Poezi

white

Primus registratum
Poezi

Kemi jetuar shume

U velem me minutat, orert, vitet,
nen te vetmin qiell, nen te vetmin diell
i kemi harruar te gjitha kujtesa s'po ka kthim
ne cepa sirtaresh , flete te grisuar albumesh
rrezet e kohes na djegin ndjenjen deri ne zemerim.
U velem se foluri , se qeshuri ,se grinduri,
sa frike ,aq fat i mbrapsht do te ish,
dashurise po ti pikonte ne tretesiren e viteve
vetem nje pike limon ne gote
jeta do te perftohej deri ne harrim.

Harrim per te ikur larg sokellimes se sopates
qe pret drute e zbehjes se diteve pa forma
per tu djegur ne vatren bosh pa fjale ne dy qoshet

Nga frengji e shpirtit therras me ze jehone ndjenjen
po me kthehet mbrapsht e trishte e paemer
ne angushtin mbytese qe i merr frymen nates
pesha e veljes pergjate stineve rendon ne zemer

Nuk po i lidhim dot fijet e te dikurshmes
troktitjes tende mbi porten e ndjenjes
zhurma po i fiket
jemi kthyer ne zhure qe geryejme njeri tjetrin
tek i rjepim levoren pemeve tona te diteve

Paska raste qe te josh vetmija
te mbledhesh midhjet e mendimeve brenda ne guaske
ti lerosh freret lirise se gjykimit per disa kohe
e te endesh symbyllur savanave te harrimit neper nate

le ta leme pra diellin e tropikut ti ndeze etjen ndjenjes se mallit
per tu rikthyer ne krahet e njeri-tjetrit si me pare


==================


Je aq e thjeshte

Te pashe ne fytyren e dy pleqve
tek stoli i parkut.
tek valet kur perplasen me njera- tjetren
dhe shkumbezojne
tek tringellima e luges se omletes se mengjesit
pergatitur per dy veta mbi tavoline
tek abazhuri qe fiket nje puthje e ngrohte
dhe naten e mire.
tek merite e shkuara qe digjen si hiri i cigares
per te ndezur nje tjeter mbi lotet e ndjeses
te shohim e te gjejme aq te thjeshte kudo,
kudo je dhe ekziston ti ,
por rruga per tek ty kalon nepermes mundimesh
jo me kot e ke emrin Dashuri.
 

RD.6855

Primus registratum
Fundi i nje dashurie.

Trishtimi hyn pa u ndjere,
ne cdo skaj te trupit tim,
cdo lule me duket ferre,
kur me thua s'ka me kthim.

Ky ishte takimi i fundit,
s'ka me puthje, perqafime
dhe dora qe hidhej supit,
tani nis shkruan kujtime.

Nje poezi prej librit tim te fundit **Dallge trishtimesh**.
 

Megg

Carpe Diem
Tinguj Jete ....!!

Sa do doja te jeme tingull,

ne pentagram te qendroja

me notat e mija, te dirigjoja

kenget ti bukur , ti kompozoja ..!!

si nje vazo me lule mimoze ..

te resistoja ,dhe te mbijetoja ..!!

Gje e bukur te jeshe varge ,

vargje ne poezi te rendisja ,

xixelluar te shkelqeja ,

gjuhet e botes ti flisja ..

ne poezite e mija ti shkoqisja ,

me fjale te bukura ti shperbleja ..!!

Eshte e bukur te jeshe ngjyre ,

te rrija varur , ne c'do kend te murit ,

me ekspozite ,punime arti te qelluara ..

sikur Monna Liza, piktura me e famshme ,

Nje Madona dominuese ..

me misteret e saja ..te pikturohej ..

brendesija e shpirtit ,te nje gruaje ..!!

Andaj ne kete bote jemi plot mister..

jemi kalimtare nder shekuj ,

dhe vazhdojme te jetojme ..

jemi pjese e endrrave ,

qe sapo jemi zgjuar nga gjumi ..!!

sa te verber qe jemi ..

per iluzionet qe kemi ...!!

Arome kundermuese shperthejme ..

nje dashuri , respekte,zemergjeresi ,

ndjenja , loti , dhembshurija ,gezimi..

jemi me prane, dhe me afer engjujve ..!!

meshiruese , qe falim vetem dashuri ..

sy te pa gjumta , e pishtare qendruar ..

Nenat heroine jane duke perballuar ..
 

