Copëza shkrimesh.

Hope

dans ton coeur
fjalet jane vec fjale
e shpesh s'duhen gja
por kot
kot po them
po t'u desht ndonjihere
nji fjale e dashtun
une du me ken gati
prandaj shkruj perdite e pernate
se nuk i dihet
mund te kesh nevoje
e une du me ken
per ty
du qe kur te kesh nevoje
per nji fjale qe t'don
te vish te une
e t'me gjesh hapun
 

Hope

dans ton coeur
Mendo nji deshire
Pse ?
Se sonte bijn yjet
e t'plotsohet
Ah, sa bukur
e mendova
Heshtje
S'po bijn
Normal qe jo
me ato deshira qe ke ti
yjeve u vjen zor me ra
 

Pazzini

Valoris scriptorum
Lugët e dukatit i kan atje n’vatikan,
a knejna ka njerz qe n’dit n’asni far lloj vakti nuk e han,
deri sa knena kafsha na mson qysh mu bo human ...!
 

tropojanja

Çike Malsie
Ne Jet Nuk Te Rastis Te Takosh Njerez Qe Te Hyjn Ne Zemer Kaq Shpejt, Mua Me Ndodhi. Por Nuk Dua Qe Si Njohja Dhe Perfundimi Te Jet i Shpejt e i Hidhur Dua Qe Fundi Te Jet i Lumtur, Sepse Qe Nga Njohja Me Ty Kete Kam shpresuar Gjithmon. Ti Me Jep Nje Miqsi Qe Sdo isha e Aft Ti Thoja ^Jo^, Nje Miqesi Qe si do Te Vij Punet Un Do e Mbaj Ne Zemren Time, Si Kristali Qe Mos Te Thyhet, Por Te Mbahet



si Gjeja Ma me Vler Qe Kam.

: Un e di Qe Cdo Te Thot Te Humbasesh Nje Miqesi, e Kam Vujt Nje Gje Till, Sa Tash Me Skam Me Agje Pervec 3 Miq Miqesia Me ty esht e Bukur ashu si Un Dua Dhe Kam Qef. Luftoj Qe Mos e Humb, Por Duhet Te Luftojm Te dy Se Vetem Nuk Mundem. Miku im i Mir Ruje Kete Miqsi Si gjen Tende Me Kryesore Esht Gjeja Ma e Bukur Qe Ndodh, Dhe Kjo Le Te Zgjas Sa Te Kemi Jete. E Bukur Nuk esht Ajo Cfar Ka Ndodh,

< Por Krijimi Dhe Fundi Saj..

< Lejoo Qe Fundi Te Jet i Perkryer Ashtu Sic Neper Filma ^Hapyy End`. Qe. Edhe Nese Vdesim Ajo Te Jetoj, Si Nje Ender Tek Pasardhsit e Nje Realitet Te Ne. Bota esht e Madhe Por Pak Njerz Egzistojne Te Mir Dhe Te Mrekullueshem. Ka Pak Njohje, e Kaq Shum Fjale e Ndjenj Te Paster, Vall Cmund Te Kerkojm Me Shum?! Azgje Pervec Lumturis, Fatit Dhe Mos Vdekjse Se Shoqeris Qe Lind Bukuria,

Ushqeshet Me Sinqeritet, Rritet Pa djallzi Dhe Vdes Duke Jetuar Ne Kujtimet Me Te Bukura, Si Historit Qe Mbeten Me Memorien e Njerzve Brez Pas Brezi. EH, KJO ESHT MIQSIA AJO QE TE ZBUT ZEMREN DHE TE KNAQ SHPIRTIN. Prandaj Miku im Mos Harro Se Te Kam Xham Dhe Nje Perqafim Te Ngroht Per Te Gjith, Mbi Cdo Gje Per Shoqerin Tende, Ne Form Mirnjohje Te Them Je Specjal....


Nga MikjaJote ..........
 

