Pyetje per Mjekun Popullor.

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] Xhaxhi mjeku, kam nje pyetje per ty dhe do doja shume te kishe nje pergjigje pozitive per te.
Nje shoqja ime vuan shume nga migrenat si dhe nga sinoziti, dhe ka dhimbje cdo 3-4 dite. Kush eshte keshilla jote per te pushuar dhimbjet e migrenes dhe te sinozitit?
Shpresoj te me pergjigjesh sa me shpejt.


Odea [/qb]
Migrena luftohet me sukses nese perdoret caji i perfituar nga bima kualitative dhe e shendosh Barishumefletesh (Barimijfletesh) ne perzierje me bimen kualitative dhe te shendoshe Fare e Zeze, 1:1/3 dhe kjo nga tre caja per cdo dite derisa te eliminohet semurja.

Sinoziti nuk po e kuptoi cka eshte, mundsisht ma thoni dijagnozen e plot ne latinisht.
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Marr nga SHEKULLI

Alergjitë, fillesa e sëmundjeve të mëdha. Mjekja: Kurohuni në kohë. Efekti serrë ka shtuar llojet e alergjive
Shpërthejnë lulet, nisin alergjitë

Olsi Kolami
Vajza, nisi stina e alergjive. Çelin lulet dhe të gjithëve na pëlqen t’i mbajmë ato në duar. Bëni kujdes. Në këtë periudhë mund të shpërthejë alergjia dhe të kruarat në trup. Lëkura juaj e çmuar mund të vyshket në stinën e pranverës. Mjekja alergologe thotë : Në këtë stinë rrezikon të sëmurësh nga alergji, të cilat kalojnë në sëmundje kronike, prandaj, që në momentin e parë që vini re se shtohen teshtimat, kollitjet apo të kruarat, urgjent te mjeku. Ndërkohë që faktorët natyrorë ndikojnë duke shkaqet mjedisore si: pluhuri dhe aromat e mbetjeve të shumta. “Stina e pranverës është shumë e ngarkuar me alergji. Edhe në stinët e tjera ka alergji, por në pranverë ato bëhen më të fuqishme dhe më të rrezikshme për njerëzit. Ata që i ndjejnë më shumë janë të sëmurët kronikë, të cilëvë në këtë periudhë u aktivizohen alergji të shumta”-shprehjet mjekja alergologe Mira Xhixha.
Polenet, ky rrezik i madh
Në stinën e pranverës shumica e njerëzve heqin rrobat e trasha dhe vishen me ato të holla, duke u ekpozuar direkt me natyrën, e cila është një kurth stinor, sidomos për moshat e reja. Ndërsa endesh i lirë në kodrat e liqenit, në mbrëmje e kupton se trupi të është mbushur me njolla dhe ke të teshtitura të shumta. Kjo do të thotë se ke fituar një alergji stinore, e cila shkaktohet nga polenet. “Polenet janë ndër shkaktarët kryesorë të alergjive të pranverës. Ato vijnë si shkak i lulëzimit të bimësisë. Periudha e poleneve zgjat nga marsi deri në qershor, madje në disa raste edhe deri në muajt e parë të vjeshtës. Bimët që shkaktojnë alergji përmes poleneve janë kryesisht, ato të familjes gramineve. Janë rreth 20 mijë lloje, të cilat shpëndahen në ajër përmes erës dhe shiut. Gjatë muajve prill-maj njerëzit që vuajnë nga alergjitë nisin dhe e ndjejnë ndikimin e poleneve. Madje në zonat bregdetare kjo periudhë nis më herët dhe si rrjedhim, banorët e këtyrë zonave i përjetojnë të parët skuqjet e syve, kollitjen e shpeshtë dhe kruarjet e shumta, që janë ndër shenjat e para të shfaqjes së alergjive. Në disa raste polenet kanë aromë dhe mund të jenë akoma më të rrezikshme, pasi ndikojnë edhe në bllokimin e hundëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes”-tregon alergologia Xhixha. Sipas mjekes alergologe ditët më të rrezikshme të infektimit nga alergjitë e shumta dhe sidomos nga polenet janë ditët me diell. Në ditët me diell, pjesa më e madhe e luleve kryejnë proçesin e shkëmbimit të poleneve, që realizohet me anë të erës, kështu që ato kontaktojnë direkt me njerëzit të cilat përjetojnë edhe teshtima apo kruerje. Pjesa më e madhe e bimësisë rritet në fshat, prandaj banorët e qyteteve mendojnë se nuk u kanoset rreziku ndonjë alergjie të mundshme. Specialistja, shpjegon se banorët e qyteteve janë më të rrezikuar, kjo për faktin se polenet janë gjithmonë në lëvizje dhe në të njëjtën kohë, një faktor tjetër shqetësues janë kushtet e ndotura të qytetit, të cilat ndikojnë direkt në përkeqësimin e gjendjes se të sëmurëve kronikë në fillim, ndërsa gjatë ditëve pas shiut përqëndrimi i poleneve në hapësirë është më i ulët. “Familja e Graminave është një ndër familjet më të mëdha, me të cilat njerëzit kontaktojnë pothuajse çdo ditë. Kështu që edhe rreziku, ndaj kësaj bimësie është akoma më i madh. Në këtë familje bëjnë pjesë gruri, thekra, tërshëra etj. Në të njëjtën kohë janë edhe disa pemë, si ulliri, lajthia etj që shkaktojnë alergji të rrezikshme”-shprehet alergologia e poliklinikës qëndrore.
