Albert Camus

samanta

Primus registratum
Re: Albert Camus

Une e di qe per ekzistencializmin ka shkruar me shume Sartri,por edhe ne veprat e Kamyse vihet re.Sartri ekzistencializmin e lidh me angazhimin.Cdo njeri mund te dale nga guacka qe e rrethon vetem nese angazhohet a.t.h ai i jep kuptim e vlere ekzistences se tij.Me falni se po e ilustroj me nje shembull banal:nese je student atehere ky eshte angazhimi yt dhe kjo eshte paresore per ekzistencen tende /pf/images/graemlins/smile.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: Albert Camus

Fillimisht postuar nga samanta:
[qb] Une e di qe per ekzistencializmin ka shkruar me shume Sartri,por edhe ne veprat e Kamyse vihet re.Sartri ekzistencializmin e lidh me angazhimin.Cdo njeri mund te dale nga guacka qe e rrethon vetem nese angazhohet a.t.h ai i jep kuptim e vlere ekzistences se tij.Me falni se po e ilustroj me nje shembull banal:nese je student atehere ky eshte angazhimi yt dhe kjo eshte paresore per ekzistencen tende /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
po sartri ka qene ai qe ka shkruar me shume per ekzistencializmin,por sartri dhe kamy kane qene shoke me duket,nuk me kujtohet shume mire.por "i huaji" dhe "miti i sizifit" per mendimin tim jane kryeveprat e kamyse.shoqeria qe te merr ne vorbullen e saj pa te lene te qete te jetosh,te ekzistosh.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: Albert Camus

Ky Algjerian me baba francez dhe nene spanjolle ,"nje sinteze e arritur bukur kjo" do te jete nje nga personazhet me te famshme te shek.te kaluar.Njihet si mbreti i Absurdit dhe ate vete e pret nje vdekje absurde,nje "aksident me makine".

Vepra e tij e pare qe i siguroi fame eshte eseja filozofike Miti i Sifizit dhe eshte e perqendruar mbi absurdin : sipas Kamyse ne nje bote ku nuk ka Zot pyetjeve te ankthshme te njeriut siç eshte vete ekzistenca e tij ,nuk ka kush tu jape pergjigje,keshtu qe njeriu vete eshte i detyruar tu gjeje pergjigje ketyre pyetjeve.Ai vete duhet ti kerkoje nje kuptim jetes se tij.

As bota ne vetvete dhe as njeriu si i tille nuk eshte absurd,absurdi lind si pasoje e takimit te njeriut me boten,e takimit te qenies inteligjente me materien memece.Fati i njeriut ngjan me ate te heroit mitologjik Sifizit,i cili eshte denuar nga perendite te beje pune te padobishme ;te ngjite maje malit nje cope shkemb,qe me ta ngjitur ne maje ai rokulliset perseri poshte,keshtu ddhe puna e tij eshte e kote dhe mundimi i pafund,ky eshte absurdi por njeriu duke u kryengritur e pranon ate si nje sfide,ne vend qe njeriu te dorezohet dhe te heqe dore nga kjo jete absurde,ai duhet ta jetoje jeten e tij vazhdimisht dhe deri ne fund dhe kete e ben ne saje te pasionit te kryengritjes.

Libri Murtaja tregon fuqishem shtypjen e njeriut nga regjimet totalitare dhe antidemokratike.Per shkak te vlerave te dyshimta si kombi,feja,ideologjirat etj.jeta e njeriut neperkembet dhe shfaroset,pikerisht ketu ngre zerin Kamyja dhe do te na tregoje qe e drejta per te jetuar e njeriut qendron mbi te tera keto vlera,ky eshte dhe mesazhi Human qe mbizoteron shumicen e veprave te tij.

