Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Mbrojtësi i kuq bën pjesë në grupin e lojtarëve që nuk u pajisën me vizë nga ambasada e SHBA-së 26-06-2005

Pinari: S'kemi pse të trajtohemi në këtë mënyrë

Adi Metaliu


Qenka shumë e vështirë të jesh shqiptar! Të diskriminuar në botë në fusha të ndryshme, nuk kishte se si të mos ndodhte një gjë e tillë edhe në fushën e sportit. Ajo që ka ndodhur para dy ditësh në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku një pjesë e futbolllistëve, që do të merrnin pjesë në turneun miqësor të këtij vendi, nuk u pajisën me vizë, është një ngjarje e paprecedent. Kombëtarja jonë ka marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të ndryshme, por kurrë nuk hasur në pengesa të tilla, ku futbollistëve u mohohet e drejta për t'u pajisur me vizë. Reagimi i ambasadës ka qenë mjaft i ftohtë, kur është shprehur shumë shkurt me anë të zëdhënësit të saj për shtyp se ata futbollistë që nuk u pajisën me vizë nuk ishin futbollistë të kombëtares. Mos ndoshta është Ambasada Amerikane ajo që i përzgjedh lojtarët e kombëtares sonë? Mjaft i prekur nga sjellja e kësaj ambasade është edhe mbrojtësi i Partizanit, Luan Pinari, i cili nuk e kishte menduar kurrë një reagim të tillë. Sipas Pinarit, të gjithë futbollistët e paraqitur në ambasadë i janë nënshtruar një pyetësori të gjatë, që kishte të bënte me karrierën e tyre si në klubet e vendit, ashtu edhe në kombëtare, por, çuditërisht, një pjese të këtyre futbollistëve u është komunikuar mosdhënia e vizës pa u shpjeguar arsyen. "Pasi plotësuam dokumentacionin e nevojshëm, u paraqitën në ambasadë për të hedhur dokumentet, që do ta na mundësonin vizën. Punonjësit e ambasadës na morën në një intervistë një nga një, ku kërkohej me imtësi se ku luanim, nëse jemi pjesë e kombëtares, kur jemi grumbulluar për herë të fundit e informacione të tjera të këtij lloji. Dhe, çuditërisht, disave prej nesh na u refuzua pajisja me vizë. Nuk e kuptova një veprim të tillë të kësaj ambasade, sepse unë, personalisht, kam marrë pjesë edhe herë të tjera në turne të tilla miqësora dhe nuk kam hasur pengesa për t'u pajisur me vizë. Ky më duket një veprim qesharak dhe, ç'është më e rëndësishmja, nuk na u shpjegua as shkaku se pse u ndërmor një veprim i tillë prej ambasadës. Ndihemi të fyer nga ky veprim i Ambasadës Amerikane, që kurrsesi nuk duhet të na kishte trajtuar në këtë mënyrë, sikur të ishim kriminelë dhe jo futbollistë. Unë mendoj se kjo që ndodhi në Ambasadën Amerikane në Shqipëri nuk ndodh ndoshta në asnjë vend tjetër të botës,"- ka deklaruar Luan Pinari. Përveç Pinarit, është edhe goleadori i kuq, Dorian Bylykbashi, i cili ka pasur të njëjtin fat me mbrojtësin e kuq. Pra, dy nga pesë futbollistët e Partizanit që do të merrnin pjesë në këtë turne, nuk kanë mundur të pajisen me viza. Pinari dhe Bylykbashi tashmë duhet të presin datën e grumbullimit të skuadrës së kuqe, për të filluar stërvitjen në prag të fillimit të kampionatit. Sipas drejtuesve të kuq, grumbullimi i skuadrës do të bëhet pas zgjedhjeve të 3 korrikut, kur në të njëjtën kohë do të nënshkruhen edhe kontratat për sezonin e ri. Më pas, skuadra, sipas vetë presidentit te Partizanit, Albert Xhani, do të udhëtojë drejt Hungarisë ose Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Hapa kete teme pasi me duket shokuese kur nje vend si Amerika qe pretendon te jet vend mik diskriminon ne kete menyre shtetas qe perfaqesojne kombin tone ne nje fushe te caktuar siç eshte sporti i futbollit!
Duke patur parasysh qe ne nje periudhe delikate qeveria jone i dha mbeshtetjen e plote duke bere me teper nga çi takon statusi Shqiperise ne arenen nderkombetare per luften ne Irak si dhe per mos nenshkrimin e mareveshjes per gjykaten nderkombetare (teper e veshtire te mbahej pozicioni qe mbajti Shqiperia pro Amerikes), ndeshkohemi e diskreminohemi ne kete menyre e kaq hapur!
Eshte nje turp i vertete kur dihet qe sporti eshte nje ure lidhese per miqesite ndermjet popujve, e ambasada e nje vend si Amerika merr te drejten te vendosi se kush duhet te luaj per kombetaren Shqiptare e kush jo!
Qe ne fillim u tha se ishte nje ndeshje miqesore dhe perberesit e kombetares do te ishin kryesisht nga kampionati shqiptar, keshtu qe kjo qe ndodh eshte nje damke e vertete qe i vihet ne kurriz nje vendi si Amerika qe shet ne gjithe boten leksione morale mbi demokracine.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Turp, te te bastardojne ne kete menyre. Kjo ka vetem nje shpjegim, Federata e degjeneruar ka derguar me dhjetera ekipe fallso kudo ne Europe dhe tani asnje nuk ka besim qe listat e FSHF permbajne lojtare te vertete
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Ke te drejte deri ne nje fare vendi sintetiku, po nuk eshte vetem ajo arsyja qe ka bere te mos jepen vizat! Nje njeri i afert imi qe ka 30 vjet qe bredh boten per pune e me mbi 20 viza ne pashaporte ju refuzua viza para nje viti me motivin qe ai rrezikonte te rrinte ne SHBA e te mos kthehej me, ne nje kohe qe personi ne fjale dhe ta paguash nuk iken te jetoje ne Amerike se i ka gjerat ne terezi ne Shqiperi!
Futbollisti Pinari dhe Bylykbashi jane grumbulluar me pare me kombetaren B keshtu qe amerikanet e kishin shume kollaj te verifikonin kete. Problemi eshte se Amerikanet te quajne mik kur kane interes te ty e kur si hyn ne xhep te kthjene shpinen e ky fenomen u be mediatik tani po ka mbi 10 vjet qe egziston ne Shqiperi e se hap njeri gojen nga frika se nuk merr me vizen amerikane.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Amerika i ka shtrenguar rregullat e dhenies se vizave.Te pakten te mos na ndodhe si me vizat Gjermane <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> kjo do ishte me fyese!
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

