Amerikane ajo që i përzgjedh lojtarët e kombëtares sonë? Mjaft i prekur nga sjellja e kësaj ambasade është edhe mbrojtësi i Partizanit, Luan Pinari, i cili nuk e kishte menduar kurrë një reagim të tillë. Sipas Pinarit, të gjithë futbollistët e paraqitur në ambasadë i janë nënshtruar një pyetësori të gjatë, që kishte të bënte me karrierën e tyre si në klubet e vendit, ashtu edhe në kombëtare, por, çuditërisht, një pjese të këtyre futbollistëve u është komunikuar mosdhënia e vizës pa u shpjeguar arsyen. "Pasi plotësuam dokumentacionin e nevojshëm, u paraqitën në ambasadë për të hedhur dokumentet, që do ta na mundësonin vizën. Punonjësit e ambasadës na morën në një intervistë një nga një, ku kërkohej me imtësi se ku luanim, nëse jemi pjesë e kombëtares, kur jemi grumbulluar për herë të fundit e informacione të tjera të këtij lloji. Dhe, çuditërisht, disave prej nesh na u refuzua pajisja me vizë. Nuk e kuptova një veprim të tillë të kësaj ambasade, sepse unë, personalisht, kam marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të tilla miqësora dhe nuk kam hasur pengesa për t'u pajisur me vizë. Ky më duket një veprim qesharak dhe, ç'është më e rëndësishmja, nuk na u shpjegua as shkaku se pse u ndërmor një veprim i tillë prej ambasadës. Ndihemi të fyer nga ky veprim i Ambasadës Amerikane, që kurrsesi nuk duhet të na kishte trajtuar në këtë mënyrë, sikur të ishim kriminelë dhe jo futbollistë. Unë mendoj se kjo që ndodhi në Ambasadën Amerikane në Shqipëri nuk ndodh ndoshta në asnjë vend tjetër të botës,"- ka deklaruar Luan Pinari. Përveç Pinarit, është edhe goleadori i kuq, Dorian Bylykbashi, i cili ka pasur të njëjtin fat me mbrojtësin e kuq. Pra, dy nga pesë futbollistët e Partizanit që do të merrnin pjesë në këtë turne, nuk kanë mundur të pajisen me viza. Pinari dhe Bylykbashi tashmë duhet të presin datën e grumbullimit të skuadrës së kuqe, për të filluar stërvitjen në prag të fillimit të kampionatit. Sipas drejtuesve të kuq, grumbullimi i skuadrës do të bëhet pas zgjedhjeve të 3 korrikut, kur në të njëjtën kohë do të nënshkruhen edhe kontratat për sezonin e ri. Më pas, skuadra, sipas vetë presidentit te Partizanit, Albert Xhani, do të udhëtojë drejt Hungarisë ose Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Te ftoj te rilexosh ligjin francez <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> [/qb]
....jo ligjin...eshte direktive vetem per ambasadat franceze,ligji eshte tjeter gje!
Te njejten gje beri edhe Gjermania.
Tani,ai kampionati Amerikan qe do merrte pjese edhe "kombetarja" jone eshte dicka e organizuar nga shoqata/lobe dhe jo dicka shteterore!
Keshtuqe edhe besimi zbret me poshte!

Mua ne fakt me ben pershtypje vizita e kreut te CIA-s Amerikane keto dite ne Shqiperi,kjo eshte per t'u merakosur!
Lobby Grek me cfar di une ka ndikim aty,dhe nuk e shikoj si nje ugur te mire per ne(krahun demokratik).
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

komplet tjeter e kishte llafin YLLIS. ka disa vite (dhe jo vjet) qe u morr vendim qeverije, pra direktiva e jo ligj, per legalizim te atyre "sans papiers" por jo totalisht siç e ka bere italia dhe spanja, por duke e studiar çdo rast individualisht.

kesaj i referohej yllis.

si dhe kuptohet qe 'ligji eshte llastik mor tefik" kur i thone, dhe jo vetem ne shqiperi por kudo.

dy veta shkojne ne nje sportel, me te njejtat letra, njeri mbaron pune ndersa tjetri jo, e ketu ka te beje turini (pershtypja qe ti i krijon sportelistit) e asgje tjeter.

dhe normal qe kjo eshte diskriminim, po e tille eshte ndertu natyra njerezore, ajo diskriminon, ngaqe SELEKSIONON e KATEGORIZON parreshtur.

