11 Milione Euro gjobe top-medias!

11 Milione Euro gjobe top-medias!

Qeveria shqiptare ka gjobitur me 11 milione euro median "rebele" top-channel. mengjesin e se enjtes zyra tatimore ka cuar ne godinen e top medias faturen e gjobes "se cmendur". pagesa e kesaj gjobe con automatikisht ne shkaterrimin e medias me te ndjekur ne vend.
akti i sotem eshte nje forme e njohur e perdorur ne regjimet diktatoriale ku media duhet te kontrollohet me cdo kusht. vetem muajin e shkuar ne Venezuele presidenti/diktator Hugo Chaves mbylli televizionin opozitar duke perdorur nje stil te ngjashem.
 

Gysi

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Pse fillohet nga Topt Channel?

Pergjigjia zyrtare mund te ishte fare e thjeshte. Sepse eshte me i madhi, dhe natyrisht, kosto qe rendon mbi buxhetin e shtetit eshte me e madhe.

Dikush ketu tha qe ka mjaft biznese te tjera qe kane probleme ne pagimin e taksave. Ne te vertete, kam pershtypjen se nuk mund te kete ne Shqiperi ndonje subjekt tjeter me potenciale me te medha per te abuzuar sa Top Channel, ose me sakte Top Media (pasi nuk eshte vetem televizioni).
Kjo, per disa arsye, nder te cilat edhe per faktin qe bizneset e tjera ia kane disi friken shtetit ndersa Top-i kishte filluar ta ndjente veten superfuqi. Edhe ne mitingun e tyre perpara kryeministrise, gazetaret u shprehen se qeveria nuk do ta fitonte dot kurr luften me mediat. Pikerisht, nje perceptim i till i "te fortit", ku i behet kashillik shtetit duke i thene qe "nuk na mund dot" eshte edhe nje deshmi per te kuptuar se abuzimi ne kete rast ka potencialet e plota per te qene maksimal. Imagjinoni vetem nje gje. Top Channel ka kurajon qe te mos lejoje as tatimet per te inspektuar financat e tij. Imagjino, nje subjekt tregtar, qe i thote tatimeve, institucionitt kontrollues te tij: "S'du, me ti dhone dokumentat".
Pa u futur pastaj ne muhabete te tjera qe tregojne per nivelin e korruptueshmerise si dhe te fuqive korruptuese te kesaj sipermarrjeje. Pa folur ketu per gjobat, per njerez qe grumbullon rreth vetes, per ndikime ne politike, madje kemi edhe precedentin e kandidimit ne menyre tedrejtperdrejte ne Parlament.

Top Channel, nga njera ane mburret se ka punesuar nje armate me njerez, me profesioniste nga me te miret ne vend, ndersa nga ana tjeter nuk deklaron as nje te dhjeten e tyre, madje edhe me pak. Por pervec kesaj, i deklaron keta profesioniste me rroga nga me qesharaket, nen nivelet e televizioneve lokale neper zonat me periferike te Shqiperise. Bie fjala, e dini se sa eshte deklaruar rroga e Filip Çakulit ne tatime? Jo me shume se 150 mije leke te vjetra. Nderkohe qe kam pershtypjen qe Filipi pa nja 3-4 milion nuk merr as rrugen per ne pune.
Te gjitha keto jane gjera qe nuk mund te kalohen kaq kollaj dhe per mua, nuk ka pike rendesie ne kete rast, motivi nga i cili niset shteti per te goditur krimin ekonomik, evazionin fiskal. Rendesi ka qe kjo gjobe, cilat do qofshin motivet, eshte e drejte dhe madje duhet te sihte edhe me e larte. Eshte vetem minimumi i parashikuar me ligj, per nivelin e evazionit te zbuluar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

A din ndonjëri të më thotë se sa mendohet të jetë numri i abonentëve të Dixhitalb?

Kam dëgjuar që ka mbi 600 000 abonentë në gjithë botën.
 

