Re: Atlasi boteror.
Kontrastet Mahnitese te Deltes Evropiane
Lumi Danub buron nga pylli i zi i Gjermanise. Rrjedh bollshem ne Linde te Austrise dhe pergjate me kufirin me Sllovakine: zbret me rrembim ne jug ne Hungeri dhe pastaj gjate kufirit te Kroacise, Serbise dhe Malit te Zi. Me pas ngadalesohet dhe zgjerohet pran kufirit bullgar perpara se te kthehet ne veri, permes Rumanise. Me ne fund kapercen edhe kufirin e Ukrahines. I ngarkuar me lym e uje nga rreth 300 dege ushqyese, lumi me ne fund formon nje delte te bukur ne brigjet e Detit te Zi, afer qytetit te Tucas, ne juglindje te Rumanise: Tri bijat e Danubit ( Kilija- Sulina dhe Shen Gjergji), formojne kanalet kryesore qe derdhen ne Detin e Zi. Ndersa keto tri degezime rrjedhin ngadale permes deltes, copetohen ne shume kanale te vogla qe ushqejne veneta dhe liqene te panumerta. Lymi i lumit bashke me reren e detit formojne ishuj dhe brighe te medha ranore. Disa duna, si ato ne brigjet ranore te Karaormanit, jane gati 6 metra te larta dhe ngjajne si shkretetire nga larg. Megjithate Delta e Danubit eshte me shume se nje panorame me rere dhe lym qe ndryshon gjithnje. Ajo ze nje sperefaqe rreth 4.300 km katrore, duke formuar keshtu keneten me te madhe ne Evrope. Per me teper Delta ka shtratin me te madh me kallama qe gjendet ne bote, duke mbuluar nje siperfaqe prej 1.700 km katrore. Ne disa prej brigjeve ranore te deltes lulezojne pyeje mbreslenese me vidhe, dushqe dhe verra. Nje bollek me bime te egra kacavjerrese,me urth, shtalbes dhe bime te tjera, ngjiten pas ketyre pemeve duke luftuar gjithnje per driten e diellit. Ne nje fare menyre kjo delte eshte filter organik jashte mase i madh, qe sherben si sistemi me i madh i pastrimit te ujit ne Evrope.
“Parajsa per jeten shtazore”
Miliona zogj te me shume se 300 llojeve, jetojne bashke ne kete parajse per shpendet. Ketu ushqehen gati gjysma e numrit te pelikaneve te bardhe qe gjinden ne te gjithe boten dhe mbi 60 % e karabullakeve xhuxhe. Gjithashtu ketu vijne e dimerojne, pothuajse nga cdo vend, patat e vogla Branta- nje lloj i rrezikuar ne te gjithe boten.Ne mars pelikanet ngrejne folete e tyre dhe i vene vezet ne ishujt ne ishujt e vecuar te kallamave pluskues. Kur vjen vjeshta, pelikanet largohen dhe drejtohen per ne deltene Nilit , ne Greqi dhe ne brigjet aziatike, deri ne Indi. Zogjte kthehen serish ne delten e Danubit jo vetem per habitatin ideal, por edhe per peshqit. Mbi 90 lloje peshqish jane me bollek ne kanalet e deltes. Ne fakt gjysma e te gjithe peshqeve qe jetojne ne ujrat e embela dhe qe konsumohen ne Rumani, kapen ne delten e Danubit. Midis peshqve me te famshem te deltes eshte blini, i cili noton per te Danubi gjate sezonit te shumimit, qe te leshoj vezet. Vezet e tyre , te njohura si hajvar, jane shume te shijshme, vleresohen dhe kushtojne goxha. Ketu ka pak toke- vetem 13 % e zones se deltes, del mbi uje. Ne kete rajon sigurojne ushqimin ujqerit, dhelprat, lepujte dhe minjte me gezof. Gjithashtu llojet e rrezikuara te ujrave te embla si tundra dhe nje lloj shqarthi evropian- gezofi i te cilit nje here e nje kohe preferohej nga grate per felice- ia dilnin te mbijetonin pikerisht ne kete delte. Pervec ketyre , mbi 1.800 lloje te instekteve gumezhijne dhe zvarriten duke i dhen kryq terthor ketij vendi te bukur perrallor.
Nje biosfere qe ia vlen te ruhet.
Ne 1991, Delta e Danubit hyri ne listen e Trashegimnise Boterore. Nje vit me pas u vleresua nga te gjitha vendet si Rezervat i Biosferes. Ky Rezervat administrohet ne menyre te kujdeshme nga qyteti i Tulcas. Peshkimi kontrollohet zyrtarisht, megjithate, megjithese ai ilegal mbetet ende nje kercenim. Pavaresisht nga kjo “ shendeti” i deltes eshte ne meshire te qyteteve dhe qendrave industriale qe i derdhin mbetjet e tyre ne Danub, qe ben nje udhetim prej 2.850 km deri ne det. Per shume vjet, nje shumellojshmeri bimesh qe rriten ne uje , filtronin rrjedhen e poshtme te Danubit perpara se ujerat te hynin ne delte. Sot gati 80 % e ketyre bimeve jane zhdukur. Sot vete Delta po zgjerohet ne Detin e Zi gati 30 metra cdo vit dhe ashtu sic ka ndodhur prej misera , Danubi vahdon te zgjeroje, ta ndryshoje dhe ti jap jete kesaj panorame me kontraste jo te zakonshme.
(pap)