darvini bile thoshte qe ketyre ligjeve u nenshtrohen te gjitha speciet e gjalla, bile edhe ajo njerezore.

keshtuqe kjo afere per te cilen po flasim nuk ka pse te merret si veprim antidemokratik amerikan e i programuar kundra nesh, por si diçka natyrale qe ndodh perdite e do te ndodhe edhe ne te ardhmen ngaqe siç e thame eshte pjese e natyres prej se ciles jemi te ndertuar.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Kombëtarja jonë ka marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të ndryshme, por kurrë nuk hasur në pengesa të tilla, ku futbollistëve u mohohet e drejta për t'u pajisur me vizë.
Mos harrojme qe nen 'petkun' e ekipit kombetar apo trupes se baletit kane kaluar kufirin dhe 'ai' qe deri dje nuk kishte prekur top me kembe apo njihte baletin si kercim Napoleoni nen efektin e alkolit neper dasma.
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Shume e vertete!, por nga ana tjeter nuk eshte detyre e Ambasades "se nje vendi mik" te ndaje sharpin nga sheqeri dhe te testoje se kush e kercen mire apo keq Naplonin!
Kjo nuk eshte dinjitoze as per ate te ashtuquajtur Ambasade ne fund te fundit!
Dhe Kombetarja do shkonte te luante per 4 Korrik..... Me mirre do te ishte tu thoshin si skuader "Ju kemi dhjere 4 Korrikun me gjithe Vizat tuaja!!!!"
Po ne jemi palaco milet dhe kur 6 shoke te ekipit poshterohen ne kete menyre ne i dyfishojme servilosjet dhe shkojme e u lepihemi si qen te rahur.
Mire te na i bejne.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Blendi, une nuk bej aluzion ne ndonje vend qe shqiptaret jane me te rregulltit ne bote e te gjithe e dime qe ne kete fushe nuk ka shume vend per diskutim pasi e kemi shkel ne shume vende e ka pas abuzime. Megjithate kjo sdo te thote qe duhemi persekutuar si popull. Ai qe e ka shkel le te denohet e ka ligj per kete pune, nese nuk zbatohet ne Shqiperi zbatohet neper bote duke e ndaluar te marri vizen per periudhe 5 apo 10 vjeçare.
Kur jep leksione per demokraci nuk mund te thuash sme pelqeu fytyra e nuk i dhashe vizen pasi kjo eshte diktature e diskriminim e bie ne kundershtim me nenin numer 1 te kushtetutes amerikane.
Direktivat te cilat jane ne kundershtim me ligjin jane te jashteligjeshme dhe vete presidenti nese ka dhene direktiva te tilla eshte jashte ligjit.
Asnje njeri mbi kete rruzull nuk mund te dali ne teori mbi kushtetuten e vendit te tij, nese e ben kete kjo quhet abuzim me detyren dhe me fuqine qe ligji i ka besuar per te ushtruar profesionin e tij.
E thashe dhe me siper vitin qe kaloi ka qene ekipi i Vllaznise ne Detroit dhe çdo gje shkoi shume bukur e te gjithe u kthyen mbrapsh, pra asnje lloj problemi, keshtu qe kur ne kete nivel nuk ka precedente problematik perse duhet te diskriminohen futbollistet tane!
Mos ngaterroni ligjin kunder terrorizmit me mosdhenien e vizes dy futbollisteve qe jane grumbulluar me kombetaren.
Kombetarja ka nje trainer i cili paguhet te zgjedhi lojtaret qe luajne per te e kete nuk mund ta gjykoje nenpunesi i ambasades pasi kalon kopmpetencat e tij.
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

thumbsup.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

o MLK si skupton mor vlla, qe ligji nuk eshte kometa halley, por eshte ai sportelisti qe e zbaton, n'daç amerikan n'daç shqiptar qofte.

ai e zbaton sipas kaplloqes se vet, sepo ta dinte mire legjislacionin behej jurist ose prokuror e nuk punonte ne ambasade tu prit e percjell gabele.

a ke marr per vizite ndonje prej shtepise ne france. as njigjo s'te kerkojne ketu me paraqit, ndersa ne shqiperi atyre u kerkojne njeqind gjona prej nesh.

pra ligji ne kete rast ka dy fytyra, por ne raste te tjera mund te kete me dhjetra, sipas fytyrave tona.

