Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Mbrojtësi i kuq bën pjesë në grupin e lojtarëve që nuk u pajisën me vizë nga ambasada e SHBA-së 26-06-2005

Pinari: S'kemi pse të trajtohemi në këtë mënyrë

Adi Metaliu


Qenka shumë e vështirë të jesh shqiptar! Të diskriminuar në botë në fusha të ndryshme, nuk kishte se si të mos ndodhte një gjë e tillë edhe në fushën e sportit. Ajo që ka ndodhur para dy ditësh në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku një pjesë e futbolllistëve, që do të merrnin pjesë në turneun miqësor të këtij vendi, nuk u pajisën me vizë, është një ngjarje e paprecedent. Kombëtarja jonë ka marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të ndryshme, por kurrë nuk hasur në pengesa të tilla, ku futbollistëve u mohohet e drejta për t'u pajisur me vizë. Reagimi i ambasadës ka qenë mjaft i ftohtë, kur është shprehur shumë shkurt me anë të zëdhënësit të saj për shtyp se ata futbollistë që nuk u pajisën me vizë nuk ishin futbollistë të kombëtares. Mos ndoshta është Ambasada Amerikane ajo që i përzgjedh lojtarët e kombëtares sonë? Mjaft i prekur nga sjellja e kësaj ambasade është edhe mbrojtësi i Partizanit, Luan Pinari, i cili nuk e kishte menduar kurrë një reagim të tillë. Sipas Pinarit, të gjithë futbollistët e paraqitur në ambasadë i janë nënshtruar një pyetësori të gjatë, që kishte të bënte me karrierën e tyre si në klubet e vendit, ashtu edhe në kombëtare, por, çuditërisht, një pjese të këtyre futbollistëve u është komunikuar mosdhënia e vizës pa u shpjeguar arsyen. "Pasi plotësuam dokumentacionin e nevojshëm, u paraqitën në ambasadë për të hedhur dokumentet, që do ta na mundësonin vizën. Punonjësit e ambasadës na morën në një intervistë një nga një, ku kërkohej me imtësi se ku luanim, nëse jemi pjesë e kombëtares, kur jemi grumbulluar për herë të fundit e informacione të tjera të këtij lloji. Dhe, çuditërisht, disave prej nesh na u refuzua pajisja me vizë. Nuk e kuptova një veprim të tillë të kësaj ambasade, sepse unë, personalisht, kam marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të tilla miqësora dhe nuk kam hasur pengesa për t'u pajisur me vizë. Ky më duket një veprim qesharak dhe, ç'është më e rëndësishmja, nuk na u shpjegua as shkaku se pse u ndërmor një veprim i tillë prej ambasadës. Ndihemi të fyer nga ky veprim i Ambasadës Amerikane, që kurrsesi nuk duhet të na kishte trajtuar në këtë mënyrë, sikur të ishim kriminelë dhe jo futbollistë. Unë mendoj se kjo që ndodhi në Ambasadën Amerikane në Shqipëri nuk ndodh ndoshta në asnjë vend tjetër të botës,"- ka deklaruar Luan Pinari. Përveç Pinarit, është edhe goleadori i kuq, Dorian Bylykbashi, i cili ka pasur të njëjtin fat me mbrojtësin e kuq. Pra, dy nga pesë futbollistët e Partizanit që do të merrnin pjesë në këtë turne, nuk kanë mundur të pajisen me viza. Pinari dhe Bylykbashi tashmë duhet të presin datën e grumbullimit të skuadrës së kuqe, për të filluar stërvitjen në prag të fillimit të kampionatit. Sipas drejtuesve të kuq, grumbullimi i skuadrës do të bëhet pas zgjedhjeve të 3 korrikut, kur në të njëjtën kohë do të nënshkruhen edhe kontratat për sezonin e ri. Më pas, skuadra, sipas vetë presidentit te Partizanit, Albert Xhani, do të udhëtojë drejt Hungarisë ose Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