mlk po ta lexosh ate artikullin me kujdes do te verresh qe pinari apo edhe ata lojtaret e tjere te partizanit nuk kane AKOMA kontrate te nenshkruar per te luajtuar kampionatin e ardheshem.

si kerkon ti qe akoma pa kontrate pune te sigurte me klubin ku luajne, amerikani ti njohe per futbolliste te kombetares edhe pse kane luajtur me pare me te.

jo ne shqiperi po edhe ne france me qene pa kontrate pune nuk shkon dot ne amerike.

siç e tha dhe sintetiku fajin komplet e ka federata, klubet tona, i gjithe sistemi yne sportiv e administrativ, e jo futbollistet ne fjale.

shtypi tregohet naiv kur kerkon te perligje tere kombin e qytetaret ne keto punet e erreta te federates tone e drejtuesve te saj bashibozuke e matrapaze.

kan fut edhe brigelin ne valle, zagaret. organizojne turne TE DYSHIMTE, pa asnje vlere sportive e me futbolliste TE DYSHIMTE.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

si kerkon ti qe akoma pa kontrate pune te sigurte me klubin ku luajne, amerikani ti njohe per futbolliste te kombetares edhe pse kane luajtur me pare me te.

Ashtu si dhe vendet evropiane kane dhene per Cipin e Duron vize te luante me kombetaren dhe ishtin pa kontrate. Flitet per ndeshje ku perfaqesohet vendi e ne kombetare mund te kuash dhe kur je amator e nuk ka ligj ne bote ta ndaloje kete gje <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

jo ne shqiperi po edhe ne france me qene pa kontrate pune nuk shkon dot ne amerike.

