E dashura ime
i ngjan pranverës në maj
me lule qershie e me karafilë mbuluar,
jaseminët kanë zili aromën e saj.
Bukuria e saj është si hëna
në netët e kthjellta të dhjetorit
ëmbëlsi e argjendtë me yje zbukuruar.
Buzëqeshja e saj i ngjan diellit në agim
kur e dëshirojnë pemët, lulet, jeta,
kështu dhe unë buzeqëshjen a saj e dua,
se ështe i jetës time burim.
Flokët e saj i ngjajnë netëve
të errëta që shkëlqejnë pa pushim.
Sytë e saj, ah, sytë e saj
Kur më shikojne zemrën ma thërrmojnë,
dridhem kur më prek shikimi i saj,
mijëra rrufe më përcjellin
që më përvëlojnë, më djegin.
E dashura ime,
i kam zili gurët ku shkel këmba jote,
stolat, muret, dheun që përqafon hijen tënde.
E dashura ime,
me fat është dielli që çdo ditë
puth buzët e tua,
fatlume është era që të përkëdhel,
oh, e Dashura ime, më dridhen gjunjët
kur të shoh, më ndalet zemra
kur dëgjoj zërin tënd,
e sekondat më duken pafundësi
kur pres ardhjen tënde.
E dashura ime,
do doja të të prezantoja para njerëzve, krenar do thosha:
“Ja ëndrra ime, kush ka një ëndërr më të bukur?”
Do doja të vrapoja nëpër rrugë
e të bërtas me sa kam fuqi:
Të dua, të dua, të duaaaaa….
Lulzim Gerveshi