O Putino(antaresi),sdiskutohet qe Amerikanet nuk i bajne te gjitha gjanat me profesionalizem,ose mund te thoja:cdo gje qe bajne Amerikanet e bajne me vetedije te plote!Asht ma se e vertete qe Administrata Amerikane nuk po sillet me respekt per popullin shqiptar,edhe ne nuk na plas fort!
Ndersa Serbet dhe Greket kane ba cfare kane dasht mbi kurrizin tone!E kemi qu zanin shum here,kaq kemi ne dore!
Mos harro gjithashtu qe ndoshta Amerikanet na shofin edhe ne si nje e keqe e vogel e mundeshme!
Mos harro edhe Lobet e fuqishme Greke-Serbe-Ruse te cilat kane miq te fuqishem ne Senatin Amerikan!
Dhe,megjithe mendimin tend anti-hebre,une do thoja qe shqiptaret do arrijne zgjidhje te ceshtjeve kombetare vetem nepermjet fuqizimit me Lobin Hebre ne Amerike!
Kurse ti Putino je ne anen e PIKERISHT atyre qe mendojne dite e nate kunder shqiptareve!!
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

pergjigje e shkelqyer, bravo !
thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] pergjigje e shkelqyer, bravo !
thumbsup.gif
[/qb]
Bravo edhe ty <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Media shqiptare ka nje huq te shpeshte per te ndryshuar permbajtjen dhe thelbin e deklaratave apo veprimeve te ambasades amerikane ne Shqiperi.

NGA GAZETA, TIRANA OBSERVER

<span style="font-weight: bold">Përfaqësia diplomatike reagon pas keqpërdorimit të veprimtarëve të qeverisë së SHBA-së
“E vërteta e letrës së senatorit Schumer”

Deklarata është bërë pas publikimit të rremë në disa media shqiptare </span>



Elona ZYLA
Ambasada amerikane, për herë të parë hodhi poshtë publikimet e bëra nga disa media, se Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë akuzat e ngritura ndaj kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, përfaqësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me keqpërdorimin dhe keqpërfaqësimin e veprimtarëve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në median shqiptare. Sipas ambasadës, përmbajtja e letrës që senatori i njohur amerikan Charles Schumer i ka dorëzuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, nuk është ashtu siç e publikojnë mediat, por ajo ndryshon tërësisht.
Pasaktësitë e publikimit
Në media është publikuar se reagimi i Schumer ka ardhur menjëherë pas kontaktit me një nga përfaqësuesit më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gary Kokalari, dhe se ka qenë ky i fundit, ai që i ka dërguar para tri ditësh letër kryeministrit ku e njofton për raportin që e implikon në trafikun e drogës.
Të gjitha këto publikime të bëra nga media të ndryshme, ambasada amerikane në Tiranë i ka quajtur të rreme, duke u shprehur: &quot;Raportimet televizive kanë transmetuar në lidhje me kopjen e një letre nga senatori i SHBA-së dhe kanë pretenduar se senatori i ka bërë thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së mbi kryeministrin Nano&quot;. Ambasada amerikane shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me përdorimin e papërgjegjshëm të korrespodencës së një anëtari të senatit të Shteteve të Bashkuara.


<span style="font-weight: bold">Deklarata e ambasadës amerikane:</span>

Dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë, në lidhje me keqpërdorimin dhe keqpërfaqësimin e veprimtarive të zyrtarëve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me median këtu në Shqipëri.
Raportimet televizive kanë transmetuar në lidhje me kopjen e një letre nga një senator i SHBA-së dhe kanë pretenduar se Senatori ka bërë thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së mbi kryeministrin Nano.
Kjo është e rreme.
Nuk është kjo, ajo që senatori Schumer shkroi në letrën e tij dhe ne jemi thellësisht të pakënaqur me këtë përdorim të papërgjegjshëm të korrespondencës së një anëtari të Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Ka pasur gjithashtu, edhe referime nga media në lidhje me informacion në faqen e internetit të ambasadës. Ky informacion, i cili thjesht u tërheq vëmendjen qytetarëve të SHBA-së të jenë të kujdesshëm në lidhje me krimin, u vendos në faqen e internetit më 9 prill, jo këtë javë dhe është një përditësim rutinë drejtuar qytetarëve të SHBA-së.

