Aforizma , thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj.

Erind

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Isotta per amante, e per sorella la Bell'Alda si, ma quella che avrei volutta per madre e una ragaza della legenda albanese, la moglie di un giovane fringuello di queste parti.... (rozafa)

Marguerite YOURCENAR.
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Arti ështe pasqyrë e jetës.
Tolstoi

Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Niçe

Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
Çemisbevski

Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
Plehanovi


Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
Drajzeri


Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta lcup-tosh të bukurën.
Stanisllavski


Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Tarkovski


Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulia.
Kant


Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetes dhe veten.
Mani


Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
Hegeli


Arti që nuk i sherben popullit ështe vetëm argëtim i njerzve të papune.
Majakovski


Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
Gorki


Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegoje jetën.
Mani


Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
Stanisllavski


Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
Shumani


Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
Olivie


Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
Valesi


Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Ashi


Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
Fisheri


Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
Shumani


Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
Da Vinçi


Budallai i veshur mirë ndrit, por vetëm pa e hapur gojen.
Indiane


Njeriu më budalla, megjithatë, është më i mençur e me tërheqës se majmuni më i mençur.
Pisarevi


Më mirë e njeh budallai shtëpinë e vet, se i mençuri shtëpinë e huaj.
Spanjolle


Kush nuk e vlerëson veten nuk është i lumtur, e kush e vlerëson është budalla.
Mopasani


Në qoftë se çon nëntë budallenj për të belerë diçka, ti je i dhjeti.
Tuholski


Njeriu i mençur i mëson dhjetë gjëra dhe beson njërën; budallai mëson një gjë dhe beson se di dhjetë.
Novalisi


Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.
Ojeti


Kush nuk do gruan, verën dhe poezinë mbetet tërë jetën budalla.
Luteri


Budallai është budalla, kur dëshiron të bëhet më i mençur.
Hiçkoku


Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.
Çerçili


Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
Ojeti


Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
Arnoldi


Gazetari i dobët nuk është filozof.
Tuholski


Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
Ibseni


Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
Makluani


As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.
Vyn Tuholski


Nuk kam asgjë për doganë, përveç gjenialitetit.
Uajldi


Të gjithë të mëdhenjtë janë modestë.
Lessingu
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Njerëzit gjeni i kanë biografitë më të shkurtëra. Familjet e tyre nuk mund të thonë asgjë për ta.
Tuvimi


Gjeni është ai që zgjidh probleme, të cilat nuk kemi ditur se ekzistojnë.
Grasi


Posa dyshoj në gjenialitetin tim bëj ndonjë marrëzi, të cilën bota e quan gjenialitet.
Dali


Talenti punon e gjeniu krijon.
Shumani


Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten, kurse madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata kurrë nuk flasin për vete.
Volteri


Mundet miu edhe të jetë gjeni, por po të jetë në kurthë, mbaroi puna e tij.
Kërlezha


Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.
Balzaku


Kokat më të fuqishme të botës shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku.
Uordsvorti


Më mirë të kesh një historian se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të mos humbasësh luftën, por me historianë i fiton të gjitha betejat.
Kallamata


Çka do të shkruajë historia? Historia, zotëri, do të gënjejë si zakonisht.
Shoi


Historia e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj.
Raseli


Historia e një morri dhe historia e Aleksandrit të Madh mund të jenë njësoj interesante për literaturë.
Floberi


Talenti i historianëve ka të bëjë me atë që të krijojnë një tërësi të vërtetë nga dromcat pjesërisht të vërteta.
Renani


Historinë mund ta krijojë çdokush, por ta shkruajë vetëm njeriu i madh.
Uajldi


Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi


Ku e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do të thotë, ke filluar të biesh dhe të përsëritesh, e kjo është fillimi i mbarimit.
Ibseni


Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetëkritikë, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu


Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret.
Kestneri


Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, por duke zhvilluar një tip të ri të njeriut-shkrim-tarin.
Borhesi


Frymëzimin nuk e kemi çdoherë para duarve. Pse të shkruajmë pra edhe kur nuk e kemi fare.
Gribojedovi


Tregomëni trimin, unë do ta shkruaj tragjedinë.
O'Henri


Punoni, kryeni, publikoni.
Faradeji


Drama jeton vetëm në skenë. Pa skenë ajo është si shpirti pa trup.
Gogoli


Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat njeriu s'duhet të vdesë para se t'i këndojë.
Noli


