Re: A jane romantike meshkujt...?
Fillimisht postuar nga denna:
[qb] tani une nuk arrij ta kuptoj... ju ose keni njohur vetem 3 femra gjithe jeten tuaj ose flisni keshtu thjeshte nga ndjenja e theksuar e inferioritetit... kaq shume ju vret qe nuk keni nje porche dhe rrobat firmato? me gjithe keto qe po thoni po tregoheni shume me shume materialiste se ato femrat per te cilat po flisni. [/qb]
Shoqëria e sotme, dhe kaosi i saj moral
Shoqëria e sotme po lundron në një kaos moral, ashtu siç edhe po lundron edhe në një kaos ekonomik, i cili po ashtu është edhe një nga elementet kryesore frymëzues të këtij kaosi moral. Mirësjellja dhe respekti ndaj tjetrit, ekzistojnë në bazë të kriterit material, pra, të pasurisë dhe jo të aftësisë për të përçuar mirësi dhe shembull të lartë morali, qoftë të një familjari të rregullt njëkohësisht edhe të një individi të vlefshëm sadopak për shoqërinë që e rrethon. Shoqëria është duke gjykuar shkurt: kriteri i saj është pasuria, paraja, për pasojë je i zgjuar dhe i ditur sepse ke mbrritur të vendosësh sasira të konsiderueshme parash. Një vilë trekatëshe, një Mercedes Benz 500, celularin në brez, flokët sipas modës së fundit, një grua në një krah dhe një të dashur në krahun tjetër: kjo është pamja e një njeriu të lumtur sipas një këndvështrimi shumë të përhapur dhe mentaliteti të krijuar këto vitet e fundit. Një ëndërr pas së cilës po rendin të gjithë pa përjashtim dhe po e shikojnë ditën dhe natën, ku disa vetëm po e ëndërrojnë dhe të deziluzionuar më pas i nënshtrohen punës dhe monotonisë së përditshme që i kanë sajuar vetes, ndërsa disa të tjerë me një egërsi të pashoqe po i shfrytëzojnë të tjerët në mënyrë të paskrupullt dhe janë duke shkelur mbi këdo dhe çdolloj parimi të thjeshtë njerëzor dhe logjik vetëm për t'ia arritur qëllimit. Pasurimi me çdo kusht është bërë motoja e jetesës së tyre dhe e kanë lënë pas dore shpirtin të dyja palët, i janë nënshtruar këtij mentaliteti të mbrapshtë me gjithsej, duke krijuar idhujt dhe idhujtarinë moderne. Vendin e gurëve dhe të drurëve të zakonshëm e kanë zënë idhuj të rinj, emra pasanikësh, emra këngëtarësh, emra aktorësh, të cilët këta të shkretë duke mos pasur asnjë lloj vizioni iu shkojnë pas dhe i imitojnë deri në hollësitë më të vogla. Moda e fundit është bërë një preokupacion i dorës së parë për femrat dhe snobizmi ka dalë në plan të parë. Por kemi të bëjmë me një snobizëm ordiner, me atë më vulgarin që nuk të ngjall gjë tjetër veç neverisë. Në këto çaste, njeriu normal s'mund të bëjë gjë tjetër veçse të shfaqi forcën e tij të moralit dhe të mos bjeri në kurthin e mentaliteteve të mbrapshta.
Në mund ta ruash arsyen
kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh e vetes t'i besosh
Sa herë te ti dyshojnë e s'të përfillin
Por edhe dyshimet drejt t'i gjykosh...
Këto janë vargjet e poetit të famshëm anglez Ryduard Kipling dhe me të vërtetë që në një kohë të tillë po jetojmë. Njerëzit e kanë humbur fillin dhe si të tillë i janë lidhur sendeve dhe janë bërë robër të botës që i rrethon dhe i reklamave të një jete luksoze që nuk munden t'ia arrijnë dot kurrë. Në këto çaste që po kalojmë vetëm besimi është ai që e shpëton njeriun duke i dhënë ekuilibrin e nevojshëm shpirtëror duke e mbajtur larg streseve të përditshme, brenda telasheve, pa e larguar prej tyre, porse duke i falur atë qetësi që të gjithë e kanë nevojë por që nuk e gjejnë dot në mënyrën e jetesës që po bën shoqëria e sotme. Jemi vetë që i vështirësojmë dhe i komplikojmë gjërat pa qenë nevoja.Sendet janë të nevojshme për aq sa kryejnë nevojat njerëzore dhe jo të bëhen pjesë e jetës individuale duke u bërë idhuj të pazëvendësueshëm, duke sjellë si rrjedhojë humbjen e qetësisë shpirtërore në çastin kur këto na mungojnë ose i humbim.