Shenjat
Ndër shenjat me të cilat përcillen alergjitë janë kolla, teshtima, kruarje, bllokim hundësh dhe rrugëve të frymëmarrjes. Mjekja Xhixha thotë : Në shumicën e rasteve alergjitë përcillen me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, rufë dhe astmë bronkiale, e cila rrezikon të kalojë edhe një sëmundje kronike. Skuqja e syve, djegia dhe bllokimi i hundës ose faringut janë shenja të tjera, që kanë shkak polenet. Hundët skuqen dhe ka kullim të bollshëm sekrecionesh, si dhe teshtima të forta, sapo del në mjedisin e jashtëm. Por në këtë periudhë alergjia mund të shfaqet në forma të paparashikuara. Mund të shoqërohet me diare, të vjella, dhimbje koke (tip migrene) dhe probleme të tjera në aparatin tretës. Alergologia e poliklinikës qendrore tregon se nëse nuk mjekohesh, sapo të vësh re se ke skuqje sysh apo teshtima të forta, rrezikon të fitosh sëmundje akoma më të rrezikshme. Kështu, kolla e fortë të bën me dhimbje koke, ndërsa nëse nuk kurohen rrugët e brendshme, atëherë rrezikohesh të marrësh infeksione të mushkërive dhe deformime të pjesëshme tek fëmijët. Sipas të dhënave të mjekëve, në vendin tonë pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga sinoziti, e kanë zanafillën tek alergjitë e bredshme të cilat në shumicën e rasteve nënvlehtësohen. Moshat që rrezikohen të sëmuren më shumë nga alergjitë janë 40-50 -vjeçarët, ndërkohë që edhe fëmijët nuk mbeten pas. Në lidhje me kurën alergologia shpjegon se ato nuk duhen përdorur në rast se nuk është përcaktuar shkalla e alergjisë. Ndër medikamentët e shumta kundër alergjive, janë liruesit e hundës, si dhe përdorimi i kurave të zakonshme për të sëmurët kronikë. Alergjitë e lëkurës janë një tjetër autograf i stinës, i cili mund të të mbetet edhe një shenjë jo te këndshme për aparencën. Alergjitë e lëkurës shfaqen me enjtje të buzëve dhe të syve, ertikarie dhe ekzemë. Kjo e fundit është më e rrezikshmja. Ajo shfaqet në formën e një njolle të kuqe mbi lëkurë, e cila herë pas here shkakton kruarje të bezdisshme. Ka edhe raste kur alergjia shfaqet në formën e një flluske me ujë, e cila pasi çahet bëhet edhe më e bezdishme, pasi shkakton djegie.
Alergjitë dhe efekti serrë
Temperaturat e larta që po kalon planeti ynë rrisin nivelin e përqindjes së karbonit në atmosferë, që do të thotë se në të ardhmen lëkura jonë do të jetë më e pambrojtur nga rrezatimet e dëmshme. Njëkohësisht do të shtohet numri i sëmundjeve me karakter alergjik. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Kembrixhit, rritja e nivelit të Co2 sa vjen dhe bëhet më shqetësuese. Efekti serrë është një çëshjte tashmë globale, që nxit shpërthimin e alergjive të ndryshme që vijnë nga nxehtësia e madhe. Ndërkohë që moshat e reja dhe sidomos fëmijët, mund të rrezikohen nga sëmundje kancerogjene që mund të fitojnë qysh në këtë moshë, për shkak të nxëhtësisë së madhe. Ndërsa personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, qoftë alergji por edhe sëmundje të tjera, rrezikohen të pësojnë një disekulibrim të sëmundjes. Dhe më e keqja është se këtij problemi vështirë se i gjendet ilaçi. Duket e pabesueshme shprehen profesorët e njohur të këtij univesriteti, që në shekullin e 21 të mos gjendet një ilaç kundër alergjive, por është e vërtetë. Karboni dhe smogu janë shkaqet kryesore që japin alarmin e mbrojtes së popullatës nga filtrat mbrojtës, sidomos ata të lëkurës. Sipas llogaritjeve të bëra nga shkencëtarët vetëm gjatë 50 viteve të fundit numri i alergjive të shkaktuara nga efekti serrë sa vjen edhe rritet. “Është efekti serrë, ai që nxit alergjitë e shumta, të cilat në shumicën e rasteve shfaqen në lëkurë por edhe të rrugët e frymëmarrjes. Është vërtet alarmante dhe shkencëtarët duhet të merren seriozisht me këtë problem”-shprehet shkencëtari Pol Epstein, drejtor i qendrës shkencore në Kembrixh.

