Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!
Pershendetje te gjithve!
Mednimi i "Lisette"-se eshte dicka e vecante ketu qe me pelqeu!
Per mendimin tim pafundesia nuk ekziston!
Cdo gje eshte e ka fundin e vet!
Jo vetem gjerat e gjalla qe nga ne njerzit e deri tek insektet apo qelizat...por dhe deri gjerat me te ngurrta kane fundin e vet, ashtu si dhe gjerat hapsinore qe na duken te pafundme e kane fundin e vet...
Fundi i gjallesave dihet qe diten qe lind, cdo gjallese ne cdo sekond peson nje fund te ri...pra cdo ndryshim ne pamje, permasa ngjyre etj eshte nje fund!
Vdes e djeshmja, e para disa sekondshmja dhe nuk kthehet me kurre...edhe sikur te dalesh para pasqyres qofte dhe nje minut me vone do te jesh ndryshe nga cje tani...pra fundi eshte i pranishem ne cdo gje...
Cdo frymemarrje eshte nje rreshqitje drejt fundit duam apo sduam ne!
Cdo planet ne cdo sekond rreshqet drejt fundit ne vetkonsumumin e vet nga ajri, energjija diellore, djegejet e brendshme e te jashtme e shume faktore te tjere qe ndikojne ne ate fund qe vjen minut pas minuti!
Ashtu dhe cdo Univers qofte edhe ky ku eshte planeti jone ka nje fund, dhe cdo dite rreshqet drejt fundit nen ndikimin e faktorve te ndryshem qofte edhe ai i ngrenies se vetvetes...
Edhe Kozmosi qe e quajme si hapsire te pafundme te cilin syri yne nuk arrine ta mase dhe ta shikoje me asnje lloj mjeti...ka nje fund, dhe po shkon cdo dite drejt fundit nga fakrore te ndryshem qofte dhe brenda vetvetes ne perplasje galaksishe shperthime yjesh, djegeje energjishe te pa matshme...
Ajri qe na rrethon ne planetin tone qe nuk eshte i njellojte gjithkund ne univers...edhe ajri vdes cdo sekond...
Kjo nuk do te thote qe me vdekjet, pra me fundet qe psojne, ato shuhen dhe nuk ka me lloje te tilla apo dicka te ngjashme ne ate lloj qofshin ato gjallesa, planete, Universe etj...
Sepse ka lindje te reja ne cdo sekond ne te gjitha llojet...por kurre nuk lind e njeta ne lloj ashtu sic ishte me pare, ashtu sic nuk lind kurre me i njejti njeri me te njeten pamje, ze, mendime, masa etj...
Pra Pafundesia nuk ekziston!
Ai koncept i pafundesise eshte nje nocion i krijuar nga pa aftesia e mendjes njerzore per te depertuar me tutje, me larg me shikime dhe me mendime...ndaj qellon qe shume kujt i duken ca gjera te pafundme...
Asgje qe eshte jete-gjate qofte edhe miliona vjet sic mendohet se eshte Dielli rreth 5 milion vjecar, apo ndonje parashikim tjeter, nuk mund te thuhet se eshte i pafund...
Dikush thote me siper se horizonti eshte i pa fund...
Nuk eshte e vertete!
Eshte pamundesia e syrit tone per te pare fundin e dickaje dhe fillimin e nje tjetre qe, ai cikel vazhdon ne lindje dhe vdekje te cdo gjeje...
E cdo gje e ka fundin e vet, qe varet ne jetgjatesine ne kohe!
Pra as vete Dielli si nje nder objektet me gjigande qe na cfaqet cdo dite dhe na duket aq i pa ndryshushem nuk eshte se nuk e ka nje fund!
Por pamundesia jone per te ja dalluar rreshqitjet drejt fundit, i ben disa te mendojne se as ai nuk ka fund kurre apo shume gjera te tjera...
Cdo gje eshte e perkohshme, si dhe ne vete jemi te perkohshem, kalimtare, pasi cdo sekond vjen dicka e re qe i duhet leshuar vendi...
Nuk mund te themi qe ska fund edhe pas nje sekondi per cdo gjene...per te gjitha galaksite dhe universet se bashku ku mund te shkrihemi ne vorbullen e te pa pritures brenda disa sekondave...
Nje shprese e cmendur na mban...qe fundi eshte gjithmone perpara dhe e largojme me mendje aq sa mundemi...
Intelegjenca njerzore kur vepron mbrapsht eshte ngacmimi me i madh qe rrezikon ardhjen e nje fundi para kohe per cdo gje...
E ajo po ndodh qe kur u shpik bomba atomike, ku vete planeti yne eshte i rrezikuar...
Imagjinoni sikur ata ushtarake qe kane ne doren sustat e bombave atomike sikur te gjendeshin te dehur ne te njeten kohe...cfare do te ndodhte me ne, me planetin tone...?
Do te ndodhte nje shkrirje totale dhe nje shendrrim te tokes ne nje Hene te thate e te shkrete per ndonje planet tjeter...
Pra intelegjenca njerzore eshte rreziku me i madh qe te na i afroj fundet per cdo gje me prane, shume me prane...
Do te ishte mire sikur fundet ne cdo gje te ja lenim natyres qe ti sjedhe vete sipas cikleve natyrale...
Mendja njerzore perpiqet qe ti mase moshat e gjerave duke kerkuar drejt asaj qe merret si e pa fundme...por asgje nuk eshte e pafundme...
Cdo gje lind, zhvillohet dhe plaket nepermjet nje konsumimi nga faktoret qe e rrethojne deri ne ferkimet me cdo gjene dhe vdes pas cdo minuti pak e nga pak deri ne shuarjen totale!
Une kleriket e feve, qe tashme bejne si kryetar partishe dhe i kane bere nja 20 religione deri me tani dhe kane filluar te me ngjane me partite politike ne luftrat e tyre me njera tjetren... Nuk i marr ne konsiderim fare per intelegjence te tyre si klerike ne lidhje me spjegimet qe u kane bere atyre enigmave apo nocioneve...
Pasi kleri vete ne vitet 1500 i dogji ne turre te druve ata qe kundershtonin propoganden fetare duke sjedhe mendime te reja te sakta e zbulime per gjerat qe na rrethojne...
Mos te harrojme djegejen e Galileut, Xhordano Brunos e shume te tjerve si dhe te shume grave te cilat i akuzuan si gjoja shtriga...
Kleriket jane shume hipokrit ne spjegimet qe kane bere dhe bejne...ata duan amulli dhe ti mbajne njerzit te verber vetem per ti mashtruar me lehte...(Opinioni im)!
Edhe nje here uroj qe per cdo gje fundi te jete gjithmone larg, shume larg dhe i natyrshem, por jo deri ne ate shkalle saqe plakja e tepruar te shkaktoje deme gjerave te tjera...
Omar Khajami ka thene:
"Si merimanga valle perse ta tjerrim,
Perin e jetes kur pastaj do ta ctjerrim?
Frymen qe e marrim, valle perse e marrim,
Kur nuk e dijme pse jashte prap do ta nxjerrim?
Gjithe te mirat te gjithve!
" :wave:
Nder udhetime"