Dalipi: Të mos cënohet liria dhe siguria e qytetarëve

Pas publikimit të një njoftimi të vjetër të ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar zëdhënësi i kryeministrit: &quot;Ky njoftim që ju thoni është i vjetër, i shumë muajve më parë dhe nuk ka të bëjë aspak me situatën aktuale zgjedhore&quot;. Më tej, Dalipi theksoi se &quot;angazhimi ynë është që të mos lejojë asnjë rast që të cënohet integriteti i zgjedhjeve, që të mos cënohet liria dhe siguria e qytetarëve dhe të mos cënohet as liria dhe siguria e qytetarëve të huaj në Shqipëri&quot;. Sipas tij, të gjithë ata që tentojnë të cënojnë rendin publik, të cënojnë sigurinë, dhe të cënojnë integritetin e procesit zgjedhor nëpërmjet këtyre veprimeve, do ta marrin përgjigjen përmes ligjit dhe ruajtjes së sigurisë.

Ambasada amerikane shqetësohet për qytetarët amerikanë në Shkodër

Ambasada amerikane, në muajin prill, në sitin e saj ka shprehur shqetësimin e saj për sigurimin fizik të qytetarëve amerikanë në zonën e Shkodrës ndaj elementëve kriminalë. Ambasada paralajmëron të gjithë qytetarët amerikanë në zonën e Shkodrës që të bëjnë kujdes dhe të kenë një nivel të lartë vigjilence gjatë gjithë kohës. Çdo qytetar amerikan në zonën e Shkodrës për sigurinë e tyre mund të kontaktojnë në seksionin konsullor të ambasadës amerikane. Ndërsa amerikanët që jetojnë apo udhëtojnë jashtë shteteve të bashkuara duhet të monitorojnë faqen e internetit.

Islami: S'kemi një informacion të tillë nga ana e ambasadës

I pyetur dy ditë më parë nga gazetarët rreth njoftimit të publikuar në sitin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, i është përgjigjur: &quot;Nuk ka indikacione nga ambasada amerikane në Tiranë për një situatë problematike dhe incidente të mundshme në Shkodër para zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut&quot;. Edhe pse ky njoftim ishte i kaluar në kohë, ministri duke u këshilluar me pjesëtarë të stafit të tij, aty për aty ka dhënë një përgjigje elegante dhe diplomatike. Ministri Islami ka deklaruar se dikasteri që ai drejton nuk ka dijeni për ndonjë njoftim të tillë të përfaqësisë diplomatike të SHBA-së në Shqipëri.

Publikimi i rremë, në disa media

Disa nga mediat e shkruara dhe ato vizive publikuan dy ditë më parë lajmin se senatori Carles Schumer i ka kërkuar Departamentit amerikan të Drejtësisë të hetojë akuzat e ngritura ndaj kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. Sipas lajmit të publikuar, &quot;Schumer i ka dorëzuar këtij institucioni një raport që e implikon Nanon në trafikun e drogës dhe në praktika korrupsioni&quot;. Duke iu referuar të njëjtit lajm, reagimi i senatorit amerikan ka ardhur menjëherë pas kontakteve me një nga përfaqësuesit më të njohur të komunitetit amerikan në SHBA, Gary Kokalarin. Ky i fundit e ka detyruar Departamentin e Drejtësisë të hetojë mbi vërtetësinë e akuzave të ngritura ndaj kryeministrit të Shqipërisë&quot;. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se &quot;para tre ditësh, Kokalari i ka dërguar një letër kryeministrit, ku e njofton atë se ka në dorë një raport që e implikon Nanon dhe bashkëshorten e tij në përfshirje direkte për trafikimin e drogës&quot;. Gjithashtu, Kokalari shkruan në letër se po ndjek vërtetësinë e raportit me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa hetimi i këtyre problemeve është në kërkesë e sipër. Këtë letër, Kokalari ua ka përcjellë edhe zyrtarëve të lartë si: ambasadores së SHBA-së, Marcie Ries, ambasadorit të BE-së, Lutz Saltzman, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Condoleza Rice.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ajo qe nuk ben te qarte Ambasada amerikane eshte se çfare shkruante letra ne te vertete, pra mohon ato qe thuhen po nuk sqaron se çfare ka thene!
Per sa i perket sigurise ne Shkoder me duket qesharake se perveç te ndjerit ambasador amerikan qe vdiq ne Shqiperi me over doze viagra ne Lure, nuk kemi degjuar keto 15 vjet te vdese ndonje amerikan tjeter
eek.gif

Eshte shume me me rrezik jeta per nje shtetas amerikan ne Bronx, Harlem apo ne Brooklen se sa ne Shkoder.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Sepse letrat ne drejtim te Senatit Amerikan jane fundi i fundit ceshje e brendshme e Shteteve te Bashkuara, te cilat Zoti Gary Kokalari, (qe sipas gazetes e mbaka veten si me influence nder Shqiptaret ketu ne SHBA - e une 9 vjet ketu nuk e di fare kush eshte ky tip) nuk ka pse ti pompoje ne media.

