Gurax ke shume te drejte!
Atehere te flasim per Meshiren!
- Kur thuhet qe Zoti eshte i meshirshem, nocioni eshte po aq i huaj per nje mosbesues sa dhe prania e Zotit. Meshira per te cilen flitet nuk ka te beje, (te pakten ne teologji), me jeten tone fizike ketu, por me castin e Dites se Gjykimit. Prandaj them qe duhet te besosh fillimisht ne Zot, e me tej te perceptosh Meshiren.
- Koncepti i meshires ka ndryshuar shume ne keto shekuj me ndryshimet e shoqerise dhe ne kete cast, perceptimi totalitar i Meshires nuk ka te beje fare me ate klasikun.
E thene trashe (dhe ne nje menyre qe egos dhe perceptimit te lirise sone nuk i shkon per shtat), meshira i dhurohet vetem dikujt qe meriton nje ndeshkim dhe eshte nje tolerim. (Ketu kemi pak problem se ne nuk na pelqen koncepti i ndeshkimit apo fakti qe mund te jemi te varur nga dikush tjeter, por eshte dicka reale dhe pasqyrohet ne Sistemin Gjyqesor qe funksionon pikerisht mbi ndeshkimin si pasoje e nje vepre anti-shoqerore).
Per shumekend meshira sot eshte tolerimi i dickaje e cila shpeshhere nuk varet nga ne.
Koncepti i Meshires per te cilen flitet ne teologji lidhet pikerisht me faktin qe "njeriut" i jane caktuar disa rregulla (ashtu si shoqeria ka rregulla), e ai pritet t'i ndjeke. Ndjekja e rregullave shperblehet me dicka, ndersa nese thyhen, atehere ngelet vetem shpresa tek Meshira. Besoj me kupton tani pse bera lidhjen qe: Meshira mund te perceptohet pasi te perceptohet besimi ne Zot. Hakmarrja eshte dicka tjeter nga ndeshkimi.
- Ndoshta duhet te rinisim diku biseden mbi Zot-in dhe perceptimin e gabuar te tij. Mbi 90% e perceptimeve te gabuara qe njerezit kane mbi Zotin lidhen me praktiken Kristiane dhe pershkrimin qe i eshte bere Zotit nga ata.
Zoti po ecte ne Eden, Zoti (nuk po gjente Adamin dhe Even) dhe thirri: Ku jeni!?, I biri i Zotit ne toke etj....
Problemet qe njerezit qe nuk besojne kane me Zotin jane 3.
1. Perjetshmeria e Zotit (Parajses etj)
2. Nderhyrja e Zotit ne jetet e njerezve
3. Fizika e Zotit
Megjithate Zoti nuk eshte fizik! Kjo do te thote qe nuk ka permasa (cdo pamje e tij me mjeker e te ngjashme, apo njeriu i krijuar ne imazhin e tij etj jane budalliqe). Fakti qe Zoti nuk eshte materie nuk zgjidh problemin e perjetesise!?
Ne si njerez kufizimin me te madh qe kemi eshte KOHA! Perceptimet tona jane te lidhura ngushte me kuptimin e Kohes, por nese e perceptojme thjesht faktin qe Zoti nuk eshte i kufizuar nga Koha, atehere koncepti i perjetesise se Zotit nuk eshte dhe aq i veshtire.
Ceshtja tjeter, fakti qe Zoti nderhyn apo jo ne jetet e njerezve eshte po ashtu teper interesant dhe i thjeshte per t'u pershkruar. Cdo njeri eshte teresia e ngjarjeve te vogla qe perjeton. Psh nese une nje dite shoh nje pike vese, prekem nga ai cast dhe vendos qe t'i vendos dhe emrin vajzes sime Vesa... Ne kete cast po pranoj qe emri i vajzes sime eshte i ndikuar nga nje sistem ngjarjesh te vogla. Pikerisht teresia e ketij sistemi, ne detaje te vogla e te medha eshte "Zoti".
Dhe e fundit pike diskutimi te atyre qe nuk besojne: "Te gjitha keto qe shkruaj jane "assumptions" dhe nuk ka nje prove te drejtperdrejte!?"
Per mendimin tim kjo eshte relative dhe perkon me perceptimin e cdokujt. Shkenca sado qe eshte teper e fuqishme, ka shume pika te zbehta te cilat nuk kane akoma pergjigje. Pyetja ime baze eshte krijimi dhe qe aty gjej nevojen dhe arsyetimin per sistemin qe une e quaj Zot e qe e vej re qe ka tiparet te cilat i vishen. Teoria e BigBang e te ngjashme kane gjithmone dicka tjeter perpara... nje tjeter pikepyetje ... gjithcka te con tek nje sistem tjeter i ndryshem nga ky i yni, pikerisht ai qe une quaj Zot.