POEME PER LU...
E vogla, e ëmbla ime Lu, të dua,
Ylli im i shtrenjtë e dritherues, të dua,
Trup delikat e tepër elastik, të dua,
Seks që shtrengohet si thyeres arrash të dua,
Gjoks i majtë i rrallë e provokues, të dua,
Gjoks i djathtë i butë si trendafil, të dua,
Thithkat e tyre ngjyre shampanjë, të dua,
Kërthizë si henë e ngrenë, të dua,
Ije të bardha me drite mermeri, të dua,
Kofshë si kolona tempujsh antike, të dua,
Seks i erret si pylli në dimer, të dua,
Qafëz me kurbat e një mjelme, të dua,
Veshë të brishte si bizhu meksikane, të dua,
Flokë të ngopur në gjak dashurie, të dua,
Shpinë harmonike me kurbë për mua, të dua
Gojë e embël e plot nektar, të dua,
Shikim i zjarrtë, plot dritë si yll, të dua,
Duar që ngjallin veç adhurim, të dua,
Hundë e vockel, e imtë, aristokrate, të dua,
Hap i hedhur plot nur si në valle, të dua,
O, Lu-ja ime e vockel, të dua, të dua, të dua !...
Guillaume Apollinaire