Megg

Carpe Diem
‎"balad e dy zemrave te ndara"

Ne qiellin e kalter
mbi hark te arte rrinte nje
engjell bukurosh qe harpes
i binte,velloja e yjeve mbi
kryq i qendronte me driten
brilante floket ja
ledhatonte->nje balad
dashurie vajtushem
kendonte dhe telat
e zemres prej dhimbjes
coptonte,kendonte me
hidherim per nj cift te ri qe
erosi i verber u kish falur
dashuri->por fati i zi
dashurin ua mohoj ne ket
realitet te hidhur dy zemra
si bashkoj,trendafilin e kuq
e me plot arom s'e lejoi te
rritej e keputi te njom-
>flladi pranveror ne tinguj
vajtonte e coj mes nje pylli
ku kaosi gezonte,sapo
degjuan kengen gjith zogjt
pushuan syt me lot u
mbushen shum u
hidheruan->balada mbi
djal se fundmi qendroi e
dergoi i mjeri dhe dhimbja
e kaploj,qau per dashurin
qe kish humbur dhe vet
qau fatin e zi te ciftit te
shkret->hena bukuroshe e
çilter e pafaj u kethye
trishtueshem mbi djepin e
saj,mes reve te arta shkroj
me shkrim te art vec
vuajtje do ken te dashurit e
pafat.?
 

Megg

Carpe Diem
Postoni ketu cdo poezi qe lexoni,qe ju pelqen dhe ju ngel ne mendje,,,te lumtura e te trishtuara le ta pasurojme kete teme me poezi nga me te ndryshmet...~
Po filloj une e para ...:D

‘’Ne mundsh’’
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. në durofsh dot thënjet e tua të drejta në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë...
 

Sweety el

Locus omnem
Postoni ketu cdo poezi qe lexoni,qe ju pelqen dhe ju ngel ne mendje,,,te lumtura e te trishtuara le ta pasurojme kete teme me poezi nga me te ndryshmet...~
Po filloj une e para ...:D

‘’Ne mundsh’’
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. në durofsh dot thënjet e tua të drejta në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë...
kete vjershe e kam mesuar kur kam qene ne 9-vjecare.ishte shume e vecant.
 

Megg

Carpe Diem
Mbi fytyren time përplaset shiu, si dallgët mbi shkëmbinj me forcë.
Jeta përplaset pas mureve, dhe lë pas kujtime e lot.
Ndjenjat përplasen në ajër, shuhen në horizontin e pafund;
njerëzit përplasen me fatet, dhe gjithçka përplaset gjithkund!
 

Megg

Carpe Diem
‎"MALL
Mijëra flutura në bark rrahin krahët
në sy shpërthejnë në lot malli që nuk pushojnë për ty
Endrrat zgjojnë mendimet, më endin shteg më shteg
përkëdhelem nga kujtimet, sirenë mbeta në breg

Se vetëm djep e varr kaq fat pat dashuria
një zjarr që u bë acar nga heshtja e largësia
Një hon u hap në zemër mbledh mall e fryn stuhi
as une në bregun tënd.. as te ky bregu, ti....
 

gangsterja

Primus registratum
Fjala te dua ndoshta nuk mjafton
t'i thuash ndjenjen qe ke per ate qe don
Ndoshta nje dashuri me fjale nuk shprehet
por thelle ne zemren e te dashurit njehet
Sa shume persona kete gje e perjetojne
fjalen e embel dashuri provojne
Por,sa do zgjase kjo ndjenje?,varet nga te dy
Un per vete dashurin e komentoj
pak nga pak ate po e perjetoj
Edhe nje gje po tregoj
s'e di a do zgjase a do perfundoj
nuk dua shpejt te keqen ta mendoj
Por,dua kete dashuri ta shijo
nuk di valle a te vazhdoj
Nje gje di qe nje njeriu ia dedikoj
qe me ben te lumtur te vazhdoj
te kam zemer xhan te dua,s'ta mohoj.
 

gangsterja

Primus registratum
Do te doja.....
Do te doja te isha ere
te te prekja pa u ndier
Do te doja te isha lot
e syri yt mos te me shihte dot
Do te doja qe te isha trendafil
te me kepuste dora jote shpirit im
Do te doja qe te isha zemra jote
o mrekullia e kesaj bote
Do te doja qe te isha kenga jote e preferuar
te qendroje tere diten duke e kenduar
Do te doja qe te jem gjithshka e jotja,gjithshka qe te rrethonte
vetem zemra jote te me dashuronte.
 

