Atlasi boteror.

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Atlasi boteror.

Alhambra.jpg



Alhambra

Xhevahiri islamik i Granades


“ Sa legjenda dhe zakone, te verteva dhe perralla; sa kenge dhe balda arabe dhe spanjolle,
kushtuar dashurise, luftes dhe kaloresise, lidhen me kete banese orientale!”


Vendi i famshem qe frmezoi keto fjale Alhambra, nje pallat i vecante qe i jep hijeshi
qytetit spanjoll Grandades. Alhambra eshte nje model i stilit te arkitektures arabe ose
perse ne Evropen Jugore. Kalaja ose fortesa, ia detyron bukurine e saj te pashoqe arabeve-berbereve
musulmane, qe per shekuj me radhe ushtruan ndikimin e tyre ne Spanje.
Ne shekullin e 11 –te, emiri arab Zavi ben Ziri, themeloj mbreterine e pavarur te Granades.
Ajo ekzistoi per 500 vjet e gjate kesaj kohe lulezoj nga ana artistike dhe kulturore.
Rendia e saj ndodhi ne vitin 1492, kur monarket katolike Ferdinandi dhe Izabela i dhane fund
sundimit musluman ne Spanje. Granata arabo-berbere e arriti kulmin e saj pasi Kordova u
pushtua nga ushtrire kryqtare ne 1236. Granata u be kryeqyteti i Spanjes musulmane dhe
qeveritaret pasues ndertuan nje pallat – Alhambren- dicka qe evropianet s’kishin pare kurre.
Nje shkrimtar entuziast e pershkroi ndertesen me te mbrekullueshme ne bote.
Vendi ku ndodhet Alhambra eshte po aq madheshtor sa vete pallati. Pas saj ngrihen si sfond
madheshtor majat e larta me debole te Sierra- Nevades, mbi 3.400 metra te larta. Vete Alhambra
eshte e ndertuar mbi nje koder me shtrirje per se gjati, plot peme, qe quhet Sabina e cila ngrihet
150 metra mbi qytetin. Sipas poetit te shekullit 14-te, Ibn Zambrakut, kodra “e sheh” Granaden
Ashtu si nje bashkeshort kundron me admirim gruan e tij.

Qytet Brenda qyetit

Emri Alhambra, qe do te thote “e kuqe” ne arabisht, ka te ngjare ti referohet ngjyres se tullave
qe arabo-berberet perdoren per te ndertuar muret e jashteme rrethuese. Gjithsesi disa preferojne
shpjegimin e historianeve arabe, te cilet thone se adertimi i Alhambres u ben en “driten e pishtareve”.
Ata thone se ky ndricim naten u jepte mureve nje ngjyre te kuqerreme, nga e cila pastaj mori edhe
emrin ndertesa. Alhambra eshte shume me teper se sa nje pallat. Ajo mund te pershkruhet si nje
qytet Brenda qytetit te Granades. Pas Hendeqeve te saj te medha gjinden kopshte, streha, nje kompleks pallatesh, Alkasaba (ose fortesa), e madje edhe nje medina e vogel, qe ne arabisht
do te thote qytet. Projekti arabo-berber I Alhambres dhe shtresat e saj te mevonshme, kane sjell
si rezultat nje paraqitje te vecante te artit delikat dhe te nderlikuar arab, krahas linjave me te forta
dhe te ekuilibruara te sileve te Rilindjes evropiane. Alhambra ia detyron bukurine e saj stilit te perdorur nga arabo-berberet si dhe greket e lashte. Se pari duke kombinuar me mjeshteri ngjyren dhe perberjen natyrore te greve, ata realizuan nje ndertese qe shquhej per harmonine, perpjestimet dhe thjeshtesine. Pastaj e zbukuruan ndertesen e tyre elegante. Sic pohon edhe nje specialist:
“arabo-berberet gjithnje kishin parasysh ate qe arkitektet e konsiderojne parimin kryesor te arkitektures- Ta zbukurosh nje ndertese, kurre mo sta ndertosh nje zbukurim!”