Leximi e ushqen mendjen.
Seneka


Njeriu s'bëhet i mirë dhe i mësuar nëse lexon shumën, por nëse lexon shumë e shpesh gjera të mira.
Lorka


Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin.
Stali


Lexoni! Mos lejoni që t'u kalojë as një ditë e jetës suaj pa lexuar, të paktën një faqe nga libri i ri.
Paustovski


I kam frikën njeriut që ka lexuar një libër.
Latine


Si s'lexojnë libra, njerëzit s'mendojnë.
Didro


Ai që mban shënime gjatë leximit, ka lexuar dy herë.
Latine


Mos fol për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar.
Azerbejxhane


Të lexosh e te mos kuptosh, kjo është si të shkosh në gjueti e të mos gjuash asgjë.
Goldoni


Libri që nuk meriton të lexohet dy herë, nuk vlen të lexohet as edhe një herë.
Bushi


Unë jam pjesë e çdo gjëje që kam ndeshur në jetë, së këndejmi jam edhe pjesë e asaj që kam lexuar.
Tenisoni


Leximi i librave të mirë është një lloj bisedimi me njerëzit më të mirë të kohërave të kalura (autorëve të librave), një lloj bisedimi me ç'rast na komunikojnë mendimet e tyre më të mira.
Dekarti


Të lexojmë, të ecim një hap me njerëzimin, me mendjet e tij më të ndritura, ku hyjnë edhe shkrimtarët më të mirë, me përparimtarë, të kaluar e bashkëkohës.
Elyari


Ndonjëherë lexuesit ndahen nga librat tërësisht të transformuar.
Hygo


Njerëzit e rëndomtë dinë pak se sa kohë dhe ç'përpjekje i duhen njeriut për të mësuar leximin. Kam tetëdhjetë vjet që lexoj dhe ende nuk e mësova.
Gëte


Kur lexoj librin interesant mund të harroj çdo gjë rreth e rrotull dhe të zhytem në lumturi.
Momsoni


Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
S.Fmshëri


Libri është mikeshë e zemrës.
Lavica


Shpesh mund të konstatosh se libri është shok më i mirë se njeriu.
Setembrini


Libri është pykë që duhet të thyejë akullin e detit në ne.
Kafka


Ka libra prej të cilave mësojmë gjithçka, por në fund nuk kuptojmë asgjë.
Gëte


Mjaft vlerë ka ari, por vlera e librit ia kalon arit.
Kineze
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Une keto shprehjet dogmatike te njerezve qe kane qullosur dicka ne jete , i urrej . "Aforizmat me i llaf ".
Secili ka ardhur ne kete bote per te kontribuar dicka , e pse kshu se e ka thene "i madhi", i bie qe ta perdor dhe bej une . Po jo mer daje , gjeja me e veshtire eshte te jeshe kundra rrymes dhe kjo e bazuar ne argumentim, informacion dhe njohuri ne cdo fushe .
 

mostro

Putraku
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Kshu eshte kur tallesh me Niçen!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

FUTURE, noun

That period of time in which our affairs prosper, our friends are true and our happiness is assured.

- Ambrose Bierce, The Devil's Dictionary
 

ZeroCool

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Adolf Hitler

The great masses of the people... will more easily fall victims to a great lie than to a small one.

What luck for rulers that men do not think.


...obstacles do not exist to be surrendered to, but only to be broken. (te Mein Kampf kjo)
 

Financieri

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

The Red Baron is the greatest living German!
... which is no great achievement if your consider that the competition consists entirely of very fat men, in shorts, singing Schubert's "I'm Coming Down the Mountain"!