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Shkruani poezite tuaja dhe votoni se cila eshte poezia me e mire:

Për Shqipëri

Bora parë Kosovën mbuloi
Gjakun jo, s'e fshin dot
Shkruar është me barot
Burrat e shqipes ngritën zanin
Për të gjallë s'e lëshojmë vatanin
S'vritet shqipja në flamur
Gjokset tona shkëmb e gurë.
Në çdo gurë nga një flamur,
Tanë Kosova është aty.
Kjo është pushka e 78-tës
Me të u bë luftë e 12-tës
Amanet djalë pas djali
Brez pas brezi amanet
Shpata Gjergjit ndrittë përjetë,
Shembi Sulltana, Perandori,
I gjallë është kujtimi për ty.
Pushka Lidhje, besa-besë,
Nga Presheva deri në Prevezë
Nga Ulqini deri në Shkup,
Gjithë shqiptarët janë një trup
Nuk mund kush me na nda,
Jemi nënë, jemi vëlla
Pushkë e zjarrë I 98-tës
Është amanet I 12-tës
PËR SHQIPËRI!
 

mirdita

Papirus rex
Shkruani poezite tuaja dhe votoni se cila eshte poezia me e mire:

Për Shqipëri

Bora parë Kosovën mbuloi
Gjakun jo, s'e fshin dot
Shkruar është me barot
Burrat e shqipes ngritën zanin
Për të gjallë s'e lëshojmë vatanin
S'vritet shqipja në flamur
Gjokset tona shkëmb e gurë.
Në çdo gurë nga një flamur,
Tanë Kosova është aty.
Kjo është pushka e 78-tës
Me të u bë luftë e 12-tës
Amanet djalë pas djali
Brez pas brezi amanet
Shpata Gjergjit ndrittë përjetë,
Shembi Sulltana, Perandori,
I gjallë është kujtimi për ty.
Pushka Lidhje, besa-besë,
Nga Presheva deri në Prevezë
Nga Ulqini deri në Shkup,
Gjithë shqiptarët janë një trup
Nuk mund kush me na nda,
Jemi nënë, jemi vëlla
Pushkë e zjarrë I 98-tës
Është amanet I 12-tës
PËR SHQIPËRI!
Vet e ke shkruar kete??Qenka me te vertet nje poezi patriotike shum me vend.
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
ADEM JASHARI
Sikur gryka e bjeshkëve të Sharrit,
Jehon zëri i Adem Jasharit,
Kush është trim e kush është djalë,
Sot atëdheut zot me i dalë,

Syrin kokërr, shqipe mali,
Gjoksin bjeshkë, kësulën mbi sy,
Tubon trimat, thërret kushtrimin,
Besa-besë, sot për liri!


Për gjaksorin, mëshirë mos t'kemi,
Mos t'korisim fis e farë,
Kush është trim e kush është djalë,
Sot atdheut zot me i dalë.

Mos më thoni....

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t'vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.


Do t'vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t'vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat


Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur


Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t'jetojë e pamvarur dhe e lirë


Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
PARAJSA

O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.

Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë.

Ishin trima prindit tanë,
Pa emrë përjetë lanë.
Aleksandr'i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Q'ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.

Muntnë së pari Greqinë,
Pasdaj muntnë dhe Persinë.
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima pa frikë.
Faqen e dheut e fituan,
Më çdo anë mbretëruan

Selefqinjtë(1), Ptolemenjtë(2),
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë,
S'qen' as grekrë as bullgarë,
Ishin burra shqipëtarë.

Kombinë tën e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt' i zi i Persisë,
Dh'i dhanë nder Shqipërisë.

Pirrua romanët mundi
E gjithë jetën e tundi.
Kostandin'i Math, q'i thonë,
Dh'ajy ish nga fara jonë.
Gjithë njerëzit e mbarë,
Thua, qenë shqipëtarë.
Shqipëtari ka lëftuar,
Dhe ajy ka mbretëruar.

Aleksandr' i Math Greqinë
E kishte bërë të tinë,
Me luft' e kishin marë
Prindit tanë kordhëtarë,
Pa në Thivë njerës lanë,
Thivasit u ngren' i vranë,
I vranë me të pabesë,
Pas zakonit të Moresë.