Kete nuk e ke provuar besoj e mund te siguroj qe ne France francezet nuk kane nevoje per vize per te shkuar ne Amerike.


siç e tha dhe sintetiku fajin komplet e ka federata, klubet tona, i gjithe sistemi yne sportiv e administrativ, e jo futbollistet ne fjale.

Federata ka nje faj shume te madh e nuk them te kunderten pra jam dakort po nuk mund tja faturojme çdo gje federates pasi te dhashe nje shembull me siper ku federata ska lidhje e prape rezultati ishte i njete me te afermin tim <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

kan fut edhe brigelin ne valle, zagaret. organizojne turne TE DYSHIMTE, pa asnje vlere sportive e me futbolliste TE DYSHIMTE.

Edhe ketu e ke gabim se gjithe komunitetin ku do shkojne ne Michigan i njoh mire e kam qen shpesh e nuk jane ndeshje te dyshimta po patriotike e te financuara nga komuniteti shqiptar ne Michigan!
Para nje viti ishte ekipi i Vllaznise i ftuar ne Detroit e i gjithe ekipi me gjithe stafin ashtu si shkuan po ashtu dhe u kthyen te gjithe pa lene asnje pjesemares se delegacionit ne Amerike.
Keshtu qe mos akuzoni e denoni gjera qe i njfni vetem nga larg <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

cipi me duron kane letra te huaja komunitare, si murati, tare e kompani, bile ka mundesi edhe gra te huaja, keshtuqe s'kane nevoje per viza EUROPIANE hiç.
dhe pastaj ndeshjet qe ata kane luajtuar kane qene te rendesishme, te aprovuara nga FIFA dora vet, asnjera nga vendet mike (greqi, danimarke, zvicer, ose tjeter) nuk mund te mos jape vize nga frika e ndonje reklamimi te mundshem e per rrjedhoje fitimi prej nesh te ndeshjes forfe.

flas per shqiptaret me qendrim ne france e jo per francezet, keta nuk jane popull qe emigrojne keshtuqe amerika nuk ka frike prej tyre.


ps; pastaj s'krahasohet çipi me duron me ata anonimet e partizanit, megjithese prej teje i pres krahasime te tilla.
per ty çdo gje qe fluturon hahet. dhe e keqja eshte se nivelon gjithnje nga poshte.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Per Francen nuk e di,por Belgjit kane nevoje per vize per te shku ne Amerike mbas ngjarjeve te 11 shtatorit!
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

per francezet vetem kur duan te qendrojne mbi TRE muaj, kane nevoje per viza.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

duro ka pas lujt ne turqi e ska qen ndonjehere komunitar <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> Persa i perket anonimeve dhe te njohurve jane jashte debatit pasi flitet ne princip e jo ne emer te perveçem e rastet ti solla qe ka ndodhur te jepet vize per futbolliste pa kontrata (pra sipas ligjit qe ti sjell).
Ate pjesen nga niveloj une pastaj e pres ta dij nga miqte e mij e jo nga nje anonim qe eshte pa asnje lloj vlere per mua keshtu qe mos harxho fjalet kot se nuk vlejne <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

po mir mor TOÇ njeri, po ti çfar kerkon nga ne, nga une ?

qe te miratoj ate çfare thua ti ? qe te them dhe une ne korr me ty, qe amerikanet jane pisa e armiq te shqiperise ?

apo çfare ?

pse pergjigjesh gjithnje OKARRR njeri, edhe kur s'ke gje per te thene ose shtuar; apo tu ka bo zakon ?
 

zog

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] po mir mor TOÇ njeri, po ti çfar kerkon nga ne, nga une ?

qe te miratoj ate çfare thua ti ? qe te them dhe une ne korr me ty, qe amerikanet jane pisa e armiq te shqiperise ?

apo çfare ?

pse pergjigjesh gjithnje OKARRR njeri, edhe kur s'ke gje per te thene ose shtuar; apo tu ka bo zakon ? [/qb]
se harrova me shtu kete : <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
lol.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Une them ta pushojme Brigelin dhe te marrim banditin-Ambasadorin Janki ne Tirane per trainer!
Sa per Federaten, c'na duhet, therresim spiunet e Departamentit te Shtetit te mbulojne Sportin Shqiptar!
Cfare komedie!
Federata po ka faj se rrine e qurraviten ne vend te anullojne ne menyre demonstrative cdo bashkepunim apo aktivitet sportiv me keta plehra!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

E gjeti zgjidhjen:bojkot kapitalizmit amerikan dhe imperializmit Sovietik!Bravo.
Sdiskutohet qe shum faje ka Federata e cila e para nuk i respekton sportistet shqiptare,cfar pret nga i huaji atehere!

