a mund te duash dy persona ne te njejten kohe?

Aki

Paint It Black
Mu kujtua nje thenie e Johnny Depp me kete, ai thote: nese dashuron dy njerez ne te njejten kohe, perhere zgjidh te dytin/en sepse nese dashurojeaq shume te parin/en nuk do ndjeje nevoje per te rene ne dashuri me nje tjeter.
 

joetisti_

Locus omnem
po, eshte e mundur. Vetem se eshte si terheqja e vemendjes. Perqendrohesh me shume te ai person qe eshte duke te folur dhe nese jane dy persona qe flasin njekohesisht, e drejton vemendjen te njeri per ta rikthyer te tjetri me pas.
 

agim40

Valoris scriptorum
Po, pse jo? Unë bile kam zemrën e madhe dhe dua edhe më shumë se dy persona.....Psh. këtu në forum i dua të gjitha vajzat.....:D
 

odeon

Forumium maestatis
Rruga e Dashurise eshte kaq e ngushte sa ka vend vetem per nje njeri. Si perfundim ju them; nuk ka asnje tjeter ne bote t'u thote çeshte dashuria, prandaj nisu, shtrengoje fort dhe thuaji se sa shume e do, sepse ajo fjale si nje vetetime do ndikoje per mire ne jete te jeteve, shko dhe ulju ne gjunje dashurise se pastert dhe mos u ndrojt edhe pse me lot ne sy, thuaji te verteten ate qe vetem shpirti yt e di, buzeqesh, kendo, shperthe nga gezimi, shtrihu pertoke dhe ulerij nga gezimi sepse dashuria mbetet si nje tatuazh ne shpirtin tend dhe cdo minute eshte kohe e humbur, dhe nese ju pyesin ceshte dashuria; I thoni se nuk ka asnje tjeter ne bote te njohe dashurine qe tju fshehe brenda sepse ajo i perket vetem e vetem dikujt.
 

hareid

Papirus rex
Se besoj!! Kur dikush eshte me te vertete i dashuruar, eshte e pamundur qe ne te njejten kohe te dashuroj edhe dike tjeter. Nese ndodh, atehere se besoj qe behet fjale per nje dashuri te sinqerte....
 

Balahk

Locus omnem
As une nuk besoj.
nese nje person dashuron vertet,ka sy vetem per ate,dhe vetem per ate.
nese fillon e futen te tjera/tjere ne mendje,do te thote qe po fillon te mos e dashuroj aq sa duhet.
 

Mirabel

Locus omnem
Jo, une po them qe ne kerkojme gjithmone qe te dashurojme, te dashurojme me shume sec kemi... :)
kurse une do thoja se njeriu kur arrin ate enderr ...fillon kerkon nje enderr tjeter . Kjo vlen edhe per dashurine.
gjithnje ndjesite e pamundura jane ato qe na bejne te enderrojme me shume dhe ti deshirojme me shume
 

TinkerBell

Papirus rex
Në forma të ndryshme po, mund të duash dy persona. Por ama, të duash dhe të dashurosh ka dallim!
Kur dashuron vërtetë dikë, me plot kuptim të fjalës, nuk ka vend për asgjë tjetër :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kur te konsumosh mire dashurine te pakten 1 here, e te jesh e admiruar nga me shume se nje person, do duash te dashurohesh dy here..


Dy desh (shumes per dash) deshen nje dele. Dy deshet ishin shoke te ngushte. Ne vend qe te benin dash-dash mes tyre per t'i fituar zemren ata vendosen qe te dy te benin dash-dash me ate dele. Deri sa ajo ngordhi.

Dy desh deshen nje dele. Dy deshet ishin shoke te ngushte. Po te ndanin delen ajo do te ngordhte. Por meqenese miqesia mes tyre ishte me e shtrenjte se ajo, ata vendosen te dy t'i kthenin kurrizin. Dhe jetuan ne mizerje deri sa ngordhen.

Dy desh deshen nje dele. Ajo dele ishte teper e shtrenjte. Atehere ata ia dorezuan ate dele njeri tjetrit. Ndersa njeri thoshte «ti e meriton me shume se une» po keshtu edhe tjetri atehere nje dash i trete u fut ne skene dhe rrembeu delen.

Askujt nuk i vajti mendja te pyeste delen.

Eshte me mire qe NJE te behet DY. Apo DY te behen NJE?

Me ka qelluar te kem qene e admiruar nga me teper se dy djem njeheresh. Isha ne Universitet. Dy shokeve, qe ishin te ngushte, te shkelqyer nga te gjitha anet, te paret e klases (bilez edhe sot jane personalitete te njohura) nuk u fala per asnje moment ate veshtrim qe do te thote : Me perndiq. Teo, nje tjeter shok, prej te cilit mora edhe puthjen e pare, edhe pse student me medioker fitoi shikimin tim per arsye te perputhshmerise fizike.

Duhet, vertete, te dish cfare eshte dashuria heren e pare qe te kuptosh nese je duke dashuruar per here te dyte.

Eshte fat ndonjehere kur dashuron me shikim te pare per here te pare. Por eshte si puna e atij qe ka shijuar vetem nje gjelle. Ai nuk ka mundesi te krahasoje. Po sikur sushi te jete me i mire se gjoksi i pules qe ai ka ne shtepi? Kjo pyetje do ta lere pa gjume dhe te trembur. Atehere une do ti kisha thene te provonte edhe sushin.

Une jam nga ato qe e identifikoj ndjenjen qysh me here te pare. Nuk me ka ndodhur kurre te gabohem. Nje njeri qe e njeh veten per te tille eshte edhe njeri qe do te mund te perputhej me mua. Ai nuk do te donte kurre te provonte sushin sepse do dhe gjithmone do te doje salmonin e tymosur.

Uri
Dash-Uri
Dit-Uri

Trup-Shpirt-Mendje

Éléonore
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
Në forma të ndryshme po, mund të duash dy persona. Por ama, të duash dhe të dashurosh ka dallim!
Kur dashuron vërtetë dikë, me plot kuptim të fjalës, nuk ka vend për asgjë tjetër :)
tema besoj se flet per dashuri kur thote "te duash". Ne kuptimin qe flet ti, eshte e sakte. Sepse dashuria(erosi) nenkupton nje person te vetem qe te quhet e tille. Gjithsesi, s'eshte anomali, por reagim fiziologjik normal te dashurosh me shume se nje person. Mbase jo te dy, tre, kater, njelloj, por po.

Meqe dashuria "ngjizet" edhe me nje veshtim, them se po.
 
Top