Shqipëtarët kordhëtarë
Thivësë i vunë zjarrë!
S'i kursyenë gjë zjarit,
Vetëm shtëpin' e Pindarit,
Se ish vjershëtor i ndjerë
Dhe i parë mi të tjerë.

Shqipëtarët pas Greqisë
Iu lëshuanë Asisë,
Njeri kurrë nuk i mundi,
As u qëndroi dot gjëkundi,
Gjithë përpara i vunë,
Faqen e dheut gjith' e zunë.

Burr' i math i Shqipërisë
Ndënji në fron të Persisë,
E arratisnë Daranë, { Darai III }
Njerëzi e ti e vranë!

Aleksandri dha lirinë,
E shpëtoi nga xgjedh' Asinë,
I dha nder dhe Shqipërisë,
Mëmës së ti, q'i dha sisë,
Përkujdesi njerëzinë
Dhe pruri qytetërinë,
Bëri udhë e qytetë,
Pru gëzim në gjithë jetë
Edhe sot Aleksandria
Na rrëfen punët e tija.

Evropën e ka shpëtuar
Nga njëxgjedh e mallëkuar.

Këto punë shqipëtarët
I bënë, ata të parët,
Ata të parëtë tanë,
Edhe emërë na lanë.

Edhe Pirroja ish burrë,
Që s'ka pasur shokë kurrë.
Ay romasit i mundi,
Italinë tër' e tundi;
Tekdo që kishte lëftuar,
Botën e kish tëmerruar.
Kshhu edhe shumë të tjerë
Shqipëtar' ishin të ndjerë.

Ishte mëm' e trimërisë
Edh' e zonj' e urtësisë
Shqipëria kurdoherë,
Që nxirte burra të vlerë.

Trima burra të vërtetë
Sa kanë qënë në jetë
Të gjithë ajo i polli,
Trimëria soje dolli.
Qe dhe një koh' e një ditë,
Që polli dhe perënditë,
I pat pjellë Shqipëria,
Pa u falej njerëzia,
Dhe besoninë qëmoti
Që në Shqipëri rrij zoti,
Vij rremet i njerëzisë,
E i falej Shqipërisë.

Tomori nuk ësht' i pakë,
Që nxjer dhe sot zë pa flakë,
Se rrininë perënditë
Ndë atë natë e ditë!
Prindit tanë i besonin
Perëndit' e s'i mërgonin.

Perëndi e trimërisë
Ishte mëm' e Shqipërisë.
Shqipëtari trim me fletë
Rronte gjithënjë në jetë,
Shigjet' e ti vrëngëllinte,
Vdekjenë me vet' e shpinte!
Perëndi e bukurisë
Me shijët të gjithësisë,
Q'ësht' e bardhë si dëborë
Nuk e lij kurrë Tomorë,
Flinte në shtratthit të artë
Shtat' i bardhë posi kartë.

Leshërat i kish të arta
Edhe faqezët të zjarta,
Ballë, gushë, krahëruar,
Llërë, pulpë, këmbë, duar,
Pej drite ishinë bërë,
Sikundër dhe trup' i tërë.

Si dëbor' e kishte gjinë,
Pa sill nër mënt bukurinë!
Kur kthehej e të shikonte,
Zëmrënë ta përvëlonte.
Zën' e kishte si bilbili,
Faqetë si trëndafili,
Diellin e urdhëronte,
Në gjit të saj perëndonte,
Në shtratthit të saj e vinte,
Edh' e mbant' e nuk e linte,
Tërë natën e pushtonte,
Pa në mëngjest e lëshonte.

Hëna këto duke parë,
Dhe duke tretur e tharë,
Ligej fort shum' e drobitej,
Kahënitej e venitej,
Se i haj zëmrën nakari,
Që djek i shkreti si zjarri.

Perëndi e bukurisë,
Q'i ip dritë njerëzisë,
Nga gjir' i saj dritë qitte,
Hënënë e përsëritte,
I ip pjesë bukurie
Edhe shij' e drit' e hije.

Dhe fqinjët e Shqipërisë,
Armikët e perëndisë,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrë shqipëtari.
Sa mbretërë të dëgjuar,
Në Shqipëri të uruar,
Sa burra të fort' e trima,
Me vështrim si vetëtima,
Kan' ardhur e kanë shkuar,
Dh' emri s'u është haruar!