Mystique

Larg
Dikur, hipur në gondolën e zezë të gjumit, të zbukuruar me ëndërrime laragane e drithëruese, njerëzit notonin qetë-qetë, nga mbrëmja deri në mëngjes, kurse tani dëgjojnë netëve tiktakun e orës, koha ecën e ecën, me vështirësi e bën rrugën nga mbrëmja deri në mëngjes, ndiejnë brënda vetes si i brejnë krimbat e merakut dhe të shqetësimit, si i mundojnë mendime nga më të mynxyrshmet e ndjellakeqët, si ua hanë shpirtin dyshimet e panumërta, derisa ua bëjnë të mjerën zemër të rënkojë dhe të dhëmbë e kapiturg... Mendjet e ndezura të milionave i torturon pagjumësia shkatërruese, fati depërton në dhoma përmes mijëra dritaresh dhe dyerësh, duke e zbuar prej krevateve tona qetësinë, prehjen dhe harresën që provon njeriu në gjumë. Në botë ka më pak gjumë, ditët tani janë të gjata, janë më të gjata se netët.

Stefan Cvajg
 

Mystique

Larg
Letra emocionuese e një të sëmuri me Alzheimer, në një moment kthjelltësie.

“E dashur Julia, po të shkruaj tani, ndërkohë që fle, në rast se nesër nuk do të isha unë ai që zgjohet përkrah teje. Në këto udhëtime me vajtje e ardhje, sa vjen e kaloj më shumë kohë në anën tjetër dhe në një prej tyre, kush e di, kam frikë se nuk do të ketë kthim. Në rast se nesër nuk do të jem i aftë të kuptoj këtë që po më ndodh, në rast se nesër nuk do të mund të them dot se sa e adhuroj dhe vlerësoj qenien tënde, impenjimin tënd për të qëndruar përkrah meje duke u përpjekur që të më bësh të lumtur pavarësisht çdo gjëje. Në rast nesër nuk do të isha koshient për atë që bën… kur vendos letrat në çdo derë që unë të mos ngatërroj kuzhinën me banjën, kur e merr me humor çastin kur unë vesh këpucët pa çorape, kur impenjohesh për të mbajtur të gjallë bisedën edhe pse unë përhumbem në çdo frazë, kur afrohesh dhe më psherëtin lehtë në vesh emrin e një prej nipërve tanë, kur përgjigjesh me butësi në çastet kur unë shpërthej në inat, sikur diçka brenda meje rebelohet kundër këtij fati që më ka mbërthyer. Për këto dhe shumë të tjera, nëse nesër nuk kujtoj emrin tënd, apo timin, nëse nesër nuk do të mund të falënderoja… Nëse nesër Julia nuk do të mundesha të të thosha, qoftë edhe për herë të fundit që… të dua. I yti për gjithmonë T.A. M.R”
 

Mystique

Larg
Unë dua, dua me të vërtetë që pakënaqësitë e skaduara, personat e gabuar, përgjigjet që nuk i kam dhënë, borxhet e dhëna pa qenë e nevojshme, poshtërsitë e vogla që më kanë helmuar mëlçinë, të gjitha gjërat për të cilat vazhdoj të mendoj ende, historitë e dashurisë mbi të gjitha, t'i zhduk nga mendja dhe të mos t'i shoh më, por jam i mbushur me pasoja, fantazma të papunë që vinë shpesh e më gjejnë. Është faji i kujtesës, që i ngrin dhe i shkrin automatikisht duke ngadalësuar tretjen e jetës, duke bërë të ndihem i vetmuar në momentet më të vështira.

Diego De Silva
 

Mystique

Larg
Dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, dhe aktorja angleze Beatrice Campbell, së cilës i drejtohet me pseudonimin “Stella”, shkëmbyen letra për 40 vjet.

27 shkurt 1913
Për Stelën,

Dua zonjën time të errët
Dua engjëllin tim, joshjen time
Dua dritën e shtatë llambave: të bukurisë, të nderit, të qeshurës, të muzikës, të dashurisë, të jetës dhe të pavdekshmes…
Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim
hyjninë brenda meje, çmendurinë time, egoizmin tim
mendjen time të shëndoshë, shenjtërimin tim,
shpërfytyrimin tim, purfifikimin tim,
dritën time në mes të detit,
palmën time në mes të shkretëtirës
kopshtin tim me lulet e dashura
një mijë gëzimet e mia të paemërta
dërdëllitjet e mia të ditës,
ëndrrat e mia të natës
të dashurën time dhe yllin tim…
 

Hektor12

Locus omnem
Heshtja me dhemb
Koha po kalon e vuajtjet e mia gjithnje e vin duke u shtuar.
mundohem t'i shkruaj disa fjal te bukura,
por ti prap hesht. Heshtja te duket menyra me e bukur ne jete!
Perse nuk lufton per dashurin tende te jetes?!
Lufto se afer e ke burimin. Gjykoje veten, mblidhe veten se
qka je duke bere dhe mos rri ne heshtje!
Thuaje te verteten,te miren a te keqen ne syte e mi.
 

