Albumi im Fotografik

Artin

Papirus rex
Mirëmbrëma Jorinë!
Nuk di çfarë ke ndërmend kur thua "forumin tënd". Nëse e ke fjalën për këtë temë, kjo është një temë personale. Meqë unë e kam pasion fotografinë dhe bëj shumë foto, kisha dëshirë që t'i kisha të përmbledhura e të renditura në një temë.

Nëse e ke fjalën për forumin në përgjithësi, duket se ky forum dikur ka qenë i populluar, por anëtarët janë larguar. Arsyen nuk e di, sepse kur kam ardhur këtu, kështu e kam gjetur. Por megjithatë, mua më tërheq ky forum dhe prandaj marr pjesë këtu.

XOGTymd.jpg
 
Jorina_

Forumium praecox

Pershendetje @Artin

E kisha fjalen per Forumin Albumin Fotografik, se Forumi ndahet ne fore.
Nejse...
Sa per largimin e antarve nuk di gje, nuk eshte se kam qen edhe aq aktive ne kte Forum!
Mendoj se tani kto Forumet&Chatet nuk jan edhe aktual sic ishin dikur sepse FB, Insta & Co e bejn te veten, Forumi ka funksione minimale perpos nje Avatari dhe ca Tema nuk eshte atraktiv per vizitoret, edhe ky Forum ka Script te vjetruar dhe shume te thjesht imagjino as Emoji nuk mund te perdoresh.
Pa optione, pa gjera dhe Stafi primitiv mendoj se e sqaron largiminin e Vizitorve.

PS: Klb
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
zaFETmm.jpg

E vecova kete fotografi Artin per nje arsye qe me ben te qaj dhe te qesh ne te njejten kohe.

Ne pergjithesi mendoj me imazhe fotografike ose filmike. Memorjen e ve ne pauze shume here.Asnjehere nuk e perfundoj historine. Perdor butonat forward dhe backward dhe e largeta me e larget ku mund te shkoj eshte lindja ime. Me kujtohet shume mire kur thithja gjoksin e mamase dhe gjithashtu nje shpute te mire qe hengra pasi e kafshova. Mendimin me fjale e nderpreva vetem kur degjoja fjalet e mia te brendshme te perseriteshin ne filma, kenge, fjalime te njerezve te shtetit etj.

Lotet me te medha qe kam derdhur kane qene menjehere pas tsunamit ne Japoni. Aty e kuptova se KryeEngjelli i Lindjes ishte vetasgjesuar. Nje memorje te shtrenjte e fshiva nga kujtesa per t'a mbrojtur. Ne vend te saj vendosa ne mendje nje fotografi te timen ku kam dale me kurriz kthyer nga kamera. Kam veshur nje bluze bojqielli, pantallona xhins (jeans) nje jelek te zi dhe nje kapele republike te zeze, tekstili i te cilit eshte nje lloj fije sintetike qe te ben te mendosh kashten. Qe ne ate moment pjesa me e madhe e njerezve ne FB kishte vene fotografi me shpine te kthyer.

Eshte peshe shume e rende te mendosh se nje veprim i joti mund te shkaterroje ose rregulloj dicka. Shkeputa internetin dhe satelitin dhe u vecova nga gjithcka per te reflektuar.

Kjo fotografi eshte shkrepur ne Ballsh ne kohen kur punoja me hollandezet. Kam punuar me ta nga viti 1993-1996. Ktheheshim nga nje takim me fermeret e zones se Mallakastres dhe hollandezi qe shoqeroja ate dite ishte zooteknik nga profesioni. Ai quhej Frans. Hollandezet, ashtu sikurse dhe gjithe Europiano-Verioret qe kam patur rastin te njoh ishin shume strikt ne pune. Shume strikt edhe ne jete. Shpeshhere ne mes te rruges i benin shenje shoferit tone per te ndaluar dhe per te bere takime spontane me njerez qe hasnin rruges. Ate dite ndodhi e njejta gje. Kete fotografi e mora me vete nga Shqiperia kur erdha ne Kanada dhe nje dite i tregova historine bashkshortit. Fransi i jep nje urdher imediat shoferit per te ndaluar makinen. Ai zbret une zbres. Ai vrapo une vrapo. Ai ben nje hap une dhjete hapa se ai eshte shume i gjate dhe nje hap i tij eshte sa dhjete te miat. Ai kthen koken une kthej koken. Pyes veten ku dreqin eshte fshehur fermeri? Jo po ate pune kisha une te degjoja edhe nje tjeter histori te nderzimit te gomereve te fshatit. Me kishte marre urija dhe enderroja per nje Amita te ftohte. Ne buze te rruges ndalon dhe zbret tatpjete ku kishte shkurre e gjemba. Eshte dite e nxehte dhe gjinkallat kendojne. Here here degjoj edhe firshellimat e gjarprinjve. Ai zbret une zbres. Per nje moment me zhduket nga syri dhe une panikoj. Jam shume e pergjegjshme si njeri dhe ndihem e detyruar te siguroj mireqenien e te huajve ne vendin tim. Kur e shoh qe nxjerr koken prapa nje ferre qetesohem. Pas pak ai me thote duke u zgerdhitur: Nora ka mundesi te me lesh disa caste vetem se duhet te vadis ndonje ferre apo plehroj ndonje cope toke rreth e rrotull. Plasi gazi. I tregoj kete histori bashkeshortit dhe ai nuk qesh. Ai sheh me ngulm fotografine. Ne distance duket silueta e hollandezit dhe une pak me siper kodres me shpine te kthyer. Po, po, me thote, cfare kerkoje ti me nje burre te huaj vetem per vetem ne mes ferrash? Ai shiko mua une shikoj ate. Burri shiko une shikoj me me habi akoma. Pas shume shikimesh idioteske nga ana e tij i them: Are you a moron? Who do you think is taking the picture. I assure you it is not the holy spirit.

Plas e qeshura.

Eleonore

Prit Johanen te vij e t'i bej nje «Like»
 
Last edited:

Artin

Papirus rex
Pershendetje @Artin

E kisha fjalen per Forumin Albumin Fotografik, se Forumi ndahet ne fore.
Nejse...
Sa per largimin e antarve nuk di gje, nuk eshte se kam qen edhe aq aktive ne kte Forum!
Mendoj se tani kto Forumet&Chatet nuk jan edhe aktual sic ishin dikur sepse FB, Insta & Co e bejn te veten, Forumi ka funksione minimale perpos nje Avatari dhe ca Tema nuk eshte atraktiv per vizitoret, edhe ky Forum ka Script te vjetruar dhe shume te thjesht imagjino as Emoji nuk mund te perdoresh.
Pa optione, pa gjera dhe Stafi primitiv mendoj se e sqaron largiminin e Vizitorve.

PS: Klb
Eshte e vertete qe FB, Insta etj. si keto kane pjesen e tyre, por une mendoj se arsyeja kryesore e mossuksesit te forumeve shqiptare eshte drejtimi jo i mire qe kane. Forumin e bëjnë drejtuesit, jo anëtarët.
Se nuk kishin lidhje me temën këto, por meqë e solli biseda...

Ti Jorinë, a bën fotografi vetë? Dhe me çfarë i shkrep?

NkmbdJq.jpg
 
me shume me pelqen ti shikoj Fotografi dhe sidomos me pelqen fotografia abstrakte me teper...
Une merem me Art kur gjej kohe bej punime te ndryshme, kte e kam pasion dhe jo pune profesionale, se profesionin nuk e kam edhe aq spektakular :)
 
Top