- Ne artikullin e me siperm po spjegohet problemi i sinozitit po ama nuk po spjegohet nje pike shume e rendesishme: Per cfar arsye vjen deri te kjo semurje, ose po sjegohet se arsyeja eshte ndrimi i veshjes se dimrit ne vesh te stines se nxeht dhe nuk po spjegohet se ne realitet koha -nuk eshte e nxeht aq sa do te arsyetonte ndrrimin e veshes se dimrit ne te "holl".
Ketu kemi te bejme me ndryshimin e kohes- temperatures, ama ky ndryshim eshte mjaft mashtrues dhe prandaj duhet patur kujdes se cfar veshe perdorim ne menyre qe mos te lejojm hyrjen e llojeve te viruseve te ndryshem qe shkaktojne ftofje ne organizem dhe jo rrall here edhe semurje te tjera ne organe te caktuara te trupit si ato te frymemarrjes (alergji) lekures etj. dhe me pas pezmatime te ndryshme qe cojn deri tek semurjet serioze me kohezgjatje te madhe.

Eshte interesant se kur flasim per ndonje problem shendetsor, lexuesin e pasionon me teper pershkrimi i problemit si fillon dhe cka ndikon ne perhapjen e tij si dhe probabiliteti se si problemi mund (ne realitet do) te arrin ne piken shume serioze dhe se si jan duke menduar per kete problem shkenctaret... kjo pak po doket biznes sikur me SARS dhe ne realitet kjo vetem po verteton se semurjet cilat do cofshin ato jan biznes dhe asgje tjeter!

Kjo nuk do te thot se Une nuk i jepi rendesi kur mesojme se si vjen deri tek semurja e caktuar, ne fakt e cmoj shume mundsine per te mesuar se si dhe kush jan faktoret e semurjeve por me pas per mua dhe (me rregull) ne realitet per pacientet do te jet me e rendsishme se si mund te sherohet shpejt. Por nuk mund te kuptoi se si mjeket e medicines thone se p.sh. thekra apo gruri apo bimet te tjera jan shkaktar i alergjive e kjo nga shkaku se keto bime te domosdoshme ushqyese (per shendet te mire) permbajn komponente te pazavendsuara per organizmin si Karbohidratet etj. pa te cilat nuk mund te kete shendet te mire. Ne anen tjeter nese mirren parasysh bimet te cilat mundohen "shkenctarisht t'i ndryshojn" me qellim qe te perfitojn nje produkt "natyror" tjeter dhe te bejne biznes (ta shesin) , kjo eshte per mua dicka qe nuk ben pjese ne drithera qe i perdorim si ushqim e rriten ne natyre...sepse bimet ushqyese si dhe te tjerat qe i perdorim per shendet te mire nuk i kan prodhuar shkenctaret, ato na i ka dhuaruar Krijuesi i gjithesise - Zoti i vetem i madheruar.

