Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

abs

nuk e di...
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

ate shpirtroren?


-----------------------

jo mangesia e dashurise, por mangesia e shoqerise rrezikon nje lidhje...
 

Renea88

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

po e tergon Fatos nano duke vjedh;-) :smash: :smash: :smash: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Mendo qiellin, hapësirën, universin. Caktoi tani një kufi të cilin ti mund ta kalosh. Kaloje kufirin! Ku ndodhesh tani? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

blabla

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kush di t,ma shpjegoje,,,,,,,
Esht e pashpjegueshme, llogjikisht flasim, per arsye se qenia njerezore nuk arrin dot ta kuptoj conceptin e pafundesise.
Gjithcka rreth nesh, dhe ne vet, i perkasim botes se "gjerave qe kan fund"--the per kete arsye, ne mund ta studiojme pafundesine, pa arritur kurre ta kuptojme...same goes for the concept of God, time, future (which is infinite, one could argue...) etc. Kshuqe e vetmja gjo esht ta besosh qe existon ne face-value, po then again, ktu mund te rritet nji debat me ateistet...and the obvious catch-22.
 

Lisette

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesia..... Ku e keni gjet ket teme ( shume e veshtire te shpegohet) Ne jemi krijesa shum te vogla ne kte pafundesi dhe mendja jon e vogel krijon dhe krijon pafund dhe nje nga krijimet qe ka mbijetuar eshte ideja e zotit ose Zotave sepse ne jemi thjesht kalimtar ne ket pafundesi keshtu qe duam pergjigjet shpejt megjithate kemi shum Cycles qe jane ne te shpeguar e siper , sidoqofte pafundesia eshte dickaqe nuk besoj se njerezimi do te arrije ta shpegoj ose kuptoj anytime soon dhe disa qe duan pergjigje do ta mbushin ate pytje me Zot apo gjera te tilla qe te japin idene e pavdekesise, por natyra vet na tregon qe cdo gje qe merr frym apo ajer eshte e fundshme ose vdekshme keshtu qe ne duhet thjesht te meohemi dhe ta pranojme idene e fundesise te pakten per ne.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

koncepti i pafundesise eshte i veshtire por dhe aq i thjeshte ne te njejten kohe... i veshtire pasi do lodheshe shume per te imagjinuar dicka qe nuk fillon dhe nuk mbaron dhe i thjeshte sepse natyra jone e limituar nuk na lejon te mendojme aq gjate sepse do lodheshim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

thAci

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesia :confused: !!Kemi disa lloje pafundesish:"pafundesi hapesinore,pafundesi kohore edhe te tjerat qe jane me te konceptueshme si pafundesi dijesh,conceptesh etj"
Po te flasim per pafyndesine si koncept te pergjithshem ajo eshte nje sfere qe sa me teper kohe kalon aq me e madhe behet :book: !!!
 

mostro

Putraku
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Nqs hapesira ka nje fund,nqs e kalojme ate ku mund do te ndodhemi??sikur kufiri i hapesires te jete prere si me thike atehere cfare forme gjigande do te kete kjo hapesire....
Pa fundesia me lodh prandaj mendoj se cdo gje e ka nji fund..
nqs egziston ateher qenka me te vertet shume bukur te jesh pjese e nji pa fundesia....fundja nuk jemi duke jetuar keq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Renea88, edhe këtu po polic mbete o i shkretë! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kush koncepton ekzistencen e pafundesise eshte njeri qe e koncepton veten si te zote per t'i kerkuar keto limite. Por ka edhe nga ata qe ia lene librave te shenjte ta konceptojne pafundesine per ta. Keta te fundit dorezohen sepse e njdejne se lodhen nga pafundesia.

Te paret e shohin pafundesine, ne radhe te pare, te vetja. Keta jane ateistet, njerez me aftesi te pashtershme jete...
 

inanissa

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

PAFUNDESIA....INFINITI...
AS NJERA DHE AS TJETRA NUK EGZISTOJNE....
EGZISTON VETEM NJE MENDJE E LODHUR QE NUK ARRIN TE SHKOJE ME TEJ......
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Luana, jo kot e quajta ekzistenca e pafundesise,

PAFUNDESIA EKZISTON, pamvaresisht nga ne,(mendja e lodhur)

Ku jane ATEISTET????????????????
 

