Kuptoj.
Sidoqofte, une ndihem ne dileme, pasi kam hasur edhe ne keto informacione informacione:
Narrated 'Aisha:
that the Prophet married her when she was six years old and he consummated his marriage when she was nine years old, and then she remained with him for nine years (i.e., till his death). (Sahih al-Bukhari, Volume 7, Book 62, Number 64; see also Numbers 65 and 88)
Kjo perkthehet:
Sipas asaj qe ka treguar Aisha:
Profeti u martua me te kur ajo ishte 6 vjec dhe e konsumoi martesen me te kur ajo ishte nente vjec, dhe me pas ajo qendroi me te per nente vjet (deri sa ai vdiq). (Sahih al-Bukhari, vellimi 7, Libri 62, nr.64. Gjithashtu shihni dhe numrat 65 dhe 88)
Gjithashtu, me ka bere perhere pershtypje ne Kuran pjesa 65:4 te cilen kam arritur ta gjej edhe ne anglisht edhe ne shqip si me poshte.
Shqip
E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
Anglisht
And those who no longer expect menstruation among your women - if you doubt, then their period is three months, and [also for] those who have not yet menstruated. And for those who are pregnant, their term is until they give birth. And whoever fears Allah - He will make for him of his matter ease.
Ajo qe me turbullon eshte pjesa "ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion", qe une e kuptoj te flitet per dike te ciles akoma nuk i jane shfaqur ndonjehere menstruacionet, qe eshte periudha para pubertetit.
Si ti kuptoj keto?
Se pari sa i perket moshes se Aishes..
Ka edhe informacione tjera qe flasin se mosha e Aishes ne kohen kur eshte martuar me Muhamedin, nuk ka qene 6 apo 9 vjece, por ka qene 14, 16, 17, 19 20 bile edhe mbi 20 vjece. Varet se kush cfare informacione kerkon.
Sipas gati te gjithe historianve thuhet se motra e Aishes, Asma, ishte 10 vjet me e vjeter se Aisha. Ne kohen e emigrimit (Hijres) nga Mekka ne Medina, Asma ishte 27 ose 28 vjece qe do te thote se Aisha duhet te kete qene 17 ose 18 vjece keshtuqe ne kohen e marteses Aisha do te kete qene 19 ose 20 vjece.
Argument tjeter: Aisha tregon per pjesmarrjen e saj ne luften e Bedrit dhe te Uhudit. Ne lufte mund te merrnin pjese vetem personat qe kane pat me shume se 14 vjete. Keto pjesmarrje vertetojne qe Aisha ne ate kohe duhet te kete qene mbi 15 vjet.
Me tutje: Pas vdekjes se Hatixhes (Gruas te pare te profetit) nje grua me emrin Hawala bint Hakim erdhi te profeti dhe i propozoi per te u martuar me me nje vajze te re "bikr". Fjala "Bikr" ne gjuhen arabe asnjehere nuk perdoret per nje femije te moshes 6, apo 9 vjecare, por perdoret per nje vajze te pjekur, si ne formen fizike, ashtu edhe ate psiqike.
Gjithashtu, nuk duhet harruar se Aisha, para se te fejohet dhe martohet me profetin vec ka qene e fejuar me Mut'im ibn Adi. Kjo fejes u prish nga familja e djalit per arsye se ata ata nuk donin qe ta pranojn fen islame. Ne kete rast i bjen qe Aisha ka qen e fejuar edhe para moshes 6 vjecare!!!!
E kam te qarte hadithet qe trasmetohen nga Buhariu, mirepo duhet patur parsysh edhe ate se hadithet e para qe Buhariu filloi te i permbledh hadithet 200 vjet pas vdekjes se profetit. Ne keto 200 vjet hadithet do te jene percjellur nga goja ne goje. Ndoshta edhe vet e ke te qarte se gojedhenat mund edhe te ndryshojne plotesisht. Pastaj keto gojedhena qe flasin per moshen e Aishes vijne nga personi me emrin Hisham bin Urwah i cili ne moshen 71 vjecare do te jete shperngulur nga Mekka per ne Irak. Ky person i ka dhene keto gojedhena pas shpernguljes se tij ne Irak, pra pas moshes 71 vjecare. Ka shume shkenctare te hadithit qe gojedhenat e ketij personi i marrin si te dyshimta.
Nese i marrim si te sakta gojedhenat e ndryshme, atehere nuk duhet harruar edhe ato gojedhena qe flasin se Shen Marija (e ema e Jezusit) ne kohen kur e lindi Jezusin do te kete qene 12 ose 14 vjece...!!!! Pastaj edhe ne Europe deri vone vajzat i kane martuar ne moshe shume te re. Mbreteresha e Danimarkes, Suedise dhe Norvegjise Margarete I ishte vetem 10 vjece kur ne vitin 1363 u martua per mbretin Hakon VI Magnusson.
Prandaj, e gjithe kjo propagand, (nga qarqet e caktuara) behet vetem per te e njollosur profetin dhe fene islame.
Se dyti sa i perket citatit te dyte ku behet fjale "per ata qe ende nuk kana pasur menstruacion..." Ketu Kur'ani nuk jep ndonje urdher (Imperativ) te caktuar per martese ne moshen para menstruacionit, por permend "ato qe ende nuk kan patur mestruacion". E gjithe kjo mund te kuptohet dhe interpretohen ne menyra te ndryshme si: Ndoshta edhe behet fjale per femijet qe i asokohe i kane martuar edhe para moshes se pubertetit, ndoshta behet fjale per vajzat qe menstruacionet u kane ardhur me vonese....gjate nje bisede nje mjek me tha se ne kohet e hershme, mestruacionet vinin me me vonese.
Pra edhe ketu citati nuk duhet marre si urdher, sepse ne Kur'an ceket martesa kur te "arrihet pjekuria". Kur te arrihet kjo pjekuri duhet pyetur vajzen se a deshiron te martohet me filan fistekun ose jo. Ajo e vendos me PO ose JO fatin e saj.