Per sa i perket "antikrishtit" ose te "huajit" Mouersault"emri i tij perkth. ne Vdis Diell",eshte nje veper e cila ka zene vend nderi ne letersine boterore dhe radhitet perkrah klasikeve boterore...Siç ka thene Kamy Mersoi ishte "la martyre de la verite",martiri i se vertetes ;ky personazh eshte i huaj per ne,i vdes nena dhe nuk qan,vret dhe nuk pendohet,eshte kaq i huaj per ne ky qe edhe per tu mbrojtur nuk pranon avokat mbrojtes,eshte i thjeshte,aspak ambicioz,nuk i ka qejf lajkat ose tu serviloset gjykatesve ;pikerisht per natyren e tij te huaj denohet nga gjykatesit qe nuk arrijne ta "kuptojne".Mesazhi qe percjell kete veper eshet se njeriu duhet te jete gjithmone pergjegjes per veprimet e tij , jeta nuk eshte synim ne vetvete,e rendesishme eshte se si e jetojme ate.

Kamyja ishte me shume mendimtar se filozof,megjithate ai ishte nje perfaqsues i denje i Egzistencializmin.E veçanta e Kamyse dhe e Sartrit,ashtu si dhe Niçja para tyre ,eshte se keta shtrojne kerkesa te larta perpara njeriut dhe i lene ata kundrejt zgjedhjesh te veshtira,pikerisht ketu qendron dhe fuqia e vepres se tyre.

EGZİSTENCİALİZMİ ESHTE HUMANİZEM ka thene "flamurtari" i saj Sartre,kjo shihet qarte dhe bukur ne çdo veper te ketyre "artisteve" TEK TA ARTİ DHE FİLOZOFİA JANE TE GERSHETUARA NE MENYRE MAGJEPESE.
 

safe

Primus registratum
Re: Albert Camus

Per mua tre jane koloset ne letersi Dostojevski,
Kamy dhe Kafka.Nuk e di pse po kur lexon veprat e tyre kane shume ngjashmeri edhe pse stili ,mesazhet etj jane te ndryshme, kane nje lloj uniteti te pa shpjegueshem per mendimin tim.
Po te keni lexuar Metamorfozen e Kafkes ,te huajin e Kamys dhe Krim dhe Ndeshkim te Dostojevskit do ta vini re .
 

samanta

Primus registratum
Re: Albert Camus

Metamorfozae Kafkes s'me duket qe ka dhe aq ngjashmeri me vepren e Dostojevskit,por ti ku e ke vene re :confused:
 

safe

Primus registratum
Re: Albert Camus

Nuk e di mbase gabohem por eshte nje lloj atmosfere qe rrethon Raskolnikovin dhe Grigorin qe eshte e njejte.Pastaj eshte menyra sesi shkrikesh me realitetin mendor te tyrin.
Eshte nje lloj vetmie dhe me pas nenshtrimi qe i karakterizon te dy, te pakten kete pershtypje me kane dhene mua. :book:
 

let-down

Primus registratum
Re: Albert Camus

PERFYTYROJENI SIZIFIN E LUMTUR. ky eshte nje nder konkluzionet e Kamy. Dhe po arritet ta perfytyroni, ateher e kuptoni edhe Kamyne.
 

teab

Primus registratum
Re: Albert Camus

Sa here qe kam lexuar libra te Kamyse me ka ardh nje ndjenje trishtimi dhe depresioni qe te ben ti japesh fund jetes. Prandaj dhe nuk i lexoj me librat e tij sepse jeta eshte shume ndryshe nga menyra si shfaqet ne shkrimet e ketij autori. Shume here me e bukur... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Albert Camus

Sa here qe kam lexuar libra te Kamyse me ka ardh nje ndjenje trishtimi dhe depresioni qe te ben ti japesh fund jetes. Prandaj dhe nuk i lexoj me librat e tij sepse jeta eshte shume ndryshe nga menyra si shfaqet ne shkrimet e ketij autori. Shume here me e bukur...
Shume mire ben qe s’i lexon Tonic! Per mua nu eshte e domosdoshme qe q’i vleresosh doemos disa njerez, pasi paskan bere vepra me vlera. Per mua njeriu duhet t’a nxjerre jashte ate qe e ndjen si te papershtatshme per veten dhe qe nuk i pershtatet.