Por t'i kthehemi problemit te Sinozitit:

Kjo semurje eliminohet shume shpejt nese perdorim nga kater caja te perfituar nga bima kualitative dhe e shendosh e Hithrit duke bere perzierjen me vetem tre here me bimen kualitative dhe te shndoshe Fare e Zeze 1:1/3
Efekti eshte i menjihershem dhe vazhdohet te perdoret derisa te eliminohet semurja.
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

...Por t'i kthehemi problemit te Sinozitit:

Kjo semurje eliminohet shume shpejt nese perdorim nga kater caja te perfituar nga bima kualitative dhe e shendosh e Hithrit duke bere perzierjen me vetem tre here me bimen kualitative dhe te shndoshe Fare e Zeze 1:1/3
Efekti eshte i menjihershem dhe vazhdohet te perdoret derisa te eliminohet semurja.

=================================================

Nganjehere ne raste te caktuara Sinoziti luftohet me sukse shume shpejt kur perdorim perzierjen e bimeve Hithri - Kamomil me Fare te Zeze 1:1:1/3 nga tre caja ne dite.
 

Odea

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Me fal pak xhaxhi doktor por cfare eshte fara e zeze se une spo e kuptoj mire. Mgjth falimenderit per pergjigjen e shpejte. E vleresoj ndihmen tuaj.


Odea
 

mostro

Putraku
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

he mo mo si u ka bo ktuja!!metet tu ja rras e tu ja plas shokeve GJIthesesi une mjeku yne i dashur popullor kam ca kohe qe vuaj nga koliti..noi fare ilaci a mund te me thoni,si dhe perdorjen e tyre..flm shume.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
o noneeeeee marovaaaaaaaaaaa /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] Me fal pak xhaxhi doktor por cfare eshte fara e zeze se une spo e kuptoj mire. Mgjth falimenderit per pergjigjen e shpejte. E vleresoj ndihmen tuaj.


Odea [/qb]
Lexo temen Emrat e Bimeve...
Per bimen Fare e Zeze e shkrova nje artikull i cili bajagi e spjegon kete bime mrekulluese .
 

mostro

Putraku
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

mjeko kolitit si i bohet?do elejme te na shklyj zorren ne tresh apo do e paranalojme...ha pra tashi mu pergjigj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb] mjeko kolitit si i bohet?do elejme te na shklyj zorren ne tresh apo do e paranalojme...ha pra tashi mu pergjigj /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Kolitisi (pezmatimi i z. se trash) apo kolitisi kronik sherohet shpejt me se shumti brenda 6 javesh nese perdorim nga tre caja ne dite nga bima e shendosh dhe kualitative Kalendula.
 

