Re: Aforizma, thenie te bukura, fjale te medha nga njerez te medhenj
Njerëzit gjeni i kanë biografitë më të shkurtëra. Familjet e tyre nuk mund të thonë asgjë për ta.
Tuvimi
Gjeni është ai që zgjidh probleme, të cilat nuk kemi ditur se ekzistojnë.
Grasi
Posa dyshoj në gjenialitetin tim bëj ndonjë marrëzi, të cilën bota e quan gjenialitet.
Dali
Talenti punon e gjeniu krijon.
Shumani
Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten, kurse madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata kurrë nuk flasin për vete.
Volteri
Mundet miu edhe të jetë gjeni, por po të jetë në kurthë, mbaroi puna e tij.
Kërlezha
Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.
Balzaku
Kokat më të fuqishme të botës shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku.
Uordsvorti
Më mirë të kesh një historian se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të mos humbasësh luftën, por me historianë i fiton të gjitha betejat.
Kallamata
Çka do të shkruajë historia? Historia, zotëri, do të gënjejë si zakonisht.
Shoi
Historia e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj.
Raseli
Historia e një morri dhe historia e Aleksandrit të Madh mund të jenë njësoj interesante për literaturë.
Floberi
Talenti i historianëve ka të bëjë me atë që të krijojnë një tërësi të vërtetë nga dromcat pjesërisht të vërteta.
Renani
Historinë mund ta krijojë çdokush, por ta shkruajë vetëm njeriu i madh.
Uajldi
Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi
Ku e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do të thotë, ke filluar të biesh dhe të përsëritesh, e kjo është fillimi i mbarimit.
Ibseni
Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetëkritikë, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu
Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret.
Kestneri
Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, por duke zhvilluar një tip të ri të njeriut-shkrim-tarin.
Borhesi
Frymëzimin nuk e kemi çdoherë para duarve. Pse të shkruajmë pra edhe kur nuk e kemi fare.
Gribojedovi
Tregomëni trimin, unë do ta shkruaj tragjedinë.
O'Henri
Punoni, kryeni, publikoni.
Faradeji
Drama jeton vetëm në skenë. Pa skenë ajo është si shpirti pa trup.
Gogoli
Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat njeriu s'duhet të vdesë para se t'i këndojë.
Noli
Leximi e ushqen mendjen.
Seneka
Njeriu s'bëhet i mirë dhe i mësuar nëse lexon shumën, por nëse lexon shumë e shpesh gjera të mira.
Lorka
Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin.
Stali
Lexoni! Mos lejoni që t'u kalojë as një ditë e jetës suaj pa lexuar, të paktën një faqe nga libri i ri.
Paustovski
I kam frikën njeriut që ka lexuar një libër.
Latine
Si s'lexojnë libra, njerëzit s'mendojnë.
Didro
Ai që mban shënime gjatë leximit, ka lexuar dy herë.
Latine
Mos fol për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar.
Azerbejxhane
Të lexosh e te mos kuptosh, kjo është si të shkosh në gjueti e të mos gjuash asgjë.
Goldoni
Libri që nuk meriton të lexohet dy herë, nuk vlen të lexohet as edhe një herë.
Bushi
Unë jam pjesë e çdo gjëje që kam ndeshur në jetë, së këndejmi jam edhe pjesë e asaj që kam lexuar.
Tenisoni
Leximi i librave të mirë është një lloj bisedimi me njerëzit më të mirë të kohërave të kalura (autorëve të librave), një lloj bisedimi me ç'rast na komunikojnë mendimet e tyre më të mira.
Dekarti
Të lexojmë, të ecim një hap me njerëzimin, me mendjet e tij më të ndritura, ku hyjnë edhe shkrimtarët më të mirë, me përparimtarë, të kaluar e bashkëkohës.
Elyari
Ndonjëherë lexuesit ndahen nga librat tërësisht të transformuar.
Hygo
Njerëzit e rëndomtë dinë pak se sa kohë dhe ç'përpjekje i duhen njeriut për të mësuar leximin. Kam tetëdhjetë vjet që lexoj dhe ende nuk e mësova.
Gëte
Kur lexoj librin interesant mund të harroj çdo gjë rreth e rrotull dhe të zhytem në lumturi.
Momsoni
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
S.Fmshëri
Libri është mikeshë e zemrës.
Lavica
Shpesh mund të konstatosh se libri është shok më i mirë se njeriu.
Setembrini
Libri është pykë që duhet të thyejë akullin e detit në ne.
Kafka
Ka libra prej të cilave mësojmë gjithçka, por në fund nuk kuptojmë asgjë.
Gëte
Mjaft vlerë ka ari, por vlera e librit ia kalon arit.
Kineze