Eksplorojme Alhambren

Per te hyre kalohet permes nje harku te madh ne forme patkoi, qe quhet Porta e Drejtesise. Ky emer te kujton gjykaten, e cila gjate periudhes se pushtimit mysliman, mblidhej aty per te degjuar ankesat e vogla. Administrimi i drejtesise ne porten e qytetit, ishte nje zakon, ne te gjithe ne Lindjen e Mesme dhe permendet edhe ne Bibel. Zbukurimi i nderlikuar tipik per pallatet arabe si Alhambra , behej me stuko. Artizanet e gdhendin kete brume ne forma artistike si rrjete, qe pastaj perseriteshin disa here radhazi. Disa harqe te zbukuruara ngjajne si stalaktite te vendosura ne dimetri te persosur. Nje tjeter aspekt i pallatit eshte – zilizi- pllaka te smaltuara te prera, te cilat jane vendosur ne forma te nderlikuara gjeometrike. Keto pllaka me ngjyra te gjalla veshin pjesen e poshtme te mureve dhe bejne nje kontrast te persosur me ngjyren e sbehte te stukos siper. Midis oborreve te Alhambres, spikat Oborri i Luaneve, qe eshte pershkruar si “shembulli me i cmuar i artit arab qe ekziston ne spanje.” Nje liber udherrefyes vendes shpjegon: “Ne nje veper arti originale, ka dicka qe i shpeton te gjitha imitimeve dhe riprodhimeve te mundeshme… Kjo eshte ndjesia qe na krijohet kur jemi perballe ketij Oborri ne Granade.” Harknajat e saj me perpjestime te persosura dhe kolonat e holla rrethonje nje shatervan, i cili qendron mbi 12 luan mermeri. Ky eshte nje nga vendet me te fotografuara te Spanjes.

Kopshte qe te kenaqin shpirtin

Gjithashtu ka edhe kopshte te bukura, shatervave, pellgje zbukurimi. “Sipas Enrike Sordos, ne librin e tij Spanja arabo-berbere (anglisht), stili i kopshtit arab eshte nje shijim i parajses.” Ndikimi i islamizmit shihet kudo. Shkrimtari spanjoll Tarsia Gomez komentoi: “Ne kuran, parajsa musulmane pershkruhet me bollesi si nje kopsht i harlisur… qe ujitet nga perrenj te mbrekullueshem.” Ne Alhambra perdoret shume uji- nje luks per njerezit qe jetonin ne shkretetire. Projektuesit e kopshtit e kuptuan se uji do te freskonte ajrin dhe do te ishte i kendshem per veshin, duke krijuar nje melodi qetesuese me ate gurgullimen e vet. Pellgjet e zbukurimit ne forme drejtekendeshe qe pasqyrojne qiellin e kthjellet spanjoll, te krijojne ndjenjesine e hapsires dhe te nje vendi tere drite. Jo shume larg ndodhet Xhenerafili , nje vile arabo-berbere me nje kopsht te vecuar qe qendron ne kodren Sero del Sol, perori Sabikes. Xhenerafili, nje shembull i shkelqyer i stilit arab te modelimit te paesazhit, eshte quajtur nje nga kopshtet me te kendshme te botes! Dikur nje ure e lidhte kete vend me pallatin e Alhambres dhe me sa duket sherbente si vile ku pushonin sundimtaret e Granades. Nje oborr te con tek shkallet e ujit. Ketu vizitoret mund te kenaqen duke pare dhe shijuar dritta, ngjyrat dhe aromat a panumerta.

Psheretima e Arabit

Kur mbreti i fundit i Granades, Buabdili (Muhameti XI) , ia dorezoi qytetin mbretit Ferdinand dhe mbretereshes Izabele, ai dhe familja e tij shkuan ne mergim. Pasi lan qyetin, mendohet se ndaluan ne piken me te larte qe tani quhet El Suspiro del Moro (Psheretima e Arabit). Ndersa shihnin per here te fundit pallatin e kuq madheshtor, thuhet se nena e Buabdilit i tha te birit:
“Qaje sic qajne grate, nuk munde ta mbrosh sic burrash!”
Sot e kesaj dite, disa nga tre milione vizitoret qe vijne cdo vit ne Alhambra, shkojne tek ky vend i larte. Qe ketu, ashtu si Buabdili, ata mund te shohin qytetin e Granades nen kodren mbi te cilin eshte ndertuar pallati arab- tamam si xhevahiri ne kurore. Ne se nje dite do ta vizitoni edhe ju do ta kuptoni trishtimin qe ndjeu mbreti i saj i fundit.


