Re: A eshte Hashim Thaqi nji kriminel?
Ngadal Guri,se une jam nje shqiptar i Kosoves,qe tash kam hy ne kete forum.Mua nuk me intereson fare se a je i Shqiperise apo i Kosoves.Nga fjalori i yt shihet se je nje njeri i ulte , i paresimuar ,qe nuk e njeh as historine e vjeter dhe as historine e re te Kosoves.Ti je vertet nje njeri qe flet pa argumente dhe me etiketime.
Ti i quan hajna dhe kriminel ata qe e futen ne rrezik jeten e vete dhe te familjes se tyre per
ta clirua Kosoven.Keshtu i kane quajt edhe propoganda serbe.Nje bashkepunetor i tyre po dukesh se je edhe ti .Nuk ka rendesi se a paguhesh per kete .Me rendsi eshte se po qon uje ne te njejtin mulli.
Guri,ti pa kurrefare argumenti na quan neve qe luftetaret e UCK-es dhe sidomos udheheqsit e tyre i perkrahim enverist.Enveri erdh ne pushtet me ndihmen e sllaveve.Ai ishte me ta deri me 1960,dmth rreth 20 vjet.Mbas prishjes me jugosllavet ai filloi luften me fjale kunder tyre.Ne i perkrahim ata qe ia kthyen pushken serbeve dhe bashkepunetoreve te tyre,kurse i demaskojme ata qe me fjale na cliruan dhe formuan shtetper 14 vjete me radhe.Ne fakt ti hyne ne kete kategori,qe e mbroni genjeshtren dhe e luftoni te verteten.
Ibrahim Rugova,e regjistroi partine e vete ne Beograd ,me nje program qe nuk e rrezikonte shtetin federativ te Jugosllavise,por ishte per nje pluralizem politik.
Si parti e pare demokratike, ne te shqiptaret u inkuadruan duke i hudhe librezat komuniste.
Numri ishte vertete i madh.
Udheheqja e LDK-es kishte perkrahje absolute prej
poipullit patriot te Kosoves.
Kjo udheheqje nuk rrezikonte asgje vete .Populli
largohej nga puna ,rrahej ,bastisej per arme.
Ne Konferencen e Londres u ftuan si vezhgues qe i percillen punimet e saj Rugova dhe udheheqesit e partive tjera shqiptre ne koridor dmth sipas rolit dhe punes qe kishin bere.
Ne Konferencen e Paqes ne Dejton qe u mbajt pas mbarimit te luftes ne Bosnje u ftuan Millosheviqi,Tugjmani,Kuqani,Izetbegoviqi.
Ne ate konfernce Kosova ne menyre tragjike u la nen Serbine qe perfaqesohej nga Millosheviqi.
Kur nje gazetar e pyeti Millosheviqin se a mendon se e ka zgjedh problemin e Kosoves ai u pergjegj
se e ne Kosove eshte ma qetesi se ne Beograd.
Kush e bante kete qetesi varri ne Kosove?
Ushtria dhe policia serbe qe vriste ,rrahte ,burgoste dhe Rugova qe thonte se nuk duhej pergjegj dhunes me dhune .Ai thonte se
Kosova ka perkrahje nga Amerika dhe Europa qe vetem ne menyre paqesore dhe me dialog ti zgjedh problemet e veta.
Shqiptaret po shpernguleshin ,po varferoheshin dhe po realizohej ne menyre paqesore qellimi final i Serbise qe ishte te pergjysmohej popullata shqiptare ne Kosove .Ne anen tjter more ti Guri
dhe je Gura tjere vinin serbet e Kroacise ,Bosnjes
me te madhe dhe bile edhe serbet e Shqiperise,se ne Kosove i ruante ushtria dhe policia serbe dhe Rugova si njeri paqesor e ftonte popullaten qe te rrinte e qete se bota po na perkrah.Ne te vertet Amerika dhe Europa na perkrahte ne kthimin e autonomise te vitit 1974 dhe ate vetem ne dialog paqesor me Beogradin.