Gysi

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Edhe ketu jane gjetur abuzime.
Pasi punonjesit e tatimeve nuk u lejuan te marrin dokumentat per te verifikuar numrin e kartave te shitura te dixhitalbit, tatimet ben nje kontroll duke marre ne konsiderate mesazhet e derguara nga abonentet me ane te telefonise celulare AMC dhe Vodafone. Sipas kesaj, ka nje moskorenspondence shume te madhe ndermjet numrit te kartave te deklaruara si dhe mesazheve me ane te te cilave regjistrohen kartat e blera.
Se sa eshte numri nuk di te them ndonje gje te sakte, sepse asgje nuk deklarohet saktesisht.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Gjoba eshte e meritueshme? Por cili eshte motivi? Ne se Topi do te mburte Salen a do te vihej gjoba?

Kesaj i thone lufte brenda llojit te mafies.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: PetritKola</div><div class="ubbcode-body">Gjoba eshte e meritueshme? Por cili eshte motivi? Ne se Topi do te mburte Salen a do te vihej gjoba?

Kesaj i thone lufte brenda llojit te mafies. </div></div>

Motivi është evazioni fiskal pra. Lexove titullin e u përgjigje apo po kërkon arsyen se pse pikërisht TopChanel është gjobit kaq shumë?

Së pari, nuk është Topmedia kompania e parë shqiptare e gjobitur për evazion fiskal.
Së dyti, me përmasat që ka Topmedia, nuk është aspak për tu çuditur që të ketë 5,5 milionë euro evazion.
Së treti, në vend që të pëllasim se e bëri Sala (diçka të drejtë deri në të kundërt) për inat, duhet të pëllasim "Zoti ua shtoftë inatin qeveritarëve (kushdo qofshin) për punë të tilla".
 

MLK

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Top Media ka vite qe ben evazion fiskal, ashtu sikurse thuajse 98% e shoqerive tregtare shqiptare, keshtu qe ndeshkimi i saj ne thelb eshte i drejte, problemi eshte te forma, e si gjithmone Berisha esht ne krye te gomarlliqeve ne raste te tilla.
Te njetin problem krijoji dhe kur donte Sollakun, ku kishte shume te drejte ne thelb, po ne formen qe perdori ishte jashte çdo lloj ligji e llogjike, keshtu qe nuk arriti te bej asgje.
Me kete menyre te vepruari, lind pyetja a do me te vertete ti denoj Sala apo mos esht vet pjese e makinacioneve qe ngre....
 

PetritKola

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Motivi evazioni fiskal?

Po pse Sala desh te na bente Nanon president?

A ishte Nano kryeikoruptuari?

Motivi eshte se Topi nuk i sherben Sales.
Ne se Topi ndron felte... nuk ka me evazion fiskal.
 

MLK

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

As nuk diskutohet qe kontrolli i ushtruar ndaj Top Media ka lidhje me qendrimet e Top Media ndaj qeverise se Sales, problemi eshte se kjo nuk e shfajson Top Media-n nga evazioni fiskal qe ka kryer.
 

antip

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ore meqe ne fillim te temes, gjoba nga shume ketu u interpretua si drejtesi dhe jo si hakmarrje personale ndaj TCH, si shpjegohet qe tashme qe kane kaluar gjithe keto muaj nuk kemi pare me nje fushate kontrollesh te miretrumbetuar ndaj televizionesh te tjera.

Thua te kene filluar te paguajne te gjithe tatimet valle?
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Lufta kundra korrupsionit triumfoi, por nuk e kupton ti o Lubardh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Liri Demokraci ! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Shpjegohet njesoj sic shpjegohet fakti qe SHBA-ja dhe BRSS-ja nuk hyne ne lufte reale gjate luftes se ftohte. Duke qene te dyja fuqi atomike, lufta e tyre mbeti ne nivelin e temperaturave te ulta, pasi askujt nuk i leverdiste nje lufte e tille, prej se ciles do te humbnin te dyja palet.
Po keshtu edhe tani, duke qene se edhe qeveria edhe Top Channel-i jane fuqi gati perandorake (secila ne llojin e vet), te dyja palet merren vesh vetvetiu qe ta ndajne pa shume sherr ket muhabet. Topi fillon me zbut kercenimet ndaj qeverise, dhe qeveria e zvarrit gjoben, deri ne nje situate te ardhme, ku perfundimi do te varet nga sjellja e topit.

Gjithsesi, evazioni i Top-it vazhdon ti mungoje buxhetit te shtetit.
 
Top