Ama nje gje eshte e sigurte. ne rast se Ambasada Amerikane deklaron se akuza eshte e rreme, akuza eshte e rreme. Ata nuk do te genjenin kurre publikisht. Ne rast se do ishin duke fshehur dicka, do perdornin nje gjuhe te paqarte, perkundrazi, eshtre e zeze mbi te bardhe.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ashtu si rrejten boten per armet e shkaterrimit ne mase e kishin hartat dhe vendet ku ndodheshin po nuk donin tja tregonin njeriu!
Kur erdhi puna u be 2 vjete e skan gjet nje fishek te skadum e jo me arme te shkaterrimit ne mase.
Sa i besoni rrenave te politikes nje here
eek.gif
nejse sejcili e ka ne dore vet sa duhet te bej besim kur vjen puna per gjera te tilla.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

E vetmja gje qe gjendet nga Gary Kokalari eshte nj leter publike e shkruar prej tij per faqe te zeze ku duke perdorur ofendime prej rrugaci diskretiton veten dhe Shqiptaret e tjere ne sy te Lobbyisteve te mirfillte.

Duke qene se kemi te bejme me nje tip qe qartesisht nuk ka aftesite elementare te ruaje gjakftohtesine dhe gjykimin prej te rrituri, mbetet te them se besoj se akuzat e tij per gjoja hetimin nga ana e amerikaneve te Fatos Nanos jane shpifje.


Ndersa disa elemente te letres jane sigurisht te vertete, menyra prej kalamani e te sharit e ben kete leter nje njolle te zeze:

<span style="font-weight: bold">Dear Mr. Rossides,

It's amazing how you Greek gomars love to kick a weak person when he's down, and to add insult to injury, you then try to rob him of what few possessions remain. This is a perfect analogy for what the Greek chauvinist scum is trying to do to Albania. But after all, this is the Greek way. People like your pig of a friend, Nick Gage, in my opinion among the lowest form of scum on earth, continue to perpetuate myths about Albania's Greek minority. Let me state that because a person is orthodox, despite the feeble attempts of Greek chauvinists like you to twist the truth, this does not change an individual's ethnic heritage to Greek, thank God, because in my opinion, that would be a fate worse than death. Yet, you insist on trying to distort Albania's demography in a pathetic attempt to reach your reprehensible and highly transparent objectives. Fortunately, the US and EU are well aware of your games and know the true situation despite your repeated attempts to distort the
picture, and I am proud to say that I have contributed to these efforts. As for the conditions of Albania's Greek minority, which numbers well below 50,000, they are no worse off than the Albanians, and in many ways, in relative terms, they live under much better conditions. They have better schools, disproportionately high representation in Parliament, hold positions as ministers (even though Economy Minister Angjeli, one of your own, is a fat little pig who can't keep his hands out of the cookie jar), they have instruction in their treasured Greek tongue (in my opinion, a guttural tongue), and villages with large Greek populations have public signs in Greek. Now please tell me, for the hundreds of thousands of ethnic Albanians in Greece, where are the Albanian signs? And where are the Albanian schools in Greece? And how many Albanian ministers are there in Greece? And how many Albanians are permitted to vote in Greece? And why is it that Greeks insist on forcing their
vulgar language and names upon Albanians with that unique Greek form of ethnic cleansing known as hellenization?