(pap)
 

gangsterja

Primus registratum
Amerika
Amerika-paraqet nje teresi territoriale e cila perfshi ne vete dy kontinente te cilet jane te njohur si Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.Edhe pse nuk eshte term per emertim teShtetet e Bashkuara te Amerikes shpesh here keto shtete qe gjenden ne Ameriken e Veriut ne gjuhen jo zyrtare te perditshme emertohen-njihen si Amerike.Emri Amerike vjen nga zbuluesi
Ameriko Vespuci(edhe pse zbuluesi i 1 i kesaj toke ishteKristofor Kolombi,
por ai e quajti toke indiane).
Kontinenti i Amerikes shtrihet ne Hemisferen Perendimore dhe ka shtrirje
meridionale.Shtrihet ne te dy gjeresite gjeografike(jugore dhe veriore).
Shtrihet mes gjeresise veriore gjeografike(83 dhe56)te gjeresise gjeografike jugore.Kontinenti i Amerikes eshte i vendosur mes Oqeanit Antlantik ne lindje dhe Oqeanit Paqesor ne perendim.Kontinenti i Amerikes me sip.prej 42milion km2eshte kontinenti i dyte ne bote pas azise.Relievi:
Relievi i kontinentit te Amerikes ne perendim perbehet prej vargmaleve te larta dhe rrafshnalteve,ndersa pjesa lindore perbehet prej maleve te vjetra
dhe ultesirave te gjera ne qender.Pergjate bregdetit Paqesor,perkahesisht paralel me bregdetin shtrihen maletKordilere me gjeresi16.000km(Alaske
-Toka e Zjarrte).Ne pjesen lindore,ne drejtim verilindje-jugperendim shtrihen malet e vjetra mollakete Apalasheve ne veri,ndersa masivi i vjeter malor i pllajes Guiano-Braziliane ne jug.Ultesira e madhe shtrihet mes sistemit malor te Kordileve ne perendim dhe Apalasheve e
pllajes Guiano-Braziliane ne lindje.Ato jane te uleta dhe jane te mbuluara me material aluvial te lumenjve.Ketu shtrihen fushat e Missisipit,Amazonit,Orines,Shen-Lorencit dhe Paranes.
 

scadarsko

Locus omnem
Re: Atlasi boteror.

Kontrastet Mahnitese te Deltes Evropiane

Lumi Danub buron nga pylli i zi i Gjermanise. Rrjedh bollshem ne Linde te Austrise dhe pergjate me kufirin me Sllovakine: zbret me rrembim ne jug ne Hungeri dhe pastaj gjate kufirit te Kroacise, Serbise dhe Malit te Zi. Me pas ngadalesohet dhe zgjerohet pran kufirit bullgar perpara se te kthehet ne veri, permes Rumanise. Me ne fund kapercen edhe kufirin e Ukrahines. I ngarkuar me lym e uje nga rreth 300 dege ushqyese, lumi me ne fund formon nje delte te bukur ne brigjet e Detit te Zi, afer qytetit te Tucas, ne juglindje te Rumanise: Tri bijat e Danubit ( Kilija- Sulina dhe Shen Gjergji), formojne kanalet kryesore qe derdhen ne Detin e Zi. Ndersa keto tri degezime rrjedhin ngadale permes deltes, copetohen ne shume kanale te vogla qe ushqejne veneta dhe liqene te panumerta. Lymi i lumit bashke me reren e detit formojne ishuj dhe brighe te medha ranore. Disa duna, si ato ne brigjet ranore te Karaormanit, jane gati 6 metra te larta dhe ngjajne si shkretetire nga larg. Megjithate Delta e Danubit eshte me shume se nje panorame me rere dhe lym qe ndryshon gjithnje. Ajo ze nje sperefaqe rreth 4.300 km katrore, duke formuar keshtu keneten me te madhe ne Evrope. Per me teper Delta ka shtratin me te madh me kallama qe gjendet ne bote, duke mbuluar nje siperfaqe prej 1.700 km katrore. Ne disa prej brigjeve ranore te deltes lulezojne pyeje mbreslenese me vidhe, dushqe dhe verra. Nje bollek me bime te egra kacavjerrese,me urth, shtalbes dhe bime te tjera, ngjiten pas ketyre pemeve duke luftuar gjithnje per driten e diellit. Ne nje fare menyre kjo delte eshte filter organik jashte mase i madh, qe sherben si sistemi me i madh i pastrimit te ujit ne Evrope.