Captain Blackadder /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Fillimisht postuar nga Hey Joe:
[qb] Une keto shprehjet dogmatike te njerezve qe kane qullosur dicka ne jete , i urrej . "Aforizmat me i llaf ".
Secili ka ardhur ne kete bote per te kontribuar dicka , e pse kshu se e ka thene "i madhi", i bie qe ta perdor dhe bej une . Po jo mer daje , gjeja me e veshtire eshte te jeshe kundra rrymes dhe kjo e bazuar ne argumentim, informacion dhe njohuri ne cdo fushe . [/qb]
Ashtu eshte, duhet te ecesh perpara duke vene ne pune trurin tend, jo te besh majmunin. Aftesia qendron te kuptosh ç'ka dashur te thonte 'i madhi' dhe te shohesh nese je dakort me ate 'filozofi'.
Ndodh shpesh pastaj, qe diçka te thene nga nje 'i madh' ta kesh menduar vet perpara, dmth te kesh arritur vet tek ai konkluzion.
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Mbi shkencën


Ndenjja larg shkencave pozitive duke pasur frikë se mos çojnë në ateizëm, është foshnjarake; po ashtu, edhe trajtimi i tyre si pretekst që çon në mohim duke i parë ato në tërësi si antagoniste të fesë dhe besimit, është injorancë dhe paragjykim!

* * *

Shkencat janë të dobishme me aq sa na e garantojnë lumturinë dhe na lartësojnë në vlerat njerëzore. Në të kundërt, shkenca dhe teknologjia që e bëjnë njeriun të përjetojë ëndrra të frikshme, janë një shtrigë që na ka zënë udhën e një djall!

* * *

Në krye të shekullit të kaluar, dikush, në kundërshtim me një pjesë materialistësh mëngjarashë që e patën hyjnizuar shkencën duke ia kushtuar çdo gjë asaj, i godiste në formën më delikate përçartjet e çuditshme që patën mbështjellë një shekull të tërë, duke thënë: “Shkenca pa fe është e verbër, feja pa shkencë, e çalë!” S’e di se ç’do të thoshte, po t’i shihte, këta tanët sot edhe të verbër, edhe të çalë!”

* * *

Pretendimi se shkencat pozitive s’janë asgjë, është fanatizëm dhe injorancë, ndërkaq që hedhja poshtë e çdo gjëje jashtë tyre, është sektarizëm naiv, kurse njohja dhe pranimi, nën dritën e çdo njohurie të re të mësuar, se janë edhe male të tëra të vërtetash të panjohura, është mendësi shkencore dhe orientim mendimi!

* * *

Shkenca dhe teknika janë në shërbim të njeriut dhe s’ekziston asnjë shkak serioz për t’u trembur prej tyre. Rreziku nuk është te shkenca dhe ngritja e një bote sipas shkencës. Rreziku është te injoranca, pavetëdijshmëria dhe shmangia nga marrja e përgjegjësisë!
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Kombi


Po qe se individët të cilët kanë vendosur të jenë nga një shtyllë e mirë për kombin e vet, janë të sinqertë në këtë gjë, duhet t’i harrojnë interesat e veta ndërkohë që edhe interesin më të vogël që ka të bëjë me kombin, nuk duhet ta nxjerrin qoftë edhe për një çast nga mendja!

***

Kombi me nivel më të lartë është kombi që, duke i menduar të gjitha punët në unitet, i jep peshë vështrimit të shumicës. Natyrisht, është shumë e rëndësishme që individët e atij kombi, në veçanti të tilla jetësore si feja, gjuha, vetëdija historike, të kenë marrë të njëjtën edukatë!

***

Gjëja që do të na kënaqë më shumë, duhet të jenë kritikat e ardhura nga njerëzit që duam dhe për dashurinë e të cilëve jemi të sigurtë. Në të kundërt, ashtu siç do të ndodhë që, si pasojë e disa të metave tona, të humbim shumë miq, nuk do të dimë edhe t’i rregullojmë shumë prej të metave e dobësive tona!

***

Njëra prej veçantive më të rëndësishme që na ka dobësuar ne, si komb, është naiviteti ynë ndaj hileqarëve me fytyrë miku që na kanë rrethuar gjithandej. Kurse njeriu s’duhet mashtruar nga çdo premtim, s’duhet t’i besojë çdo udhërrëfyesi...

***

Po qe se mes individëve të një kombi vjen puna që dredhia, gënjeshtra dhe mashtrimi të quhen zgjuarësi, do të thotë se atë komb e ka zënë një sëmundje, tashmë, e pashërueshme. Ndërkaq, gjërat që në një trup të tillë duken si shenja përmirësimi, s’janë veçse një vetëmashtrim sikurse pandehja se majmërimi i gungave në një trup që e ka zënë veremi, është shërim...

