11 Milione Euro gjobe top-medias!

11 Milione Euro gjobe top-medias!

Qeveria shqiptare ka gjobitur me 11 milione euro median "rebele" top-channel. mengjesin e se enjtes zyra tatimore ka cuar ne godinen e top medias faturen e gjobes "se cmendur". pagesa e kesaj gjobe con automatikisht ne shkaterrimin e medias me te ndjekur ne vend.
akti i sotem eshte nje forme e njohur e perdorur ne regjimet diktatoriale ku media duhet te kontrollohet me cdo kusht. vetem muajin e shkuar ne Venezuele presidenti/diktator Hugo Chaves mbylli televizionin opozitar duke perdorur nje stil te ngjashem.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Po ka evazion, ta gzoj gjobën Topi. Ligji o ligj e duhet respektu. Po u myll i TV të tjerët do i zejn venin. Vetëm se s'do i shkoj nërmen asnjonit me ju shmang taksave.

Po qe se arsyet janë të shpifura nga kontrolluesit e fiskut dhe janë nxjerrë për inate politike apo personale, përsëri ka një gjykatë e cila pranon paditë edhe ndaj shtetit.

Për kusurin, kur t'vijn zgjedhjet e reja (kët korrik apo mas ca vitesh) kush o i paknaq nga veprimi i ligjit le t'votoj kundër Salës, Lalës apo edhe Halës.

Për momentin, çdo kundërshtim i një vendimi të drejtë në bazë të ligjit (duke supozuar se kontrollet janë bërë në përputhje me ligjin) i jep krahë vazhdimit të rrumpallizmit në Shqipëri.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Salvatore</div><div class="ubbcode-body">o shoku ketu po flasim per gjoben. nuk po flasim se kush pasoje eshte me e mire.
Perseri mendoj se gjoba meritonte me shume. por me zemerbutesin e tij Sala ja vuri te vogel :).
Ata nuk paguajne asnje takse per dixhitalin u bene vite. U marin familjeve qindra euro ne vit. beji pak llogarite se sa fitojne. dhe po ti dish ligjet tatimi i atyre vlen shumefish sesa i ka vene Sala. Flas sipas ligjit.
</div></div>
Aman se qenke sinonimi i stresit. Po kush foli i pari per "pasoja"?
Dhe kush mbrojti TCH? Akoma s`ja kane vene shulin? (po vetem te presin sa te me mbaroje abonimi 1 mujor i dixhitalbit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif )
Kjo qe po ndodh nxorri tamam dy gjerat me te shpifura te ketij sistemi:
1. Hakmarrja shteterore e maskuar ne ligj. (per evazion fiskal duhet gjobit trecereku i shqiptareve me ne krye TV Shijak apo A1)2. DIKTATURA e medias. Edhe nqs TCH i ka bere ato shkelje, edhe nqs nje dite te bukur do gjobitej pa asnje lloj paramendimi apo shkaku tjeter s`guzon dot se te rrezon qeverine dhe te ben vedin corap.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Urdhero????? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif Me fal, po kjo qe habi-cudi e tere /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif . Po jo more djale, se nuk mund te mendohet dot ne kete lloj menyre, se prandaj ndodhemi ketu ku ndodhemi. Sipas kesaj qe thua ti, shteti duhet t'i bindet TCH-se apo cdo organi tjeter te medias qe i teket te mos zbatoje ligj ne nje menyre apo tjeter. Ideja eshte se, derisa te vertetohet me ligj, TCH-ja mendohet e pafajshme (deri ne prove te kundert). E dyta, nese ky televizion del fajtor dhe vertet i ka bere ato shkelje qe deklarohen, te mbylle gojen e te mos u shese andej e ketej shqiptareve lirine e fjales, kur shqiptareve po u "lirohet" (nena) siguria e xhepit. Nje tjeter pershtypje qe pata dje duke degjuar lajmet ne kete televizion ishte komenti i gazetarit, i cili thoshte se "ka televizione te tjera ndaj te cilave qeveria nuk ngre asnje gisht" e te tjera si keto. E para, kjo pohon qe ti vete si televizion je shkeles, ke bere evazion (menyra e te shprehurit ketu te con), e dyta dhe me e rendesishmja, a ka mundesi te shohesh veten mor i dashur "Z. Televizion" (e perdor qellimisht keshtu). Paguaj detyrimet, nese ke, shlyej gjobe nese ka shkelje, pastaj merr megafonin dhe ulerit e lufto qe edhe te tjere si ti te paguajne taksen, te jene ne rregull me shtetin e ligjin dhe kur e sheh shtetin te favorizoje ndonje prej kompanive te tjera, beje lecke, por JI NE RREGULL VETE NJEHERE!!!!!!!!!! Nese je ne rregull, bertit edhe me fort, sa te duash, por me argumente dhe prova te sigurta.

