Aforizma , thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj.

Seyfert

Valoris scriptorum
Uroj te vleresoni dashurine njerezore çdo dite te jetes tuaj! Dashuria eshte feste e bukur, ne gjithe globin dhe per te gjithe njerezit!
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Nje jete e lumtur eshte e pamundur, me e mira qe mund te arrihet eshte nje jete heroike.

Irvin D. Yalom
 

Lumicoka1

Primus registratum
Thenje me vlera/Lutfi coka

v Per besen e burrave

-Besa eshte trimeri,burreri,zgjuarsi,guxim vendosmeri dhe sakrifice e njeriut.

-Mos I beso njeriut qe ne takimin e pare te shikon nga kembet dhe jo drejt ne sy.

-Bese te kesh por,dysho e verteto besen e tjetrit.

-S’ka me bses por vetem shkrese.

-S’ka me besim por vetem konfirmim kudo e kurdo e me ke do.

-Te ligut nuk I qendron besa sa diellit vesa.

-Besa e burrit eshte me e forte se pasha e gurit.

-Besen e guximit se hedh poshte as pushka e me trimit.

-Besa eshte prozhektor qe ndriqon personalitetin,ndersa thyerja e beses eshte erresire ku varroset personaliteti I njeriut.

v Per nderin

Nedri eshte pedani ku qendron karakteri.

-Me veprimet e tua gjithemone deron apo denigron veten tende.

-Ndero atdheun me dashurine tende,ndero zotin me besimin tuaj,nero kombin me vetemohim.

-Jeto me nder qe te marresh titullin “vdekje”ose pa nder qe te meritosh fjalen “Ngordhje”.

-Me e rende se gjthcka ne jete eshte turpi per ate qe e njeh ,dhe asgje per ate qe nuk e njeh.

-Gjeja me me vlere e pa shpenzime eshte respekti dhe nderimi I te tjereve.

-Nder dhe dashuri cdo dite na dhurofte perendia.

v Per miqesine

-Miku e miqesia me drite mbushet shtepia.

-Miku I mire te heq zingjire.

-Kur don te rrespektosh mikun eshte me vlera dhe pak e rende .

-Kur mbarohet pasuria ,paksohen miqte e shoqeria.

-Miku I mire eshte ai qe hyn ne shtepi kur tjeret dalin me nxitim.

-Duaje mikun me te gjithe kosuret qe ka .

-Dashuria per mikun ka nje vije te kuqe dhe po e kalove ate,kalon ne merzitje

Me mikun ha e pi por,kurre Pazar me te mos be.

-Miku I vjeter eshte pasqyra me e mire e shtepise suaj.

-Ne miqesi nuk ka detyrim ,pasi ,pa u be shkaterrohet.

-Kali I mire njihet ne mal,ndersa miku I mire ne fatkeqesi.

-Miku I mire lufton me ty per dobesite dhe te metat qe ke.

-Ruaju nga levdatat e mikut por kurre nga shuplakat e tij.

v Per -Vetmine

-Kur je I vetem ke lind I tretur.

-Vetmia eshte ferri I jetes ku gatuhet,merzitia,stresi,fatkeqesia,.

-Ai qe vetem jeton eshte sin je makine pa timon.

-Individualizmi eshte guzhina ku gatuhet lavdia per vehte,urrejtjet per te tjeret.

-Ne jet mba pese porosi;-Shijo rinine ne kulmin e saje se nuk kethehet me ,-Ruaje shendetin dhe shijoje se nuk te duhet jeta pa shendet.

-Ruaje pasurine sa te mos marre tatpjeten,-Shfrytezoje kohen pa tu grumbulluar punet se pasttaj nuk din ka ta fillosh,-Buzeqeshi jetes para se te therras vdekja.

-Vyrtytet e te tjereve vlersoi ndersa gabimet e tyre fali.

-Durimi ka nje fillim te hidhur porn je perfundim te kenaqshem.


v Per Jeten

-Jeta eshte rruga nga materniteti ne gryken e varrit.

-Kjo jete eshte si lindja e perendimi I diellit,qe sa I afrohemi njere I largohemi tjetres.

-Me mire te thone vdiq se sa ngordhi nje person.

-Ka djal te mire burre te zotin dhe plak te mire.

Djal te bejne prinderit,burre behsh vete ndrs a plak te mire te bejne femijte q eke.

--Jeta ka te mirat e te keqiat,ka gezimet e hidherimet,por ka shume veshtiresi detyra jote eshte te fitosh luften mbi to.

-Gruaja ka ne doren e saj te mbroje shtepine,te shkaterroi ate,te lumturoi e ts stresoje burrin e tere shtepine,te afroje e ndaje nga shoket e nga miqte,pr ate zbardhe apo te erresoje jeten..

-Varri , puna dhe shtepia jane ten dare ne kete bote.

v Per -Pleqerine

-Pleqeria eshte fillimi I jetes kur len vepra dhe fundi I saje kur nuk len asgje.

