Gjerat qe kerkojne vertete femrat ke nje mashkull ..

Hektor12

Locus omnem
I gjatë, zeshkan, i bukur? Janë këto gjëra që vërtet i kërkojnë femrat tek mashkulli

Besnikëria është një ndër karakteret më të rëndësishme të mashkullit të vërtetë.

cc08b325-bcb4-467c-a661-acf7e5f7878b---0-.jpg


I gjatë, i bukur, zeshkan, i logjikshëm dhe plot humor...Ç’dëshirojnë femrat? Po sjellin listën e disa cilësive të cilat ato i kërkojnë tek meshkujt.

Besnikëria
Besnikëria është njëri ndër karakteret më të rëndësishme të mashkullit të vërtetë, ndonëse është e vështirë të parashikohet, posaçërisht kur kihen parasysh rezultatet e anketës e cila tregon që madje 60 për qind e meshkujve së paku njëherë i kanë tradhtuar partneret.
Zgjidhja është te seksi. Po qe se keni marrëdhënia të mira seksuale, nuk keni arsye të brengoseni për besnikërinë e tij.

Sjelljet
Çdo mashkull i vërtetë duhet të jetë i edukuar, i njerëzishëm, i kujdesshëm ndaj kërkesave të femrës. Nuk ka arsye që mashkulli të mos jetë zotëri, posaçërisht kur është fjala për marrëdhëniet mashkull – femër.

I gatshëm për bisedë
Mashkulli i vërtet nuk u shmanget përgjigjeve dhe nuk rrudh krahët. Ai merr pjesë në bisedë dhe ju shikon drejt në sy derisa bisedoni, që do të thotë që vërtet është i interesuar për atë që flisni. Meshkujt të cilët nuk janë të drejtpërdrejtë janë burracakë.

Sinqeriteti
Mashkulli i vërtetë gjithmonë e thotë të vërtetën, e jo atë që dëshiron ta dëgjojë, transmeton Telegrafi. Ç’është e vërteta, herë-herë mund të jetë e dhembshme, mirëpo është më mirë se sa të keni partnerin i cili ju gënjen sapo hap gojën.

I vendosur
Kjo do të thotë që është në gjendje të kujdeset për veten dhe t’u qaset problemeve në mënyrë të qetë dhe të pjekur. Ai nuk është e thënë të jetë i pasur, mirëpo patjetër duhet të dijë të fitojë para dhe të kujdeset për to. Meshkujt piqen më ngadalë dhe shumica e femrave “ngatërrohen” me tridhjetëvjeçarët të cilët sillen si adoleshentë.

Të kenë vetëbesim
Mashkulli i mirë i beson vetes dhe di se ku janë kufijtë. Vetëbesimi është tregues që do të jenë besnikë ndaj vetes dhe vështirë se do të ndryshojnë apo të befasojnë me ndonjë veprim negativ.

Të kenë qëndrim pozitiv
Qëndrimi i këtillë është tregues që njeriu është i kënaqur me jetën e tij. Njerëzit pozitiv janë më të guximshëm por janë në gjendje edhe të buzëqeshin dhe t’i bëjnë të lumtur personat e afërm. Meshkujt me qëndrim pozitiv janë optimistë dhe kërkojnë gjëra të mira, për dallim nga ata me qëndrim negativ të cilët në çdo gjë shohin me sy të keq dhe vazhdimisht ankohen.
 

Lisa.B

Primus registratum
Besnikerine , Sinqeritetin dhe respektin ndja femres keto i pretendoj tek nje mashkull i vertet .. nje djal besnik nuk u tregon botes besnikerine e tij por trupit duke treguar besnikeri ai respekton ne rralle te pare veten e tij, tregon livelin e intelektit, respekton personin e jetes por mbi te gjitha vlersohet ne publik me nje opinion pozitiv dhe burreror... Duke qene i sinqert nje djale tregon forcen e tij , aty duket sa fuqi dhe forc mbar ne trup mendje dhe shpirt, dhe duke treguar respekt nje djal duket kavalier i persosur dhe jo vetem ne dukje por ne thellesi te cdo shikimi germues :)
 

rikima

Forumium maestatis
Besnikerine si fillim sinqeritetin duhet ti themi cdo gje te rendèsishme per lidhjen tone njeri-tjetrit.Mendoj se keto jane 2 karakteristikat qe duhet ti kete nga ana e personalitetit pastaj nga ana fizike me pelqejne me sy te shkruar i gjate jo Michael Jordan po as Danny Devito keshtu qe aty nga mesi:p
 

guestman

Forumium maestatis
Sa gjate i paskeni ra!
Pse nuk thoni qe e doni Brun', 1.87m i gjate, drejtor ke Instat-i, me 2 vila ne bregdet e 1 apartament ne Tirone, plus edhe me Audi Q7 per te shtuna e te djela e me Golf GTI gjate javes ;)
 

Alazne

Forumium maestatis
Ok.Une do i bi shkurt, dhe do kerkoj vetem nje gje....Vemendje!
Mendoj se kur eshte vemendja e plot besnikria, sinqeriteti e gjitha te tjerat pastaj radhiten njera pas tjetres....
 

guestman

Forumium maestatis
Ok.Une do i bi shkurt, dhe do kerkoj vetem nje gje....Vemendje!
Mendoj se kur eshte vemendja e plot besnikria, sinqeriteti e gjitha te tjerat pastaj radhiten njera pas tjetres....
Ti bjeri shkurt se i del gjate... ;)
 

Mystique

Larg
te isha femer une nuk do kisha kerkesa te tilla.... :D
Dmth ti po te ishe nje femer te tilla kerkesa qe pershkruajte nuk do kishe?
Jo per gje , po bie me kembet e tua per ato qe ke shkrujatur me keto qe sapo the :D

Perderisa nuk je , ku e di ti cdo nje femer?
 
Top