Re: A eshte per t'u nevrikosur?
Eshte e vertete qe shoqeria ka rregullat e saj, por mbi te gjitha, rregulli kryesor eshte T'ia kalojme mire dhe te merremi vesh me njeri tjetrin me ciltersi dhe pa inate. Per mua, te jesh ne nje mjedis pubi dhe te flirtosh me dike qe te pelqen (flirtim se te para ne sy, me te buzeqeshura, pa egzagjerime dhe skadalozira), nuk do te thote se nuk respekton shoqerine ose njerezit me te cilet je. Po te jemi realiste, nuk e veshtire te pranojme qe shume njerez ne shume situata ( sidomos ne efektin e pijes) edhe flirtojne...eshte normale sidomos kur je single dhe pa impenjime, madje une di shume raste qe shoqeria i ka nxitur flirtimet, sidomos per personat e turpshem. Nqs djalit ne fjale, nuk i pelqeu flirtimi i shoqes se tij, do te ishte me normale ta kishte marre pak vecant e me te bute t'i thoshte se kjo sjellje e bezdiste. Kjo do te ishte me njerezore, me shoqerore dhe e thene ne momentin e duhur e jo sic e beri, te nesermen, mbas pilafit dhe i inatosur ne kulm duke perdorur lloj lloj llafesh, dreqi e mori dhe pa piken e te drejtes. Eshte per t'u nenvizuar fakti se kjo histori nuk eshte midis adoleshenteve, nerezve te rritur e qe punojne (si gocat edhe cunat). Ne fakt kete teme e hapa me teper per t'i thene vetes per te 100-ten here se cunat shqiptare nuk jane si ky tipi, tere komplekse e ndjenja inferioriteti.