***

Po qe se mes të gjithë individëve të një kombi ka një lidhje si të ishte familjare, në saje të kësaj lidhjeje fati, pa diskutim, do të spërkatë ujë në rrugën e atij kombi drejt majave. Kurse kombet, individët e të cilëve nuk e duan njëri-tjetrin, të cilët punojnë kundër njëri-tjetrit e, që, për pasojë, nuk ndjejnë besim dhe siguri te njëri-tjetri, jo vetëm që s’janë kombe në kuptimin e vërtetë të fjalës, por dhe as që bëhet fjalë të kenë të ardhme!..
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

PASURIA


Në çdo fatkeqësi fati mund të ta hapë derën, që të tërhiqesh.
Servantesi


Fati i tepërt është i rrezikshëm.
Ruse


Çdokujt ia cakton fatin karakteri i vet.
Nepoti


Unë do ta kap fatin për fyti dhe nuk do ta lë të më mposhtë.
Bethoveni


Sa herë që të shikoni njeriun e pat ta dini se është aq i pafat vetëm për shkak të imagjinatës së vet: derisa ai ka menduar, të tjerët ia kanë marrë fatin.
Cezari


Trimave u ndihmon fati.
Plini


Me ar mund të blihet vetëm mesatarja.
Shopenhaueri


Ata që kërkojnë ar gërmojnë shumë dhe, por gjejnë pak.
Herakliti


Balta mund t'i përlyejë diamantet, por nuk mund t'i kthejë në baltë.
Tagora


Nuk është ar çdo send që shkëlqen. Por, edhe nuk shkëlqen gjithçka që është prej ari.
Prisli


Kashta noton mbi sipërfaqe, ndërsa gurët e çmuar bien në fund.
Buda


Goja pa dhëmbë është si mulliri pa gur. Për këtë arsye më shumë duhet çmuar dhëmbi sesa diamanti.
Servantesi


Sikur të mos ishte femra, diamanti do te ishte një gur i rëndomtë.
Hygo


Gëzimi nuk është asgjë tjetër përveç fundi i brengës.
Seldeni


Për të pasur gëzimi vlerë të njëmendtë, duhet të kesh shokë ta ndash me ta.
Tueni


Gëzimi më i madh vjen nga gjëja që nuk e kemi pritur.
Sofokliu


Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar kufizohen me çmendurinë.
Evasa


Edhe qarja ka kënaqësi.
Ovidi


Nuk duhet t'u besohet lotëve të pleqve, të grave dhe të fëmijëve.
Kalderoni


Të gjitha idealet e botës nuk vlejnë sa lotët e një fëmijë.
Dostojevski


Ai që ka dëshirë të korrë lot, duhet të mbjellë dashuri.
Shileri


Sa më pak krokodilë, aq më tepër lot krokodili.
Kërkleci


Sa më tepër që derdhen lotët, aq më lehtë edhe teren.
Gogoli


Sikur njeriu të mos qante do të çmendej dhe do të vdiste.
Mopasani


Lotët e ndihmojnë femrën shumë, edhe pse qëndrojnë pak.
Ciceroni


Vaji është strehimi i femrave të shëmtuara, kurse për të bukurat është greminë.
Vilde


Të lumtur janë vetëm ata që nuk presin asgjë. Nuk do të zhgënjehen.
Buhe


Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur.
Kanti


Nëse lumturia nuk ka masë, atëherë ajo shembet vetëvetiu.
Seneka


Kënaqësia mund të bazohet në iluzion, ndërsa lumturia bazohet në të vërtetën.
Shamfori


Lumturia e vërtetë është të menduarit aktiv.
Suarezi


Gota e lumturisë asnjëherë nuk duhet pirë me fund. Fundi ka gjithmonë fundërrinë.
Biasi


Kush dëshiron të jetë i lumtur, duhet të rrijë në shtëpi.
Konfuçi


Ai që urren pasurinë, padyshim që i ka humbur të gjitha shpresat se do të pasurohet ndonjëherë.
Bekoni


Mjaft i kënaqur është ai që kënaqet me atë që ka.
Fmnceze


Do të dëshiroja të kem aq sa lypset për mos më pasur lakmi, por jo aq pak sa të zgjoja ndjenjën e mëshirës së të afërmve.
Istrati