-Ne pleqeri te gjitha rreziqet te sulmojne,ne shendet,ne zemer,ne shpirte,por pergatitja per ti perballuar eshte e vogel.

-Femija eshte ushtari vigjilent per ta mbrojtur plakun nga keto sulme.

-Plaku qe genjen per te shkuaren eshte si pasaniku,qe harron te ardhmen.

-Dhe pse je I ri mendo per pleqeri.

-Njeriu dy here behet femije,nje here kur lind dhe nje here kur mplaket.

- Per vlerat e njeriut

Vlera e njeriut pushon ne gjuhen e tij, ruhet ne memorje dhr shkelqen ne syte e tij.

-Vlerat e njeriut vleresohen pasi ai te kete vdekur.

-Me mire per burrin eshte vdekja se sa ai te ushqehet me vese.



- Bukuria e njeriut Qendron te fjala,urtesia,thjeshtesia,e mbi te gjitha vendosmeria

Pesha e njeriut jepet me kanarin qe aji mat fjalen ,vendin dhe kur do e nderpres ate.

-Ai qe fal eshte trim,guximtar,plot vendosmeri e dinjitet.

-Nga zemra e ftohte nuk buron fjale e ngrohte.

v Per -Fjalen

Cdo fjale e thene duhet te jete e drejt,por jo cdo fjale e drejte thuhet kudo.

-Ujte dhe fjalet derdhen lehte por zor ti bashkosh .

-Fjala eshte si shigjeta e vret kedo,pra mos e hedh fjalen pa orjetim.

-Fjalet e pakta kane vlera te medha.

-Fjalet e shumta jane pa vlere e mbjellin fukarallek

-Nuk matet zgjuaresia me intensitetin e fjaleve ne njesine e kohes pornga thellesia e kuptimit te tyre.

-Doli fjala nga dhemballa e mori vesh tere mahalla.

-Kujdes kater gjera nuk kethehen me:--Fjala e dhene,-shigjeta e hedhur,koha e kaluar,-dhe rasti I pa shfrytezuar.



v Per - Diturine

--Dituria eshte drita e shpirtit.

-Dikur kasha forcen e diturine ,tani nuk kam force por dituri.

-Njeriu nuk ngopet ashjehere per;

---Dituri,shkathtesi,humanizem dhe liri te qete.

---Njeriu merr dituri gjithe jeten por ne femijeri meson.

--Sa me shume I ditur qe te jesh ,aq me e panjohur behet jeta.

v Per mencuria

--Me pak fjale jepen qudira ,me shume fjale asgje,

-Tek pyelli pa dru e njeriu pa mend mos kerko agje se ske c’te marresh.

-Tek njeriu I mencur gjuha eshte pas mendjes,tek tjetri mendja eshte para gjuhes.

-Kush shikon pamjen e jashtme e ka mendjen ne sy,kush te veshtron ne te vertete I mka syte ne mendje.

v Per -Pasurine

-I pasuri mendon per gjate I varferi vetem per sot.

-Pasuria maskon cilesite e keqia qe ia fsheh varferia.

-Pasuria te bent e pasur,por maskarallekun nuk ta heq.

-I pasuri shton pasurine ,I varferi varferine.

-Te pasurit nuk duan dhurata por levdata.

-Pasuria eshte burimi ku lind arrogance.

v Per -Filozofine popullore

-Cdo bime ka nje rrenje cdo semundje ka nje shkak.

-Po nejte me dhine te hane pleshtat e saje.

-Koka e mendjemadhit zakonisht eshte bosh.

-Mjeshteria e dhenjes se dhurates eshte me me vlere se vlera e saje.

-tri gjera duhen hedhur poshte:-urrejtja,zilia,perbuzja,ndaj kujtdo.

-Zemerimi nis me cmenduri e mbaron me pendim.

-Kush shkon ne maje ,do rrokulliset per tatpjete.

-I urituri te urren kur han para tij.

-Vdekja eshte mjekim I te gjitha semundjeve te pasherueshme.

-Kali I mire shton taxhine.

-Me mire pese dite gjel se san je vit pule.

-Te gjithe jane gati te ndajne nderet e dikujt ,por kurre fatkeqesit e tij.

-Ku mbaron varferia lind kopracia

-Fukaraj eshte fukara per shume dhe kurre per pak.

-Barku esht nje nder armiqte e njeriut qe nuk nxjerr gjak.

-Fshesa e vjeter I njeh mire skutat e shtepise.

Keshilla qe duhen vleresuar pa medyshje;

--Keshillat e zotit,keshillat e prinderve,Keshillat e njerzve te mencur,dhe keshillat e ligjit.

--Me e rende se vdekja eshte frika nga varferia.

-Genjeshtra eshte si plaga dhe pot e sherohet,len gjurmet e saje.

-Sikur te shitej qejfi,asnje nuk do te vdiste.

