A eshte Zoti hakmarres?!

S6T6N6

Forumium maestatis
A eshte Zoti hakmarres?!

pyetja gjithnje lind per ata qe besojne Zotin apo kunderfiguart e tij... si mendoni?! a eshte hyju hakmarres ndaj nenproduktit te tij?
 

kurkushi

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Për këte duhet pyetur direkt Zotin secili që do përgjigjje!Nuk mundet njeriu të jetë edhe pyetës edhe përgjigjës,sepse atëherë është i marrë që pyet vetvehten!
 

Al-Punk

Still here
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Ndoshta tema satani-ke do ishte a eshte Zoti i drejte!? Aty mund te kishte diskutim!
 

saimir08

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

"I drejti do te shpetohet per besimin e tij"
Ky hap eshte i shkruar nga S. Paolo ne letren e tij Epistula Romane.
Eshte nje nder nozionet qe ka patur me shume diskutime dhe kundershtime ne teologjine e krishtere gjate shekujve, nga ku jane zhvilluar dhe dy shkolla mendimesh rreth problemit, te cilat jane ne kundershtim me njera-tjetren.

Shkolla e pare e mendimit formulohet dhe lind qe ne erresiren e mesjetes, eshte vazhdues dhe ne kohen e kunderriformes, duke ardhur deri ne ditet e sotme ne nje mentalitet dominues i cili eshte: parajsa (jeta e perjetsheme) u perket te gjitheve atyre qe kane merituar dhe bere opera te mira gjate jetes tokesore. Diten e gjykimit universal zoti do te ndeshkoje te gjithe te keqinjet dhe do te mbledh ne gjirin e tij te gjithe ata qe kane operuar mire.

Shkolla e dyte e cila e ka zanafillen me S.Agostinon qe ne nje fare menyre mund te jete dhe posizioni i riformes me M. Lutero.
Sipas pozicionit te shkolles se dyte, letra e S.Paolos duhet te interpretohet ne sensin e kundert d.m.th. parajsa eshte e konservuar ne menyre eskluzive per te gjithe ata dhe vetem per ata qe kane besim ne zot gjate jetes toksore.

Tani; te afirmosh qe seleksionimi apo pranimim ne parajse eshte i grantuar te gjitheve atyre qe kane bere opera te mira gjate jetes toksore, do te thote; ta ulesh apo ti zvoglosh dimensionet e perendise ne nje gjykates toksore.

Vetem per madheshti njeriu mendon te shpetoje veten e tij, e te parakushtezoje me aksionet e tij te mira, edhe vete gjykimin e perendise, keshtu ne nje fare menyre duke e pavlefshem.

Duke e shtyre ne nje limit kte vizion gjiuridik te meshires faljes apo shpetimit per ne parajse, arrijme ne nje paradoks teologjik:
njeriu eshte i lire ta vendosi vete, te shpetoje apo te ndeshkohet sipas deshires tij, duke u bere totalisht pronari i vetes se tij, nderkohe qe zoti duke mos arritur qe te kryej nje akt te padrejte qe te shpetoje mekataret, do te jete i lidhur nga nje norme me superiore d.m.th. vete zoti nuk do te jete i lire.
 

atman

Forumium maestatis
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Patjeter qe eshte hakmarres.
Kujtojme ne Egjipt nga dhiata e vjeter, kur Zoti u hakmorr ndaj egjiptianeve.
"Dhe Zoti i tha Mozese: - Shko tek faraoni dhe i thuaj...dhe nese refuzon do ta mbush gjithe Egjiptin me bretkosa...Nilin, shtepite furrat dhe magjet...Dhe atehere bretkosat e mbushen truallin e Egjiptit"...
"Dhe zoti i tha Mozese: - Merr thupren tende dhe prek ujrat e Egjiptit, mbi lumenjte etj etj dhe do te shndrohen ne gjak...Menjehere Moze dhe Aaronne bene keshtu. Gjithe ujrat u kthyen ne gjak".
"Dhe zoti i tha Mozese: -shko tek faraoni dhe i thuaj...nese refuzon do ta mbush gjithe Egjiptin me zekth, edhe truallin mbi te cilin jetojne do ta mbush plot me zekth...Dhe Jehova beri keshtu; mizeri zekthesh e mbuluan egjiptin..."
E keshtu me kafshet shtepiake qe i çfarosi te gjitha, me koleren dhe semundje te ndryshe, me bresherin qe shkaterroi te mbjellat derisa...? Zoti vete do te vriste femijen e pare te çdo familjeje egjiptiane!!!
Dhe keshtu ndodhi.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

O S6 ca jane keto pyetje mo? /pf/images/graemlins/laugh.gif

E dini cila eshte e bukura e Bibles? Qe faktikisht kemi dy Zota. Njeri (ai i testamentit te vjeter), eshte i eger, hakmarres dhe i pameshirshem. Per cdolloj mekati ka vetem denime teper te renda dhe zakonisht shkon deri me vdekje. Qofte kjo vdekja e nje personi apo e nje populli te tere. Nje Zot i cili ve ne prove profetet e tij duke i vene te therin djalin e tyre. (sa absurde qe eshte kjo. Zoti qe di gjithshka ve ne prove te zgjedhurin e tij megjithese e di shume mire se sa besnik eshte profeti i tij dhe qe ne fund te fundit e ka zgjedhur vet si profet).
Kurse te Testamenti i Ri kemi nje zot krejt tjeter. Nje Zot me nje meshire te pafund, tolerant dhe biles edhe teper altruist saqe sakrifikon Birin e tij (qe eshte edhe nje nga tre "misherimet" e Zotit) dhe perseri i lutet Zotit per ata qe po e kryqezojne (ketu kemi nje absurditet te Trinise sepse Zoti qe po kryqezohet ne "formen" e Krishtit i lutet Atit te Tij dhe vetes se vet normalisht qe te fali njerezit qe po e kryqezojne /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Nje lemsh i vertete ne kete kendveshtrim).