E tërë bota vrapon pas punëve dhe profesioneve që do të sillnin pasuri më të mëdha.
Buceri


Po qe se pallatet janë të shkëlqyer, hambarët janë të zbrazur.
Lao Ce


Pasaniku edhe në shtëpi të huaj ndihet si në të veten, ndërsa i varfëri edhe në të veten ndihet i huaj.
Rukerti


Njerëzit sa më shumë që kanë, aq më shumë dëshirojnë.
Latine


Kush i kufizon dëshirat e veta, gjithmonë është i pasur.
Volteri


Kur i ke të gjitha, nuk sheh asgjë: i sheh vetëm kur nuk ke asgjë.
Shekspiri


Sa më shumë të japësh, aq më shumë ke.
Lao Ce


Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasuri të drejtë.
Çehovi


Ka njerëz që nga pasuria nuk kanë asgjë, veç frikës se do ta humbin.
Didroi


Jemi të dënuar të vdesim, ndaj o burrani të harxhojmë.Mirëpo, para nesh është jeta e gjatë, prandaj o burrani të kursejmë.
Gribojedovi


Duhet të ketë oreks varfanjaku për t'u kënaqur me pasurinë e të pasurit.
Fokneri


Pasuria e vetme është jeta.
Toro


Kush do që të pasurohet, në të njëjtën kohë, duhet të peshkojë në tre lumenj.
Madagaskarase


Ka shumë mënyra që njeriu të pasurohet, por të shumtat janë të liga.
Bekoni


Ai që kërkon shumë, humb edhe ato që ka fituar.
Bibla


Kur qesh nuk mund të bërtas.
Buriani


Duhet të qeshim sa të mundemi. Kurrë nuk e dimë se kur do të na ndërpritet gazi.
Keceli
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Qeshja më ka tingëlluar çdoherë si muzika më e civilizuar në botë.
Justinovi


Qeshni dhe bota do të qeshë bashkë me ju. Qani dhe do të qani vet.
Uilkoksi


Njerëzit nuk i japin asgjëje rëndësi më të madhe se asaj që është qesharake.
Gëte


Gjithçka është qesharake derisa u ndodh të tjerëve.
Rogjersi


Njerëzit që qeshin rëndomë janë ata, zemra e të cilëve vuan gjithnjë.
Gorki

Më i lumtur është shpirti më i thjeshtë në trupin e shëndoshë, se ai i të sëmurit të mençur.
Xhefersoni


Shëndeti nuk çmohet pa qenë i sëmure.
Fuleri


Si mund ta vlerësosh shëndetin në qfotë se nuk ke qenë i sëmurë asnjëherë.
Lajbnici


Trupi i shëndoshë është produkt i shpirtit të shëndoshë.
Shou


Shëdneti tejkalon tërë pasuritë e mundshme, aq sa një lypës i shëndoshë eshtë shumë më i lumtur se një mbret i sëmurë.
Shopenhaueri


Më e madhja marri është të flijosh shëndetin për çkado qoftë.
Shopenhaueri


Shëndeti është një fat i madh, të cilin duhet ta shijojmë çdo ditë.
Karajani


Shpresa është e fundit që vdes: ajo vdes vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.
R.Qosja


Shpresa është ëndërr e të zgjuarve.
Aristoreli


Njeriut mund t'i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen.
Gambeta


Ditë e re, shrpesë e re.
Xcxa


Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati.
Rivaroli


Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe.
Bekoni


Kush ushqehet me shpresë vdes i uritur.
Italiane


Të shpresuarit në zemrën e njeriut ngjan me tapën në ujë. Ndonjëherë mund ta shtypim deri në fund, por gjithmonë del në sipërfaqe.
Dyma i Riu


Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë.
Ruso


Më mirë është të rnos shpresojmë në asgjë dhe të krye-jmë atë që është e mundshme, sesa të shpresojmë e të mos kryejmë asgjë.
Keleri


Kur shpresa bën gosti, të gjithë janë të ftuar.
Gaskoni


Shpresa në tërësi është udhëheqës i keq, edhe pse gjatë rrugës është mik i mirë.
Halifaksi