Ne Kosove benin rezistence vetem arsimtaret dhe guerila.Arsimtaret po i mesonin nxenesit neper shkolla private,pa kompenzim .Rugova nenshkroi marreveshje me Millosheviqin ,per lirimin e objekteve shkollore.
Kjo marreveshje ishte vetem ne inters te Serbise,qe te shitej se shqiptaret kane te drejte shkollimi ne gjuhen e tyre, kane partite e tyre politike , me nje fjale kane demokraci.Qellimi i Millosheviqit ishte heqja e sanksioneve dhe vazhdimi i mbajtjes se Kosoves nen tutelen e Serbise.
Guerila shqiptare qe perbehej nga Adem Jashari ,qe e udheheqte grupin e Drenices,Zahir Pajaziti,grupin e Llapit,Luan Haradinaj ate te Dukagjinit, po kryente atentate ne policin serbe dhe bashkepunetoret e saj shqiptar.
Rugova i quajti dore e zgjatur e UDB-es dhe e kerkoi edhe interpolin qe ti ndihmonte udshtrise serbe ne zbulimin dhe burgosjen e tyre,ne nje ane dhe ne anen tjeter te fuste huti te shqiptaret qe mos te iu bashkohen luftetareve .
Demostratat e studenteve te Prishtines ,gjithashtu Rugova nuk i perkrahu edhepse ata kerkonin ate qe e kishte neshkrua Rugova me Millosheviqin.
Keto jane disa nga sherbimet qe Rugova i beri Millosheviqit haptas.Per kete ai e lejonte qe te mbaj konferenca per shtyp,te del me pasaporte Jugosllave ne Europe dhe Shqiperi dhe ne fund te kthehej ne Kosove.A nuk ishte kjo nje fakt qe
Millosheviqi ishte demokrat!Kete leter e luante Millosheviqi me diplomatet e Brukselit dhe Washingtonit.
Shkurt Kosova nuk mirrej seriozisht nga faktori
nderkombetar,sepse nuk kishte udheheqje seroze.
Ekuilibrin ne mes te dhunes serbe qe udheheqej nga Millosheviqi dhe Pacfizmit shqiptar qe udheheqej nga Rugova e prishi famemadhja UCK.
Politika pacifiste e Rugoves deshtoi totalisht.Ajo nuk dha rezultate.Rezultatet e para i dha UCK qe u perfaqesua nga Hashim Thaqi ne Rambuje.Ky esht fakti tjter ti gur dhe ju gura te tjere.
Ibrahim Rugova nuk e perkrahu UCK-en,por u mundua ta pengoj.Kur ne Kosove bombardonte NATO dhe ne toke luftonte UCK Rugoven e mori Millosheviqi duke ia pagur edhe bileten per krejt familjen e tij dhe e evakuoi per Itali.Lexoe ditarin e Dinit.
Hashim Thaqi rrjedh nga nje familje patriotike e Drenices,qe si i ri iu bashkangjit grupit te Adem Jasharit dhe per kete ishte i denuar ne mungese bashke me Adem Jasharin me nga 20 vjet burg.
Vrasjet qe u bane ne Kosove ende nuk jane zbuluar dhe deri sa nuk zbulohen nuk ke te drejte as morale ta akuzosh dike .Nese ke fakte banu deshmitar kunder luftetareve shqiptar.Ata nuk ta kane frigen as ty as te tjereve si ti, sepse e kane marre me vetedije rrugen e veshtire dhe te shejte te clirimit kombetar.
Kosova u Clirua nga aleanca e perbashket NATO_UCK.
UCK beri aq sa pati fuqi dhe mundesi dhe eshte ushtria e pare e organizuar e shqiptareve te Kosoves.Gurzinjt shqiptar kurre nuk do te mund ti humbin meritat e saj dhe udheheqsve te saj.
Llapikos