11 Milione Euro gjobe top-medias!

11 Milione Euro gjobe top-medias!

Qeveria shqiptare ka gjobitur me 11 milione euro median "rebele" top-channel. mengjesin e se enjtes zyra tatimore ka cuar ne godinen e top medias faturen e gjobes "se cmendur". pagesa e kesaj gjobe con automatikisht ne shkaterrimin e medias me te ndjekur ne vend.
akti i sotem eshte nje forme e njohur e perdorur ne regjimet diktatoriale ku media duhet te kontrollohet me cdo kusht. vetem muajin e shkuar ne Venezuele presidenti/diktator Hugo Chaves mbylli televizionin opozitar duke perdorur nje stil te ngjashem.
 

Hellena

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Hallall ! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Do genjejme prape popullin e shkrete te dalin ne demostrat per te mbrojtur Top Channelin dhe tekat a tyre ... sic bene para ca kohesh keta topat ....?!
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

vash moj ti, ktu nuk goditet top channel por medjat e pavarura ne pergjithsi, fjala e lire....tani ka ngelur vetem qe doktor rrumpalla te shpalle shqiperine monarki dhe te vetshpallet mbret

rrofte shqiperia e lire
 

Hellena

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Top Chanel Media e lire qe nxorri lajmin "bombastik" per Bushin eshte kjo ? dhe po i hiqet e drejta e ...
huh .. funny
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

HIIIIIIIIPPPPPPPPPP HIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIPPPPPPPPPPPPPPPPP UUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUURRRRRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
o sa mir o sa mir, ujku eshte egersir. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Mbreme per cerek ore mbeti zi sterr ekrani televizorit te kanalet Klan,Vizion+,TCH,News24... Nuk e kuptoj pse cave u behet qejfi qe qeveria ushtron presion mbi nje TV private.Ore,kryemafioz te jete pronari i TCH,televizioni me punen e vet eshte ne rregull:programet i ka cilesore dhe lajmet pasqyrojne ate qe eshte ne realitet. Le te ndeshkojne pronarin si individ po qene te zote,por jo ta kapin me TV. Te pakten vetem per faktin se u jep pune qindra njerezve qe mbajne familjet e veta,qeveria(po te mendoje seriozisht per popullin) duhet te mendohet mire per masat qe ndermerr.

Na e tregoni pak arsyen per te cilen u gjobit se nuk e mora vesh une...
 

jimmy84

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ne fakt ketu ka akoma tipa qe jane te kenaqur me "Kena shkolle me 4 klasa/kena sharre me na pre derrasa".
Ose ne rastin konkret "o sa qejf o sa gezim/ kur e ha komshiu im". Mentalitet katunaresko-mesjetar.
Nuk eshte puna se Top Channel eshte TV profesional, i paanshem dhe po ben revolucion demokratiko-borgjez per te miren e popullit dhe tani te qajme TCH-in apo te marrim pushken e te dalim malit. Ketu me e keqja nuk eshte as arsyeja (eshte politike, po vari lesht) po ajo qe eshte totalisht HAJVANESKE eshte metoda. Ne fakt Sala ka ndryshuar. Se me perpara u vinte zjarrin, e kuptimin e pare te fjales. Por aq shume bie ere sa u qelb Europa jo me Shqiperia. Do t`ja ngopi, le t`ja ngopi. Po jo kaq nallbannce. Po kur je "dru me pre" normale qe s`di metoda te tjera.
 

Al-Punk

Still here
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Top Chanel gjobitet me 14 milionë dollarë


Data e Publikimit: 14/07/2007

Autori i Lajmit:
Armand Mero

Në Shqipëri drejtuesit e televizionit Top Chanel, njëri prej stacioneve më të rëndësishëm të vendit, njoftoi sot se ishte gjobitur me afro 14 milion dollarë nga organet tatimore.


Sipas kontrollit, tatimorët kanë deklaruar se është verifikuar një evazion fiskal,në masën e mbi 7 milion dollarëve, me anë të spoteve publicitare të transmetuara në Top Chanel në 3 vitet e fundit.

Gjoba vjen pak kohë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të miratuar nga e djathta sipas të cilit për të patur të drejtën e ankimit një shoqëri duhet të paguajë menjëherë totalin e shumës së konsideruar si evazion fiskal së bashku me 15 për qind të vlerës së gjobës. Në këtë rast Top Chanel është i detyruar të paguajë afërsisht 9 milion dollarë deri në pritje të një vendimi gjyqësor.

Drejtuesit e Top Chanel, një televizion kritik ndaj qeverisë, e konsideruan këtë masë të organeve fiskale si një gjobë politike e cila synon mbylljen e këtij televizioni përmes rrënimit të tij financiar. Edhe drejtues të mediave të tjera elektronike e konsideruan gjobën si qesharake kur velra e të gjithë reklamave në Shqipëri nuk i kalon sipas tyre 6 milion eurot në vit.