s'ma ha mendja se ty te dashurojne te gjitha vajzat apo i dashuron te gjitha vajzat. nji keshtu dhe ai nenpunesi nuk i pelqen te gjithe qe i paraqiten perpara banakut. ai zgjedh aq me teper ku vizat qe jep i ka me pikatore, e jo te panumerta.

pra ato pak qe ka ai ja jep atij qe do, atij qe i pelqen, kur nuk i shet komplet per kompesim rroge.

fajin lal e kan shqiptaret, ATY ku u duhet vize, nuk ka pse shkojne, ne shqiperi dhe ti ftojne te tjeret.

deri sa bota ose tu sjelle vizat VETE siper tavolines ose ti pranoje PA TO.

ketij lal i thone DINJITET !
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Gjithsesi Qeveria Amerikane duhet te kete pak me kujdes ne prekjen e ndjenjave pro-amerikane tek ne!
Perderisa shqiptaret jane aleatet shpirterore me te medhenj te Amerikes,edhe kjo e fundit duhet te beje disa leshime qe nuk do i kushtonin asgje!

Jam i mendimit qe ne kete mes ka gisht lobby grek dhe ai serb!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Per Ameriken Shqiperia thuajse nuk ekzistopn akoma ose eshte shume pa peshe.Ca aleati jemi ne per ameriken.S'kemi zgjidhje tjeter mund te themi, kemi ngele si peshku pa uje.
Amerikani e di shume mire qe ne i lepijme bithet atij, ai e di qe ne s'kemi rruge tjeter.Jemi ne qe duhet te bejme kujdes me amerikanet dhe jo ata me ne.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ore,aty Yankit e dhjere duhet te kene shume kujdes me ne,se nuk jemi Irakeze ne,i tredhim per "lobesh",qenat!

...si thu t Antares <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> se mos fillo e i mbro tani <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Miqesia nuk lidhet nepermjet lepirjeve por me besnikeri e fisnikeri e ai qe kujton se duke ju lepire do ti afrohemi Amerikes genjen veten.
Amerikanet nuk jane budallenj te mos e kuptojne kur ne i lepijemi hapur e kjo per ne ska asnje vlere biles do te thoja ulim akoma me teper veten e nuk perfitojme asgje. Kur tjetri te shkel me kembe te pakten duhet te bertasesh e te mos besh sikur ste dhembi.
Mu kujtua nje deputet socialist multimilioner qe bleu votat ne nje zone ne Shqiperi e kur mbaruan votimet ngriti dolli vetem per dy veta ne tavoline qe nuk pranuan avantazhet nga ai dhe pse e dinin qe PD-ja do humbte ne ate zone i ndejten besnik deputetit te PD qe i kishin dhene fjalen (dhe pse ishin shume shok me deputetin e PS). Ata qe te vijne nga pas per pare e interesa nuk jane miq po funderina e njerez pa dinjitet.
Keshtu dhe puna jone, nese e kemi ber balte e trafikuar per kete pune te paguajme, po kur behet fjale per te derguar dy djem te ri te luajne me kombtaren ne Amerike nuk duhet te mbyllim gojen por te veme ne funksionim institucionet ne menyre qe te vem dinjitetin tone ne vend me zgjuarsi.
Si thoni ju qe ska mundesi kryeministri apo ministri i rinise dhe sporteve te nderhyje per kete problem ne ambasaden amerikane qe te marre vizat!
Do by.he e kurajo me ven ne vend dinjitetin e jo lepirjeapo te aprovojme idiotesirat e nenpeunesve te ambasades
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Wow,mega postime!
Po mire o cuna,po veten a e keni pyet ndonjehere nese ndodhin keto 'keqkuptime' ne ambasadat Greke,Franceze,Italiane apo ku di une!?
Jo mor,c'ne,ata jane vllezerit tane.
Po veten e keni pyet ndonjehere kur komshiu juaj nuk e mori vizen Greke,

Perse?

Sepse kerkonte nje jete me te mire aty,apo e kishte djegur malli per te birin qe nuk kishte mundesi te kthehej.

Po per studentet anembane Europes te cilet nuk kane mundesi me pagujt dhomen ku flene dhe detyrohen te bejne nga dy pune te ndryshme,dhe per ata eshte viza 'gogol'.

Po per filanin qe ka dhjetera vite diku,dhe nuk kishte mundesi te vinte e ti jepte lamtumiren e fundit babait,ngaqe akoma nuk eshte paisur me dokumenta.

