Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!
Pse fillohet nga Topt Channel?
Pergjigjia zyrtare mund te ishte fare e thjeshte. Sepse eshte me i madhi, dhe natyrisht, kosto qe rendon mbi buxhetin e shtetit eshte me e madhe.
Dikush ketu tha qe ka mjaft biznese te tjera qe kane probleme ne pagimin e taksave. Ne te vertete, kam pershtypjen se nuk mund te kete ne Shqiperi ndonje subjekt tjeter me potenciale me te medha per te abuzuar sa Top Channel, ose me sakte Top Media (pasi nuk eshte vetem televizioni).
Kjo, per disa arsye, nder te cilat edhe per faktin qe bizneset e tjera ia kane disi friken shtetit ndersa Top-i kishte filluar ta ndjente veten superfuqi. Edhe ne mitingun e tyre perpara kryeministrise, gazetaret u shprehen se qeveria nuk do ta fitonte dot kurr luften me mediat. Pikerisht, nje perceptim i till i "te fortit", ku i behet kashillik shtetit duke i thene qe "nuk na mund dot" eshte edhe nje deshmi per te kuptuar se abuzimi ne kete rast ka potencialet e plota per te qene maksimal. Imagjinoni vetem nje gje. Top Channel ka kurajon qe te mos lejoje as tatimet per te inspektuar financat e tij. Imagjino, nje subjekt tregtar, qe i thote tatimeve, institucionitt kontrollues te tij: "S'du, me ti dhone dokumentat".
Pa u futur pastaj ne muhabete te tjera qe tregojne per nivelin e korruptueshmerise si dhe te fuqive korruptuese te kesaj sipermarrjeje. Pa folur ketu per gjobat, per njerez qe grumbullon rreth vetes, per ndikime ne politike, madje kemi edhe precedentin e kandidimit ne menyre tedrejtperdrejte ne Parlament.
Top Channel, nga njera ane mburret se ka punesuar nje armate me njerez, me profesioniste nga me te miret ne vend, ndersa nga ana tjeter nuk deklaron as nje te dhjeten e tyre, madje edhe me pak. Por pervec kesaj, i deklaron keta profesioniste me rroga nga me qesharaket, nen nivelet e televizioneve lokale neper zonat me periferike te Shqiperise. Bie fjala, e dini se sa eshte deklaruar rroga e Filip Çakulit ne tatime? Jo me shume se 150 mije leke te vjetra. Nderkohe qe kam pershtypjen qe Filipi pa nja 3-4 milion nuk merr as rrugen per ne pune.
Te gjitha keto jane gjera qe nuk mund te kalohen kaq kollaj dhe per mua, nuk ka pike rendesie ne kete rast, motivi nga i cili niset shteti per te goditur krimin ekonomik, evazionin fiskal. Rendesi ka qe kjo gjobe, cilat do qofshin motivet, eshte e drejte dhe madje duhet te sihte edhe me e larte. Eshte vetem minimumi i parashikuar me ligj, per nivelin e evazionit te zbuluar.