Me ta bashk' ish trimëria,
Dhe me ta ish urtësia,
Të dyj' ato mbretëronin,
Mëmëdhen' e lulëzonin,
Ish parrajsë Shqipëria,
Se ishte gjall mirësia.

Bukuri e perëndisë,
Perëndi e bukurisë,
Këmbergjëntë, leshflorinjtë,
Duke mbledhurë pëqinjtë,
Në Shqipëri tekdo shkelte,
Bari mbint' e gjethi çelte,
Dhe luletë lulëzonin,
E bilbilëtë këndonin.

Ajo dhe në re qëndronte,
Edhe nd'erë fluturonte,
Tekdo vij, ip bukurinë,
E përndante mirësinë.
Bëheshin mollëtë ftonjtë,
Portokaletë, lemonjtë,
Manatë, rrushtë, qershitë,
Fiqtë, arratë, lajthitë,
Pjeshka, thana, vadhja, shega,
Ulliri me shumë dega,
Gruri, misëri, peceli,
Elbi, tërshëra e meli.

Ish i veshur vëndi gjithë,
Dhe pill shumë pem' e drithë,
Drur'i dardhësë me dardhë
Ish si zonja sisëbardhë.
Nër fushatë luleshumë
Lumënj vrapmëdhenj pa gjumë
Shkoninë duke kënduar
Me kanisk të math nër duar.

Ata mëmë kanë renë,
E ajo ka atë denë.
Dheu, kafshëtë, bagëtia,
Shpestë, gjithë njerëzia,
Pin' ujët e tyr' e prëhen,
Dhe bimërat pa të s'bëhen.

Tek shkonte lum' i uruar,
Q'ishte si ar i kulluar,
Kafshëtë dhe bagëtia,
Lëçinin si mizëria.

Edhe grat' e Shqipërisë
Gjithë me foshnjë në sisë,
Sicila ish mbretëreshë
Dh'e bukur si pëllumbeshë
S'shihnje një gjë të shëmtuar
Dhe pa gas e të helmuar.

Edhe vashëzë mes'hollë
I kuqte faqja si mollë,
Dorën q'e kish pej ergjëndi,
S'e hiqte nga avlëmëndi,
Gjithë ç'i duhej në jetë,
I bënte të tëra vetë.

Në viset të Shqipërisë
S'kish gjë përveç mirësisë,
Moskamja dhe varfëria
E të tjera të këqija?
Kurrë në Shqipëri s'ishin,
Mase dhe emërë s'kishin.

S'kish as kurva as kurvarë,
as të liq kish as kusarë,
Gjithëkush vetë punonte,
E njeri nukë përtonte;
Sicili fort mirë shkonte,
Haj, pij dhe tepëronte;
Këto me djers' i fitonin,
Më shumë nukë kërkonin,
Se kish duk nga perëndia
Dhe uratë Shqipëria.

Ish shumë trim shqipëtari
Dhe i bukur si fill ari,
Si burratë edhe gratë
Ishinë trime me shpate,
Ish ligë vëllazëria,
Edhe besë miqësia.

Shqipëria gjithë nderë
Kisht' e ishte shum' e ndjerë.
Shqipëtari ish i mirë,
Dhe kish emër të pavdirë.

Shqipëria shum' e vlerë
Ish e madh' e gjat' e gjerë,
Se ahere s'ishin shqehtë,
As maxharëtë, as vllehtë,
Ishin gjithë shqipëtarë
Në atë kohët të parë,
Qeltëtë kishinë fqinjë,
Q'ishinë brinjë për brinjë.

Ishte një tjatrë jetë,
Shi t'artë shtininë retë,
Ish një ver' e gjithënjëshme
E një kohë shum' e bëshme,
Dhe në dimërë vërritë,
Që mbaninë bagëtitë,
Ishinë plot manushaqe,
Dheu kish bukuri mi faqe.

Shqipëtar' ish i vërtetë,
Trim i bukur e i qetë,
Fjalënë që ip, s'e kthente
E s'doj kurrë të gënjente.

Të miratë gjithë ç'janë
I kishin prinditë tanë.
Bima pillte kallinj tetë,
Nëntë, dhetë, dymbëdhetë.
Të tërë dhenë ta rrihnje,
Plak të kërrusurë s'shihnje,
Veç kalliri unjte kokë,
Nukë dilte përmi shokë.