Na vrau sedra per dy palo sportiste qe nuk moren vizen,a thua se dhe po ta kishin marre do na ndrisnin !!
Pfff,ju lutem lerini nacionalizlmat se i dhisni ne diksutime te tjera.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

E drejta jote te pranosh te shkelesh me kom e askush sta ndalon kete te drejte por ato qe sjell ti ketu si shembuj shpjegojne po nuk justifikojne ate qe ndodh.
Nese te gjithe mbyllim gojen do vazhdojne te na shkelin me kembe, se nuk te fal kush te drejta po nuk i kerkove <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Mendoj se keto te drejta duhet ti kishim kerkuar me pare dhe diku tjeter.
Ti mos kerko nje gje te tille pas 11/07.
Keto aksidente kan ndodh dhe karshi Hollandezeve apo tjeter kujt.
Ketu me teper po diskutohet per politiken Amerikane dhe kur permenden Yankite ne behemi ujqer dhe harrojme perse diskutojme.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

....11/09 <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
Shpjegimet qe bani Blendi ishin shum te goditura!
Ishin vuajtjet 15 vjeqare ne shkalle kombetare e jo per tre sportiste!
Amerika ka dhene edhe bursa,kadhene edhe llotori.
Kam besimin qe:te ishte per amerikanet puro,kombi shqiptar do trajtohej me shume respekt dhe kujdes,por sic e thashe edhe me perpara,disa veprime administrative amerikane jane pjelle e lobbeve te ndryshme dashakeqe dhe anti-shqiptare,te cilet cfar nuk bejne vetem te prishin imazhin e shqiptareve per Ameriken!
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ah ato lobet ato lobet.......
Ai "populli i thjeshte" amerikan qe thua ti Yrysh nuk merr ere me shume se ti nga historia, gjeografia etj etj, 40% nuk dine se ku bie Franca, kur i pyet ku eshte Meksika tregojne Kanadane dhe anasjelltas!
Keshtu pra qe ta kesh pak idene se sa dhe cfare dine ata per Shqiperine!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Te drejtat kerkohen kur te mohoen, keshtu qe nese deri dje jane bere gabime kjo nuk justifikon dot faktin qe duhet te vazhdojme te bejme perseri te njetat gabime.
Nuk jam i mendimit se duhet te kapemi vetem me rastin e futbollisteve, futbollistet jane thjesht nje incident qe u be mediatik per arsye te te qenit te tyre persona publik, kjo qe u ndodhi atyre eshte nje fenomen qe ndodh shume shpesh me shume bashkeatdhetare shqiptare te cileve u mohohet e drejta e vizes ne shume raste pa asnje lloj shkaku e askush nuk merr mundimin te denoncoje kete fenomen.
Viza eshte e vertete nuk eshte nje e drejte e detyrueshme, por nga momenti qe nenshkruan akorde per dhenie vizash e kriteret permbushen per dhenien e tyre nga individe te ndryshem, ne rastin kur i mohoet kemi te bejme me diskriminim, e qellimi eshte te denoncohet me aq fuqi sa kemi diskriminimin se neser mund ti bej vaki nje te afermi tone apo dhe vet ne, pra te behemi solidare kundra atij qe diskriminon e jo te kritikojme gjithmone viktimen qe ne rastin konkret jemi ne.
 

ados

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

po mire nuk shkonin dot ne ambasaden canadeze dhe te mirnin nje vize..dhe qe andej te kalonin ne usa.kete e bera une kur pashe new yorkun!!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

ai maksimumi s'merr vize indjone. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

ktu u thane lloi lloi gjonash. ideja eshte qe rasti qe i tille, ku perfshihen institucjone si kombetarja e futbollit qe ne e dum aq shume. eshte e kote ti krahasosh me raste personale marrje vizash sepse nuk i plas njeriu per to. jan probleme te perditshme te seicilit.

pra, incidenti duhet te zgjidhet nga institucjonet perkatese, e kjo te nervozon, fakti qe institucjonet tona jane per ibret. se si jane amerikanet pune per ta, problemi qendron te mosorganizimi yne. mire u tha qe te mos pranoheshin vizat hiç nga asnje nga futbollistet. por kur jane mortje si grup ata te kombetares, qe nuk kane solidaritet per sho-shoq, kur eshte mortje trajneri, zedhensi etj etj. pra eshte problem grupi, duhet me u bo grup qe protesta te kete efekt.
 
Top