Gjeja me shemutuar qe behet sot eshte te theksohet liria e fjales ne kurriz te mosshlyerjes se detyrimeve apo devijimeve ligjore dhe nuk eshte e drejte; NUK KA RENDESI C'QEVERI ESHTE NE PUSHTET, FLASIM PER SHTETIN. Liria eshte detyrim deri ne Zh per te respektuar ligje e rregulla, qe edhe ti vete, me tej, te kesh hapesiren tende.
 

Al-Punk

Still here
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Jemi mesuar te gjejme direkt shkakun e dickaje tek inati dhe te mos e shohim gjene ne menyre praktike e te drejte. TCH te dale e te verifikoje publikisht qe gjoba eshte fallco dhe se eshte ne rregull nga ana Fiskale. nese ka Evazion, ta mbylle gojen e te vazhdoje punen.

Gjoba mund te jete vene per inat, po nese ka evazion, eshte e drejte qe te vihet! Diskutimi i mbyllur! Nga ana tjeter, me vjen mire qe tani tia bejne kesaj dhe pas nja dy vjetesh kur te vijne ne pushtet Socialistet t'i bien Klanit prap. Ne kete menyre do mesohen televizionet qe me ligjin te jene ne rregull njehere, pastaj te mendojne te perkrahin dike! Sot eshte bere po perkraha njerin, nuk me behet vone mua. Mafia e mirefillte Mediatike!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

En, jam plotesisht dakort me ty, edhe me ndonje shtese per monopol e te tjera akoma. Por bej edhe kete analizen tjeter. Ekonomia shqiptare eshte e karakterizuar ne mase nga informaliteti, TCH eshte nje nga realitetet qe e paguante nje seri taksash, nese duhet te kishte levizje te zyres se tatimeve te fillonte me ato realitete qe ne vite deklarojn "biznes ne humbje" per te mos u perballur me taksat. Pra nderhyrja te behej ne shkalle prioriteti duke kufizuar demin me te madh.
Konkluzioni, i bashkohem llogjikes tende si individ, por me lekund dhe kjo analiza tjeter!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Nuk eshte arsyetim ky. Cdokush do thoshte "pse nuk e filloni nga tjetri". Duhet te mesohemi te shohim veten, te jemi vete ne rregull e, me pas, te shohim te tjeret. Te futesh ne buxhet nje perqindje te vogel duke pranuar humbjen e nje pjese shume te madhe nuk eshte logjike ekonomike. Fol me ekonomiste eksperte dhe ta llogarisin ata ne shifra sesa kolosale jane humbjet. Te ishte keshtu, eshte e kote te kerkojme sistem formal ekonomie, se, fundja, kujt nuk i intereson te perfitoje e pasurohet duke paguar nje shume minimale.

Edhe njehere e theksoj, ky eshte problemi; po propagandohet qe te perqendrohet vemendja te subjekti, jo te situata. Nuk ka rendesi c'emer ka nje shkeles fiskal, te gjithe duhet te zbatojne ligjin.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

En, nuk fola ne mbrojtje se "ceshtjes" TCH, pasi e kemi folur njeher bashke dhe ti e di qendrimin tim, por bera nja anlize duke e lene menjane emrin TCH dhe mendova se ka ndermarje shume me te medha, qe te dhenat i paraqesin biznes ne humbje prej vitesh, formule qe i ka larguar nga detyrim taksa!
Pra me cudit pak strategjia e zyres se tatimeve!!!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Vazhdon serish te mos lexosh cka kam shkruar me siper. NUK E KAM ME ASNJE EMER KONKRET. TCH-JA ESHTE VETEM NJE NGJARJE E FUNDIT QE PO NDODH. E KAM FJALEN PER CDO LLOJ BIZNESI QE SHKEL LIGJIN. A ka mundesi mos perqendrohemi njehere te subjekti por te objekti?