You would be well advised to be more concerned about your precious and vulgar Greek history and how your brethren massacred tens of thousands of Albanian Chams, including innocent women and children, during World War II. Then, in classic Greek style, after committing genocide, your noble Greek brethren stole the lands and homes of the Chams while their corpses rotted. And of course we can't forget how also during World War II, when Albania was under Nazi occupation, and all of the Jews who fled to Albania, many from Greece, were provided safe harbor. Those noble Albanians risked their lives to protect Jews who were visitors to their homes. This stands in stark contrast to the status of the Jews of Greece during this same period. Prior to the war, there were 72,00 Jews in Greece. Unfortunately, 60,000 of those unfortunate Jewish souls were turned over to the Nazis on a silver platter so they could be escorted to gas chambers. I hope you and your people are proud of this
history.

There is an old saying, &quot;people who live in glass houses shouldn't throw stones.&quot; And there is no bigger glass house in the world than the country known as Greece. I suggest you deal with the blatant Greek racism toward Albanians and other minorities in Greece before you start throwing stones at others.

Please extend my best wishes to Nick Gage, who works against Albanians in the same Greek tradition of his brethren who massacred innocent Albanian Chams and were facilitators of the Holocaust.

Gary Kokalari</span>
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Sa keq më vjen për disa shqiptarë që edhe kur t'i vrasin të tjerët do thonë që e kishin fajin vetë!

Or njerëz &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , ky është turpërim, poshtërim i Shqipërisë nga ana e SH.B.A (ose më mirë e një institucioni apo e vetëm një funksionari). Për të mos u marrë me ligjet e veta SH.B.A përdor teknikën parandaluese ashtu siç e përdori edhe në Irak.
Oroshi e ka kuptu në rregull që SH.B.A nuk bëjnë gjë pa vetëdije por nuk reagon ndaj këtij veprimi poshtërues për ne. Dhe vazhdon duke thënë që ne e kemi ngritur zërin kundër grekut e sllavit. Po Orosh masi na e q.in nanën! Kurse me SH.B.A ju po ja çoni nanën me durt e juja n'krevat masi i kërkoni nai buzkuq që t'ja bani edhe t'bukur!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Elemente ne dore nuk kam te gjykoj diçka te tille si eshte thente, si eshte thene dhe ku eshte thene, po nga momenti qe nje administrate qe ne krye te saj ka nje njeri qe ka mashtruar te pakten nje here gjithe globin, nuk ka ndonje garanci qe mos e ribeje prape pasi asgje nuk e pengon, as moralisht e as politikisht. Keshtu qe perrallat me mbret te ambasades amerikane qe mbeshtet projekte pa tendera ne vendin tone per kompanite amerikane e qe ben tregeti vizash me popullin e varfer shiptar, une per vete si besoj asnje presje. Kur jemi ne Shqiperi na duken si perendi ata dipllomatet aty, kur dalim ketej e kuptojme se me ça mostrash kemi te bejme, e nuk besoj se jemi ne shqiptaret me mostra, thjesht fotot qe prezantohen amerikan jane te printuara ne leter me te shtrenjte nga e jona e duken me te bukura e me te pastra e ky nuk eshte gje tjeter veç nje iluzion &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Thjesht bera te them qe ky tipi qe e ka bere kete deklaraten i pari nuk eshte njeri me ndonje farë besueshmerie pa cene. As teper i mencur me sa duket.

Pastaj se cfare ndodh ne nivel diplomatik une nuk kam se nga ta di dhe as nuk jam avokati i askujt.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

te rrish te germosh per Kokalarin mua me duket e kote perderisa flitet per eveniment sportiv. e aq me teper kur perfshihet kombetarja. dihet qe ne ambasaden amerika skepticizmi dhe dyshimi mbi gjithkend eshte fenomen i natyrshem, po prap eshte trapllik me brire. nuk ka justifikim hiç. veç ne qofshin persona me rrezik mo.....mahhhh
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Kondra,sdiskutohet qe :cdo veprim zyrtar i Administrates Amerikane eshte/behet me vetdije te plote!Perse e bene kete kundra nesh,mbetet ta kuptojme vete,sepse nuk do kete asnje sqarim zyrtar!
Masat qe u moren mbas 11 shtatorit kane prekur gjith Evropen!
Sidomos vendet ku nuk u be asgje per zbulimin me kohe te celulave terroriste(Belgjike/Gjermani/France)pesuan nje bllok diplomatik me ane te vizave tejet te censuruara!