Hektor12

Locus omnem
Ku?

Kur hena mbi koken time u copezua,
Ku ishe ti?
Ku ishe ti
Kur plaga tek une edhe me shume u thellua
Kur lotet dhe trishtimi u bene miqte e mi
Mik i kujt ishe ti?
Kur dhimbja ndertoi fole ne zemren time,
Zemren e kujt mbaje ti?
Po kur zemra mu coptua
Ku gezoje ti?
Kur me mungoje shume
Ku fshiheshe ti?
Kur mengjesi nuk vinte
Ku ishe ti?
Ne ç'krahe preheshe o njeri
Kur u ndjeva e harruar
Ku ishe ti, i paharruari im?
Kur nata thonjte me ngulte ne shpirt
Ti ku ishe atehere?
Ku ishe ti kur shpresa nuk donte te vdiste?
 

Hektor12

Locus omnem
Gjithmone shpirterat e bukur do te vuajne..sepse do te perballen me njerez me shpirt te perbaltur qe flasin ne emer te dashurise..por s'bejne gje tjeter vecse nderthurin plane per qellime perfituese..mjere kush behet preh e ketyre kurtheve..sepse njerez te tille mos prit te duan..sepse jane aq hipokrite dhe naive sa duan vetem veten e tyre ..!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Nese nje pjate apo nje gote bie ne toke degjon nje zhurme thyerjeje . E njejta ndodh nese nje dritare perplaset , nese thyhet kemba e nje tavoline apo nese nje pikture e varur bie nga muri . Por zemra , kur thyhet , thyhet ne heshtjen e plote . Prej rendesise qe ka , do te mendoje qe do te bente nje prej zhurmave me te forta ne bote , ose madje qe do te krijonte nje lloj tingulli me buje te madhe , si jehona e nje harpe apo goditja e nje kembane . Ndersa perkundrazi eshte e heshtur .. dhe ti arrin te deshirosh nje tingull qe te te shperqendroje nga dhimbja . Nese zhurme ka , ajo eshte e brendshme . Nje ulerime qe askush jashte teje nuk mund ta degjoje . Nje sokellime aq e forte sa veshet oshetijne dhe koka dhemb . Mpaket ne gjoks si nje peshkaqen i madh i bardhe i zene ne kurth ne det ; ulerin si nje arushe qe i kane grabitur kelyshin . Ja cfare ngjan dhe çfare zhurme ben . Eshte nje kafshe e stermadhe e zene ne çark qe lufton , e pushtuar nga paniku ; dhe bertet si nje e burgosur perpara ndjenjave te veta . Dashuria eshte keshtu ... Askush nuk eshte i/e pademtuar . Eshte e eger , ne flake si nje plage e hapur ndaj ujit te kripur te detit , por kur thyhet zemra nuk ben zhurme . E gjen veten duke ulerire perbrenda dhe askush nuk te degjon .

(Cecelia Ahern - Nese do te me shihje tani)
 

Hektor12

Locus omnem
"..qendro! Shplodhu prane meje. Mos shko .Une do te vigjeloj. Une do te te ruaj.Dopendohesh per gjithçka perveç se erdhe tek une , e lire , me balle lart. Te dua. Nuk kam asnje mendim qe mos te jete i yti ; nuk kam ne gjak asnje deshire qe mos te jete per ty . E di . Nuk shoh ne jeten time shoqe tjeter , nuk shoh gezim tjeter .
Qendro .Shplodhu . Mos ki frike asgje . Fli kete nate ne zemren time.."

[Qendro - Gabriele D'Annunzio]
 
Top