Poezi

dr love

Locus omnem
se une e di ti bere pyetje ..jep mendimin tend dhe une timin ..nga kendveshtrimet tona ..perplasje ideshe
 

dr love

Locus omnem
Vjedhesit e bukurise

antibiblike

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

N jeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet
 

dr love

Locus omnem
Edmond Tupja

Shkeputur nga libri Trotuaret e trishtimit

Te prek

Te prek me duar
Te prek me sy
Te prek me zemer
Dhe e di
Qe ti s’ke emer
Se me ke mua
Ne kete hon
Dhe te them
Qe te dua
Pergjithmone
Kur jam vetem
Kur jam me ty
Kur te prek me ze
Kur te fus ne sy
Kur te marr siper meje
Te puth te perkedhel
Me butesi rrufeje
Kur te zoteroj thelle
Kur e tejshpoj me afsh
Trupin tend si mendafsh
Kur te trondis ne shpirt
O trishtim kaq i brisht!​
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
LETRAT

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
...
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.


D AGOLLI
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
STINA E PESTE

Nuk rreshte së kërkuari,
Ndaj stinën e pestë krijove,
S’u lodhe së ecuri,
Me hapa heshtjen sfidove.

Ia zhveshe rrobat vjeshtës,
Pranvera puthje nisi të pikojë,
Dimrit i dhe lamtumirën,
Veren, bere të drithërojë.

Nuk rreshte së ecuri
Stinën e pestë krijove,
Atë të dashurisë,
Katër të tjerat sfidove.

Krijove të pestën e vitit,
Të ndihesha si në përrallë,
Ndaj stinët kur ndërrohen,
Të pestën pres me mall.
A.Papamihali
 

cigno grigio

Primus registratum
Përfundimisht një poezi e bukur dhe e ndjerë bashkëkohore. Përgëzime autores dhe asaj që e solli këtu. Gati qesh mërzitur me ca kopjace...
 

dr love

Locus omnem
Në vend të prologut

Dhe u hapën dy kopertinat e bardha
dyer portash të panjohura,
jeta ime e vërtetë
reflekse stinësh shumëngjyrëshe.

Dhe u hapën dy kopertinat e bardha
fletë të këputura nga jeta,
gazi dhe vaji im
të derdhur në plumb
që para redaktorëve
gjithmonë e humbin shkëlqimin.
 

dr love

Locus omnem
Pse trokëllinë kaq zhurmshëm
zëri im
në portën e shpirtit?
Pse jam i lirë me ty
mundohesh të ma helmosh palcën,
të ma helmosh gjakun dhe mendjen?

Eja në vete
ti je i imi
dhe mes nesh
nuk ka të panjohura.

Pse më qorton kaq rëndë
zëri im
kur prej meje dole i pari?

Eja tu flasim
njerëzve të kësaj pranvere
dhe të pranverave që do të vijnë
me gjuhën e kuqe të diellit
ti…
duhet të më japësh forcë
unë,
unë do të të jap ngjyrë
se edhe sot kur për ty shkruaj
të ndjej pranë,
pranë…
bashkë me qortimet e vonuara.
 

dr love

Locus omnem
Përfundimisht një poezi e bukur dhe e ndjerë bashkëkohore. Përgëzime autores dhe asaj që e solli këtu. Gati qesh mërzitur me ca kopjace...

Idashur cigno..ne i kopjojme se na pelqejne dhe i sjellim ketu ...nqs te merzisin kopjacet do te thote qe te merzisin autoret te cilet i kane shkruar.
 

dr love

Locus omnem

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.




 

cigno grigio

Primus registratum
Idashur cigno..ne i kopjojme se na pelqejne dhe i sjellim ketu ...nqs te merzisin kopjacet do te thote qe te merzisin autoret te cilet i kane shkruar.


Nëse e bëni sa për të kënaqur buliminë tuaj poetike është fare në rregull. Forumet atë rol kanë: TERAPEUTIK. Nëse doni të bëni diskutime të shëndosha letrare, ka kritere të tjera për prezentimin e autorëve...
 

dr love

Locus omnem
I ve per te kenaqur..qefin e shpirtit tim.....

por nqs do edhe mund te bejme diskutime..vetem na paraqisni kriteret..
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Idashur cigno..ne i kopjojme se na pelqejne dhe i sjellim ketu ...nqs te merzisin kopjacet do te thote qe te merzisin autoret te cilet i kane shkruar.

pikerisht nese ti i kopjoje me gjithe autore, i lejon te tjereve te marrin vesh kush i ka bere (flas per veten time se nuk para merrem me poezi):)
 
Top