Mos eshte me i mire veprimi i Ambasades Gjermane e cila leshoi me mijra viza dhe pastaj i nxori fallco,ke parasysh se cfare pesuan shqiptaret neper pika doganore,apo edhe neper trena nga doganieret Evropiane!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Orosh po flet pak mrapsh tani me duket se nese veprimet e administrates e veçanerisht te ambasades amerikane ne Tirane nuk behen me vetedije te plote i bije qe qeka si tip bixhozi ligji amerikan e kush fytyre i pelqe e pranojne per vize, kush jo, paguan 100$ e mer nje anullim ne pashaporte!
Per 11 shtatorin nuk ka asnje lloj problemi me Evropen se Amerika ka 3 vjet qe kerkon pashaportat biometrike e Evropa dhe kete vit nuk beri gje keshtu qe Amerika e shtyu dhe nje vit afatin per pajisjen me keto pashaporta.
Mos mbroni ne çdo rast Ameriken se para Amerikes jemi shqiptar e nuk po flasim per politiken shqiptare po per çuna te rinj futbollista qe do iknin me lijt futboll ne ndeshje miqesore ne Amerike me rastin e festes kombetare amerikane 4 korrikut.
Po te ishte thjesht nje incident i izoluar skishte si te behej objekt diskutimi, po ambasada amerikane ne Tirane u jep vetem 10% te personave qe prezantohen e paguajne 100$ ne ambasade çdo dite. Kam une ne rrethin e afert ku me te njetin motiv, me te njetat garanci nje here u jepet e nje here tjeter jo! Kjo eshte per me qesh se ligj qe te lihet ne doren e pershtypjen e nenpunesit te ambasades vetem Amerika di te shpiki.
Me mire te thote qe nuk jep asnje vize e ta fleje dynjoja menien se sa te talli byrekun me popullin e varefer shqiptar.
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

fajin e ka dynjoja qe flen akoma tek dera e ambasadave, e jane te gatshem te ulin dhe breket per me ik jashte shtetit.

jo me shume po TRE muj te duronin e mos shkele kome njeriu tek oborri ambasadave (jo vetem t'amerikes por te kujdojte) shqiptaret s'do te kene me nevoje per vize me leviz, po ashtu si rumunet e bullgaret.

pra fajin e kane shqiptaret qe jane njerez pa karakter e popull zgjebs.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

MLK ke lexuar me syze te trasha pak...une thashe qe Administrata Amerikane i ben me vetedije te gjitha veprimet zyrtare!
Persa i perket kerkeses se pales Amerikane per pasaporta biometrike...para tre vjetesh..a nuk i perket kohes fill mbas 11 shtatorit??
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Shqiperia eshte nje burg, dhe per te dale nga ky burg, vetem paguhet - ZOG. Ambasadat jane ne kete rast avokati per popullin shqiptar.
Pse kush do ti zoti MLK ti shqyrtoje mundesite per nxjerjen e vizave , vete presidenti amerikan, eshte normale nje puntor i ambasades i ka te gjitha aftesite per nxjerjen apo jo te nje vize.Pastaj amerikanet mos u qani edhe -ju sipas vendit dhe kuvendi.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Orosh ke te drejete e kam lezuar kalimthi ate qe thua.
Yllis, ajo qe thashe me siper ka te beje me faktin qe i njeti person me te njetat te dhena (dokumenta, garanci, profil social) nje here e merr e nje here tjeter jo vizen te ambasada amerikane e ky eshte nje akt qe shkel rende te drejtat e njeriut e te ashtuquajturen demokraci qe presidenti amerikan mundohet tu shesi botes.
Ligji normalisht duhet te jete i aplikueshem per te gjithe nje soj e nuk mund te interpretohet ne 100 forma kur kemi te bejme me te njetat elemente.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Fatekeqesisht kete ligj e nxori edhe Franca vitin e kaluar per dhenien e dokumentave per te huajt.Ne France sot s'ka ligj te sakte, por çdo rast shqyrtohet i veçante, sipas profilit.Ate qe pelqejne keta i japin dokumenta, ate qe nuk e pelqejne keta e lene pa dokumenta edhe nqs ai ka shume kohe ne France.Moralisht s'eshte aspak e drejte.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Te ftoj te rilexosh ligjin francez &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top