Pasojat e bixhozit
Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, casino …) si dhe lojërat me zara et me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda financiare, degjenirim të marëdhënieve familjare e shoqërore, çrregullim të marrëdhënieve profesionale dhe dergjë të ndryshme psiko-fizike. Të fillojmë me rradhë:
Pasojat ekonomike janë njëra nga pësimet e para që i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqëror. Ai humb dhe i këthehet sa më shpejt lojës për t’i këthyer paratë e flijuara. I rrasur në borxhe "lufton" t’i këthej ata e kështu zhytet akoma më tepër në lloçin moçalik të komarit andaj i rroket borxheve të reja, fillon të shkrin pasurinë familjare aq sa shet për shuma mizore edhe stolitë dhe trashigiminë e përbashkët. Kur edhe ky "burim" shterret, subjekti kapet pas dallavereve të reja si që janë mashtrimi, vjedhja e grabitje të të gjitha llojeve.
Vartësia sjell gjithashtu tkurje në vetëvete e kjo pjell probleme tjera me familjen dhe të afërmit pasiqë lojtari bëhet gjithënjë e më i padukshëm nga se kohën e kalon në bixhoz e nga kjo fillon nervozizmi. Ai bëhet i padurueshëm dhe shqetësimet rriten e me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe proçesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjindet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Rrena dhe moskëthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masovikisht e kjo, krijon një vetmi tejet të rëndë.
Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ata vijnë nga fakti se komarexhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punoj edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marr, mandej është i raskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e pra kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kurr flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjën që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkoholi e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.
Nxjerrja
Më lartë, përmenda rastin e përgjigjeve me PO, nga ku lehtë shifet ka apo nuk ka vartësi. Këto pyetje janë vetëm disa nga « dora e parë » që vërtetojnë vartësinë e sigurt, andaj vet personi dhe të afërmit duhet të reagojnë e të kërkojnë ndihmë nga njerez të specializuer duke u nisur nga mjeku konsultant i cili do të merr masat me specialistë e organizma të tjera të specializuara për kësi lloj sëmundjesh. Duhet dijtur qartë se vartësia nga bixhozi është ndër më të ngatëruarat sepse ajo nuk rrezikon drejtpërsedrejti jetën e kështu nuk ka ndonjë element nxitës për të ndërpre. Alkoholi, duhani, drogat kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e njeriut dhe kur subjekti ndjen se i kërcënohet rreziku nga vdekja e parakohshme, në raste dërmuese ai ndërpret konsumimin. Në këtë pikëpamje bixhozi ndërron plotësisht. Njof raste kur ai i shtrirë në shtrat, fton lojtarë dhe i paluar në krevet, kur i vjente rradha, vjerrte dorën, merrte zarat në tepihun e ndyrë dhe i rrokulliste për të lypur fitime.
Tash vjen pyetja ç'duhet bërë për të dalur nga kjo vartësia? Më e drejta është të gjindet mënyra për t’u larguar ofertave e mundësive të dhëna që na ofrojnë mjetet dhe mundësitë tjera. Nëse vartësia ngjet nëpërmjes të komjuterit, ndërpriten të gjitha lidhjet drejtë sajteve të tilla, të ndërpritet vizita e kafeneve – bastore dhe atyre ku luhen lojra me letra bixhozi, domino, tavëll (lojë me zare) etj. Me një fjalë, duhet larguar çdo gjëje që tërhjek vëmendjen drejt lojërave të « fatit ». Familja dhe shoqëria mund të ndihmojnë më së miri duke ia ndërprerë të gjitha burimet financiare, duke ia aneksuar kartën e bankës, duke ndërprerë huadhënien dhe duke mos blerë asgjë nga ai (stoli, veshëmbathje etj.) qoftë edhe me çmime përfundimisht të ulëta… Mungesa e parave e bën të pamundur kyqjen në lojë.
Këto rregulla nuk mjaftojnë për të shpëtuar nga vartësia por janë një fillim drejtë harresës e me ndihmë profesionale, ka gjasa të mira për shpëtim. Në shtetet perendimore egzistojnë shum shoqata e organe të ndryshme të specializuara për ndihmë dhe preventivë të cilat marrin përsipër falas kurimin dhe ndihmën për të shpëtuar nga kjo vartësi.