Rambla

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

perse?

nese do me thonin me çfare do e krahasoje pafundesine do u pergjigja "me horizontin". ti ecen ecen dhe dukesh sikur e arrin ate pike te horizontin qe tu dukte si "fundi", por ajo largohet prap, dhe hapet nje pafundesi tjeter. e rendesishme eshte te vazhdosh te ecesh, te ecesh...kushedi qe s'arrihet pafundesia?!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje te gjithve!

Mednimi i "Lisette"-se eshte dicka e vecante ketu qe me pelqeu!

Per mendimin tim pafundesia nuk ekziston!

Cdo gje eshte e ka fundin e vet!

Jo vetem gjerat e gjalla qe nga ne njerzit e deri tek insektet apo qelizat...por dhe deri gjerat me te ngurrta kane fundin e vet, ashtu si dhe gjerat hapsinore qe na duken te pafundme e kane fundin e vet...

Fundi i gjallesave dihet qe diten qe lind, cdo gjallese ne cdo sekond peson nje fund te ri...pra cdo ndryshim ne pamje, permasa ngjyre etj eshte nje fund!

Vdes e djeshmja, e para disa sekondshmja dhe nuk kthehet me kurre...edhe sikur te dalesh para pasqyres qofte dhe nje minut me vone do te jesh ndryshe nga cje tani...pra fundi eshte i pranishem ne cdo gje...
Cdo frymemarrje eshte nje rreshqitje drejt fundit duam apo sduam ne!

Cdo planet ne cdo sekond rreshqet drejt fundit ne vetkonsumumin e vet nga ajri, energjija diellore, djegejet e brendshme e te jashtme e shume faktore te tjere qe ndikojne ne ate fund qe vjen minut pas minuti!

Ashtu dhe cdo Univers qofte edhe ky ku eshte planeti jone ka nje fund, dhe cdo dite rreshqet drejt fundit nen ndikimin e faktorve te ndryshem qofte edhe ai i ngrenies se vetvetes...

Edhe Kozmosi qe e quajme si hapsire te pafundme te cilin syri yne nuk arrine ta mase dhe ta shikoje me asnje lloj mjeti...ka nje fund, dhe po shkon cdo dite drejt fundit nga fakrore te ndryshem qofte dhe brenda vetvetes ne perplasje galaksishe shperthime yjesh, djegeje energjishe te pa matshme...

Ajri qe na rrethon ne planetin tone qe nuk eshte i njellojte gjithkund ne univers...edhe ajri vdes cdo sekond...

Kjo nuk do te thote qe me vdekjet, pra me fundet qe psojne, ato shuhen dhe nuk ka me lloje te tilla apo dicka te ngjashme ne ate lloj qofshin ato gjallesa, planete, Universe etj...

Sepse ka lindje te reja ne cdo sekond ne te gjitha llojet...por kurre nuk lind e njeta ne lloj ashtu sic ishte me pare, ashtu sic nuk lind kurre me i njejti njeri me te njeten pamje, ze, mendime, masa etj...

Pra Pafundesia nuk ekziston!
Ai koncept i pafundesise eshte nje nocion i krijuar nga pa aftesia e mendjes njerzore per te depertuar me tutje, me larg me shikime dhe me mendime...ndaj qellon qe shume kujt i duken ca gjera te pafundme...

Asgje qe eshte jete-gjate qofte edhe miliona vjet sic mendohet se eshte Dielli rreth 5 milion vjecar, apo ndonje parashikim tjeter, nuk mund te thuhet se eshte i pafund...

Dikush thote me siper se horizonti eshte i pa fund...
Nuk eshte e vertete!

Eshte pamundesia e syrit tone per te pare fundin e dickaje dhe fillimin e nje tjetre qe, ai cikel vazhdon ne lindje dhe vdekje te cdo gjeje...

E cdo gje e ka fundin e vet, qe varet ne jetgjatesine ne kohe!

Pra as vete Dielli si nje nder objektet me gjigande qe na cfaqet cdo dite dhe na duket aq i pa ndryshushem nuk eshte se nuk e ka nje fund!

Por pamundesia jone per te ja dalluar rreshqitjet drejt fundit, i ben disa te mendojne se as ai nuk ka fund kurre apo shume gjera te tjera...

Cdo gje eshte e perkohshme, si dhe ne vete jemi te perkohshem, kalimtare, pasi cdo sekond vjen dicka e re qe i duhet leshuar vendi...