Zyrtarë të tatimeve thanë se ata kanë zbatuar thjesht ligjin dhe se kjo nuk është luftë ndaj mediave, por gjoba e vendosur ndaj Top Chanel është më e madhja e aplikuar ndonjëherë ndaj një kompanie në Shqipëri. Drejtuesit e Top Chanel njoftuan se do të organizojnë të hënën një protestë përpara selisë së qeverisë.

Krah tyre, kundër vendimit të organeve fiskale, u shprehën sot edhe përfaqësues të shumtë të mediave dhe shoqatave të gazetarëve.


http://lajme.shqiperia.com/index.php?language=&page=shownews&newsID=36879
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: jimmy84</div><div class="ubbcode-body">Nuk eshte puna se Top Channel eshte TV profesional, i paanshem dhe po ben revolucion demokratiko-borgjez per te miren e popullit dhe tani te qajme TCH-in apo te marrim pushken e te dalim malit. Ketu me e keqja nuk eshte as arsyeja (eshte politike, po vari lesht) po ajo qe eshte totalisht HAJVANESKE eshte metoda. Ne fakt Sala ka ndryshuar. Se me perpara u vinte zjarrin, e kuptimin e pare te fjales. Por aq shume bie ere sa u qelb Europa jo me Shqiperia. Do t`ja ngopi, le t`ja ngopi. Po jo kaq nallbannce. Po kur je "dru me pre" normale qe s`di metoda te tjera.</div></div>
Kam nje kenveshtrim pak te ndryshem ne kete pike. Thone shqipot "Rujna Zot nga budallenjte!" dhe kane te drejte se prej tyre te gjen belaja,por imagjino te ishte Sala mendjemprehte:ide gjeniale per te fshehur dhe arritur qellimet e veta prej ne maniaku te pushtetit.
Shyqyr Zotit qe eshte budall!(duke pasur parasysh fatin qe shqiptaret i dhane voten,kjo eshte per te qare me lotet curril.Nejse...)
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Ore mu sala sme ka pelqy ndonjeher, me sakt asnje sme ka pelqy ndonjeher. Por qejfi me behet per ate TV. Se pervec teknollogjise skan asgje te sakte. Ja lexoni shkrimin e xhimit dhe shikoni pasojat qe i ka len katnarve TCH. Hera e pare qe po me pelqe Sala.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

12 milion euro gjobe...edhe CNN te ishte, nuk do ti kishte shku kaq gjoba!!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Qe ia ka bo mire Topit, ia ka bo qe cke me te.
Po edhe qe gjoba ka motivim politik, kjo eshte e kuptueshme.
Por tek e fundit kujt i plasi se cfare motivimi ka gjoba. Sipas tatimeve Top Chanel ka evazion fiskal prej rreth 7 milion dollaresh. Sipas ligjit nje veper e tille denohet me nje gjobe nga dyfishi deri ne 5 fishin e evazionit fisakl. Ne kete menyre topi eshte ndeshkuar me denimin me te lehte, pasi ne maksimumin e mundshem i binte te hante nje gjobe 35 milion dollare, te cilat do ti meritonte gjithashtu plotesisht. Po nejse, kaq e ka takatin ky fare shteti.
Mua s'me intereson shume motivimi.
Normalisht, mediat jane ndare ne te perkrahes te Rames dhe ne perkrahes te Sales (ka edhe nga ato qe jane blere nga LSI-ja po s'po i hyjme me gjate). Sigurisht qe lufta politike shtrihet edhe ne fushen e mediave, por kjo nuk ka te beje mete drejten. Faktikisht mund te ndodhe qe ti te ndermarresh nje vendim te drejte edhe per arsye qe s'kane te bejne fort me te drejten Pra, nuk ka fort rendesi fakti i motivimit politik (ne kete rast po te jete per politizim, o e ka politizu "fjalen e lire" topi o s'e ka politizu njeri). Politika shfrytezon gjithcka, mjafton qe mjetet te jene ligjore. Ne rastin konkret, topi ka vjedh per keto pese vjete sa i ka lujte fene. Normalisht, perse te mos e shfrytezoje rastin kundershtari?