Shpresa nuk është çdoherë prijës i mirë, mirëpo prapë është kënaqësi të jesh me të në shoqëri.
Kroçe


Humbja e iluzioneve është normale; humbja e shpresave është tragjike.
Jevtushenko


Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa.
Metastazi


Shpresa është një nga ato ilaçe që fare nuk shërojnë, por vetëm zgjasin vuajtjen.
Ashardi


Në secilin prej nesh ekziston pritja që e quajnë shpresë.
Platoni


Kush jeton nga shpresa, më së paku trashet.
Durio


Shrpesa është një lloj fati dhe ndoshta fati më i madh që mund të na japë kjo botë.
Xhonsoni


I ngopuri të pangopurin s'e kujton.
Shqipe


Uria, qoftë mërguar, sa të liga ka punuar.
Çajupi


Uria është mëlmesa më e mirë e ushqimit.
Servantesi


Ai që ha me stomak të plotë, vetvetes ia gropon varrin me dhëmbë të vet.
Turke


Tryeza na rrëmben më shumë se hajni.
Herberti


Nuk ka dashuri më të sinqertë se dashuria për ushqimin.
Shou


Bukën e fotografuar nuk mund ta hash.
Koreane


Varferia është shkëlqim i madh i brendshëm.
Rilke


Varfëria është fatkeqësi vetëm për atë që i kundërvihet.
Seneka


Të gjithë varfanjakët janë zemërmirë.
Zafari


Nuk më vjen keq pse jam i varfër, por pse e di bota.
Shmiti


Varfëria dhe shpresa janë mëmë e bijë. Derisa argëtohesh me të bijën, harron të ëmën.
Moriaku


Lum të varfërit sepse do të ngushëllohen; të uriturit sepse do të ngopen; mjerë ju të pasurit.
Tolstoi


Lëmosha e përul në mënyrë të njëjtë si atë që merr ashtu edhe atë që jep.
Fransi


Ana më e bukur e varfërisë qëndron në faktin se i varfëri nuk ka frikë prej hajdutëve.
Ale


Uria i shpie në grep edhe peshqit më të mençur.
Gëte


Varfëria nuk ia zvogëlon fisnikërinë njeriut, por vetëm pasurinë.
Bokaçio
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.
S.Frashëri


Ta formojmë lumturinë me zemër, e jo me para.
Spasse


Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur me fatin e vet.
Talmudi


Lumturia personale është e pamundur pa lumturinë e të tjerëve.
Çernishevski


Mos u jep para miqve, sepse do të mbetesh pa para ose do t'i humbasësh miqtë.
Shqipe


Kush thotë se me rëndësi është të kesh para? Me rëndësi është të kenë të tjerët.
Shou


Paratë shkojnë gjithmonë tek ata që nuk dinë t'i shfrytëzojnë.
Gaga


Kur kam qenë i ri,besoja se paratë janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani, kur u plaka, këtë e di.
Uajldi


Në jetë do zgjedhur: ose të fitojmë para, ose ti prishim; për të dyja njeriu nuk ka kohë.
Burde


Krenohemi me talent, trimëri, me detyra të mëdha, kurse respektojmë vetëm paratë.
Beketi


Paratë janë si gruaja: që ta ruash, duhet të merresh me të, në të kundërtën do të bëjë të lumtur të tjerët.
Safiri


Paratë janë si iriqi: shumë më lehtë është ta zësh, sesa ta mbash.
Mrozheku


Paratë nganjëherë i evitojnë konfliktet, mirëpo edhe i krijojnë.
Grasi


Kur është fjala për para, atëherë të gjithë kanë një fe.
Volteri


Ku ka njeri pa dëshira dhe ku ka dëshirë që mund të plotësohet pa para.
Balzaku


Ka të tillë që dinë të fitojnë para dhe të tillë që dinë të jetojnë. Mirëpo, janë të rrallë ata që dinë edhe njërën edhe tjetrën.
Moravia


Paratë i vlejnë fare pak atij që ka mjaft.
Shou


Eshtë shumë lehtë të jesh galant me të holla të huaja.
Platoni


Paratë na ndihmojnë të përballojmë më lehtë barrët e skamjes.
Ale


Kurrë mos i jep këshilla atij që i nevojiten para.
Kaldroni


Kurse kohën e jo paratë, se me kohë mbërrin paratë, kurse me para s'mund ta blesh kohën kurrë.
Gjermane


