Re: A eshte SHQIPERIA me KOSOVEN nje ???
Pershendetje!
Fillimisht postuar nga Baton84:
[qb]
Fillimisht postuar nga Betina:
[qb]Per nje ribashkim kombetar mendoj se sdo thote shume nese presim 100 apo me shume vite, ajo cka eshte me se e nevojshme eshte deklarimi yne per synimet tona drejte ribashkimit.
Gjithe te mirat! [/qb]
E nevojshme eshte qe ne te deklaroim se duam ribashkimin. Por mua nuk me jepet mundesia! Duhet dikush te me pergadisi mundesine, qe une te votoi pro apo kunder ribashkimit! Kjo eshte demokracia!
Nese do te dal une ne rruge, dhe do te kerkoi une ribashkimin, kot e bej kete une, sepse askush nuk me degjon mua.
Ja duhet meshume se 50% te dalin neper rruge, apo naj 100 njerez politikan te Shqiperise, te Kosoves dhe te trojeve tjera Shqiptare te deklaroin, se duan ribashkimin!! Vetem atehere do te kete effekt, ndryshe kot i shkruajm ne ketu endrrat tona!!
Gjithe te mirat. [/qb]
Ne Kosove ka parti politike qe e permbajne kete ceshtje ne programin e tyre, e jam e bindur se edhe ne Shqiperi ka.
Por deshiroje te sqarohem pse thashe une qe duhet te kemi iniciative te gjithe ne per nje ribashkim. Ja si mendova, deshiroje te filloj pak nga e kauara e te mberrij ketu ku qendrojme sot:
E dim te gjithe se Shqiperia fitoi pavarsine me 1912 dhe me shume se gjysma e trojeve ngelen jashte shtetit pa deshiren tone.
Tani dua ti referohem Kosoves jo pa arsye por sepse jam shqiptare nga Kosova dhe me se miri i di ngjarjet qe rrodhen aty
Dhe do filloj keshtu, Shqiperia fitoi pavaresine dhe Kosova mbeti jashte saj,Kosova mbeti nen Serbi por shqiptaret nuk u pajtuan me kete gje, ata paten inciative nuk e pranuan kurre kete gje, prandaj edhe vazhuan luften, nje lufte me nje ujke te terbuar. Ishte lufte e veshtire dhe keqtrajtime te pa para kishte nga ana e serbeve ne ate kohe, kufiri yne ishte gjer tek molla e kuqe si i thome ne e serbet me dhune na larguan nga aty, sot si kujtim i atyre vendeve shume shqiptare mbaj mbiemra te vendeve ku kane jetuar, u be nje kasaphane e madhe sa qe ne popull lindi fjala "hyp se te vrava zhdryp se te vrava" pra i vrare ke qene nese ke rene ne duar te serbeve. Por ashtu te mundur ne mbijetuam duke luftuar.
Mbaroi lufta e dyte boterore e ne prape ishim nen Serbi, nuk kishim shkolla, nuk kishim liri elementare as flamuri nuk na lejohej, por prape punuam su dorezuam, vijn vitet 68 kur u zgjua populli dhe kerkoi gjuhe dhe flamur dhe i fituam, erdhi viti 70 dhe ne fituam edhe universitetin, tani kishim ku te fitonim dituri dhe dite e me shume behej vetdijsimi i pupollit, dhe shqiptaret me nuk ishin majmuna me bishta (sic na quanin serbet),( i referohem nje poezie te Esad Mekulit) por njerez qe tani pos sopates qe mbanim ne krahe, kishim ne krahun tjeter edhe librin, pastaj erdhi 81 prape u kerkua republika e Kosoves, erdhen vitet 90 kur Kosova u deklarua se kerkon pavaresi, dhe ne fund lufta e lavdishme qe e bene bijte me te mire te kombit tone, qe dhe jemi deshmitare te saj.
Gjate gjithe kesaj kohe Serbia cdo here ka thene se shqiptaret duan nje "velika Albania" (Shqiperi te madhe), e kane thene kete gje sepse ata e din fare mire se cfare duan shqiptaret.
"Shqiperi e madhe" e quajne ata duke mos e pranuar faktin se ne jemi pjese e shtetit ame Shqiperi.
Kosova nuk heshti kurre dhe sdo te heshte.
Kjo per mua eshte iniciativa. Shqiptaret nga Kosova kur filluan luften e tyre per clirim nuk kishin parti qe te deklaroheshin se cfare duan, por ishte shpirti i cili u deklarua dhe su ndal kurre dhe se besoj qe do ndalet gjere sa te coj ne fund amanetin e te pareve.
Pastaj e njejta gje behet edhe ne ILIRIDE, ata shpallen republiken e tyre fituan universiteti (universiteti i Tetoves), dhe luftojne sepse duan ende, ata nuk ndalen...
mendoj se ku ishim ne arritem shume, ecim ngadal por shkojme drejte ndicimit e jo drejte territ.
Dhe jo pa qellim e tashe se per kombin nuk eshte shume te pritet 100 apo me shume vite per tu ribashkuar jemi apo sjemi ne deshmitare. Dhe kjo arrihet vetem nese ne jemi nje ne shpirt, dhe e themi haptas cdo kund.
Gjithe te mirat!