Amerika nuk eshte han pa porta ku mund te hyje cdo Bylykbash apo Arkadash! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Shkoni jepni gjakun atehere ne Mosul e Afganistan, skllever!
Neser Jankite nuk do ti japin vizen ambasadorit dhe konsullit shqiptar nen ndonje pretekst te ngjashem, cfare do te thoni?
Edhe nje Republike Bananash ne Ameriken Latine kur Jankite i refuzuan vizen nje deputeti beri kercenime se do aplikonte reciprocitet te plote dhe Jankite i thirren mendjes brenda 12 oreve!
Or Rrush pa shtylle kurrizore, a e kupton sa poshteruese eshte te nderhyje nje ambasade e nje vendi "mik" ne perberjen e ekipit tend te futbollit?
Nuk te ka mbetur asnje fije respekti ndaj vetes dhe vendit tend?
Sikur kete te ta bente Greku apo Serbi do kisha shume qejf te te degjoja se si do te me ligjeroje si bilbil!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Harabelat kur uleshim me lidh kepucet zhdukeshin se kishin frike mos i gjujshim me llastik, nuk e dijsha qe paskan bo hekra e na qekan bo trima <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Fillimisht postuar nga antares:
Shkoni jepni gjakun atehere ne Mosul e Afganistan, skllever!
Neser Jankite nuk do ti japin vizen ambasadorit dhe konsullit shqiptar nen ndonje pretekst te ngjashem, cfare do te thoni?


Ty te paska qorruar fare antiamerikanizmi. Po pse kerkon t'ia hedhesh gjithmone fajin amerikaneve, pa pare situaten ne shqiperi, dallaveret qe behen aty, mungesa e respektit nga ana e amerikaneve per qeverine aktuale ne shqiperi...;
U tallke edhe me vendet e amerikes latine!
 

antares

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

=============
Ty te paska qorruar fare antiamerikanizmi. Po pse kerkon t'ia hedhesh gjithmone fajin amerikaneve, pa pare situaten ne shqiperi, dallaveret qe behen aty, mungesa e respektit nga ana e amerikaneve per qeverine aktuale ne shqiperi...;
U tallke edhe me vendet e amerikes latine!
=========================
Puna ka mundesi te jete qe ata 6 futbollistet do kene pasur familjare ne US of A dhe dihet boterisht qe plehrat Janki praktikojne metoden e Dulles se pengjeve, nuk lejojne udhetime familjare, p.sh. nese babai dhe nena duan te shkone per vizite tek vajza, babai e merr vizen e nena jo!
Ajo puna e mungeses se respektit me duket pak si e tepruar se nuk shoh ndonje mungese respekti kur lakejte e Tiranes dergojne ushtare ne Afganistan apo Irak, apo kur u jepet aforfe e pa tender (me pare borxh qe nje dite do ti paguajme ne) qofte kompanive plehra te pertejatlantikut (treni elektrik)!
Po te kuptosh se c'kam shkruar une jo vetem qe nuk po tallem me ate shtetin Latinoamerikan po po e marr si shembull pozitiv!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ambasada amerikane refuzon vizat per kombetaren

Pse fakti qe ne kemi çuar 5 ushtare ne Irak do te thote qe amerikanet kane respekt per qeverine shqiptare.Pse se dine ata qe qeverria shqiptare e beri kete per ti lepire bithen amerikaneve dhe thjesht per te ndejt ne pushtet ne shqiperi.Po te ishin amerikanet aq naive, do e kishte marr oqeani gjithe boten.Ata e kane humb respektin nga menyra se si shqiptartet sillen me njeri-tjetrin.Dhe po ta them me plot bindje se amerikanet me teper respekt kane per Sadam Hysenin sesa per Fatos Nanon.
Dhe ti vete e the -antares ata qe i kane refuzuar do kene pase familje ne amerike, pra ata ka pase mundesi te mos ktheheshin.
 
Top