Nderi dhe paraja nuk mund të rrinë në një thes.
Spanjolle


Në qoftë se paratë, vërtet, nuk ju sjellin fat, atëhere kthejini.
Renardi


Asgjë nuk do të thotë të ketë dikush para. Ato nuk të shpëtojnë. Mirëpo, askush nuk mund të të ndihmojë po s'pate para.
Brehti


Pa shëndet nuk ka pasuri.
Shqipe


Kush është i kënaqur është i pasur.
LaoCe


Unë nuk marr parasysh përfilljet e çastit, por ngrihem e vërej qindjvetët e ardhshëm.
N.Naço


Trimëria nuk mësohet në shkollë të qëndresës. Mjerë ai që të ardhmen e vë në bisht të shpresës.
E.Gjerqeku


Në qoftë se nuk mendoni për të ardhmen, do të mbeteni pa të.
Golsuorti


Në se nuk i besojmë ardhmërisë, e kaluara nuk do të jetë më plotësisht e jona: do të bëhet e kaluara e civilizimit të vdekur.
T.S.Ehoti


Duke njohur ardhmërinë nuk fitojmë asgjë, sepse është shumë keq të frikësohemi nga gjëja së cilës nuk mund t'i ikim.
Ciceroni


Vetëm ai që beson ardhmërinë, beson edhe të sotmen.
Neruda


Mos u lavdëro me të nesërmen, sepse nuk e di se ç'do të sjellë e sotmja.
Bibla


Sikur të jetoja edhe njëqind vjet, dita ime më e mirë do të jetë e nesërmja.
Neruda


E ardhmja i takon vetëm atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashurinë.
Gëte


Dhëmbja e gjithë njerëzimit më pushton.
Gëte


Asgjë nuk na madhëron më shumë se dhembja e madhe.
Myse


Njeriu duron me lehtësi vetëm një dhembje, kjo është dhembja e tjetrit.
Larishi


Sa më lart që ngjitet njeriu në pemë aq më shumë dhembje ndjen kur bie që andej në tokë.
Q.Bttxbeli


Në qoftë se të zë ndonjë dhembje, qëndroi i qetë dhe pyete se çfarë kërkon prej teje.
Geibëli


Fati i popullit tim është fati im.
P.Bogdan


Fati është det pa brenga
Suinburneu


Fati nuk ekziston. Prandaj, të përpiqemi të jemi të lumtur edhe pa të.
Luisi


Nuk është e mjaftueshme t'i jepet fati njeriu, duhet edhe t'i shpjegohet si do shfrytëzuar.
Katajevi


Fati është si tregu: vetëm në qoftë se mund të presësh ulet çmimi.
Montvia


Njeriu është më i fuqishëm se fati vetëm derisa nuk dorëzohet. Kjo është rregull ushtarake.
Remarku


Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë, por mënyra e udhëtimit.
Taso


Fati është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët.
Shvajceri


Në fat nuk ka partnerë.
Franceze


Shenja e njerëzve të papërvojë është se i besojnë fatit.
Konradi


Le të vejë fati në djall të mallkuar, me rëndësi është të mbes unë.
Shekspiri
 

arun

Primus registratum
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Njeriu


Njeriu është një qenie e pajisur me ndjenja të larta, e aftë për virtyt, e shtënë pas përjetësisë. Edhe në shpirtin e një njeriu në dukje si më i mjeri, madje, është e pranishme një klimë si ylber e formësuar prej idesë së pavdekësisë, pasionit për të bukurën dhe ndjenjës së virtytit, prandaj edhe lartësimi i tij gjer në arritjen e pavdekësisë varet prej zhvillimit dhe daljes në shesh të këtyre dhuntive në natyrën e tij.

***

Njerëzorja te njeriu duhet kërkuar jo në trupin e tij shtazor e të vdekshëm, por në shpirtin e tij të shtënë e të pasionuar pas të përjetshmes. Prandaj ka ndodhur që, kur njeriu është trajtuar vetëm si trup duke iu mohuar ana shpirtërore, assesi nuk ka arritur të ngjitet në pikën e ngopjes dhe kurrë nuk ka mundur të kënaqet.