Tek feja muslimane nuk jam shume i sigurt por me sa di une Zotin mund ta krahasojme me punen e pasqyres: Te shtrember e ke surratin, te shtrember ta nxjerr. Te drejte e ke surratin te drejte ta nxjerr. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kurse ne fete e tjera politeiste Zotat kane karaktere nga me te ndryshmet. Ekzistojne Zota hakmarres (Zeusi, Hera, Athina, Poseidoni ne disa raste psh pershkruhen si hakmarres) ka edhe Zota jo-hakmarres.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Ai tamom tamom ka dash me pyt a ndjek Zoti kanunin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tan

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Per ate qe beson eshte zoti "hakmarres", ne mund ta quajme keshtu.
Per ate qe s´beson nuk luan asnje rol.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Ahaaa tek Kanuni ishte muhabeti? Tani ishalla nuk mban qafsha komshien se perderisa i kemi vrare djalin atehere e hengrem keq. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kurkushi

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Zoti nuk ështe fare Hakmarres apo Hak-dhenes!Perderisa njeriun Natyra(Zoti)e krijoi me vetedije,ajo e ka pajisur me te gjitha atributet dhe mundesite qe i ofron "autonomia" apo vetqeverisja!
Per Jeten...vendose prap vet Shteti(Natyra,Zoti,Perendia,Egzistueshmeria)Vdekja ështe ajo qe ështe ne Kompetence te perbashket: per te vendose edhe Shteti(Natyra=Zoti)por edhe njeriu.Pasi qe vdekja e asgjeje,por as e njeriut nuk i shkakton probleme Natyes=Zotit,kete ia ka lene ne dore njeriut dhe te gjitha gjallesave tjera=Vetvrasja ne te gjitha format e saja!
Ligji i Natyres=Zotit ështe: Jeten e ke nga une,vdekjen e ke nga vetvehtja ose nga une,nese ti se don jeten.Vdekja yte ështe jeta e tjetrit,asgje nuk prishet ne drejtpeshimin apo ekuilibrin Natyror(te Zotit).
 

S.Trupi

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Cdo fe thot se Zoti denon personalisht. Personalisht nuk ka denuar as Hitleri e as Milloshevici, a nuk eshte ofendim te thuhet se Zoti ulet para nje rrugaci per ta denuar?

Faleminder o Zot qe na lejon t´i bejme te gjtha ato gjera qe i ndaluan profetet e vetedeklaruar!Shabetay Sebi

"Nuk ka dyshim se ekziston nje Zot. Mirepo meqenese Ai preferon te heshtë si keto 4000 vjetët e fundit, madje nuk i thot së paku një fjalë një Rabini, atehere ketij Zoti nuk i kemi asgje borxh! Isaac Bashevir Singer ( 1904 – 1991 )
 

gurax

Pan ignoramus
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Nje leter e nje femije derguar Zotit:

"Dear God.
Maybe Cain and Abel would not kill each so much if they had their own rooms. It works with my brother.
Larry."

/pf/images/graemlins/lol.gif
 

S.Trupi

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Per ate ishte me me shume rendesi nje molle se sa femijet e tij, miliarda femije...Zoti e bekofte Zotin!
 

XHUDI

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Nese nisemi nga principi se Zoti ka krijuar boten (pra eshte e Tij) dhe eshte i plotfuqishem (kjo nder te tjera do te thote se Ai ka pushtet mbi cdo gje dhe se e mira dhe e keqja ekzistojne per vullnet te tij ne bote) e ne te njejten kohe reflektojme mbi perkufizimin e ndjenjes "hakmarrje" e cila nder te tjera rrjedh nga nevoja/deshira per shpage, arrijme ne konkluzionin se Zoti nuk ka pse te jete hakmarres. (Sigurisht te qenit I Plotfuqishem nenkupton fuqine per tu hakmarre, po pse do te hakmerreshit ju psh. kur asgje ne bote nuk ju demton e cdo gje ndodh per vullnetin tuaj. Hakmarrja ne kete rast nuk ka aresye te ekzistoje.)

XHuDi
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

Ajo nuk është aspak kontradiktore. Ajo po thotë që Zoti nuk është hakmarrës pasi nuk mundet të hakmerret ndaj vullnetit të tij (sipas përkufizimit fetar). E nëse dalim nga ky përkufizim atëherë nuk ka rëndësi nëse Zoti është apo jo hakmarrës pasi nuk besojmë në të!

P.S. Zoti nuk është hakmarrës. Është nevoja njerëzore për të identifikuar çdo gjë sipas njohurive të veta dhe i vesh kështu cilësi njerëzore koncepteve abstrakte siç është edhe koncepti i Zotit në kokën e besimtarëve!
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: A eshte Zoti hakmarres?!

ZOTI asht gjithmon hakmarrs ....por me mnyren e tij jo t' tonen /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top