Ceshtja eshte shume e gjere, te gjitha palet kane dicka qe ose nuk shkon, ose nuk eshte e hapur. Megjithate, flasim per nje shtet (JO QEVERI!) qe duhet te beje te mundur zbatimin e ligjit. Duhet te fillojme te jemi objektive dhe t'i shohim gjerat ne thelb.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ajo po "pretendohet", po keto gjera behen me nje strategji insitucioni. Nuk mund te shkoje zyra e tatm-takses me 25 punojes te saj tek firma bilali dhe franku qe shet 2 kutia bane ne jave (dhe e fryn si numer subjektesh te kontrolluara) dhe me harron firmat e ndertimit qe bejne nga 2 pallate ne jave dhe nuk deklaron nje hic!!!
Un e pranoj arsyetimin tend, nuk i hedh asnje gje poshte, po dhe ti mos e nda llogjiken qe lidh gjerat!
 

olololol

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Satin_Yean Bukur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif


Qe te jemi realist qe ka evazion fiskal gati ne te gjitha subjektet private ne Shqiperi ka.
Se shteti e nis me TCH kete lloj kontrolli s'ka asgje per tu cuditur dhe skemi pse i veme NOTA politike kesaj gjobes.
Une jam i bindur qe TOPI ka faj, ka evazion fiskal .

Pse !!

Po te ish ne rregull me te gjitha , do paraqiste dokumentacionin , do lejonte agjentet tatimore te benin kontrollet dhe nqs do ish ne rregull sdo kish as gjobe asgje.

Pse ata dalin ne protesta ?
Qe te terheqin vemendjen e popullit qe te bashkohen me ta e ta bejne kete gjobe politike !!I hedhin hi syve popullit se po mohohet fjala e lire!

Jo mer zotni ca qeka kjo pune TCH eshte nje subjekt privat qe duhet te paguaj te gjitha deyrimet karshi shtetit , ca qeka kjo pune o burra miting me i zgjidh gjerat.

O burra se na perkrah opozita .
Ksaj popullorce i thone " Me la M...n me Sh...e"

Hajt te mbrojme fjalen e lire , le te paguajne taksat ne skane paguar se sua ndalon njeri fjalen e lire jo TCH po askujt, mjafton te jesh ne rregull brenda ligjeve..

PO ta shohesh nga jashte duket "hakmarrje politike-Por mendoj se nuk eshte e tille"
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ers, nje nga problemet e medha qe kemi eshte thjeshtimi i ceshtjeve dhe ate me duket se po ben me siper. Logjika e krahasimit ne kete lloj konteksti nuk na ka cuar kurrkund. Natyrisht qe i lidh gjerat, prandaj e diskutoj ne kete menyre pa permendur Frankun, Qazimin dhe Nazmiun, sepse nuk kam informacione konkrete. Nje nga gjerat qe personalisht mendoj duhet te mesojme te bejme eshte te flasim me informacione konkrete dhe jo me gjera te qarkulluara neper rruge jozyrtare, edhe pse mund te kemi dike te njohur ketu apo aty, apo ne menyra te tjera.

Bab_Lymi, une realisht nuk kam asnje lloj anshmerie, qofte ne favor te TCH-se apo qeverise. Sa eshte apo jo hakmarrje politike, nuk e di. Sa argumente ka e mban TCH-ja pro apo kunder akuzes per evazion fiskal, aq me pak e di.

