Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kurse, po te ishte e mirë, nuk mund te qendroje ne fjali vetem, pa emrin "zemer": "E kam e mire(???)"

Visi kjo fjalia po me del pa lidhje fare /pf/images/graemlins/laugh.gif

Edhe po te ishte te mire nuk mund te qendronte ne fjali pa emrin "zemer"

Nuk mund te thuash kurre nje fjali, pa emerorin e saj. Nuk thuhet: E kam te mire.

C'fare ke te mire :confused:

pS: Pash Zotin aman!
 

illyricus

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Për çudi, mu' s'po m'del pa lidhje. Po e kuptoj plotësisht për çka Visi po flet edhe po pajtohem me atë mendim.

E kam të mirë pa emër del pa kuptim vetëm nëse s'ësht' n'kontekst me bisedë apo diskutim ndërmjet dikujt. Edhe Visi e tha atë veç si shembull për ta ilustruar kallëzoren e emrit. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Visi te kerkoj falje qe je ndjere i fyer me fjalen time'te Shqiperise',veçse jeni pak qe ndjeheni te fyer ne kete kuptim,e me kete po na fyeni ne pa fjale.T e falenderoj per mundin qe more per fjalite me [kush....].
-Paperines-ende nuk u binde se duhet thene 'do te thosha' e jo 'do te thoja',shiko ndonje fjalor drejtshkrimi ose gramatike.Sa u perket fjalive qe ke sjelle,nuk kam thene se jane gabim,po nuk kane te bejne asgje me çfare po behej fjale.
-Djalin e madh e çova ne shkolle-[e madh-eshte perdorur drejt se eshte me funksion percaktori]
-e kam zemren te mire-[gjithashtu eshte perdorur drejt,sepse eshte me funksionin e kallezuesorit te kundrinorit,dhe dallimet kerkoni ne rrethin e funksioneve sintaksore e jo ne perkatesine leksikogramatikore.Mund te themi krejt drejt-'zemren e mire nuk mund ta lendoje njeri'-,porse [e mire]ketu eshte percaktor,e jo kallezuesor i kundrines.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Eshte per t'u qortuar edhe ngaterrimi i lidhezave-apo dhe ose-.Lidheza 'apo'perdoret vetem ne pyetjet e drejta dhe te zhdrejta.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Ja ç’gjeta në faqen 248 të librit të morfologjisë “Gramatika e Gjuhës Shqipe I”, 1995:
“Përemra lidhorë të pacaktuar janë: kush, i cili, ç, çfarë, sa të cilët për nga burimi janë përemra pyetës, por kanë kaluar në përemra lidhorë.
Përemri kush përdoret si lidhor i pacaktuar, kur kuptimisht është i zbërthyeshëm në dy përemra që tregojnë vetëm frymorë: Merr me vete kë(=atë që) të duash.
Përemri lidhor i pacaktuar kush dallohet nga përemri pyetës vetëm nga funksioni lidhor dhe nga kuptimi; kurse veçoritë e tjera gramatikore i kanë përgjithësisht të përbashkëta. Si në njërin përdorim edhe në tjetrin kush ka vetëm kategorinë e rasës mund të shoqërohet me parafjalë: Thuaji kujt të duash. Hajde me kë të duash. Si përemër lidhor nuk përdoret në rasën gjinore.”
Kurse në librin e sintaksës: “Gramatika e Gjuhës Shqipe II” kam gjetur në faqe 169: “Kush ka për të ardhur, le të dalë jashtë.” Nuk gjeta asnjë fjali të tipit “Kush…., me atë shoqërohu”.

Kurse për fjalën “thosha” kishe të drejtë ti! Kërkoj ndjesë për gabimin. Sipas fjalorit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1976, faqe 676, drejtshkruhej “thosha” dhe jo “thoja”.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nje gabim i rendomte qe me vret shume veshin ne gjuhen e folur nga bashkemoshataret:
Ne mohore perdorin "EDHE" ne vend te "AS"

-Nuk po shkoj ne pune sot.
-Edhe une (nuk po shkoj).

"Edhe" duhet zevendesuar me "As".
As une nuk po shkoj.

As, kryen perjashtimin, mungesen (ne pune). "Edhe" sherben per te kunderten, duhet perdorur pas nje fjalie pohuese, jo mohuese.

Nuk ju ka bezdisur kjo forme e gabuar te shprehuri?
 

olti

Neo
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Folja hyj ne te kryeren, veta e pare, numri shumes, si eshte:

Ne hymë, apo ne Hyrëm ?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Ne hymë!

