Re: A e dinit se nje nga mbishkrimet me te lashta te Europes FLET SHQIP?
Fillimisht postuar nga Marimba:
[qb] Sqarime:
1. Pyetja e pare qe i lind lexuesit eshte: Si mund te behet fjale per mbishkrim ne shqip, duke qene se eshte i shkruar me alfabetin grek? Pergjigja eshte se alfabeti latin (te cilin perdor shqipja e sotme) eshte vazhdim i alfabetit grek. Por edhe alfabeti grek nuk eshte shpikje e vete grekeve’ ata e moren ate nga Fenikasit dhe ia pershtaten gjuhes se tyre.
2. Eshte normale qe lexuesi te ndjehet deri diku i ngaterruar persa i perket lidhjes midis mbishkrimit dhe perkthimit qe i eshte bere. Duhet te kete parasysh, ne radhe te pare, faktin qe gjuhet jane organizma qe ndryshojne me kalimin e kohes ashtu si edhe njerezit. Asnje gjuhe nuk mund te mbetet e paprekur nga kalimi i shekujve dhe nga perzierja e fiseve te ndryshme me njera tjetren.
3. Kreta ndodhet ne mes te tre kontinenteve dhe eshte logjike qe te kete pranuar ndikime nga popuj te ndryshem dhe per pasoje, nga gjuhe te ndryshme. Gjithashtu, behet fjale per nje nder mbishkrimet me te lashta ne Evrope, nese jo per me te lashtin qe eshte deshifruar (iu lutem arkeologeve shqiptare te me korrigjojne ne lidhje me kete). Shkencetaret mendojne se eshte shkruar ne mijevjecarin e trete p.e., domethene rreth te pakten 4,000 vjet para. Ky mbishkrim eshte te pakten 1700 vjet me i hershem se Akropoli!
4. Vini re se vetem 6 rreshtat e pare jane ruajtur, ndersa te tjerat jane fshire me kalimin e shekujve. Ky fakt e veshtireson perkthimin, dhe fjalet e fundit jane perkthyer me vete, pa lidhje me tekstin.
5. Ky mbishkrim i perket gjuhes heteokrete. Kretasit kishin 4 fise, prej te cileve heteokretet ishin banoret me te hershem te saj. Fjala heteokrete do te thote ‘vete Kretasit’, domethene Kretasit e vertete, ne dallim nga 3 fiset e tjera, te cilat ishin te ardhura nga Azia apo Afrika. Por ekziston edhe nje hipoteze tjeter, sipas te ciles mund te kete lidhje me fjalen Hetej, nje fis aziatik.
6. Perkthimi i mesiperm nuk eshte imi, por i Iakovos Thomopulos. Une e perktheva nga greqishtja moderne, ne librin e Anna Dhimitriu ‘Pellazget: Origjina e Grekeve’. Me poshte po citoj nje pjese nga ky liber:
‘...edhe gjuha shqipe eshte e nje prejardhje Pellazgjike. Ne kete perfundim arriti Iakovos Thomopulos, duke studiur mbishkrimet pellazgjike te Lemnos dhe te Kretes.
Por, sot gjerat kane ndryshuar. Sipas gjuhetarit gjerman Gustav Majer, ne 5140 fjale shqipe qe ai studioi, 1420 jane prej gjuheve latine, 1180 prej gjuhes turke, 840 prej gjuhes se sotme greke, dhe 540 prej idiomave sllave. Pra, gjuha origjinale shqipe, po shkon drejt zhdukjes.
Se fundi, duhet te shenojme se nuk ekzistojne tekste shqipe para shekullit te 15 te eres sone. Bile, deri para rreth 100 vjetesh, shqiptaret nuk kishin fare as alfabet!’
Kur e lexova kete pjese, me irritoi mjaft, sepse kjo deklarate e autores bie ne kundershtim te plote me faktin qe mbishkrimi i mbi 4000 vjeteve para perkthehet vetem nepermjet shqipes!
Do te doja te dija mendimet tuaja ne lidhje me kete teme.
A, se per pak e harrova! Ju premtoj se se shpejti do te paraqes ketu ne Albforum edhe mbishkrimin e Lemnos, te perkthyer prej dy arkeologeve, i cili gjithashtu flet shqip!
Studim te kendshem :book:
:wave: [/qb]