Nuk mund te themi qe ska fund edhe pas nje sekondi per cdo gjene...per te gjitha galaksite dhe universet se bashku ku mund te shkrihemi ne vorbullen e te pa pritures brenda disa sekondave...

Nje shprese e cmendur na mban...qe fundi eshte gjithmone perpara dhe e largojme me mendje aq sa mundemi...

Intelegjenca njerzore kur vepron mbrapsht eshte ngacmimi me i madh qe rrezikon ardhjen e nje fundi para kohe per cdo gje...

E ajo po ndodh qe kur u shpik bomba atomike, ku vete planeti yne eshte i rrezikuar...

Imagjinoni sikur ata ushtarake qe kane ne doren sustat e bombave atomike sikur te gjendeshin te dehur ne te njeten kohe...cfare do te ndodhte me ne, me planetin tone...?

Do te ndodhte nje shkrirje totale dhe nje shendrrim te tokes ne nje Hene te thate e te shkrete per ndonje planet tjeter...

Pra intelegjenca njerzore eshte rreziku me i madh qe te na i afroj fundet per cdo gje me prane, shume me prane...

Do te ishte mire sikur fundet ne cdo gje te ja lenim natyres qe ti sjedhe vete sipas cikleve natyrale...

Mendja njerzore perpiqet qe ti mase moshat e gjerave duke kerkuar drejt asaj qe merret si e pa fundme...por asgje nuk eshte e pafundme...

Cdo gje lind, zhvillohet dhe plaket nepermjet nje konsumimi nga faktoret qe e rrethojne deri ne ferkimet me cdo gjene dhe vdes pas cdo minuti pak e nga pak deri ne shuarjen totale!

Une kleriket e feve, qe tashme bejne si kryetar partishe dhe i kane bere nja 20 religione deri me tani dhe kane filluar te me ngjane me partite politike ne luftrat e tyre me njera tjetren... Nuk i marr ne konsiderim fare per intelegjence te tyre si klerike ne lidhje me spjegimet qe u kane bere atyre enigmave apo nocioneve...

Pasi kleri vete ne vitet 1500 i dogji ne turre te druve ata qe kundershtonin propoganden fetare duke sjedhe mendime te reja te sakta e zbulime per gjerat qe na rrethojne...
Mos te harrojme djegejen e Galileut, Xhordano Brunos e shume te tjerve si dhe te shume grave te cilat i akuzuan si gjoja shtriga...

Kleriket jane shume hipokrit ne spjegimet qe kane bere dhe bejne...ata duan amulli dhe ti mbajne njerzit te verber vetem per ti mashtruar me lehte...(Opinioni im)!

Edhe nje here uroj qe per cdo gje fundi te jete gjithmone larg, shume larg dhe i natyrshem, por jo deri ne ate shkalle saqe plakja e tepruar te shkaktoje deme gjerave te tjera...

Omar Khajami ka thene:

"Si merimanga valle perse ta tjerrim,
Perin e jetes kur pastaj do ta ctjerrim?
Frymen qe e marrim, valle perse e marrim,
Kur nuk e dijme pse jashte prap do ta nxjerrim?

Gjithe te mirat te gjithve!

" :wave:
Nder udhetime"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Nder Udhëtime! Më pëlqen mënyra se si llogjikon si dhe argumentat që sjell por në këtë rast më duhet të të kundërshtoj. Këtë kundërshtim do ta bëj me anë pyetjesh.

1- Kur ka filluar koha dhe kur do të mbarojë ajo?
2- Nëse do të kishe mundësinë të udhëtoje në hapësirë ku mendon se do të takoje në fundin e saj? Pas fundit të hapësirës a nuk ka një hapësirë tjetër qoftë edhe të ndryshme nga e para?

Jam dakort me argumentimin që çdo gjë që është krijuar (që këtu i vendosim një fillim) do të shkatërrohet (vendosim një fund).
Pafundësia egziston në nocione abstrakte, të paktën përsa i përket mënyrës tonë të arsyetimit, prandaj ajo nuk mund të ketë as fillim as fund!

