“S’është ime bijë!”
Nje fenomen kafsherie qe vihet re shpesh midis Shqiptareve kohet e fundit. pas asaj gruas qe vrau nipin e dashnorit, ky vret femijen qe e dyshon te dikujt tjeter, dhe nuk eshte hera e pare. Si eshte e mundur nje njeri te bjere kaq poshte ne fundesite e kafsherise, pa asnje grimce njerzilleku me brenda vetes?
Apo eshte normale per njerzit t'i vrasin femijet? Ne itali u be nami neper stadjume per ata vrasesit e femijes para nje jave. Po ne Shqiperi, ku eshte zemerimi? Mos po na behen normale keto hiostori?
11 Prill 2006 @ 6:29 pm · në Shtypi, Sociale · nga Blendi · Redakto
‘S’është ime bijë’ E hedh nga makina. Babai xheloz masakron foshnjën tre muajshe
Albiona ishte vetëm 3-muajshe dhe nuk kishte si ta dinte se i ati do ta mbyste, pasi dyshonte nëse ishte prindi i vërtetë i saj. Ia ka marrë së ëmës nga duart, e ka flakur nga dritarja e makinës në një rrugicë prej çakulli. Më pas, e ka goditur me shkelma dhe e ka hedhur të pajetë në një shkurre, në Qafën e Buallit, pranë Bulqizës. Azem Hasani, 28 vjeç, nga Peshkopia ishte nisur së bashku me bashkëshorten e tij, Nafie Hasani, 24 vjeç, drejt klinikave në Tiranë, për të kryer testin e atësisë për foshnjën.
Por siç duket, nuk ka pritur derisa të mbërrijë në kryeqytet, pasi e ka masakruar foshnjën rrugës. Çmenduria ka zgjatur disa orë, derisa makina kishte mbërritur në Kamëz. Të sinjalizuar shërbimet e Komisariatit nr.5 të Tiranës, kanë ndaluar mjetin dhe kanë shoqëruar “njeriun-bishë”, së bashku me bashkëshorten e tij. Vetëm pesë orë, pasi ka përjetuar tmerrin kur i shoqi i masakronte foshnjën, Nafija ka rrëfyer për gazetën, ngjarjen e pazakontë.
Kur ndodhi ngjarja?
Ishim nisur nga Peshkopia, për të bërë analizën e AND-së për Albionën. Azemi kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Greqia dhe më akuzonte se e kisha tradhtuar dhe se nuk ishte ai babai i vërtetë i fëmijës. Ndaj vendosëm të shkonim dhe të provonim atësinë e saj. Neve kemi gati një vit e gjysmë martesë.
Çfarë ndodhi gjatë rrugës?
“Ai bërtiste,ndërsa unë përpiqesha ta qetësoja, duke i thënë të priste një herë përgjigjen e analizave. Ai bërtiste dhe bëhej gjithnjë e më keq ndaj më frikësoi. Më në fund, ai ndaloi, e kapi foshnjën, e përplasi në një rrugicë afër Qafës së Malit, dhe e shkelte me këmbë. Në fund e flaku tutje dhe u kthye nga unë. Më thoshte se do ikte në Greqi tani dhe do të më merrte dhe mua. Nuk e di si e kam lënë vogëlushen time, që ndoshta mund të ishte ende gjallë. Në rrugë na doli policia dhe na ndaloi. Ua thashë të gjitha dhe u tregova edhe vendin, ku e kishte hedhur Albionën.
Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com