mostro

Putraku
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

me falnji pyetje tjeter..po ku ta gjej una kete cajinb..ne farmaci...dhe nqs e din emrin ne italisht ama thu se helbete i ziu njeri sa te rroj do mesoj /pf/images/graemlins/laugh.gif rrofsh mjeku se vetem ty tre kemi per kshu punesh.......smunlliku /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb] me falnji pyetje tjeter..po ku ta gjej una kete cajinb..ne farmaci...dhe nqs e din emrin ne italisht ama thu se helbete i ziu njeri sa te rroj do mesoj /pf/images/graemlins/laugh.gif rrofsh mjeku se vetem ty tre kemi per kshu punesh.......smunlliku /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
me duket se edhe italisht Calendula i thone e shko ne Barishtore :lol: (erboristeria) jo ne farmaci
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Kisha nje pyetje per Mjekun Popullor ...
Gjithmone me dalin ethe ne buze ... disa here me dalin nga i ftohti me duket e disa here nga vapa ... por disa here edhe nga stresi ... si mundem ti sheroj sa me shpejt ... sepse nga nje here me del njera sherohet e del nje tjeter perseri ... kjo me ka pas ndodhur shpesh ne Shqiperi ... ketu ne Amerike sikur me eshte rralluar disi ... por une smund te shkoj ne pune keshtu ... /pf/images/graemlins/blush.gif me vjen turp ... si mund ti flas nje klienti looking e shperfytyruar ose te pakten keshtu me duket mua ... Flm shume! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga BeBa:
[qb] Kisha nje pyetje per Mjekun Popullor ...
Gjithmone me dalin ethe ne buze ... disa here me dalin nga i ftohti me duket e disa here nga vapa ... por disa here edhe nga stresi ... si mundem ti sheroj sa me shpejt ... sepse nga nje here me del njera sherohet e del nje tjeter perseri ... kjo me ka pas ndodhur shpesh ne Shqiperi ... ketu ne Amerike sikur me eshte rralluar disi ... por une smund te shkoj ne pune keshtu ... /pf/images/graemlins/blush.gif me vjen turp ... si mund ti flas nje klienti looking e shperfytyruar ose te pakten keshtu me duket mua ... Flm shume! /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
mjekesia e zakonshme te keshillon nje krem qe quhet Zovirax(ne Itali, ne Shqiperi ka emrin Aciclovir) qe vepron mbi virusin herpes simplex qe eshte shkaktari i ketyre etheve. Mund te veprohet vetem mbi ethet pasi virusi nuk mund te eliminohet per arsye se ne gjendje normale te fizikut ky virus lokalizohet ne trupin e neuroneve dhe eshte shume rezistent e shfaqet ne situata lodhjeje te organizmit(stres,grip etj)Mund te te them qe perdorimi i ketij kremi e rrallon shfaqjen e etheve(flas nga eksperienca personale). Kaq di te te them per nga mjekesia tradicionale me siguri mjeku popullor mund te te keshilloje ndonje gje per nga ana popullore
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga BeBa:
[qb] Kisha nje pyetje per Mjekun Popullor ...
Gjithmone me dalin ethe ne buze ... disa here me dalin nga i ftohti me duket e disa here nga vapa ... por disa here edhe nga stresi ... si mundem ti sheroj sa me shpejt ... sepse nga nje here me del njera sherohet e del nje tjeter perseri ... kjo me ka pas ndodhur shpesh ne Shqiperi ... ketu ne Amerike sikur me eshte rralluar disi ... por une smund te shkoj ne pune keshtu ... /pf/images/graemlins/blush.gif me vjen turp ... si mund ti flas nje klienti looking e shperfytyruar ose te pakten keshtu me duket mua ... Flm shume! /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Ethet jan pasoj e te ftofurit...e si rezultat plasin buzet...

Shpesh here takoja njerez te cilet edhe pse nuk ishte kohe e nxeht (tani ketu ne Toronto u nxe koha pernime) ata/ato nuk kishin mbath qerape, dhe ne pyetjen time pse keshtu me pergjigjeshin: E kam shume nxeht... prandaj nuk mund t'i duroj kemebet e mbathura...
Ne realitet ketu kemi te bejme me te ftofur, por njerzit ne shume raste kete nuk e dijn.

Ti kthehem pyetjes suaj: Per ti eliminuar plasjet e buzeve nuk eshte problem i madh, ne realitet kete do ta realizoni shume shpejt brenda tre ditesh nese i lyeni buzet me vaj ekstrakt te kamomilit disa here ne dite e ne vecanti para se te shkoni ne krevat, mirpo Ju duhet te sheroheni nga te ftoftit e kete mund ta beni nese i perdorni fillimisht per tre dite me radh nga 5 caja te perfituar nga bima e shendosh dhe kualitative Barishumfletesh, duke vazhduar edhe 10 dite me nga kater caja nga e njejta bime.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

QUOTE][qb]Ethet jan pasoj e te ftofurit...e si rezultat plasin buzet...[/qb][/QUOTE]

O doktor, t'kishte qen kaq e thjesht, robt qe jeton n'tropik nuk do kishin ethe neper buze.

Ethet jan virale dhe s'dun me ja dit bo ftofet apo ngrofet. Veji ca te dush, kamomil, isklla, gjethe fiku ...do iki kur ti teket ..zakonisht per nja 7-10 dit. Veji edhe Abreva (ilac per ethet) ...ta ul nja 2 dit agonin ..po s'te sheron per fare.
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga sapun_rrogozhine:
[qb] QUOTE][qb]Ethet jan pasoj e te ftofurit...e si rezultat plasin buzet...[/qb]
O doktor, t'kishte qen kaq e thjesht, robt qe jeton n'tropik nuk do kishin ethe neper buze.