Nejse, diskutim te mbare.
 

irene

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

satin, me duket se dhe ti po ben te njejten gje per te cilen i shkruan ersit, sepse te shkruash problemi eshte te zbatosh ligjin eshte shume e pergjithshme dhe aspak konkrete per rastin ne fjale pasi mjafton ta shohesh me pak objektivizem ate ligj te cilin ti thua qe duhet te zbatohet e kupton qe eshte shume abuziv si ligj.
nuk mendoj qe ligjet abuzive jane detaje te parendesishme kur behet fjale per njellojshmerine para ligjit dhe per me teper nuk mendoj qe koha dhe menyra e kontrollit per zbatimin e ketyre ligjeve jane detaje te parendesishme
nejse s dua ti futem diskutimeve teknike te zgjatura, por thelbi eshte qe mjafton ta shohesh problemin ne nje kuader me te gjere dhe arrin te kuptosh nese reagimi per ate gjobe eshte apo jo i drejte
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

iren', në rastin e TCH ligji është aplikuar me pikë e me presje dhe në këtë aspekt nuk diskutohet që ka "inate" apo "arsye politike". Mirëpo thelbi i çështjes është që TCH ka bërë evazion fiskal dhe kërkon ta mbulojë duke nxjerrë në pah arsyen përse atij (TCH) ju bë kontroll.

Ligji është ligj dhe nëse nuk je konform ligjit do dënohesh.

Nëse ligji nuk i përshtatet dikujt, ka mundësi që në zgjedhjet e ardhëshme të votojë një formacion politik i cili të ketë në platformën e tij ndryshimin e këtij ligji.

Megjithatë, siç tha edhe Eni, para se të ngrsh një çështje në publik, duhet të sigurohesh se je konform ligjit. Të shpresojmë se edhe subjekte të tjera të kontrollohen e gjobiten nga kjo qeveri e të tjera ¨nga qeveritë e tjera. Kështu, edhe shqiptarët do mësohen që ligji duhet respektuar e se shteti nuk egziston për tu vjedhur nga një pjesë.

Më çudit fakti se si nuk ka akuza e dënime me burgim ndaj drejtuesve të TCH. Normalisht për evazione të këtij kalibri egziston edhe dënimi me burg i fajtorëve.
 

irene

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

kur them qe ligji eshte abuziv nisem nga fakti qe pa u vertetuar ende nese ti je apo jo fajtor ti je i detyruar te paguash gjobat, dhe kjo eshte dicka abuzive, ndaj subjektet (s po e quaj tch)nuk kane mundesi ankimimi dhe te provojne te kunderten pa paguar me perpara, pikerisht reagimi i tch per gjoben mua me duket i drejte pasi ai duhet penalizohet ne nje kohe kur nuk i jepet mundesia per te provuar te kunderten
btw e ke idene sesa subjektive ishin vleresimet qe u bene ne lidhje me evazionin fiskal ???
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Nuk e kam idenë dhe për këtë kam shkruar më lart (faqja e parë) por, me sa di unë, ligji është ky dhe ai të jep mundësinë që pasi të vërtetosh pafajësinë të rekuperosh paratë e derdhura. Kjo me ç'kam kuptuar unë bëhet që mos ti jepet mundësia e largimit bashkë me paratë e vjedhura nga evazioni personave të implikuar. Megjithatë mbetet një ligj i ngjeshur me këmbë dhe i padrejtë në thelb. Mirëpo ky është ligji dhe derisa të përmirësohet apo të ndërrohet, ai duhet respektuar.
 

antip

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Satin_Yearn</div><div class="ubbcode-body"> Nuk eshte arsyetim ky. Cdokush do thoshte "pse nuk e filloni nga tjetri". Duhet te mesohemi te shohim veten, te jemi vete ne rregull e, me pas, te shohim te tjeret. Te futesh ne buxhet nje perqindje te vogel duke pranuar humbjen e nje pjese shume te madhe nuk eshte logjike ekonomike. Fol me ekonomiste eksperte dhe ta llogarisin ata ne shifra sesa kolosale jane humbjet. Te ishte keshtu, eshte e kote te kerkojme sistem formal ekonomie, se, fundja, kujt nuk i intereson te perfitoje e pasurohet duke paguar nje shume minimale.