Vasha fill e vetëm shkonte,
Njeri kurrë s'e shikonte,
Në flori ngarkuar shkonje,
Gjësendi nukë pësonje.

Kish ahere Shqipëria
Gjithë ç'kërkon njerëzia,
Zot'i math e kish uruar,
Pa ishte fatbardhësuar,
Kishtej njerës të vërtetë,
Trima burra pa të metë,
Kish kamjen' e dashurinë,
Mirësin' e urtësinë,
Ish e tërë një fëmijë,
At' e mëm' e bir e bijë,
Kish bulmet e pem' e drithë,
Edhe të miratë gjithë.

Mijëra vjet kështu shkuan,
Shqipëtarëtë s'u ndryshuan,
Patnë gjith' ato që duhen,
Kishinë nder' e lirinë,
Pa dhe gjithë mirësinë,
Se njeriu e njerëzia
Ushqehenë nga liria.

Njeriu lindi i liruar,
Pasdaj e kanë penguar.

Gjithë botënë romanët
E vunë poshtë, veç tanët
U pren' udhën' e s'i lanë,
Pa shumë lufëtra ngjanë.

U mbyt në gjak Shqipëria,
Po rop s'u bë njerëzia,
Nuk' u bë rop shqipëtari,
Po qëndroi si ish së pari!

Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
Në zgjedhë si kau s'erdhi,
Mburoi nderr' e Shqipërisë
Dhe sendrën' e njerëzisë!
Mbajti lirin' e ra vetë,
Trimërinë s'e la shkretë.

 

joetisti_

Locus omnem
Me pelqen qe ti me do
pavaresisht nga habia
si quhet dashuria jote?!,
qe nuk heq dore kurre, kurre

Duhet te jesh inteligjente
te dish te dashurosh eshte art
si i luan letrat e tua?!,
qe nuk humbet kurre, kurre.
 

Megg

Carpe Diem
Qiriri meje ka msuar
Te digjet , tè pèrvèlohet
Edhe duke pèrvèluar
Si kandili , kur s'ka vaj ,
Balt' e pluhur
Do tè bèhem
Te me shkelnjè kèmb e tij*,
Tè tè prehem
Duke puthur
Atè kèmbè pasandaj.


As'mè thua :
C'ke me mua?
Pse tè dua, paskam faj?
Pse heq unè
Hidhèrime
A nè vdekca, ti mos qaj ;

Vdekja ime
S'tè prish punè,
Haj,e zeza haj!
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
Ne cdo tingull te jetes sime ndodhesh ti
ne cdo fllad pranveror aroma jote nis e perfundon
ne cdo nate qe kaloj arrij qe te kujtoj
perpiqem qe te fle qe veten time te qetesoj

aaa per keto male qe jan mbi dhe
per keto fusha jetesore,
per livadhet shum pjellore,
per lumenjt shum te lundrushem,
per nje zemer te pashpjegushme
♥♥♥♥♥
 

Shkrimtari

Forumium maestatis
Per here te par kur un te pash
ne dashuri un me ty rash
si nje lule mu duke ti
dhe u vyshke si trendafili pa shi

dike prisje ti qe ndjenjat te riktheheshim perseri
ishin ato dite qe ne te dy kalonim per bukuri
dhe tani pse je zhytur ne erresir ti
por si nje pellumb erdha un qe drejt drites me shku perseri
♥♥♥♥♥
 

cigno grigio

Primus registratum
‎"MALL
Mijëra flutura në bark rrahin krahët
në sy shpërthejnë në lot malli që nuk pushojnë për ty
Endrrat zgjojnë mendimet, më endin shteg më shteg
përkëdhelem nga kujtimet, sirenë mbeta në breg

Se vetëm djep e varr kaq fat pat dashuria
një zjarr që u bë acar nga heshtja e largësia
Një hon u hap në zemër mbledh mall e fryn stuhi
as une në bregun tënd.. as te ky bregu, ti....


ANTIMALL

Janë flutura që shkojnë ku të duan dhe janë të lira
unë s’jam i pari e as ti më e mira
mos rri në mendime, mos u end shteg më shteg
ruaji kujtimet dhe pështyji sirenat në breg...

Dashuria s’eshtë vetëm djep a varr
dhe nuk ka heshtje e largësi që e bën acar
Aty nuk ka vend per mall e për hone
ka vend vetëm për brigje zgjatura nga ti...
 
Top