U thane shume gjera per Kamyne, por ne mjaft prej tyre kishte keqkuptime. Se pari ekzagjerohet shume me duket duke e ngritur me lart se c’duhet. P.sh. eshte jashtezakonisht e tepruar te thuash se Kamyja eshte nder tre shkrimtaret me te medhenj te historise se letersise?
Po keshtu nuk eshte e vertete qe Kamyja predikon indiferencen dhe largimin nga kjo bote. Merso nuk ishte indiferent ndaj jetes, perkundrazi ne fund te librit ai shprehet qe mbetet me shprese qe diten e ekzekutimit te tij te vijne sa me shume njerez qe ta prisnin me britma urrejtjeje. Nje gje e tille eshte nje ndjenje fuqishme socializimi. Pikerisht ketu futet absurdi per Kamyne (ashtu si edhe ne cdo aspekt tjeter te jetes dhe ekzistences). Njeriu eshte domosdoshmerisht nje qenie sociale, qe nuk ben dot pa faktorin shoqeror, dhe nga ana tjeter eshte kaq i huaj, pasi jetojme ne nje bote ku “komunikimi”, eshte i pamundur. Ky eshte absurdi (nje nga argumentet). Te tentosh te hysh ne marredhenie me njerezit, te cilet ne vetvete perbejne nje qenie krejt tjeter qe nuk mund te te kuptoje ne thelb, nuk mund te te njohe, nje qenie krejt te ndryshme e cila cdo gje e kupton subjektivisht sipas menyres se vet te te funksionuarit. Pra absurditeti qendron pikerisht pasi njeriut i duhet medoemos te hyje ne marredhenie (nje gje e tille eshte jetike, e domosdoshme ne jeten e njeriut), por ne nje marredhenie te parealizueshme, nje marredhenie mes shurdhesh, nje marredhenie mes dy botesh hermetike qe nuk mund te percjellin asgje saktesisht tek njera tjetra. Ky pra eshte denimi qe perendite i kishin dhene Sizifit, te ngrinte gurin deri ne maje te malit. Nje gure qe domosdoshmerisht do t’i rrezohej rruges dhe qe do ta bente Sizifin t’ia niste nga e para per te pafundten here. Pra sipas Kamyse, njeriu eshte nje Sizif, dhe te jetosh eshte njesoj si te ngresh deri ne maje te malit nje gure qe e di qe do te te bjere nga duart ne humnere, dhe nje gje e tille do te te perseritet sa here qe te ritentosh. Dhe megjithate ty nuk te mbetet tjeter vetem te tentosh. Ky eshte absurdi.

Pra nuk ka nje terheqje nga jeta, por ka nje perpjekje, madje te gezueshme per te qene aktiv ne te. Vetem keshtu mund te triumfohet mbi absurdin sipas Kamyse. Ne fakt edhe vete ky triumf i bie te jete po kaq absurd, por eshte e vetmja gje qe kemi ne dore. Te vazhdojme sfiden e humjes se sigurte deri ne fund, duke e ditur rezultatin. Kjo eshte edhe fitorja jone qe ngrihet mbi humbjen.
 

renata

Forumium praecox
Re: Albert Camus

POR TE GJITHE E DINE SE NUK IA VLEN BARRA QIRANE TA JETOSH JETEN.nE THELB E DIJA SE TE VDESESH TRIDHJETE APO SHTATEDHJETE VJEC PAK RENDESI KA SEPSE,SIGURISHT,NE TE DYJA RASTET,KA BURRA E GRA TE TJERE QE DO TE JETOJNE,E KJO DO TE VAZHDOJE GJATE MIJERA VJETESH

I HUAJI
 
Top