Gjithë të mirat
 

abs

nuk e di...
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

simbas meje koha rrin ne vend, ne levizim, hapsira rrin ne vend, ne levizim simbas mundesive/deshirave/nevojshmerise tone, dhe arrijme ato hapsira qe ne mund te arrijme. prandaj ne jemi aq te vegjel dhe horizonti asht aq i pafund.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga Nder udhetime:
[qb]
-Pra Pafundesia nuk ekziston!
Ai koncept i pafundesise eshte nje nocion i krijuar nga pa aftesia e mendjes njerzore per te depertuar me tutje, me larg me shikime dhe me mendime...ndaj qellon qe shume kujt i duken ca gjera te pafundme...
Dikush thote me siper se horizonti eshte i pa fund...
Nuk eshte e vertete!
Eshte pamundesia e syrit tone per te pare fundin e dickaje dhe fillimin e nje tjetre qe, ai cikel vazhdon ne lindje dhe vdekje te cdo gjeje...
Por pamundesia jone per te ja dalluar rreshqitjet drejt fundit, i ben disa te mendojne se as ai nuk ka fund kurre apo shume gjera te tjera...

-Mos te harrojme djegejen e Galileut, Xhordano Brunos e shume te tjerve si dhe te shume grave te cilat i akuzuan si gjoja shtriga...

-Kleriket jane shume hipokrit ne spjegimet qe kane bere dhe bejne...ata duan amulli dhe ti mbajne njerzit te verber vetem per ti mashtruar me lehte...(Opinioni im)!

[/qb]
1. une krahasova pafundesine me horizontin sepse te dyja me japin te njejten ide apo pershtypje. te dyja japin impulse per te zbuluar çfare ka me tej. keshtu qe nuk me duket e sakte (te pakten per rastin tim) ta quash si rrjedhoj e pa aftesise njerzore. madje kurioziteti per te njohur te panjohuren çon boten perpara. (une pastaj e kishe marre dhe akoma e marr ne konsideracion pafundesine si nocion filozofik me shume sesa si nocion "fizik")

2. Galileo nuk eshte djegur. nese e din ate historine e famshme ai e pergenjeshtroi teorine e vet pikerisht qe mos ta vrisnin dhe pastaj tha ate frazen shume te njohur te tij "..eppur si muove" (dhe prap rrotullohet)

3. per kleriket te jap gati te drejte.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje "Kondrapedali"

Ju falenderoj per mirkuptimin ne kete teme interesante ku seicili ka mendimet e veta dhe ku askush nuk mundet te jape nje rezultat te sakte, pasi tema eshte aq abstrakte sa eshte veshtire edhe hamendesimi ne te...megjithate eshte vertet dicka e bukur te degjojme dhe mendime te kunderta me keto qe themi...varet se cilat jane me bindse...apo sado pak me afer asaj qe do ta quanim si dicka qe mundet te na afroje afer nje bindje te vockel...

Per keto dy petjet e juaja po perpiqem te ju jap nje pergjigje sipas mendimeve te mija...

Pyetja e pare:
1- Kur ka filluar koha dhe kur do të mbarojë ajo?

Koha per mendimin tim eshte nje nocon i krijuar nga njeriu qe ne hapat e para te zhvillimit te intelegjences njerzore dhe shkalle shkalle ka ardhe duke u persosur ne menyret e te njohurit dhe te perdorimit te saj, bashke me mendimin njerzor, gjithnje vetem ne sherbim te njeriut...

Pra koha nuk ekziston, por eshte dicka e krijuar vetem per ne si nje nocion, ose instrument mates per te na sherbyer per nje fare llogaritje per vetet tona qe ti kryejme disa nevoja tonat sa me mire...

Koha lind qe ne castin kur njeriu qe ne moshe feminore fillon te kuptoje lindjen e diellit dhe perendimin e tij...aty njeriu llogarit dy gjera: Se paska Dite dhe nate, me pastaj njeriu fillon te mase gjithnje per nevojat e tij cdo gje sipas mundesive dhe shkalles se mencurise...

Koha vdes per cdo njeri ne castin kur njeriu humb kujtesen, mendimin...nuk arrin me ti njohe gjerat...

Per gjallesat e tjera koha nuk ekziston fare, ashtu sic nuk ekziston koha as per gjera me te medha ne hapsire si planete etj...

Cdo gje sidhet rreth nje qarku qe quhet : Lindje dhe vdekje, nje cikel i perseritshem qe sjedh gjithnje dicka te re ne pamje forme mase etj...duke zevendesuar te vjetren...