Problemi eshte qe vetem ne Shqiperi kam pare une, protesta masive ne mbrojtje te evazionit fiskal dhe hajdutllekut.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

dikur ne 1997 berisha shkateroj te vetmen gazete te pavarur dhe ushtroj presion,dhune dhe egersi ndaj tyre sot ne 2007 e ka te pamundur ta bej kete pasi shqiperia ka ndryshuar nepermjet polotikave fiskale ai po mbyll top-channel ata thone se top-media po gjobitet si cdo biznes tjeter por eshte e qarte pasi ne fillim donin ta hiqnin nga piramida sot po mundohen me ane te gjobes edhe pse kryeministri i vendit merret me topkafen ne parlament dhe jo me kosoven qe po kalon momente historike tani edhe top-channel po mundohet te bej presion mbi berishen ne cdo forme dhe cdo emision te saj po shfaqet nje shqiperi e zeze dhe qe demtone edhe vendin tani ne sezonin turistik,dikush duhet te hapi rruge dhe te largohet me mire berisha them une
 

jimmy84

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Salvatore</div><div class="ubbcode-body">Ore mu sala sme ka pelqy ndonjeher, me sakt asnje sme ka pelqy ndonjeher. Por qejfi me behet per ate TV. Se pervec teknollogjise skan asgje te sakte. Ja lexoni shkrimin e xhimit dhe shikoni pasojat qe i ka len katnarve TCH. Hera e pare qe po me pelqe Sala. </div></div>

O ti krieqi-tetas, une edhe sikur te kem pasoja nga TCH (qe as ma ndjen hic per te) po te pakten kam pasoja "perendimore". Nuk jane me te mira nga pasojat "turko-arabe" qe ti je etalon, por te pakten me te zhvilluara jane. Se te pakten jane "pasoja" te ketij shekulli dhe jo te mesjetes.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

o shoku ketu po flasim per gjoben. nuk po flasim se kush pasoje eshte me e mire.
Perseri mendoj se gjoba meritonte me shume. por me zemerbutesin e tij Sala ja vuri te vogel :).
Ata nuk paguajne asnje takse per dixhitalin u bene vite. U marin familjeve qindra euro ne vit. beji pak llogarite se sa fitojne. dhe po ti dish ligjet tatimi i atyre vlen shumefish sesa i ka vene Sala. Flas sipas ligjit.
 

antip

Primus registratum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

Edhe nje here doli ne pah pafytyresia dhe mizoriteti i nje te çmenduri qe kemi per kryeminister! Gjobe 11 milion euro!!! Katastrofe qesharake... qe ne vendosje duket qe gjoba s'ka per tu paguar kurre, ndaj dhe caktuesit e saj do dalin si idiote. Te kishin vene ndonje gjobe me te hajrit bente vaki ti merrnin parate por me kete deshmuan se jane komplete te paafte ne drejtim dhe qeverisje dhe i vetmi qellim i tyre eshte hakmarrja, virtyt i denje per mentalitetin e vocit te malit qe kemi per kryetar shteti.

Ketu infomaliteti po gelon ne çdo skute e ne çdo skaj te Shqiperise, vete internet caffe ku po shkruaj tani nuk paguan tatimet, dhe keta idiotat cfare bejne???!!!

Shkojne e i vendosin nje gjobe te PAPAGUESHME nje grupi biznesi qe derdhte ne arken e shtetit 3 milion euro tatime ne vit!!!
Ka me dhjetera televizione (lokale apo jo) qe kane nje programacion komplet te vjedhur dhe detyrimisht kane evazion fiskal shume te madh e ndaj tyre s'po behet asgje... kjo na qenkerka drejtesia?

Arsyeja dhe logjika moren fund... eshte HAKMARRJE, pure and simple!!!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: 11 Milione Euro gjobe top-medias!

mesimi i madh ne ket histori eshte qe nuk mund te fshihesh pas nje gishti. nuk ka nevoje per shume mend per te ditur sa paguhen taksat ne shqiperi. te vjen embel kur nuk paguan ate qe duhet te paguash, dhe kur papritur vjen çasti gjendesh me breket ulur. se fajin e ka qeveria qe nuk i vjel, ose subjekti qe nuk do, kte po ju le ta gjeni vete.

ky eshte mesim per te gjithe shqiptaret. konsideroja Top Chanel si nje nga bizneset me te sigurte ne vend, dhe papritur nje mori punonjesish do ngelen si peshku pa uje. nuk i ngelet veç te protestoje nqs gjoba konfirmohet. ne te tilla raste ekstreme kuptohet qarte dhe ndjehet nevoja si kurre ndonjehere e ligjeve te qarta, te aplikushme, te organeve qe respektojne dhe ushtrojne ate....shkurt civilizimit, qe andej nga ne ndoshta egzistojne ne leter dhe kaq. ndjehet urrejtja per shtetin si subjekt se krijon pasiguri ne maksimum me te tilla te papritura e keshtu me rradhe.

theksin une ja ve menyres se berjes se gjerave andej nga ne, dhe jo fenomeneve si shtypja e lirise se mediave e gjona si kto. kto jane dytesore. tek ne nuk ka liri, mos e harxhoni kte llaf kot.
 
Top