Kur te konsumosh mire dashurine te pakten 1 here, e te jesh e admiruar nga me shume se nje person, do duash te dashurohesh dy here..
Dy desh (shumes per dash) deshen nje dele. Dy deshet ishin shoke te ngushte. Ne vend qe te benin dash-dash mes tyre per t'i fituar zemren ata vendosen qe te dy te benin dash-dash me ate dele. Deri sa ajo ngordhi.
Dy desh deshen nje dele. Dy deshet ishin shoke te ngushte. Po te ndanin delen ajo do te ngordhte. Por meqenese miqesia mes tyre ishte me e shtrenjte se ajo, ata vendosen te dy t'i kthenin kurrizin. Dhe jetuan ne mizerje deri sa ngordhen.
Dy desh deshen nje dele. Ajo dele ishte teper e shtrenjte. Atehere ata ia dorezuan ate dele njeri tjetrit. Ndersa njeri thoshte «ti e meriton me shume se une» po keshtu edhe tjetri atehere nje dash i trete u fut ne skene dhe rrembeu delen.
Askujt nuk i vajti mendja te pyeste delen.
Eshte me mire qe NJE te behet DY. Apo DY te behen NJE?
Me ka qelluar te kem qene e admiruar nga me teper se dy djem njeheresh. Isha ne Universitet. Dy shokeve, qe ishin te ngushte, te shkelqyer nga te gjitha anet, te paret e klases (bilez edhe sot jane personalitete te njohura) nuk u fala per asnje moment ate veshtrim qe do te thote : Me perndiq. Teo, nje tjeter shok, prej te cilit mora edhe puthjen e pare, edhe pse student me medioker fitoi shikimin tim per arsye te perputhshmerise fizike.
Duhet, vertete, te dish cfare eshte dashuria heren e pare qe te kuptosh nese je duke dashuruar per here te dyte.
Eshte fat ndonjehere kur dashuron me shikim te pare per here te pare. Por eshte si puna e atij qe ka shijuar vetem nje gjelle. Ai nuk ka mundesi te krahasoje. Po sikur sushi te jete me i mire se gjoksi i pules qe ai ka ne shtepi? Kjo pyetje do ta lere pa gjume dhe te trembur. Atehere une do ti kisha thene te provonte edhe sushin.
Une jam nga ato qe e identifikoj ndjenjen qysh me here te pare. Nuk me ka ndodhur kurre te gabohem. Nje njeri qe e njeh veten per te tille eshte edhe njeri qe do te mund te perputhej me mua. Ai nuk do te donte kurre te provonte sushin sepse do dhe gjithmone do te doje salmonin e tymosur.
Uri
Dash-Uri
Dit-Uri
Trup-Shpirt-Mendje
Éléonore