-Mund te harrosh personin q eke kenduar me te ,por kurre ate me te cilin ke qare.

-Tre veta mund te grejne peshe me shume se gjashte te tjere,sepse te gjashtet ia leshojne peshen njeri tjetrit.

-Pushka e trimit e sofra e bujarit nuk ndalen.

-Kur ken je dhenderr te mire ke fituar nje djale,ne te kunderten ke humbur dhe vajzen tuaj.

-Vdekja eshte kapak floriri.

-Mos numero zogjte e pules para se te lindiur

-Ai qe ka helm ne zemer nuk nxjerr mjalte ne goje.

-Burri duhet njohur e ruajt nga ngaterresat e grave.

-Gruaja e paditur eshte sin je monedhe fallso.

-Heshtja eshte e vetmja dukuri qe nuk e pelqejne grate.

-Gruaja ee bukur eshte si vreshta ne rruge.

-Ne kemi te drejta mbi grate ,por ato duan me shume te drejta ndaj burrave.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Nga urtesia boterore.

1. Dielli që perëndon, të prek në shpirt, vetëm për të të kujtuar se të vodhi dhe një ditë.

2. Mos e eduko fëmijën të bëhet i pasur, por edukoje të bëhet i lumtur, që kur të rritet, të
di vlerën e gjërave dhe jo vetëm çmimin e tyre.

3. Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë një poezi të
bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe në se është e mundur, të flasim sa më pak
fjalë.

4. Është një mëkatë i vërtetë që leksionet më të rëndësishme të jetës, zakonisht i mësojmë
atëherë kur nuk na hyjnë më në punë.

5. Në rast se kërkon të mbjellësh për një vit, mbill miser dhe grurë, në do që të mbjellësh
përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë.

6. Koha është një mësues i mire, por i vret të gjithë nxënësit e saj.

7. Për pleqtë drejtues: Kur janë në pushtet, veshin togën e gjyqtarit, kur dalin në pension,
veshin tunikën e pafajësisë.

8. Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi!

9. Nga të gjithë gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.

10. Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

11. Askush nuk e ka kaluar urën e suksesit, pa kaluar rrugët e dështimit.

12. Në se nuk do të harrohesh pas vdekjes, ose shkruaj gjëra me vlerë për tu lexuar, ose
bëj gjëra të vlefshme për t’u shkruar!

13. Ai që s’ka para është i varfër, por më i varfër është ai që s’ka gjë tjetër, përveç parasë.

14. Dashuria ka dy emra, ti shpirti – unë zemra!

15. Më mirë të shkruash për veten, dhe të mos kesh public, se sa të shkruash për publikun
dhe të mos jesh vetvetja.

16. Adoleshenca është oborr i gabimeve, ndërsa plakja, korridor i pendimeve.

17. E ardhmja ka shumë fytyra: Për të dobtit është i paarritshëm, për të frikësuarit e
panjohur, për trimat një kuptim dhe mundësi.

18. Libri të zgjeron njohuritë, të zbut shpirtin, të bën të mësosh më mire gjuhën, të jep
mundësi të komunikosh më mirë me njerëzit, të jep mundësi të shprehish më qartë
mendimet e tua që të tjerët të të kuptojnë drejtë, dhe në fund të mëson si të qash e të
qeshësh.
 

Pazzini

Valoris scriptorum
Kur njerëzit largohen nga ti, lëri të shkojnë! Fati yt nuk është kurrë i lidhur me dikë që të braktis, dhe kjo nuk do të thotë aspak se ata janë të këqij. Thjesht do të thotë se pjesa e tyre në jetën tënde mbaroi..
 

Lumicoka1

Primus registratum
Kur njerëzit largohen nga ti, lëri të shkojnë! Fati yt nuk është kurrë i lidhur me dikë që të braktis, dhe kjo nuk do të thotë aspak se ata janë të këqij. Thjesht do të thotë se pjesa e tyre në jetën tënde mbaroi..
pazzini,Keni sjell nje thenje me shume vlera dhe tregon nje intelekt te vecante qe keni ju,urime dhe shprehje te tjera
 

Hektor12

Locus omnem
Një person i tretë asnjëherë nuk krijon problem midis dy njerëzve. Është një problem midis të dyve që krijon hapësirë për personin e tretë.
 

Hektor12

Locus omnem
Mos u trego shumë i ‘ndershëm’ me të gjithë në këtë botë.. Mos harro se pemët me të ‘drejta’ zgjidhen gjithmonë të parat për tu ‘prerë’..!
 

Hektor12

Locus omnem
Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë
 

Mystique

Larg
Ashtu siç elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti i gjuajnë për margaritarët që kanë Brenda, dhe bilbilin e robërojnë për zërin e tij të bukur, në të njejtën mënyrë edhe njeriun shpesh, shum shpesh e rrezikon vlera e tij e lartë.

Sami Frashëri
 
Top