“Parajsa per jeten shtazore”

Miliona zogj te me shume se 300 llojeve, jetojne bashke ne kete parajse per shpendet. Ketu ushqehen gati gjysma e numrit te pelikaneve te bardhe qe gjinden ne te gjithe boten dhe mbi 60 % e karabullakeve xhuxhe. Gjithashtu ketu vijne e dimerojne, pothuajse nga cdo vend, patat e vogla Branta- nje lloj i rrezikuar ne te gjithe boten.Ne mars pelikanet ngrejne folete e tyre dhe i vene vezet ne ishujt ne ishujt e vecuar te kallamave pluskues. Kur vjen vjeshta, pelikanet largohen dhe drejtohen per ne deltene Nilit , ne Greqi dhe ne brigjet aziatike, deri ne Indi. Zogjte kthehen serish ne delten e Danubit jo vetem per habitatin ideal, por edhe per peshqit. Mbi 90 lloje peshqish jane me bollek ne kanalet e deltes. Ne fakt gjysma e te gjithe peshqeve qe jetojne ne ujrat e embela dhe qe konsumohen ne Rumani, kapen ne delten e Danubit. Midis peshqve me te famshem te deltes eshte blini, i cili noton per te Danubi gjate sezonit te shumimit, qe te leshoj vezet. Vezet e tyre , te njohura si hajvar, jane shume te shijshme, vleresohen dhe kushtojne goxha. Ketu ka pak toke- vetem 13 % e zones se deltes, del mbi uje. Ne kete rajon sigurojne ushqimin ujqerit, dhelprat, lepujte dhe minjte me gezof. Gjithashtu llojet e rrezikuara te ujrave te embla si tundra dhe nje lloj shqarthi evropian- gezofi i te cilit nje here e nje kohe preferohej nga grate per felice- ia dilnin te mbijetonin pikerisht ne kete delte. Pervec ketyre , mbi 1.800 lloje te instekteve gumezhijne dhe zvarriten duke i dhen kryq terthor ketij vendi te bukur perrallor.

Nje biosfere qe ia vlen te ruhet.

Ne 1991, Delta e Danubit hyri ne listen e Trashegimnise Boterore. Nje vit me pas u vleresua nga te gjitha vendet si Rezervat i Biosferes. Ky Rezervat administrohet ne menyre te kujdeshme nga qyteti i Tulcas. Peshkimi kontrollohet zyrtarisht, megjithate, megjithese ai ilegal mbetet ende nje kercenim. Pavaresisht nga kjo “ shendeti” i deltes eshte ne meshire te qyteteve dhe qendrave industriale qe i derdhin mbetjet e tyre ne Danub, qe ben nje udhetim prej 2.850 km deri ne det. Per shume vjet, nje shumellojshmeri bimesh qe rriten ne uje , filtronin rrjedhen e poshtme te Danubit perpara se ujerat te hynin ne delte. Sot gati 80 % e ketyre bimeve jane zhdukur. Sot vete Delta po zgjerohet ne Detin e Zi gati 30 metra cdo vit dhe ashtu sic ka ndodhur prej misera , Danubi vahdon te zgjeroje, ta ndryshoje dhe ti jap jete kesaj panorame me kontraste jo te zakonshme.

(pap)
gabim!lumi danub nuk kalon ne mal te zi...kur ske than derdhet n liqen te shkodres danubi nga mali i zi.
 

scadarsko

Locus omnem
hahahahh po mire mer Buna i duket si Danubi hahahah
ku me e marr te ri lundrohet lumi buna !qe ne fillim vitet e demokracise ishte ideatori i ndjeri doktor hoti,ku dhe ishte deputet i partis demokratike i cili parashtroi projektin e vitit 1993nga kompania e emirate arabe,ku donin te investonin ne shkoder,por klikat e rreaksionet e brenshme n shkoder arriten pezullimin e ketij projekti nga ish kryetari bashkiaak demokrat asaj kohe filip guraziu.qa te besh n shkoder gjithmon qeverite arrijn te korruptojn pushtetin vendor,duke e kthyer shkodren per nevoja elektorale mire e kajn.
 

Hektor12

Locus omnem
ku me e marr te ri lundrohet lumi buna !qe ne fillim vitet e demokracise ishte ideatori i ndjeri doktor hoti,ku dhe ishte deputet i partis demokratike i cili parashtroi projektin e vitit 1993nga kompania e emirate arabe,ku donin te investonin ne shkoder,por klikat e rreaksionet e brenshme n shkoder arriten pezullimin e ketij projekti nga ish kryetari bashkiaak demokrat asaj kohe filip guraziu.qa te besh n shkoder gjithmon qeverite arrijn te korruptojn pushtetin vendor,duke e kthyer shkodren per nevoja elektorale mire e kajn.
Nuk eshte vetem shkodra gjithandej populli eshte shfrytezu per te tilla nevoja
 
Top