***

Njeriu më fatbardhë e i lumtur është njeriu me ndërgjegjen gjithënjë të dehur me dëshirën dhe ashkun për përtej. Ata që e kalojnë jetën në errësirën e kufizuar, të ngushtë e mbytëse të trupit, edhe nëse ndodhen në saraje, në fakt janë në errësirë...

***

Detyra e parë dhe numër një e çdo njeriu është ta zbulojë dhe njohë veten dhe, në saje të këtij zhvillimi cilësor, të orientohet kah Zoti i vet. Fatkeqët që nuk e njohin veten, pra, s’e dinë se ç’janë, për çka edhe nuk munden të krijojnë lidhje me Krijuesin e Lartë, jetojnë si hamallët që bartin, por nuk e dinë se ç’bartin dhe, po ashtu si ata, ikin nga kjo botë pa kuptuar gjë!

***

Eshtë e vërtetë se njeriu në vetvete është një qenie e dobët, por është gjithashtu e vërtetë se, në saje të mbështetjes te Fuqia e Pafundme, zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm. Sigurisht, është në saje të kësaj mbështetjeje që njeriu është një pikë uji e bëhet përrua, është një molekulë e bëhet diell, është një lypës e bëhet mbret!..

***

Në atë masë që njeriu të bëhet i afërt me ekzistencën dhe librin e ndodhive e të njësohet me ta, në atë masë shfaqen në botën e tij të brendshme vezullimet e urtësisë. Për rrjedhojë, ai njeh esencën e vet, arrin aftësinë për ta njohur dhe ndjerë Zotin e, më tej, shkon e bashkohet me Të! Mjafton që kjo ecuri e ky udhëtim që kërkohet të realizohet në planin ideor, të mos jetë i varur nga mohimi dhe ateizmi!

***

Njerëzit e vërtetë, aktet e përbashkëta me kafshët, vazhdimin e llojit dhe brezit, i kryejnë dhe plotësojnë me vetëdijen e detyrës dhe brenda kufijve të domosdoshmërisë. Kurse ata që jepen pa masë pas kënaqësive trupore, e ngushtojnë distancën mes tyre e qenieve të tjera dhe i cënojnë kufijtë njerëzorë!
 

Guest
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

Arun..vertete duhesh pergezuar..
Ke hedhur goxha material.. /pf/images/graemlins/smile.gif

Edhe Libri me i keq,ka faqen e tij te mire..
Te fundit!!

Goethe

Jeta jone quhet Dashuri,dhe te mos duash eshte te mos jetosh..

George Sand

Njerezit Gjenial,jane rralle te rregullt,
te rregulltit jane rralle Gjeniale...

Albert Einstein


Humor ist Mjekimi me i mire,qe nuk kushton,
dhe me lehtaz merret...

Populli (gjerman)

Cfare dime eshte nje Pike,cfare nuk dime nje Oqean..

Isaac Newton..
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj

In generale accetto senza problemi le chiacchiere di tutti e senza problemi le lascio perdere.

Se la gente capisse a cosa penso, non potrei più imbrogliarla.

Solo le persone noiose si annoiano. Devono pungolarsi in continuazione per sentirsi vive.

Io al cinema ci vado poco, il mio tempo lo so ammazzare per conto mio e non ho bisogno d'aiuto.

Non mi piace rubacchiare. Voglio tutto o niente.

Le due più grandi invenzioni dell'uomo sono il letto e la bomba atomica: il primo ti tiene lontano dalle noie, la seconda le elimina.

A momenti mi sono scordato come si chiava. Ma dicono che è come andare in bicicletta; non si disimpara mai. Però è meglio che andare in bicicletta.

Ogni tanto ho delle donne, ma non dura. Le donne sono un lavoro a tempo pieno. Bisogna scegliere.

Non essere giù perché la tua donna ti ha lasciato: ne troverai un'altra e ti lascerà anche quella.

Qual è la differenza fra un tizio che sta in galera e il tizio qualunque che incontri per strada? Il tizio che sta in galera è un perdente che ci ha provato

Charles Bukowski !!!!
 
Top