Edhe njehere e theksoj, ky eshte problemi; po propagandohet qe te perqendrohet vemendja te subjekti, jo te situata. Nuk ka rendesi c'emer ka nje shkeles fiskal, te gjithe duhet te zbatojne ligjin.
</div></div>

Normal qe ai ESHTE nje arsyetim, dhe mjaft i drejte madje. Nese nuk e keni harruar, ligji ka nje veti morale mjaft te spikatur: ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE dhe duke u nisur nga kjo veti duhet te kryhet dhe zbatimi i tij. Por ne rastin konkret ligji zbatohet vetem per televizionin TCH ndersa te tjeret lejohen te livadhisin me programe pirate dhe rrezik transmetojne pa licenca fare. Pse ndodh kjo? Pse nje televizion lokal terheq kaq shume vemendje per informalitet ndersa te tjeret jo?

Ju a them une pse... se qeveria e ka kap me ket televizion dhe ky eshte nje fakt qe duket ne driten e diellit. Cdo interpretim me stilin e kalit te karroces (pa pare majtas-djathtas) eshte i kote dhe vetem justifikon idiotesine e kesaj gjobe.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Natyrisht, te gjithe jane te barabarte perpara ligjit, por diku duhet te filloje te zbatohet ligji, ndaj ky eshte argument ipabazuar per te mbeshtetur nje subjek apo nje tjeter. Te jesh i sigurt, nese do ishte nje media apo organ tjeter, te njejten gje do thoshte "pse e filloni me mua". Diku duhet nisur, nuk ka rendesi emri, as pozita apo gjera te tjera; nga ana tjeter, ligjzbatuesi nuk duhet te ndalet ne nje a dy raste, por duhet te vazhdoje cka nis.

Ti thua qe kjo ndodh se qeveria e ka kapur me kete tv dhe kjo duket qarte; nga ana tjeter, eshte po aq i qarte fakti qe kjo media nuk ka ofruar dokumente, prova faktike per te kundershtuar ato per cka akuzohet. Pse nuk e ben? Ka armen me te forte ne dore, ate te shperndarjes se informacionit permes nje stacioni te shumendjekur televiziv. Ata duhet ta bejne, e kane detyrim ndaj te gjithe shikuesve e degjuesve, per te ruajtur ate emer qe e bertasin lart e poshte. Gjerat nuk jane kurre vetem te njeanshme. E perseris edhe njehere, une ketu diskutoj vetem ngjarjen, jo emrin e televizionit (mund te kishte qene shume mire nje televizion tjeter dhe prape, kete parim diskutimi do kisha ndjekur).
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

nuk eshte tevizioni lokal qe ka terhequr vemendjen. eshte rasti pa preçedent ne nivel gjobe qe ta vret syrin.

une diçka nuk kam marre parasysh ne fakt. ky ligji, ishte qe dje, apo e nxorren sot e e aplikuan ne rastin me te pare?
 

mozaiku

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Eshte tip Ligj "ad hoc" me duket Nazho... e ke parasysh ti mooooo. Meqe po futemi ne Europe duhet te aplikojme normative sa me afer asaj evropiane. Nje nga pricipet themelore eshte ai i "Retroaktivitetit" te ligjeve, /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif dmth ligji bohet apostafat.... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif dhe i aplikohet edhe rasteve para dates se hyrjes ne fuqi te ligjit ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devilchilli.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ligji per tatimet nuk eshte i ri, ka ekzistuar; ka pesuar ndryshime per pagesen e gjobave (15 per qind e gjobes duhet paguar edhe nese e apelon vendimin e zyres tatimore). Une personalisht jam kunder amendamenteve dhe, po nazhi, eshte e vertete qe gjoba eshte "e llahtarisur" dhe kjo patjeter eshte ceshtje me shume rendesi. Ligji nuk ka efekt retroaktiv ne kete rast, ka qene ne fuqi edhe me perpara. Une nuk jam dakord me shume gjera qe ka bere qeveria dhe nuk mbroj pozicionin e saj, jam ne favor te zbatimit te ligjit dhe ligji parashikon edhe permbysje vendimi kur pala e akuzuar provon se eshte e pafajshme dhe i ka te gjitha ne rregull. Vetem keshtu, institucionalisht, mund te levizin gjerat ku duhet.
 
Top