Re: Albert Camus
Absurdi eshte nje levizje filozofike qe shume e ven ne te njejten traste me ekzistencializmin. Esenca eshte te kuptosh paradoksin (mosperputhjen) midis arsyejeve/gjykimit objektiv kur kryen nje veprim dhe motivimit subjektiv qe te shtyn ta kryesh.
(e kam pak te veshtire ta shpreh ashtu sic dua ne shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Persa i perket Camus, une kam pershtypjen se eshte nga me te veshtiret per tu perkthyer, sepse nuk te jep thjesht ide me fjale, por me perdorimin mjeshteror te fjaleve, strukturen e fjalive (kam parasysh fjalite e shkurtra e te thata tek i huaji) krijon nje lloj ambjenti. 2 perkthime te ndryshme qe kam lexuar ne anglisht, 2 dyja me kane dhene ndienja te ndryshme. Kur e kam lexuar ne frengjisht kam ndiere me te vertet ate vetmine, ftohtesine, shkeputjen nga bota dhe nga konvencioni qe ndien Meursalt, realizur me fjalite e prera. Maman ne frengjisht ka nje tjeter konotacion e fsheh pas ndienja te ndryshme nga Mother ne anglisht, lere pastaj ne shqip Mama.