Re: Albana perseri mes jush
Ndersa Albana kontrollonte togen e femrave ne uniforme, prane ju afrua Sailor i cili zgjati qafen dhe si nje kelysh i bute ju perkedhel kofsheve.
-T'u befsha un ty!- e perkedheli Albana duke ja shpupurisur floket ne balle.
Ai nuk u pergjigj vec buzeqeshi i kenaqur dhe me pertese ktheu syte nga vajzat qe vazhdonin: "Nje, dy - s'ka si ty!"
Albanen po e merziste kjo. "Sa pa pike imagjinate dhe keto femra! Po te njejtin avaz! Pse nuk thone sa e mire jam, sa mire e bej, sa te mira kam?! Ndoshta sepse s'ja thekin per rime qe ju mbyllte e mendjes, ju mbyllte!"
Ndersa Albana mendohej me shikimin tretur ne qiell, nje kuje dritheruese cau qiellin: Alinos sapo klithi me dhimbje!
Ne ate moment te gjitha femrat e tjera ja dhane britmes, kush te bertiste me fort duke e hutuar aq shume Alinosin e shkrete sa kjo pushoi se klithuri dhe me lot ne sy i shikoi te tera me rradhe.
Pavaresisht se Ndrikulla eshte alamet femre, e gjate dhe ne maje takash 10 cantimeshe, nuk arriti ta shihte c'i kishte ndodhur Alinosit, sepse grate e tjera e kishin rrethuar duke ja zene dhe frymen. Albana pa se rripi qe lidhte qafen e Salos perfundonte brenda rrethit dhe e kuptoi se nderhyrja e saj ishte e domosdoshme!
-Mjaft!- briti ajo vetem nje here dhe aq u desh qe cupat te mos pipetinin me!
Albana cau turmen me te ndenjurat e saj dhe u gjend perballe Alinosit me lotet e qyrret qe i vareshin deri poshte!
-C'te zuri moj e zeze?
-Ja ky, me kaf-shoi! - tha Alinos ndersa lotet i derdheshin curk.
-Ua, po pse kshu ben ti kur te kafshojne burrat me?! Po ai vec te ka shprehur dashurine moj tutkune, nuk e paske mare vesh?
-Cfare dashuri l**** moj, ky me hoqi llokmen e tules! - tha Alinos duke u kthyer qe ta shihnin te gjithe.
Albana u kthye nga Sailor, i cili kishte nxjerre dhembet e tij te medhenj, nga ku mund te shihje copeza mishi te njome alinosian! ( :lol: )
-U te vrafte qulli ty, i pangopur! /pf/images/graemlins/tongue.gif - e shau ajo.
...
p.s. Anybody missed me /pf/images/graemlins/laugh.gif