Madje qenëson(ekziston) edhe nje gabim tjeter qe pak e dine:

Folja 'fyej', ne kohen e kryer te thjeshte, veta e trete, nr. njejes, nuk ben si te gjitha shoqet e saj 'lyej', 'ngjyej', 'kryej', etj. Keto te fundit bejne: Ai leu, ngjeu, kreu

Kurse folja fyej ndryshon, e mund ta vertetoni ne ndonje fjalor drejtshkrimor, dhe ben

Ai fyu e jo 'feu'. Kurse gabimi me patetik eshte 'ai fyejti', ose 'fyvi' ha-ha-ha-haa.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fyu apo Fyeu?
Kisha menduar se do e merrte "eu"-ne njesoj si "leu, kreu, ngjeu" por pa humbur y-ne.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kush e vrau kaporral Pelegrinin?
Une e vrava
E pseeee??
Me fyeu rende.

Kshu e tha Astrit Çerma nga elbasani te filmi ku lunte rrolin e Vlonjatit.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Sa për punë të numrave për vete mbaj mend sikur kam mësuar milion, miliard, trilion.
Në fjalorin anglisht shqip ishte:
billion 1) miliard; 2) (Angli) trilion [/qb]
Për punën e atyre numrave, shihni ç’kishte fjalori “Merriam Webster(fq. 609)”: “Sistemi amerikan i numërimit mbi emërtimet sipër ‘një milion’ u modelua sipas sistemit francez, por kohët e fundit sistemi francez u ndërrua duke iu përgjigjur sistemeve britanike e gjermane. Në sistemin amerikan, secili prej emërtimeve sipër 1,000 milionëve(në American English - billion) është 1,000 herë ai pararendës(një trilion = 1,000 bilionë; një kuatrilion = 1,000 trilionë). Në sistemin britanik, emërtimi i parë sipër 1,000 milionëve(në British English - milliard) është 1,000 herë ai pararendës, por secili prej emërtimeve sipër 1,000 miliardëve(në British English - billion) është 1,000,000 herë pararendësi(pra, një trilion = 1,000,000 bilionë; një kuatrilion = 1,000,000 trilionë, etj.).

Në Shqipëri kam përshtypjen se përdoret sistemi evropian, si shumë evropianësira të tjera, por, të them të drejtën, nuk jam krejt i sigurt dhe dua të informohem më saktësisht.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Lara Croft.:
[qb] Po ate tjetrin Dhe ai t'fyu rand aaaa?? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pa shaka une e di qe Fyu eshte ne dialekt dhe Fyeu eshte forma e vetes se trete shumes te gjuhes standart [/qb]
Nuk osht 'te fyejti' e? :idea:
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

-Kur te mbaroje mesimi,nxenesit duhen nisur per ne shtepi.
-Kur te mbaroje mesimi,nxenesit duhen dale nga shkolla.
---Cila nga keto dy fjali eshte e pathenshme dhe pse?Nuk pyes se si do te mund te thuhej me mire.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nder gabimet drejtshkrimore eshte dhe ky i Albforumit-shkruajtur me 28 Maj.....-.Do te duhej-shkruar me......-.A mund te permiresohet?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Ncuq /pf/images/graemlins/wink.gif Shkruar del dicka e madhe si filozofet /pf/images/graemlins/laugh.gif
Shkruajtur ....nga kush ? (Nga ai /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Ps: Ja kam fut icik kot /pf/images/graemlins/laugh.gif I ka fajet ora :rolleyes:


:sleep: :sleep:
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Eshte pjesorja e foljes -shkruaj-.Duhet shkruar-kam shkruar-e jo-kam shkruajtur-eshte tjeter dialekti apo faji i ores se vone.Ama duhet thene -kam rruajtur-e jo-kam rruar-.
 

bela70

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Varë-Vorë(dialekt)

Tashi si duhet shpre,

E varosem sot te ndjerin,apo e vorosem...

Pasi e para e varosem mund te kuptohet edhe sikur e plagosem(varosem dialektizem tek ne).

Pra si duhet shkruar drejt.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Sipas mendimit tim ,as ashtu si e ka thene Lara Croft nuk thuhet.Duhet thene (shkruajtur) keshtu:Kur te mbaroje mesimi ,nxenesit duhet te dalin nga shkolla.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Une kisha nje pyetje;nuk e di a jam ne temen e pershtatshme apo jo.
Per sa i perket foljes "shqiptoj".Rrenja eshte fjala "shqip".Po ne perdorim kete ne kete konstrukt :"shqiptoj italishten ,anglishten" etj etj.Si shpjegohet nje gje e tille????Me c te drejte e perdorim ne kete menyre??Kjo folje ne "teori" duhet te perdoret vetem per shqipen ,dmth "shqiptoj shqipen" se po ta shohim ne ate kendveshtrim ,ajo s ka kuptim.
Me teper per kuriozitet do te doja ta dija !
 

enkela

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kam edhe une nje korrigjim te vogel per menyren e te shprehurit te disa fjaleve ne vete tekstin e albforumit. Per shembull:
1. Fjala shuaj( shuaj mesazhet) mund te thuhet me mire fshij mesazhet.

2. Shprehja ne Balle te Faqes mund e thuhet ne Krye te Faqes.

Kaq per tani, me shume pak me vone.
 
Top