Pra koha nuk ka fillim as fund sepse nuk ekziston as si gjallese, as si objekt, as si instrument gjigand ne gjithesine e pamundshme per tu pare nga ne...por koha eshte thjesht nje instrument njerzor qe ne momentin e shpikjes se pare dhe persosmerise ne llogaritje filluam ne njerzit te thellohemi ne vite shekuj llogarishe per disa hesape tona qe gabimisht ne disa drejtime jane konsideruar si te pa fundme...
sic jane numrat etj...por dhe numrat qe shume kush i quan te pafund, ata nuk jane me shume se sa nga zero deri tek nenta, 0 deri ne 9, te tjeret jane perseritje...nejse se ajo eshte nje problem tjeter...
Keshtu mendoj une ne lidhje me kohen!

Pyetja e dyte:

2- Nëse do të kishe mundësinë të udhëtoje në hapësirë ku mendon se do të takoje në fundin e saj? Pas fundit të hapësirës a nuk ka një hapësirë tjetër qoftë edhe të ndryshme nga e para?

Pergjigjeja e ime sipas mendimit tim eshte:

Ne se do te kisha mundesine te udhetoja ne hapsire po qe so nuk do te me vinte fundi im ne udhetime...une do te ndeshesha me planete, yje, galaksi qe dikush i quan pa fund...por une do te ndeshnja ne nje fund sado miliarda vjet qe te ishte e gjate jeta ime, pa tjeter qe une do te ndeshesha ne ate vdekje universesh qe perplasen diku ne udhet e mija dhe digjen e shkatrrohen me njera tjeteren duke krijuar ndonje univers te ri...pra do te shikoja funde te ndryshme dhe lindje te ndryshme gjithandej...deri sa do te ndeshnja ne ate fund ku shkakton dhe fundin tim...sepse permasat e atyre lindjeve apo vdekjeve te galaksive apo universeve do te me perfshinin edhe mua...

Eshte pak e veshtire per tu akceptuar nga ana juaj kjo pergjigje imja sepse vertet te krijon pershtypjen se nuk ka fund gjithesia kur mendojme per udhetime imagjinare...por une mendoj se cdo gje ka fund dhe diku e ndeshim nje fund qe nuk na len te shkojme me tutje...

Por kete nuk mundemi ta dijme ne se ai fund eshte nje mase e ngurte apo mase ajri, zjarri etj...qe nuk e cajme dot per te kaluar gjekundi me tutje.

Gjeja me e cuditshme ne gjithesi per mendimin tim eshte njeriu dhe truri i njeriut...

Vete truri i njeriut ne menyren e te menduarit eshte nje pafundesi imagjinatash, nje krijese qe ne saje te fuqise se te menduarit do te mbaje ne gjithesi gjallerine e jetes dhe te trashigimise...

por asgje nuk eshte ashtu sic e fantazon mendja e njeriut ne lidhje me pafundesine...apo shume fantazira te tjera...

Pafundesia eshte nje prodhim i imagjinates tone qe me shpejtesine e imagjinates ne do te arrijme qe te shkonim deri dhe ne fundin e pafundesie vetem brenda disa sekondave ku pasi te kemi ndeshur fundin do te kthehemi prap tek vetja ne ate fillim imagjinate...

Mendimi per pafundesine eshte nje mendim qe e ben njeriun te jete gjithe jeten e vet ne kerkim e udhetim brez pas brezi vetem e vetem per te mbajtur gjallerine ne gjithesi dhe per te ruajtur trashigimine e gjallerise ne gjithesi...

Keshtu mendoj une per keto dy pyetje te juajat.
gjithsesi ju falenderoj per fjalet e juaja dhe per pyetjet...

Ndoshta ndokush tjeter do te na jape ndonje version me te mire...por une kam kete mendim!

"Nder udhetime"
 

abs

nuk e di...
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Udhetar bisedat tona zhvillohen ne kendveshtrime te ndryshme, (pa konceptin mire keq) /pf/images/graemlins/smile.gif

Tjeter hapsir(a) mendoj sind ato te botes tone te mrenshme…
psh pervehte nga dhimja jam ndier ne fundin e nje humnere gjigande, ose ne nje rast tjeter ne nje hapsire pa fund madheshtore, ose njehere tjeter jam ndier sikur e pa peshe fizike duke fluturuar ne qiell…kto hapsira te pershkruara ne detail jane plot emocione te cuditshme…


---------------------

nje dit e re...
 
Top