Ethet jan virale dhe s'dun me ja dit bo ftofet apo ngrofet. Veji ca te dush, kamomil, isklla, gjethe fiku ...do iki kur ti teket ..zakonisht per nja 7-10 dit. Veji edhe Abreva (ilac per ethet) ...ta ul nja 2 dit agonin ..po s'te sheron per fare. [/qb][/QUOTE]

O sapun... ethet jan pasoj e virusve qe shkaktojn te ftofurit ne organizmin e njeriut dhe me mjeksi popullore me baroja (Une e prodhoi nje ilaq per kete problem) ethet eliminohen brenda minutash, kurse semurja sherohet ne pergjithesi brenda me se shumti 10 ditesh.

Sa i perket eliminimit te plaseritjeve te buzeve, Une rekomandova me lart cka duhet bere, si dhe sa i perket eliminimit te semurjes ne pergjithsi, gjithashtu tregova cka duhet bere, e nese ti ke agument te me demantosh per kete problem urdhro dhe me demanto, e nese vetem mendon se ke dituri te mjaftueshme dhe ne baze te knimit qe ke po tenton te me demantosh, mund te te them se e ke gabim.
Sapuno... Une mirrem me kurimin e semurjeve ku shkenca me bashkohore me metoda me bashkekohore nuk ka fare suksese...per kete jam duke bere nje film dokumentar te cilin me mban shpresa se
do ta perfundoi me sukses deri ne fund te ketij viti dhe natyrisht do ti shpalli rezultatet per opinion dhe nuk do te mundet ti demantoi asnje shkenctar i medicines sepse analizat e pacienteve i ka bere mu kjo shkence me bashkekohere per gjendjen e pacienteve ne fillim te semurjes si dhe me pas...
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

doktor, ja perkufizimi i etheve sipas WebMD.com

"Ethet shkaktohen nga herpes simplex virus (HSV). Ka dy lloje virusesh herpes simplex (HSV). HSV-1 qe zakonisht shkakton ethet (herpes labialis), kurse HSV-2 shkakton herpis ne gjenitale."

Ku hyn ftofti ktu?
 

Raif

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Fillimisht postuar nga sapun_rrogozhine:
[qb] doktor, ja perkufizimi i etheve sipas WebMD.com

"Ethet shkaktohen nga herpes simplex virus (HSV). Ka dy lloje virusesh herpes simplex (HSV). HSV-1 qe zakonisht shkakton ethet (herpes labialis), kurse HSV-2 shkakton herpis ne gjenitale."

Ku hyn ftofti ktu? [/qb]
Sapun ... te ftoftit ne organizem te njeriut vjen nepermjet te viruseve infektues te cilet e crregullojn organizmin i cili nuk eshte ne gjendje t'i perballoi sulmuesit infektues(jan shume lloje aq sa qe nuk dihen akoma shume prej tyre...) e kjo ndodh nepermjet te ajrit te ftofet por edhe ne menyra tjera:
Njeriu mund te ftofet nese nuk e ka carkullimin rrethor te gjakut ne nivel te duhur per shkaqe te ndryshme si bllokimi i arterjeve te gjakut por edhe nese eshte i lodhur shume, gjithashtu edhe nese eshte i uritur...

Dhe tani per herpes simplex virus 1 apo Virus Hominis (te njeriut)i cili shkakton ethet ...eshte virus qe ben pjese ne familjen e viruseve qe shkaktojn te ftoftit dhe kete jo vetem kur ajri eshte i ftofet por edhe kur ajri eshte i nxeht.

O sapun...po me duket se nuk po e din cka eshte te ftoftit (jam i mendimit se edhe kur ftofesh nuk e din cka ke): Te ftoftit eshte kur pjesa e trupit te njeriut per arsye te ndryshme nuk ushqehet me gjak (indet e gjakut)dhe nerth, tani dridhesh dhe me pas te rrokin ethet dhe me pas te plas lekura ne buze dhe dalin varr...
Ne buze mund te te del edhe kanceri...


Dhe prap me rekomandimet si me par kjo semurje shendoshet ashtu siq kam paralajmruar me lart ne shkresen paraprake.
 

bubi

Primus registratum
Re: Pyetje per Mjekun Popullor.

Mirdita Mjeku Popullor

Desha te di dicka rreth Alergjise...(me falni nese kjo pyetje eshte shtjellu me pare)

Mua me duket sikur me ben Alergji domatja...me mbushet trupi me njolla te kuqe qe me kruhen...

a ka ndonje bime qe te me ndihmoje? sepse domaten nuk mund ta evitoj ne te gjitha ushqimet si salce apo...(ngaqe me pelqen shume).

Faliminderit paraprakisht
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top