Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj
Të bësh një hap të ri , të thuash një fjalë të re – kjo është ajo prej së cilës njerëzit frikësohen më së shumti (Dostojevski)
Truri i budallait e kthen filozofinë në marrëzirë , shkencën në bestytni dhe artin në pedantizëm . Nga kjo del arsimi universitar. ( Sho)
Librat janë si miqtë , duhet të jenë të mirë , por të paktë. (Strindberg)
Rrena zakonisht e shkatërronë miqësinë , ndërsa e vërteta dashurinë. (Servantes)
Njerëzit e të gjitha shtresave , patën ose s’patën sukses , triumfuan ose jo , ata i kryejnë vetëm detyrat e veta dhe vetëm për këtë le të jenë të kënaqur. (Platon)
Të kritikosh do të thotë t’i argumentosh autorit që mos të punojë ashtu siç do të punoje ti sikur të kishe pasur mundësi. (Çapek)
Ndër zbulimet më të mdha te të cilat ka arritur mendja e njeriut gjatë kohës së fundit , gjithsesi është arti i të shkruarit të kritikës për libra , ndërsa këta libra as nuk po lexohen . (Breht)
Duhet të orientohesh për të qenë i madh – për të qenë i vogël mjafton të jesh ai që je. (Mirabo)
Të shohësh atë që është e drejtë e mos ta bësh atë , kjo është mungesë e guximit. (Kung Fu Ce)